Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Receta te shpejta. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Receta te shpejta. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Receta te shpejta.

2 posters

Shko poshtë

Receta te shpejta. Empty Receta te shpejta.

Mesazh nga Ariel Fri 9 Nov 2012 - 8:17

Receta te shpejta. Role_ok_713557510

Role pule, pjatë origjinale italiane

Gatuhet me gaz
Koha e pjekjes: 20 min

Përbërësit për 4 porcione:   

4 gjokse pule
kripë e piper
4 feta të holla proshutë krudo
4 feta te holla djathi të shkrirë
4 asparagë të zier
miell
gjalpë
1 lugë vaj
2 lugë lëng pule
6 lugë liker marsala

Përgatitja:

Prisni gjokset e pulës, hapini dhe sheshojini me okllai. Hidhuni sipër kripë e piper dhe shtrijuni sipër një fetë proshutë dhe djathë të shkrirë, në fund asparagët. Rrotullojeni me kujdes, duke fiksuar çdo role me fije kuzhine dhe pastaj mbulojeni me miell. Skuqini me zjarr të lehtë roletë në një tigan me gjalpë për rreth 15 minuta, duke i kthyer herë pas here. Mbas skuqjes hiqni fijen dhe vendosni roletë në një pjatë për t’i mbajtur të ngrohta.

Për salcën: spërkatni tiganin me liker marsala, shtojini lëngun e pulës dhe 10 g gjalpë. Ziejini derisa të valojë dhe lëreni të ziejë kështu për 3-4 minuta, duke e përzier në mënyrë që përbërësit të marrin shijen e lëngut të pulës.
Hidheni salcen siper roleve dhe shoqerojeni me nje kontorne asparagesh.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta te shpejta. Empty Re: Receta te shpejta.

Mesazh nga Ariel Fri 9 Nov 2012 - 8:19

Receta te shpejta. Omlete_ok_923747115

Omlete ne furre me mozzarela dhe bime aromatike.

Për 4 persona:
8 vezë
2 lugë pana
1 lugë vaj ulliri
4 lugë djathë kaçkavall i grirë
100 gram mocarela
3 qepë të njoma (bishtat)
1 tufë (borzilok, majdanoz,mente)
Gjalpë, kripë e piper
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët me panën, vajin dhe djathin kaçkavall. E copëtojmë mocarelën me duar dhe e bashkojmë me vezën. Grijmë erëzat imët dhe i shtojmë edhe ato. Në fund i rregullojmë me kripë e piper. E hedhim masën e përgatitur në një tavë të vogël ose tigan, të cilën më parë e kemi lyer me gjalp dhe e pjekim në 180 gradë për 15 minuta. E servirim omëletën të vakët, të prerë në copa.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta te shpejta. Empty Re: Receta te shpejta.

Mesazh nga Ariel Fri 9 Nov 2012 - 8:22



PULE ME TON


2 gjokse pule  (rreth  400 g) 
2 vezë të ziera
1 vezë
1 konservë ton 160 g 
2 lugë gjelle djathë parmigiano i grirë 
kripë 
piper 
1 tufë majdanoz
 
Përgatitja
Gjokset e pulës i presim mes për mes për të krijuar feta më të holla dhe i vendosim mbi një letër alumini.duke mos lënë hapësira boshe.
Në një tas mesatar grijmë vezët e ziera, shtojmë tonin, djathin parmigiano të grirë, kripë, piper dhe majdanozin e grirë hollë. 
Në fund shtojme vezën e papërpunuar dhe krijojmë një masë homogjene me të cilën do të mbushen gjokset e pulës.
Mbi shtresën e pulës shtrojmë një shtresë me përzierjen e përgatitur dhe me ndihmën e letrës së aluminit e mbështjellim për të krijuar rolenë në mënyrë të tillë që mbushja të mos dalë jashtë.
E pjekim në furrë në 180°C për 35-40 min. Pasi piqet lihet të ftohet pak dhe në fund pritet në feta.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta te shpejta. Empty Re: Receta te shpejta.

Mesazh nga Ariel Fri 9 Nov 2012 - 8:24

Receta te shpejta. 2_penne_456841189

PENNE ME KUNGULLESHKA DHE PANCETE

Përbërësit për 4 persona:
 
400 g makarona  penne (ose nje format makaronash sipas deshires)
2 kungulleshka 
200 g pancete 
2 qepe te njoma 
djathë pecorino romano i grirë 
vaj ulliri 
verë e bardhë  
pak kripë e piper i zi
Përgatitja:
Në tiganin e nxehur mirë me dy lugë vaj ulliri kalojmë qepën e grirë hollë, sapo të zbuten qepët shtojmë kungulleshkat e prera në feta të holla dhe i përziejmë derisa kungulleshkat të skuqen. Kur të jenë gati shtojmë ½ gote verë të bardhë me ½ uje + kripe dhe i lëmë të ziejnë për pak  minuta.
Kur perimet të kenë zierë mirë shtojmë pançetën e prerë në kubikë dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për 10 min. E heqim tiganin nga zjarri.
Ndërkohë, ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me kripë, i kullojmë dhe i hedhim në tiganin ku kemi përzjerjen kunguj + pançetë. Pasi i perziejmë mirë i hedhim djathë pecorino të grirë dhe i servirim menjëherë.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta te shpejta. Empty Re: Receta te shpejta.

Mesazh nga Ariel Fri 9 Nov 2012 - 8:28

Receta te shpejta. 5_semifredo_834060525

SEMIFREDDO AL CAFFE

Perberesit:

Pana e ëmbël 350gr 
mascarpone 250 gr 
çokollatë e zezë 75 gr 
sheqer pluhur 30 gr 
kafe e shkurtër 2 filxhanë
konjak 
pije me kafe 
copëza  çokollate

Përgatitja

Në një tas rrahim mascarpone me një lugë gjelle konjak, kafenë, sheqerin dhe çokollatën e grirë në rende. U shtojmë panën e rrahur dhe i përziejmë së bashku. Përbërjen e shpërndajmë nëpër gota të tejdukshme dhe i vendosim në frigorifer për të paktën 3 orë. Para se t’i servirim i spërkasim me pije me kafe dhe copëza çokollate.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta te shpejta. Empty Re: Receta te shpejta.

Mesazh nga Ariel Fri 9 Nov 2012 - 8:31

Receta te shpejta. 1_muse_412130668

MUS MASCARPONE ME PORTOKALL

Përbërësit:
 
mascarpone 250 gr
sheqer 150 gr 
portokalle 3 kokrra 
2 vezë
4 kokrra arra 
lëkurë limoni ose portokalli
 
Përgatitja:

 Thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhave të vezëve u shtojmë sheqerin dhe i rrahim mirë deri sa të tretet sheqeri. Me ndihmën e nje luge druri shtojmë mascarponen dhe e përziejmë mirë. Shtrydhim tre  portokallet dhe lëngun e tyre ia shtojmë masës së mësipërme. Rrahim të bardhat e vezëve, i bashkojmë me masën e mascarpones me lëvizje rrotulluese  që të mos ulen. E ndajmë musin në 6 kupa xhami dhe i vendosim ne frigorifer për të paktën 3 orë. Para servirjes e zbukurojmë me thelbinj arrash dhe feta portokalli ose limoni.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta te shpejta. Empty Re: Receta te shpejta.

Mesazh nga Anakonda Thu 23 May 2013 - 4:07

Kjo recete, Empanadas, vjen nga Argjentina, por eshte e perhapur dhe e njohur ne krejt Ameriken Latine. Zakonisht Empanadas behen te skuqura, por rezultati eshte mese i kenaqshem edhe nese i futim te piqen ne furre.
Perberesit



  • 500gr miell
  • 500gr mish derri dhe viçi te grire
  • 250gr qepe te prera ne rrathe
  • ullinj jeshile, rrush i thate
  • kripe, piper, kumin
  • 130gr gjalpe
  • vaj
  • uje


PERGATITJA:

Per brumin e empanadas perziejme miell, kripe dhe gjalpe me
temperature ambienti derisa te formohet nje mase homogjene. Brumi i
gatshem lihet ne frigorifer per ndonje ore.

Skuqim qepet e grira,shtojme mishin e grire dhe kuminin. Gatuajme me flake te larte derisa te thahet dhe shtojme uje.

Ne mes te zjerrjes shtojme te gjithe perberesit dhe kripe sipas deshires.
Shtrijme brumin dhe e presim ne rrathe. Ne qender te çdo rrethi veme nje
luge nga mbushja dhe e mbyllim duke ndjekur mesin e rrethit me qellim
qe anet te puthiten. Para se te vendosni empanadas ne furre.Lyejme me te
verdhe veze. Mbulojme me leter furre dhe gatuajme ne temp: 180°- 200°
derisa te shohim me sy qe jane pjekur. (perreth 20') Pjata eshte gati,
ju befte mire!
Receta te shpejta. Empanadas
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta te shpejta. Empty Re: Receta te shpejta.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi