Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dëmët e rritjes së thonjëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dëmët e rritjes së thonjëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëmët e rritjes së thonjëve

5 posters

Shko poshtë

Dëmët e rritjes së thonjëve Empty Dëmët e rritjes së thonjëve

Mesazh nga T_o_n_i Mon 12 Nov 2012 - 1:18

Dobia e thonjëve është që të mbrojnë majat e gishtërinjëve dhe të rrisin efektivitetin e tyre gjatë prekjes dhe kontaktit me gjëra. Pjesa e rritur e thoit, e cila tejkalon gishtin, është e padobishme dhe nuk ka kurrfarë vlere, madje kjo është shumë e dëmshme në disa aspekte.
Kur zgjaten thonjët krijohen hapsira poshtë tyre dhe këto janë vëndë shumë të përshtatshme për t’u grumbulluar ndyrësirat, mikrobet dhe parazitet e ndryshëm që shkaktojnë sëmundje. Por jo vetem kjo, ato vende janë shumë të përshtatshme që të shërbejnë edhe si inkubatorë për bakterë të ndryshëm dhe pastaj të përcillen sëmundje të ndryshme te personat me të cilët ka kontakt njëriu që rrit thonjët.

Thonjët e zgjatur vështirësojnë kryerjen e shumë punëve të cilat janë të përditshme në jeten e çdo individi, si kapja dhe prekja e gjërave, në punët shtëpiake, femrat posaçerisht ballafaqohen me vështirësi të shumta gjatë kryerjes së punëve të përditshme shtëpiake.

Thonjët janë të dëmshëm edhe në raport me të tjerët, pasi duke qënë të gjatë u ngjasojnë kthetrave dhe mund të lëndojmë tjetrin gjatë levizjeve të shpejta dhe të pakontrolluara, madje mund të lëndohet edhe vetë personi nga një pakujdesshmëri.

Rritja e thonjëve shkakton dëmë edhe të vetë thonjët, sikurse thyerja dhe çarja e tyre kur kanë kontakte me objekte të ngurta. Pastaj si shkak i rritjes së tyre ato mund të trashen, të ndryshojnë formen, dhe shumë dëmë të tjera.
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dëmët e rritjes së thonjëve Empty Re: Dëmët e rritjes së thonjëve

Mesazh nga Ariel Mon 12 Nov 2012 - 2:30

Me thon te drejten esht siklet ....po na pelqen ri ca tbojm.
Une kam kohe qe i bej me xhel....kam ra rehat.
Pooor sikleti im i madh qe luaj me nervat eshte kur mberthej varset, kopsat e vogla te kemishave dhe kur dua te kap monedhat e vogla.....dhe prap vazhdoj i mbaj te gjate.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dëmët e rritjes së thonjëve Empty Re: Dëmët e rritjes së thonjëve

Mesazh nga An0nim Mon 12 Nov 2012 - 2:31

Pyetja:

Kam një pyetje rreth thonjve. Kam një motër e cila elhamdulilah e fal namazin, mirëpo ka dëshirë të rrisë thonjtë. Më ka pyetur rreth tyre, por nuk dita t’i tregoja për ndalimin e tyre me argumente. A mund të na jepni disa argumente rreth ndalesës së tyre?
Selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Pa dyshim, Islami i jep rëndësi të madhe mbajtjes së pastërtisë dhe për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë për ndonjë mund të madh; shumë dispozita me të cilat urdhërohet muslimani synojnë mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj pastërtisë, sikurse: gusuli (larja), abdesti, pastrimi i dhëmbëve, shpëlarja e hundës, mënjanimi i qimeve nga pjesët intime, bërja synet për meshkuj, etj. Në këto dispozita bën pjesë edhe prerja e thonjve, pasi ky është një veprim me të cilën janë urdhëruar muslimanët dhe konsiderohet prej natyrshmërisë së pastër të njeriut. Për të kuptuar më drejt se çfarë dispozite kanë shkurtimi i thonjve në Islam, do të sjellim dy hadithe:

1. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Pesë sende janë nga natyra e fitres (natyrshmërisë së pastër):
1. Pastrimi i vendeve të turpshme (mënjanimi i qimeve),
2. Bërja synet (rrethprerja),
3. Shkurtimi i mustaqeve,
4. Mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat,
5. Shkurtimi i thonjve1.”

2. Transmeton Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Dhjetë gjëra janë prej fitres:
1. Shkurtimi i mustaqeve,
2. Lëshimi i mjekrës,
3. Përdorimi i misvakut
4. Larja e hundës me ujë,
5. Pastrimi i pjesës ndërmjet gishtërinjve,
6. Prerja e thonjve,
7. Shkulja e qimeve nga sqetullat,
8. Mënjanimi i qimeve nga vendet e turpshme,
9. Pastrimi me ujë pas kryerjes së nevojës së madhe.”
Transmetuesi e ka harruar të dhjetën, por ai thotë se ka mundësi të jetë shpëlarja e gojës.2

Këto dy hadithe sqarojnë mjaft mirë rëndësinë e prerjes së thonjve, pasi në to vihet në pah se ky veprim së bashku me të tjerat përputhet me natyrshmërinë e pastër të njeriut.

Nuk mendoj se ka nevojë të flasim shumë për dëmin e rritjes së thonjve, pasi kjo është e kuptueshme, por fatkeqësisht qasja e njerëzve ndaj këtij veprimi dhe trajtimi i tij si formë zbukurimi për femra na bën që t`i themi disa realitete për të sqaruar se sa është e paqëlluar të konsiderohet zbukurim kjo praktikë. Në vitin 1986 është mbajtur Seminari i Katërt Botëror i Mjekësisë Islame në Kuvajt. Aty është përgatitur një studim nga dr. Jahja Havaxhi dhe dr. Ahmed Abdul Ahir, në të cilin është argumentuar se zgjatja e thonjve nuk përkon me realitetin e zbukurimit të femrës ashtu si mund të pretendohet në disa shoqëri dhe vende në kohën bashkëkohore. Në vazhdim do të sjellim disa njohuri që janë përmendur në këtë studim.

Dëmet e rritjes së thonjve

-Dobia e thonjve është që t`i mbrojnë majat e gishtërinjve dhe të rrisin efektivitetin e tyre gjatë prekjes dhe kontaktit me gjërat. Pjesa e rritur e thoit, e cila tejkalon gishtin, është e padobishme dhe nuk ka kurrfarë vlere, madje kjo është e dëmshme në shumë aspekte, disa nga të cilat do të përmenden në pikat e mëposhtme.

-Kur zgjaten thonjtë, krijohen hapësira poshtë tyre dhe këto janë vende shumë të përshtatshme për t`u grumbulluar ndyrësirat, mikrobet dhe parazitët e ndryshëm që shkaktojnë sëmundje. Por jo vetëm kjo, ato vende janë shumë të përshtatshme që të shërbejnë edhe si inkubatorë për baktere të ndryshme dhe pastaj të përcillen sëmundje të ndryshme te personat me të cilët ka kontakt njeriu që zgjat thonjtë.

-Thonjtë e zgjatur pamundësojnë apo vështirësojnë kryerjen e shumë punëve, të cilat janë përditshmëri për secilin njeri, si kapja dhe prekja e gjërave, në punët shtëpiake; femrat posaçërisht ballafaqohen me probleme të shumta gjatë kryerjes së përditshmërive shtëpiake.

-Ato janë të dëmshme edhe në raport me të tjerët, pasi u ngjasojnë kthetrave dhe gjatë lëvizjeve të shpejta të pakontrolluara mund ta lëndojnë dikë. Nuk është larg këtij rreziku edhe vetë personi që i zgjat thonjtë.

-Rritja e thonjve shkakton dëme edhe te thonjtë, sikurse thyerja dhe çarja e tyre kur kanë kontakte me objekte të ngurta. Pastaj si shkak i rritjes së thonjve ato mund të trashen dhe ta ndryshojnë formën dhe dëme të tjera.

Motër e nderuar, kjo ishte ajo që arritëm të sjellim në lidhje me pyetjen tuaj. Lusim Allahun e Lartësuar që të na i hapë zemrat dhe t`i shohim gjërat ashtu si janë në të vërtetë dhe të mos mashtrohemi me atë që na shërbehet nga të tjerët me ambalazhe tërheqëse, ashtu siç është duke ndodhur edhe në lidhje me këtë praktikë.
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dëmët e rritjes së thonjëve Empty Re: Dëmët e rritjes së thonjëve

Mesazh nga Emona Mon 12 Nov 2012 - 2:41

Te demshem jan ,ama nuk i baj shume te gjate , i kam bezdi thonjet e gjate me pengojn te punoji..kujdesm te kem thonjet e shendetshem,orgjinal te miti i cik fare te vogel jan me te pershtatshem dhe me elegant.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dëmët e rritjes së thonjëve Empty Re: Dëmët e rritjes së thonjëve

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 12 Nov 2012 - 2:50

Une thonj fallco nuk perdor, vec keta te mit i kam merak dhe kujdesem per ta, i mbaj pak te gjate gjithmone,
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dëmët e rritjes së thonjëve Empty Re: Dëmët e rritjes së thonjëve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi