Martesa është lojë shahu
2 posters
Faqja 1 e 1
Martesa është lojë shahu
Martesa është lojë shahu
Buzëqeshjet e tij janë të ngrira, shikimi i humbur. Ai gjithnjë e më rrallë ju thërret nga vendi i punës, ndërsa kur niset për udhëtime zyrtare, gjithnjë e më shpesh harron ta lërë numrin e telefonit. Me paraqitjen tuaj në shoqëri, buzëqeshja e tij tretet, ndërsa njohja me miqtë e tij është ndërprerë moti...
Fatkeqësisht, kjo dukuri nuk është e rrallë. Anija familjare nuk është fundosur, as që është thyer nga të përditshmet. Thjesht, ka filluar të lëkundet. Krizat në lidhjet martesore shpesh i marrim si katastrofë, të cilat i mbështjell llava vullkanike e epsheve, kur në realitet ekuilibrin familjar e prishin mosmarrëveshjet. Mblidhen të këqijat e të mirat së bashku, e ju te ky njeri gati krejtësisht i huaj - burri, më nuk e shihni princin dikur shumë të kujdesshëm ndaj jush.
Martesa është një lloj marrëveshje për bashkëjetesë të qetë, kushtet e se cilës janë mirëkuptimi dhe përkrahja. Para ofiqarit çifti gjithmonë është përplot plane e shpresa, të cilat, për fat të keq, nuk mbeten gjithmonë realitet, por pashmangshëm çojnë kah problemet. Sikur edhe për marrëdhëniet diplomatike në mes shteteve, zgjidhja e këtyre qëndron në marrëveshje.
Pa marrë parasysh dëshirën e pandryshuar për të mbajtur çdo gjë nën kontroll, meshkujt janë edhe të lëndueshëm. Dhe vetëm gruaja mund ta ndihmojë në këtë rast. Për këtë është i nevojshëm rrezatimi i energjisë pozitive. Lëvdoni, buzëqeshni, mos xhelozoni. Harroni ato fjalitë që fillojnë me: “Ti gjithnjë...” ose, “Ti kurrë...” ose “Duhet që...”. Mos iu ankoni shoqeve për burrin tuaj. Me këtë vetëm e vërtetoni se ai për ju është njeri i prishur. Më e udhës është t’iu drejtoheni njerëzve profesionalë për këtë aspekt, pra, këshillimores për martesë dhe familje, e cila te ne ende mbetet e paangazhuar.
S’duhet harruar se edhe në çastet më të lumtura në martesë nuk përjashtohen dyshimet dhe keqkuptimet. Martesa përbëhet nga hallet e gjithmonshme, delikatëse e nganjëherë edhe shërimi. Më e tmerrshmja është se në martesë nganjëherë vetëton për së kthjelli, atëherë kur nuk e pritni fare. Lidhjet martesore lodhen nga të përditshmet, nga imtësitë dhe nëse këtë nuk e kuptoni me kohë por e vazhdoni me gabimet femërore, familja mundet të shkatërrohet krejtësisht.
[You must be registered and logged in to see this image.]
Si t’u ikim këtyre gabimeve?
Nuk guxoni të xhelozoni. Me dyshimet dhe jobesnikërinë tuaj nënçmoni veten dhe ofendoni bashkëshortin. Kujt do t’i pëlqente që gruaja t’i hipë në qafë si detektiv, duke kontrolluar xhepat, përgjuar bisedat telefonike, nuhatur rrobat mos do të ndiejë aromën e parfumit të femrave? Shumica e meshkujve nuk e meritojnë, por as që mund t’i qëndrojnë jetës nën kontroll. Gruaja xheloze, e cila shkon gjithnjë pas gjurmëve të burrit, është shumë e ulët intelektualisht. Vetëbesimi është ai që ju ndihmon të keni besim për vete dhe për burrin, ju ndihmon ta duani dhe ta nderoni.
Nëse burri juaj flet me një grua tjetër kjo nuk do të thotë se ai ju ka tradhtuar. Pse e mundoni veten me dyshime të panevojshme? E qartë,ju nuk jeni perri, por as të tjerat nuk janë perëndesha të bukurisë! Ju më së miri i dini anët tuaja të mira dhe të këqija, mundohuni t’i theksoni më mirë, e burri do ta ketë më lehtë për t’ju dashur.
MËSOHUNI TË DËGJONI: S’është e vështirë të jesh e kujdesshme ndaj të dashurit. Pakujdesia është mënyra më e mirë për shkatërrim. Mjeshtëria e të dëgjuarit, është pikëlidhja me burrin. Pak durim dhe ju do të bëni që problemet e tij të shuhen ose të zvogëlohen. Psikologët konstatojnë se të dëgjuarit e njëri - tjetrit është urëlidhje e komunikimit me partnerin. Mirëkuptimi dhe hallet janë shtyllat mbi të cilat qëndron fati në martesë.
Me angazhimin tuaj në hallet e tij ju do t’i ndihmoni që ai të rritet para jush. Tregoni se ju intereson si e ka kaluar ditën. Afërsia me burrin nuk është vetëm veprimtari e shtratit të përbashkët. Një bisedë e qetë gjatë darkës mund të jetë e mirëseardhur dhe e dobishme.
MOS LLOMOTITNI: Shpesh pakënaqësia e gruas dhe llomotitjet për këtë shkak janë shkak i zvogëlimit të kujdesit të burrit për ju. Psikologët këshillojnë që të mos e bëjmë mizën buall. Meshkujt i shohin plotësisht ndryshe gjërat. Shumë e çmueshme është aftësia e shndërrimit të problemeve në shaka.
SINDROMI I GUVERNANTËS: Që moti dihet se për shërbimet e grave që ushtrojnë profesionin më të lashtë në botë më së shumti druajnë meshkujt që moti janë bërë etër. Ata ndihen të braktisur dhe të hedhur, duke pasur parasysh që gruaja tërë kujdesin dhe dashurinë ia kushton të porsalindurit. Jo kushtimisht, foshnja kërkon dashuri dhe kujdes, por poaq është e rëndësishme që fëmija në fëmijërinë e hershme të ndiejë se prindërit duhen mes veti dhe të mos ua dhurojnë tërë dashurinë fëmijëve. Të jesh burrë i guvernantës së kujdesshme nuk është gjëja më interesante që mund t’i ndodhë mashkullit.
KU ËSHTË MESI: Nuk duhet ta mbivlerësojmë apo mbiçmojmë punën tonë. Madje edhe nëse jeni shumë të lumtur në punën tuaj, e nëse puna juaj është burim i kënaqësisë dhe energjisë pozitive, lëreni një kënd të lirë për burrin tuaj. Mos harroni që kohë pas kohe ta thirrni nga puna, lajmërojeni për problemet, kërkoni këshilla. Ndani me të sukseset dhe mossukseset. Inkuadrojeni në punën tuaj. Do të jetë në favor të të dyve nëse ai aktivisht merr pjesë në të gjitha. Në anën tjetër, ato që e lëshojnë punën dhe shndërrohen në shtëpiake, rrezikojnë ta humbin vetëbesimin dhe moralisht e materialisht në tërësi të varen nga burri. Gruaja bukuroshe, e cila tërë ditën rri në shtëpi pa kurrfarë obligimi, shndërrohet në skllave. Shumicës së meshkujve u janë të tepërta gratë që nuk tregojnë aspak pavarësi.
HARRONI VËREJTJET: Jeta familjare shpesh i ngjason një loje shahu. Shumë e rëndësishme është të dish të kontrollosh situatën në tërësi, por para së gjithash bëhuni kritike ndaj veprimeve tuaja. Para se t’i gjuheni “burrit”, mendoni a i vlen barra qiranë. Dhe mos ndoshta pavetëdijshëm keni provokuar ndonjë veprim të tij që nuk ju shkon për qejfi. Sidomos ruajuni të mos ju shpërthejë mllefi në vende publike dhe para të tretit. Nuk do t’ju shkojë për shtat as burrit as të pranishmëve, as juve. Bisedat për atë që nuk ju ka pëlqyer leni për ndonjë kohë tjetër, kur të qetësohen emocionet dhe kur nuk ka publik.
PUSHONI NGA NJËRI - TJETRI: Mos harroni se në martesë nganjëherë është e nevojshme të jeni të vetmuar. Nëse tërë kohën e kaloni së bashku, grindjet janë të pashmangshme. Prandaj, kërkoni qetësi. Lexoni ndonjë roman, shëtitni fëmijët, kujtoni fjalët e ëmbla të dikurshme.
Do të jeni të gatshme për gjithçka, por vetëm të mos e humbni, apo jo?

kasperi- Legjendë
- Vendbanimi : Prishtine
Postime : 19666
Gjinia :
Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi : trokitja ne dritare
Re: Martesa është lojë shahu
ehe sipas meshkujve esht po sipas femrave esht shum ndryshe martesa;esht ndjen j shpirti esht ndjenja e zemres sosht loj shahu;meqe qenka kshu ateher po rri ma mir beqare sesa me u martu kot
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dashuria eshte ''Loje e Djallit''
» Kur martesa me fotografi është e frytshme...
» A është Martesa një mbyllje/izolim për partnerin?
» Mendes: Martesa është e mërzitshme dhe arkaike
» A është martesa caktim, apo zgjedhje e njeriut?!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi