Ngushëllime në familjen Bejko
2 posters
Faqja 1 e 1
Ngushëllime në familjen Bejko
Ish-të përndjekurit, pjesëmarrës në grevën e urisë janë tepër të revoltuar pas humbjes së jetës së Lirak Bejkos.
Pasi i dhanë ngushëllimet familjes së të ndjerit, në kor ata akuzuan qeverinë shqiptare për injorimin që u ka bërë kërkesave të tyre, por kërcënuan me akte të rënda në shenjë proteste ndaj mosplotësimit të kërkesave të tyre.
“Na ka tronditur dhe na ka dërmuar kjo ngjarje. Edhe kjo qeveri. Kjo është një politikë e papërgjegjshme, po tregon indiferencën e saj”, ka thënë një ish-i përndjekur.
“Greva sa ka filluar, ne do flijohemi deri në fund për të drejtat tona”, ka thënë një tjetër.
“Kjo është një humbje për të gjithë shqiptarët, pasi Lirak Bejko ishte një njeri i përgjegjshëm dhe protestoi për të drejtat e tij. I themi kryeministrit Berisha, se ti je përgjegjësi numër 1 për vdekjen e Bejkos”, ka thënë më pas kreu i shoqatës, Skënder Tufa.
Miqtë e Lirak Bejkos, mes shprehjes së dhimbjes për humbjen e tij kujtojnë torturat e rënda në kohën e komunizmit. Ata i krahasojnë torturat çnjerëzore të komunizmit të kryera ndaj tij si të njëjtrajtshme me mungesën e dëmshpërblimit të punës apo të një jete më të mirë, për të cilën ai ndërmori aktin e vetëflijimit.
“Na kanë shkulur dhëmbët, shih si i kam unë dhëmbët. Por atij ia kanë shkulur të tëra, na kanë bërë torturat më çnjerëzore që s’i ka bërë njeri. Liraku ka vuajtur shumë dhe kërkoi të drejtën e tij. Ne kërkojmë një demokraci tamam, jo si kjo që është demokraci enveristash”, ka thënë një prej miqve të të ndjerit.
Por ndërsa trupi pritet të vijë të martën në mbrëmje, vetë të përndjekurit janë duke u përballur me një tjetër rezistencë nga komiteti i integrimit.
Ata kërkojnë medoemos që homazhet e Lirak Bejkos të kryhen në ambjentet e këtij instituti. Herët në mëngjes ata kanë protestuar përballë kësaj dere.
“Të hapet për arsye njerëzore, këtu do të vijnë njerëz nga gjithë Shqipëria dhe diaspora për të nderuar këtë hero”, kanë kërkuar ish-të përndjekurit.
Lirak Bejko humbi jetën të premten në mesditë në një spital në Bari të Italisë, pasi kishte djegie në më shumë se 50 për qind të trupit.
Në lajmin e saj për vdekjen e Lirak Bejkos, BBC shkruan se ai ishte ndër 20 ish-disidentët që filluan një grevë urie në lidhje me kompensimet në muajin shtator.
Në datën 10 tetor, 47 vjeçari Lirak Bejko u vetëdogj dhe u dërgua në një spital në Bari të Italisë.
Pasi përmend ligjin për kompensimin e ish-të përndjekurve, BBC shkruan se qeveria shqiptare nuk pranoi të bisedonte me protestuesit, duke thënë se veprimi i tyre ishte i motivuar politikisht.
Përpara vdekjes së tij, zoti Bejko, shkruan BBC, i cili pati djegje trupore në 50 për qind, në një intervistë nga spitali kërkonte që ish-disidentët të vazhdonin protestën e tyre, por të mos ndiqnin shembullin e tij.
BBC citon edhe Skënder Tufën, kryetarin e Shoqatës së ish-të Burgosurve Politikë të ketë thënë se vetsakrifikimi i Bejkos dhe i ish-grevistit tjetër të urisë Gjergj Ndreca, ishin akte dëshpërimi nga njerëz që ai i cilësoi si “kufoma që ecnin në këmbë të privuara nga çdo dinjitet”.
Greva e urise u mbyll pasi gjendja e shëndetësore e disa prej pjesëmarrësve u rëndua së tepërmi, shkruan BBC që thekson se dhjetra mijëra vetë u ekzekutuan dhe burgosën nëpër kampet e punës gjatë sundimit komunist prej disa dekadash të udhëheqësit stalinist Enver Hoxha.
Më herët ishte tabloidi britanik “Daily Mail” që e cilësoi Lirak Bejkon “pishtar njërzor” ditën kur ai u vetësakrifikua. Pothuajse 24 orë pas ndarjes nga jeta të ish-të përndjekurit politik, Lirak Bejko, erdhi edhe reagimi i parë zyrtar i Partisë Demokratike, që përsëriti qëndrimin e mbajtur gjatë grevës së urisë, duke fajësuar socialistët për “dramën me shumë akte” dhe “shfrytëzimin e ish-të përndjekurve” për qëllime elektorale.
Një deklaratë për shtyp e publikuar në mesditën e së shtunës, niste me “ngushëllimet e sinqerta ndaj familjes, për këtë humbje të rëndë”, ndërsa u nënvizua “interesi personal i kryeministrit Berisha për kthimin sa më të shpejtë të trupit të pajetë në atdhe”.
Në vazhdim të deklaratës lexohej: “Së bashku me keqardhjen për këtë humbje, dënojmë organizimin dhe përdorimin politik të ish-të përndjekurve. I themi Edi Ramës se jeta e Lirak Bejkos ishte një dramë me disa akte. Drama e jetës së Bejkos u finalizua nga Rama me organizimin e grevës së paguar. PS shfrytëzoi gjendjen psikologjike të Bejkos për qëllime politike”.
Sipas maxhorancës, “socialistët besonin se flakët që do të digjnin trupin e Bejkos do të shndërroheshin në vota”.
Gjatë ditës, Partia Socialiste, nëpërmjet udhëheqëses së grupit të saj të punës, Keti Bazhdari, reagoi sërisht për këtë çështje, duke e konsideruar “Bejkon si viktimën e 31 të kësaj qeverie, pas 26 të vrarëve në Gërdec dhe katër të tjerëve në protestat e 21 janarit”.
Bazhdari citoi dy fjalë të nënës së të ndjerit, e cila gjatë marrjes së ngushëllimeve, pati thënë: “Sikur kjo qeveri, ky kryeministër t’i kishin thënë dy fjalë, le ta kishin gënjyer, por vetëm të kishin biseduar dhe t’i jepnin fund asaj greve, tani Liraku do të ishte gjallë”.
Në lidhje me ndarjen nga jeta të 49-vjeçarit, i cili vuajti shtatë vjet burgim në kohë të komunizmit, gjatë ditës komentoi edhe ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili që nga Berati, në një prezantim të strukturave të FRD-së, akuzoi të dy partitë më të mëdha në vend si përgjegjëse për atë që ndodhi gjatë grevës së ish-të përndjekurve.
Senca e FRD-së në Berat nisi me një minutë heshtje, për nder të Lirak Bejkos, i cili humbi jetën ditën e premte, pas tre javësh trajtim për djegiet e shkaktuara nga vetflijimi që bëri gjatë grevës së urisë. https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=cC6k1ra1t3w
http://www.top-channel.tv/images/logo.png
mister.albania- I/e Përjashtuar
- Postime : 1079
Anëtarësuar : 15/10/2009
Re: Ngushëllime në familjen Bejko
"Ngushelllimet e mija me te sinqerta per vdekjen e personit te tyre te dashur"
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Tjetër tragjedi në familjen shqiptare
» Një apel për Familjen
» E sëmura mendore mbyll familjen
» Gjarpri shpëton familjen nga zjarri
» “Shes gjakun për të ushqyer familjen”
» Një apel për Familjen
» E sëmura mendore mbyll familjen
» Gjarpri shpëton familjen nga zjarri
» “Shes gjakun për të ushqyer familjen”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi