Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur martesa me fotografi është e frytshme... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur martesa me fotografi është e frytshme... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur martesa me fotografi është e frytshme...

+3
Poeti Dhimbjes
Anakonda
Aяtємιѕα
7 posters

Shko poshtë

Kur martesa me fotografi është e frytshme... Empty Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 11 Feb 2012 - 10:17

Në shtator të vitit të kaluar, rastësisht u takova me një të afërm, emigrant në Itali prej vitesh, që u bë edhe "kumbara" i këtyre radhëve.


Leka, kështu quhej protagonisti ynë, kishte mbi 10 vjet që jetonte e punonte emigrant në Italinë e Veriut.

Si shumica e emigrantëve shqiptarë, kishte kaluar atë kohë me gomone një mesnatë gushti. Pasi kishte mbaruar fakultetin, duke mos duruar atë jetë allashqiptarçe, ia kish behur për në shtetin fqinj, përtej Adriatikut.


Me djersë e punë të ndershme, kishte arritur të administronte biznesin e tij, duke punësuar shumë bashkatdhetarë në firmën e tij të ndërtimit. Por, ne nuk do flasim këtë radhë për Lekën biznesmen, por për Lekën dhëndër.


"Unë,- vijoi bisedën ai,- kisha mbushur 30 vjeç e nuk isha martuar apo fejuar. Prindërit në fshat i kisha të moshuar. I vetmi merak i tyre për mua ishte që t'më shihnin me nuse. Unë nuk ua prisha. U thashë ta vënë në "shënjestër" ndonjë vajzë që atyre u pëlqen, e unë kthehem menjëherë.

E një të thënë, unë plotësova dëshirën e prindërve. Në një fshat të Pukës, ata kishin kërkuar dorën e vajzës së një të njohuri, e ai nuk i kishte kthyer mbrapsht, por insistonte të kthehesha unë e të takoheshim me vajzën dhe familjen e saj".


Leka, ndërkohë qesh, e tregon se në fotografi i kishte pëlqyer vajzës dhe prindërve të saj.


"Për koincidencë, edhe nëna ime ishte fejuar me babanë tim vetëm me fotografi, por në një mënyrë krejt tjetër në atë kohë.

E kështu, unë dhe vajza bëmë fejesën, këmbyem unazat, dhe nga fundi i dhjetorit kishim vendosur dasmën." Në prag të Vitit të Ri bënë dasmën, përgatiti dokumentet nuses e iku në Itali.


Këtë epilog të martesës së një emigranti tropojas, i cili është vetëm një nga shumë rastet e martesave të tilla, bazuar në traditën, ndonjë lexues mund ta quajë anakronike, por ky fenomen është realiteti.


Në Tropojë, gjatë vitit 2008, në evidencat statistikore të rrethit, rezulton se numri i divorceve te çifteve të reja është zero, ndërkohë kur, në shkallë vendi është shqetësim serioz. Institucioni i familjes në veri, e posaçërisht në Tropojë, është ruajtur duke u bazuar në traditat e hershme të familjes. Duke e quajtur të shenjtë, fenomenet e ndarjes kanë qenë të kufizuara.

Arsyet pse ndodh kjo, i shpjegojnë më poshtë të pyeturit tanë.
Gjatë këtyre viteve të tranzicionit të stërzgjatur, edhe familja malësore, dikur patriarkale dhe me shumë pjesëtarë, pësoi ndryshime rrënjësore, në drejtim të moshës së martesës, relativisht mbi 25-30 vjeç, numrit të fëmijëve të lindur ( 1-2 fëmijë për kurorë), por familja qëndroi dhe po qëndron e shenjtë dhe e paprekshme.

Martesat filluan të lidhen në bazë të njohjes reciproke dhe me ndërhyrjen e prindërve.

Ndonëse mbi 25 për qind e moshave për martesë janë në emigracion, mbi 95 për qind e tyre martohen me vajza tropojane dhe me ndërhyrjen e prindërve, çka ka ndikuar në uljen e divorceve. Pra, nëse në këtë trevë varfëria është në skajet ekstreme dhe njohjet e martesat janë bërë sipas traditës, dasmat organizohen moderne e bashkëkohore.

Ne kontaktuan e biseduam me njerëz të thjeshtë, prindër, intelektualë dhe drejtues të pushtetit vendor në Tropojë, e disa prej tyre u prononcuan për "Shekulli"-n:

Adem Breçani, punonjës pranë nënprefekturës, thotë se martesa tek ne ka qenë dhe mbetet e shenjtë, por ndikojnë ndjeshëm edhe zakonet kanunore, sepse ndarja e nuses nga burri i saj, kur burri e ndan pa shkaqe të përligjura, ai mbetet në gjak, sipas kanunit.

Jo se janë zbatuar normat e kanunit këto vite tek ne, por sidoqoftë, ndikon në sedrën e malësorit që ekziston në këtë mjedis. Faktor tjetër që divorcet janë minimizuar, është padyshim martesa e mbështetur dhe përkrahur nga prindërit e djalit dhe vajzës.

Lulzim Logu, poet, ka mendimin se në një martesë sa më të gjatë dhe të lumtur të të rinjve tropojas, e që mbetet për t'u përgjithësuar pikësimi në zero i divorceve këto kohët e fundit, është besimi në martesë për një jetë të lumtur dhe konsolidimi i pushtetit të mashkullit (burrit) ndaj gruas në marrëdhëniet bashkëshortore.

Ndërsa Shpend Kuca, mësues dhe këshilltar i bashkisë për çështjet sociale, mendon se influencojnë edhe disa faktorë indirekt në konsolidimin e martesës në trevën tonë. Ne jemi një komunitet, vazhdon ai, me një varfëri të tejskajshme.

Në traditën tonë ka qenë dhe mbetet organizimi i dasmave me pjesëmarrje të gjerë. Dasmat kanë një faturë të madhe financiare, e gjendja ekonomike është e përballueshme.

Gjithashtu, emigrantët janë martuar me të huaja për arsye të ndryshme e pastaj janë ndarë, por me shumë vështirësi.

Kjo ka bërë që të rinjtë emigrantë, martesat t'i bëjnë me vajza vendase. Së fundmi, duhet përcaktuar se nocioni i martesës dhe familjes, jepet tepër qartë edhe në nenet e kanunit, të cilat janë aktuale edhe në kohët moderne:

"M'u martue do me thanë m'u ba shpi, me ia shtue shpisë një rob ma tepër, sa për krah të punve, sa për të shtuem të fmive."

Shekulli


Ekzistojne ende keto praktika ne Shqiperi, ju si i gjykoni ?
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur martesa me fotografi është e frytshme... Empty Re: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Mesazh nga Anakonda Sat 11 Feb 2012 - 19:40

Nuk mendoj se eshte gje e mire,pasi ne ditet e sotem njerezit duhen te njihen,dhe jo me ane te nje fotografise per tu martuar.Ekziston nje gje e tille ne ato vende ku ekziston kanuni.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur martesa me fotografi është e frytshme... Empty Re: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 28 Mar 2012 - 1:49

Per mendimin tim, te martohesh thjesht duke e pare partnerin ne fotografi, mendoj se eshte paksa me absurde se sa ajo martesa me shkuesi qe behej me pare.
Njeriu kur martohet, duhet qe ta njohe deri diku partnerin, pasi do te kaloje nje jete te tere me te ne vazhdim. Por si kane ardhur kohet sot, eshte bere veshtire t'a njohesh njeriun drejt per drejt, e jo me t'a njohesh thjesht nga ana e nje fotografie.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur martesa me fotografi është e frytshme... Empty Re: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 19 Nov 2012 - 19:33

Para 10 vitesh kjo martesa me fotografi edhe ne shkuesi ka qene shume normale anej nga anet tona[You must be registered and logged in to see this image.], tani kane ndryshuar njerezit e gjithcka, sot nuk martohet kush sepse nuk ja dine rendesine marteses.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur martesa me fotografi është e frytshme... Empty Re: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Mesazh nga An0nim Wed 21 Nov 2012 - 2:15

Une per vete do te martohem me foto perderisa eshte metode e sukseshme.Pastaj bej cudi per keta antare te nderuar qe mbase shprehin dhe se si mund te ndodhin keto gjera, nderkohe qe disa mbase jane dashuruar me foto por me ndryshimin e vetem qe keto foto i kane pare ne pc.Pra ndryshojne mjetet,qellimi mbetet i njejte .Ashtu sic nuk do te jem kunder per c'do gje qe i ka shanset 50-50 [nder te cilat edhe martesa ] nuk mund te jem as kunder kesaj lloj martese.Megjithese disa antare do te me quajne dhe maskilist do te sjell ketu dhe nje shprehje popullore. Kur eshte e re femra eshte lepur,kur martohet behet dhelper,ndersa kur lind femije behet ujk .Pra ngado qe te shkosh ngado qe te vesh prap brenda do ta kesh, te gjitheve ujku do te na haje .Kjo eshte per te gjithe meshkujt...
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur martesa me fotografi është e frytshme... Empty Re: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 21 Nov 2012 - 2:20

Rendesi ka te funksionoje martesa, sesi martohesh apo me kend, eshte puna jote, pavaresisht paragjykimeve.

Ka raste qe keto martesat me foto e me shkuesi jane shume me te suksesshme sesa ato qe njihen 2-3vjet bashkejetojne, dhe pastaj ndahen.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur martesa me fotografi është e frytshme... Empty Re: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Mesazh nga Emona Wed 21 Nov 2012 - 3:03

Martesa te tilla jan te rralla diteve te sotme,por ska ndonje te keqe qe te paragjykojn njerzit nese plq nj-tj pse te mos martohen ,dashuria linde me kohe drejt tyre...

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur martesa me fotografi është e frytshme... Empty Re: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Mesazh nga SpOrTiStI Sat 24 Nov 2012 - 15:36

Asnje her si dihet ..Por mendoj njeriun se njeh mir kur e ke perdit perball e jo me kur e sheh ne foto...
SpOrTiStI
SpOrTiStI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 151
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/06/2012
Mosha Mosha : 37

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur martesa me fotografi është e frytshme... Empty Re: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi