Disa zhvillime të familjes shqiptare
2 posters
Faqja 1 e 1
Disa zhvillime të familjes shqiptare
Stina e verës në shoqërinë tonë, veç pushimeve në plazh, aksidenteve rrugore, kthimit në Shqipëri të të afërmve emigrantë, dallon veçanërisht për numrin e lartë të dasmave. Rituali i dasmës shqiptare, i dashur dhe intensiv për të gjithë të përfshirët në të, nënkupton ndër të tjera, edhe krijimin e qelizave të reja familjare. Entuziazmi për këto celula shkon përherë bashkë me urimin për jetë të gjatë dhe të lumtur. Nëse familja shqiptare nuk do të përballej me situatën e krizës, atëherë nuk do të kishte arsye për t’u shqetësuar.
Numri në rritje i martesave të zgjidhura, kryesisht në radhët e atyre institucioneve që kanë pak vite jetë, të nxit të mendosh se disa prej tyre përballen shpejt me traumën e zgjidhjes, e cila mund të ketë shkaqe nga më të ndryshmet duke bërë që këto familje të reja të mos mbijetojnë. Konflikti brenda familjes ndonjëherë njeh një intensitet të atillë sa bëhet shumë i vështirë për t’u mbajtur nën kontroll.
Jo vetëm kaq, por shpesh herë përmasat e këtyre konflikteve janë të atilla sa shkojnë deri në veprime ekstreme, duke u bërë objekt të lajmeve nga kronika. Vetëm ditët e fundit njëra ndër këto ngjarje po befason qytetarët për veprimin fatal të një të reje, numrin e lartë të protagonistëve, shtrirjen në kohë të situatës dramatike etj.
Vatra familjare jo gjithmonë përshkohet nga lumturia, mirëkuptimi, ngrohtësia, dypranimi, edhe pse këto mbeten përherë ndër elementët e shumëdëshiruar për të gjithë në çastin e formimit të këtij institucioni të rëndësishëm të shoqërisë.
Familja është e rëndësishme sepse përfaqëson bërthamën thelbësore ku vendosen lidhjet e para emotive, vendi ku mësohet fjalori dhe ku ngërthehen vlerat e kulturës së shoqërisë, në të cilën bën pjesë çdo individ. Për cilëndo shoqëri familja është institucioni kryesor për shoqërizimin parësor dhe për transmetimin e normave dhe të vlerave shoqërore. Gjatë këtyre dy dekadave, shoqëria bashkëkohore shqiptare po përballet seriozisht me tërësi çështjesh që flasin për çfarë ndodh brenda familjes. Bashkëjetesa, divorci me disa aspekte specifike të tij, krimi brenda familjes etj, përbëjnë disa çështje të reja për botëkuptimin tonë tradicional mbi familjen krahas të tjerave që flasin për shpërndarjen e pushtetit në familje, rrugët e zgjedhjes së partnerit, prioritetet e reja në përzgjedhjen e tij, varësia dhe pavarësia ekonomike e partnerëve të lidhur në çift etj.
Kur një çift shkon drejt zgjidhjes së martesës vetëkuptohet se familja e krijuar prej tyre nuk ka përmbushur ndonjë apo disa funksione të saj.
Kështu, që të jetë e shëndetshme dhe afatgjatë, familja duhet të kryejë disa funksione të rëndësishme duke përmendur këtu mbështetjen emocionale dhe psikologjike të pjestarëve të saj, funksionet biologjike apo të riprodhimit të çiftit, shoqërizimin e pjestarëve të familjes etj., të gjitha këto funksione me shumë vlerë. Ndër këto që përmendëm, njëri prej funksioneve, ai ekonomik po merr dita ditës një rol qëndror. Ky funksioni ekonomik i familjes shqiptare ka një historik të vetin që lidhet edhe me këndvështrimin tradicional të shoqërisë sonë për këtë funksion pa harruar sigurisht kushtet historike të zhvillimit të shoqërisë sonë. Numri i lartë i divorceve si shprehje e krizës së familjes, po njeh si një ndër shkaqet mospërmbushjen e funksionit ekonomik.
Më tej akoma, divorci dhe krimi brenda familjes si dukuri shoqërore që përbëjnë sjellje deviacionale të këtij institucioni shoqëror, kanë bërë të kuptojmë se shpesh kanë si shkak
faktorin ekonomik. Për këtë mjaft të mbështetemi edhe në shumë prej dëshmive të të divorcuarve në Gjykatën e Tiranës ku një pjesë e konsiderueshme e tyre pohojnë disfunksionin ekonomik të familjeve që kishin krijuar.
Në shoqërinë tonë përgjegjësia e sigurisë ekonomike për pjestarët e familjes i ka takuar burrit; duke pasur parasysh linjën vertikale të organizimit të familjes shqiptare, ërgjegjësia dhe vështirësia për të, në përmbushje të funksionit të sigurisë ekonomike, rritej edhe më shumë.
Por zhvillimet e reja brenda kulturës sonë, i kanë dhënë kësaj situate një formë të re. Një pjesë e përgjegjësisë së sigurisë ekonomike e ka marrë dhe gruaja, por sërish kjo mbetet në nivele shumë të ulëta, për shumë arsye që tranzicioni i shoqërisë sonë i solli me vete. Rastet e përmirësimit të statusit ekonomik të gruas nuk i mungojnë shoqërisë pavarësisht numrit shumë të kufizuar.
Në shoqërinë e pas viteve ’90 ekzistojnë situata ku është përmirësuar dukshëm statusi ekonomik i gruas. Por po kaq të njohura janë edhe ato situata ku pamundësia e integrimit të burrit në tregun e punës ka bërë që në shumë prej familjeve burri gjendet i varur ekonomikisht prej gruas. Duke gjurmuar prejardhjen e dukurisë së divorcit dhe rritjen e kësaj dukurie, mund të analizohet ndikimi i kësaj situate mbi vetë institucionin e familjes. Kur burri gjendet në situatën e pamundësisë së pavarësisë vetjake ekonomike, dhe të varësisë prej gruas, në psikologjinë e tij kjo lloj përmbysjeje nga tradicionalja mund të vërë në dyshim edhe idetë e “së mirës” dhe të “së drejtës”. E mira lidhet me këndvështrimin e tij mbi ekzistencën e vet individuale por edhe si pjesëtar i familjes. Ndërkohë që e drejta është ajo për të cilën të gjithë duhet të binden në mënyrë
të arsyeshme se një situatë e tillë mund të jetë një situatë normale dhe jo kaq traumatike.
Për të trajtuar një dukuri të caktuar mund të mbështetemi tek disa prej studiuesve që i kanë dhënë shumë mendimit sociologjik. Sipas Niklas Lahmen, “që një shoqëri të mirëfunksionojë duhet të bazohet më tepër mbi komunikimin shoqëror sesa mbi raportet shoqërore”. Në kushtet kur në shoqërinë tonë, botëkuptimi tradicional i shoqërisë i jep burrit rolin e udhëheqësit ekonomik por situata konkrete nuk e përmbush këtë, si dhe në kushtet kur komunikimi në çift mungon, lehtësisht disfunksioni ekonomik i familjes mund të çojë në zgjidhje. Duke analizuar rastet e paraqitura në Gjykatën e Tiranës, në shumicën e tyre, kur familja ndodhet në vështirësi ekonomike kërkesën për divorc e paraqet gruaja dhe jo burri. Të dyja palët zakonisht mbeten në botëkuptimet e veta tradicionale: gruaja në: burri duhet të sjellë të ardhura në familje dhe kur nuk i sjell, ky mund të jetë një shkak për divorc. Ndërsa burri: në qëndrimin se nuk është në detyrimin e gruas siguria ekonomike e familjes e kur ajo nuk sjell të ardhura në familje ky nuk mund të jetë një shkak për zgjidhje të martesës. Në familjen tradicionale shqiptare, gruaja dhe fëmijët duhen të sillen në një mënyrë të caktuar dhe mbi të gjitha, duke ushqyer një tip të caktuar pritmënie nga i ati sa i takon sigurisë ekonomike.
Ky i fundit nga ana e vet, do të presë që edhe fëmijët të kenë një tip të caktuar sjelljeje, sipas një rregullsie të mësuar por këto role me kalimin e kohës vijnë e kufizohen, nga shoqëria në të cilën individi ka lindur dhe rritet, derisa ai arrin pjekurinë dhe merr vendimet e veta. Në familjen e re që krijon individi megjithatë, falë procesit të shoqërizimit paraprin rolet që do të zërë në të ardhmen përfshirë këtu edhe të përshtaturit me raportet ekonomike.
Në familje mësohen rolet edhe rolet e ardhshme dhe në përgjithësi në shoqërinë tonë duke qenë se një pjesë e madhe e këtij procesi kryhet brenda familjes, shumë prej dukurive ndodhin sepse si rezultat i këtij procesi në familje mësohen disa role, por aktualiteti që jetojmë shtron kërkesa të cilat shpesh nuk lejojnë që këto të përmbushen.
(Entela Binjaku- Fondacioni “Harriet Martineau”)

Re: Disa zhvillime të familjes shqiptare
shum interesante kjo tem;por sipas ktyre qe lexova edhe vura re ne ket tem mendoj se ska vetem an negative familja apo shoqeria shqiptare por paska edehe disa an po;zitive Në shoqërinë e pas viteve ’90 ekzistojnë situata ku është përmirësuar dukshëm statusi ekonomik i gruas. Por po kaq të njohura janë edhe ato situata ku pamundësia e integrimit të burrit në tregun e punës ka bërë që në shumë prej familjeve burri gjendet i varur ekonomikisht prej gruas. Duke gjurmuar prejardhjen e dukurisë së divorcit dhe rritjen e kësaj dukurie, mund të analizohet ndikimi i kësaj situate mbi vetë institucionin e familjes. Kur burri gjendet në situatën e pamundësisë së pavarësisë vetjake ekonomike, dhe të varësisë prej gruas, në psikologjinë e tij kjo lloj përmbysjeje nga tradicionalja mund të vërë në dyshim edhe idetë e “së mirës” dhe të “së drejtës”. E mira lidhet me këndvështrimin e tij mbi ekzistencën e vet individuale por edhe si pjesëtar i familjes. Ndërkohë që e drejta është ajo për të cilën të gjithë duhet të binden në mënyrëtë arsyeshme se një situatë e tillë mund të jetë një situatë normale dhe jo kaq traumatike.(kjo mu duk teper pozitive)
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» 10 problemet kryesore të familjes shqiptare sot
» Greqi, plumba dhe molotov familjes shqiptare
» Disa nga ushqimet tradicionale shqiptare...
» Trafikonin drogë, 26 të arrestuar në Itali, disa shqiptarë
» Hakerët shqiptarë sulmojnë disa uebfaqe serbe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi