Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Shes gjakun për të ushqyer familjen”  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Shes gjakun për të ushqyer familjen”  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Shes gjakun për të ushqyer familjen”

2 posters

Shko poshtë

“Shes gjakun për të ushqyer familjen”  Empty “Shes gjakun për të ushqyer familjen”

Mesazh nga WebMaster Tue 27 Nov 2012 - 9:46

Ola Mitre

Quhet Fatmir dhe është baba i dy fëmijëve. Papunësia dhe pamundësia për
të gjetur punë në Shqipëri e detyroi fillimisht të emigrojë në Itali.
Por edhe andej i njëjti fat. Nuk mundi të gjejë punë e për këtë arsye u
kthye sërish në vendin e tij. Ndërsa përballet me sfidat e
njëpasnjëshme. Udhëkryqi në të cilin e ka hedhur jeta e ka detyruar të
gjejë një zgjidhje për të ushqyer fëmijët e tij. Ka vendosur të shesë
gjakun e trupit, të sigurojë ca thërrime për fëmijët e të mbajë frymën e
tij e të familjes gjallë. Ka lënë numrin e telefonit tek roja i Qendrës
Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në mënyrë që ky i fundit ta
lajmërojë nëse ka ndonjë rast urgjent që kërkon gjak. Kështu e takojmë
edhe ne. “Hajde se ke një rast”, - dëgjohet të thotë roja në celular.
Fillimisht nuk kuptuam se çfarë po ndodhte, por roja na siguron se një
dhurues gjaku me pagesë do të vinte shumë shpejt. Vendosëm të presim.
Ishte e vërtetë. Nuk kaluan shumë minuta e ai erdhi. Mezi merrte frymë.
Kishte nxituar se mos i ikte rasti. Ndërsa mes zhgënjimit të thellë që
ne nuk kërkonim një dhurues gjaku vendos të na rrëfejë historinë e tij
të dhimbshme.
Fatmir, sa vjeç je?
Oh, kur më ra telefoni urova Zotin për rastin që më dha (mbyll sytë dhe hesht pak). Jam 33 vjeç.
Sa kohë ke që dhuron gjak me pagesë?
Kjo është hera e parë. Më beso apo jo.
Pse ke vendosur të dhurosh gjak me pagesë?
Kam ardhur në një situatë që nuk mban më.
Ç’do të thuash me këtë? Je i varfër?
Të jem i pasur nuk vij këtu. Në qoftë se jap gjak, jap për familjen, për kalamajtë.
Sa fëmijë ke?
Kam një vajzë 12 vjeçe dhe një vajzë 9 muajshe. Vajzën 12 vjeçe e kam në Itali.
Po pse njëra vajzë jeton në Itali?
Kam qenë një herë i martuar. Erdhën ca rrethana familjare dhe u ndamë.
Nuk gjeta dot as punë andej e u ktheva në Shqipëri. U martova sërish dhe
linda vajzën tjetër.
Bashkëshortja punon?
Jo.
Po shtëpi ke?
Jo, jam me qira.
Po si ia bën, pa punë e me qira. Me çfarë jetoni?
Nga zori dal për kanaçe që të mbledh 2000 lekë, 3000 lekë të ushqej kalamajtë. Ja kjo është jeta ime.
Kush ta ka dhënë idenë që mund të vish të dhurosh gjak me pagesë?
Kam pyetur. Më kanë thënë të vij në këtë adresë dhe kam ardhur.
Po brenda çfarë të kanë thënë?
Më kanë thënë që nuk dhurohet më gjak me pagesë. Prandaj kam lënë numrin e telefonit te roja, se mos del ndonjë rast urgjent.
Ke ndonjë apel për të bërë?
Jo, s’kam apel.
Asnjë apel nuk ke?!
Shteti të mos më shikojë vetëm mua, por ka shumë të varfër që vuajnë, që
janë në gjendjen time. Ndoshta janë edhe më keq, po shteti duhet të
vërë dorën në zemër për këto situata ku ne jemi. Unë jam me qira.
Nesër-pasnesër ai më nxjerr përjashta dhe nuk do të dijë ke apo s’ke
lekë, fëmijët duan të hanë, s’duan të dinë ke apo s’ke dhe është një
situatë shumë e vështirë si për mua, si për ata të varfrit e tjerë. I
lutem Qeverisë të mendojë edhe për popullin, jo vetëm për vete.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Shes gjakun për të ushqyer familjen”  Empty Re: “Shes gjakun për të ushqyer familjen”

Mesazh nga Anakonda Tue 27 Nov 2012 - 19:01

.c.r.y .c.r.y .c.r.y me ka prekur shum ky shkrim saqe me beri te qaj....eh populli shkret populli shkret vujn ka shum familoje nfamiljen ton qe vujn per ushqim ndersa udhheqsit tan tallin njerzimin edhe me lekt e tyre i bejn qefin vetes
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Shes gjakun për të ushqyer familjen”  Empty Re: “Shes gjakun për të ushqyer familjen”

Mesazh nga WebMaster Tue 18 Dec 2012 - 11:32

Sot po ndodh ne shum vende kjo gje edhe ketu ne itali ndodh kjo gje kohet e fundit sidomos familjeve qe sja dalin te perballojne se ushyeri femijet nga kriza
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Shes gjakun për të ushqyer familjen”  Empty Re: “Shes gjakun për të ushqyer familjen”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi