Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Stuhi shiu nga veriu në jug. Gjirokastër, ujërat e Liqenit të Viroit përmbytin rrugën nacionale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Stuhi shiu nga veriu në jug. Gjirokastër, ujërat e Liqenit të Viroit përmbytin rrugën nacionale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stuhi shiu nga veriu në jug. Gjirokastër, ujërat e Liqenit të Viroit përmbytin rrugën nacionale

2 posters

Shko poshtë

Stuhi shiu nga veriu në jug. Gjirokastër, ujërat e Liqenit të Viroit përmbytin rrugën nacionale Empty Stuhi shiu nga veriu në jug. Gjirokastër, ujërat e Liqenit të Viroit përmbytin rrugën nacionale

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Nov 2012 - 10:04


TIRANË-Reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të forta kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore dhe porte detare në vend.

Lezhë
Banorët e disa zonave në Qarkun e Lezhës po përballen këto ditë me mungesen e energjisë elektrike dhe përmbytjet, kryesisht në zonën fushore të Lezhës dhe Kurbinit. Mungesa e energjisë elektrike ka ardhur pas ndërprerjeve që u ka bërë kompania "CEZ- shpërndarje", ku sipas drejtuesve të pushtetit vendor, ato janë realizuar në mënyrë masive në komunën e Zejmenit dhe pjesërisht në qytetin e Lezhës.

Pashuk Bardhi, kryetari i këshillit të Komunës Zejmen, tha se "ÇEZ shpërndarje" penalizon padrejtësisht në mënyrë kolektive, ndërkohë që rreth 80% e konsumatorëve, sipas tij, kanë paguar rregullisht faturat e energjisë.

Prej nderprerjeve të energjisë elektrike, krahas pasojave të tjera, janë "ndihmuar" edhe permbytjet nga shirat e ditëve të fundit. Nuk kanë funksionuar hidrovoret e rrethit të Lezhës dhe Fushë Kuqes, në Kurbin, dhe e gjithë zona e Spitenit është përmbytur, si pasojë e mosfunksionimit të hidrovorit të Tales, thotë kryetari i komunës.

Moti i keq që ka përfshrë vendin ka shkaktuar përmbytje në komunën Kolsh të Lezhës. Ferdinant Ndoi, kryetar i Komunës së Kolsh bëri të ditur se në disa shtëpi ka prezencë uji në oborre, ndërsa dhjetra familje në fshatin Barbuloi janë bllokuar nga uji.

Gjirokastër
Situata nga shirat vështirësuar shumë qarkullimin e mjeteve në aksin Gjirokastër-Tepelenë, më saktësisht ë Picar. Si pasojë e rrëshqitjes së madhe të dherave në këtë aks, por me serioze sipas policisë, situata është paraqitur në vendin e quajtur në afërsi të Liqenit të Viroit, pasi ujerat e Liqenit kanë dalë në rrugën nacionale. Në këtë segment rrugor qarkullimi kryhet vetëm me një kalim.
Elbasan
Stuhia me shi dhe erë ka përfshirë qytetin e Elbasanit duke shkaktuar përmbytje në segmente të Unazës Rrugore dhe shkarje dherash. Era ka rrëzuar disa pemë në këtë Unazë, kurse në aksin Përrenjas-Librazhd, problem janë bërë dherat që kanë mbuluar segmente të caktuara të rrugës nacionale.
Situata kritike sinjalizohet dhe në segmentin Librazhd-Murrash, ku janë rrëzuar masive të shumta me gurë.
Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile, Mustafa Arapi, tha se "që në orët e para të mëngjesit punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve kanë pastruar dherat dhe gurët e rënë nga kodrinat në akset Elbasan- Peqin, në vendin e quajtur Papër si dhe Elbasan – Librazhd, tek kthesat e Murrashit, dhe aktualisht të gjitha akset nacionale janë të kalueshme".
Gjithsesi Arapi u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të vëmëndshëm në rrugë pasi si pasojë e shirave mund të ketë rrezik për rrëshqitje të tjera dherash dhe rrugësh.
Prefekti mbledh Shtabin e Emergjencave Civile
Pas shirave të rëna gjatë 24 orëve të fundit, si dhe bllokimit të përkohshëm të disa akseve rrugore, si pasojë e rënieve të dherave nga kodrinat në Qarkun e Elbasanit, Prefekti i Qarkut, Shefqet Deliallisi, mblodhi sot Shtabin e Emergjencave Civile dhe kërkoi marrjen e masave paraprake në prag të stinës së dimrit.

"Një vit më parë qarku ynë pati probleme, si pasojë e bllokimit të zonave malore nga reshjet e dendura të dëborës, probleme të cilat do të përpiqemi të gjithë së bashku që të mos përsëriten", tha Deliallisi përpara përfaqësuesve të njësive vendore të policisë, si edhe drejtorive të rrugëve rurale dhe nacionale.

Në këtë kuadër Deliallisi ka kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjitha mjetet që disponojnë drejtoritë e rrugëve rurale dhe nacionale, me qëllim që të gjitha akset nacionale dhe rurale të jenë të kalueshme.
Ai u ka kërkuar përfaqësuesve të Njësisë së Qarkullimit Rrugor që të parandalojnë aksidentet, duke dislokuar në çdo aks rrugor patrulla të policisë rrugore.

Gjatë kësaj mbledhjeje u lanë detyra përkatëse për çdo njësi vendore, me qëllim lajmërimin e kryetarëve për çdo bllokim rruge apo rast përmbytjeje. "Të bashkërendojmë të gjithë së bashku punën që këtë stinë dimri me shira si edhe dëborë ta kalojmë pa probleme, si në njerëz, ashtu edhe në dëme materiale", shtoi Prefekti.

Në vijim të mbledhjes së parë të Shtabit të Emergjencave, Prefekti Deliallisi kërkoi nga ana e Drejtorisë së Bordit të Kullimit që të pastrohen të gjithë argjinaturat e përrenjve dhe lumenjve të qarkut, me qëllim evitimin e përmbytjeve dhe dëmeve bujqësore që shkaktohen më së shumti në raste shirash.

Durrës
Stuhia detare, që përfshiu rajonin detar të Durrësit gjatë natës së kaluar, nuk ka shkaktuar dëme në basenin portual, ndërsa reshjet e rrëmbyera që ranë për afro 40 minuta gjatë paradites së sotme, kanë bllokuar disa nga rrugët dhe kryqëzimet kryesore të qytetit.
Sipas burimeve të kapitenerisë, tragetet e linjës Bari-Durrës kanë vonesa disa orëshe, ndërsa njëri prej tyre do të mbërrijë në qytetin bregdetar rreth orës 15.00.
Edhe tragetet që lundrojnë drejt Barit (Itali) janë nisur nga Durrësi me 6-7 orë vonesë, për shkak të stuhisë detare dhe të detit të trazuar, me forcë deri në 6 ballë në det të hapur.
Burime nga institucioni i prefektit të qarkut, bënë të ditur se "ujrat e grumbulluara kanë shkaktuar probleme në disa banesa private në lagjen e plazhit dhe atë të Shkozetit, ndërsa po punohet për normalizimin e situatës".
Rrugët “Aleksandër Goga”, “Skënderbeu”, "Taulantia" dhe “Dëshmorët”, si dhe disa nga kryqëzimet në hyrje dhe në periferi të tij, kanë qëndruar nën pushtetin e ujrave për më shumë se një orë, deri kur ndërhyrja e punonjësve të ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve krijoi kushte për lirimin e pusetave dhe kullimin e ujrave.

Vlorë
Përveç problemeve në port, ku tragetet janë nisur me vonesë, në Vlorë, stuhitë me erë dhe shi gjatë natës kanë dëmtuar zbukurimet për 28 nëntor, ditë kur shënohet 100-vjetori i Pavarësisë së shtetit shqiptar.
Kjo situatë meteorologjike pritet të vazhdojë me të njëjtat karakteristika në pjesën më të madhe të ditës së sotme, ndërkohë që vlerat e temperaturave do të shënojnë rënie krahasuar me ato të një dite më parë. Kjo tablo sinoptike është rrjedhojë e përfshirjes së rajonit në një zonë me presion atmosferik të ulët dhe e pranisë së masave ajrore të paqëndrueshme dhe të ftohta, me origjinë kontinentale. Burime të kapitenerisë së portit detar bënë të ditur të enjten se era do të fryjë me parametra mesatarë, në drejtimin nga kuadrati jug-jugperëndim, me shpejtësi nga 4-6 deri në 6-8 m/sek, në afërsi të bregut të detit, ndërsa temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 19-21 gradë celcius dhe ato minimale nga 12-14 gradë celcius. Valëzimi në hapësirën detare brenda gjirit të Vlorës parashikohet të arrijë 2-3 ballë dhe në det të hapur 4-5 ballë.

Burrel
Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të gurëve dhe dherave në aksin, Burrel-Milot dhe në Klos-Bulqizë.

Kukës
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve në akset rrugore të zonës verilindore, ku janë vërejtur rrëshqitje të dherave e gurëve në trasenë e rrugës. Rënie materialesh inerte janë vërejtur edhe në segmentin e autostradës Morinë- Kukës-Tunel, por pa shkaktuar probleme në qarkullim. “Ka patur rënie materialesh inerte e gurësh thuajse në të gjitha akset rrugore, por kemi arritur t’i mbajmë hapur të gjitha akset rrugore. Punonjësit tanë janë duke punuar pa ndërprerje për pastrimin e segmenteve rrugore, ku rrëshqitjet e dherave e gurëve janë më të shumta”, thotë drejtori i Ndërmarrjes Rajonale të Mirëmbajtjes së Rrugëve, Arben Basha.

Probleme më të ndjeshme janë vërejtur në akset rrugore Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë dhe Kukës-Krumë, ku rrëshqitjet e dherave e gurëve mbi trasenë e rrugës kanë qenë më të mëdha, ndërsa është punuar pa ndërprerje edhe gjatë orëve të natës për pastrimin e këtyre akseve nga materialet inerte, të rëna mbi trasenë e rrugës, duke mos lejuar bllokimin e tyre për asnjë moment.

Vështirësi më të mëdha janë vërejtur në akset rrugore rurale dhe ato komunale, ku janë vërejtur probleme të ndjeshme, deri në bllokimin e lëvizjes së mjeteve në disa prej tyre, ndërkohë që në këto kushte, ndërhyrja e pushtetit vendor është e domosdoshme për të përballuar situatën e pritshme në sezonin dimëror.
(d.b/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stuhi shiu nga veriu në jug. Gjirokastër, ujërat e Liqenit të Viroit përmbytin rrugën nacionale Empty Re: Stuhi shiu nga veriu në jug. Gjirokastër, ujërat e Liqenit të Viroit përmbytin rrugën nacionale

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:53

"Shpresoj qe mos tket pat deme njerzore e materiale sepse per rruget i takojn qeveris me fondacu qe trregullohen ata rrug jo popullit"
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi