Mjekët obstetër: Gruaja në karrierë po rrit lindjet në moshë të madhe, shtatzënitë me probleme
2 posters
Faqja 1 e 1

Lorina Mixha
Fenomeni i industrializimit po bëhet “kërcënim” edhe për popullsinë shqiptare. Madje për popullsinë e së ardhshmes.
Dje në konferencën e 6 të perinatolgojisë për herë të parë mjekët obstetër nga dy maternitetet e kryeqytetit “Koço Gliozheni” dhe “Mbretëresha Geraldinë” në referimet e tyre qasën faktet se në vendin tonë, gratë në karrierë, vajzat të cilat mendojnë në fillim të bëhen të suksesshme në punën e tyre dhe më pas të lindin, po rrisin moshën e lindjes së fëmijës së parë.
Mendësia për të bërë karrierë përpara se të bëhemi prindër po sjell probleme sociale-demografike dhe po ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shkallën e lindshmërisë së shëndetshme në vend.
Sipas mjekëve kjo bën që për një përqindje të lartë femrash mosha se kur lindin fëmijën e parë të jetë rreth të 30-ve, por edhe pas kësaj moshe. Obstetrit referuan se nga studimet dhe vëzhgimet e shtatzënive të viteve të fundit, rezulton se një pjesë e konsiderueshme femrash të përjetojnë shqetësime gjatë kësaj periudhe. Po ashtu edhe fëmijët të paraqesin probleme si në kohën e qëndrimit në bark ashtu edhe pas lindjes. Një tjetër problem i referuar nga obstetrit janë edhe lindjet e parakohshme për shkak të ndotjes, mjedisit të papastër. Studimet e viteve të fundit në të gjithë botën kanë treguar se nënat që qëndrojnë në ambiente duhanpirëse lindin bebe në peshë më të ulët, sesa nënat që qëndrojnë në ambiente me ajër të pastër e të freskët.
Mosha e madhe e nënës, por dhe faktorët socialë, si, kequshqyerja para dhe gjatë shtatzënisë dhe ndotja e mjedisit po ndikojnë gjithnjë e më shumë në lindjet e parakohshme të fëmijëve.
Lindjet
Rritja e moshës së lindjeve përveç problemeve gjatë shtatzënisë, rritjes së mundësisë për të shfaqur komplikacione dhe për ulje të shkallës së riprodhueshmërisë së shëndetshme sjell edhe më shumë lindje të parakohshme.
Në referatet e mjekëve të dy materniteteve, të cilët në vëzhgime të përbashkëta, studime kartelash dhe anketimesh tregojnë se në dy vitet e fundit rreth 10 për qind e grave në vendin tonë kryejnë lindje të parakohshme, nga 7 për qind që vërehej më parë. Drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë, Rubena Moisiu tha se kjo përqindje është rritur si pasojë e ndotjes së mjedisit dhe rritjes së moshës së lindjes.
Por lindjet para kohe janë një prej shkaqeve të vdekshmërisë foshnjore. Mjekja gjinekologe rendit disa prej rreziqeve që prekin foshnjën pas lindjes dhe që mund t’i shkaktojnë asaj vdekjen.
Ministri Vangjel Tavo sqaroi dje në konferencë se në Shqipëri ka ende gra, të cilat nuk kanë mundësitë e kontrollit para dhe pas lindjes, si dhe të tjera që nuk mund të lindin. Sipas ministrit midis nevojave të një shoqërie në zhvillim, qëndron një sistem politiko-shëndetësor që, kërkon përmirësimin e gjendjes dhe të kushteve ekzistuese.
Demografia
Numri i lindjeve në vend nga viti në vit po ulet. Numri ideal i fëmijëve që duan të lindin shqiptarët është mesatarisht dy. Mosha mesatare e marrëdhënies së parë seksuale nis nga 21 në 32 vjeç, ndërsa mosha e martesës për gratë kryesisht është 22-23 dhe për burra 26-28. Gratë shqiptare e lindin fëmijën e parë rreth moshës 23 vjeç, ndërkohë që 3-4 për qind e grave shtatzënë janë nga 15 deri në 19 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Statistikave shpallën dy vjet më parë rezultatet e Studimit të Parë Demografik dhe Shëndetësor, realizuar gjatë periudhës 2008-2009 në vend.
Lindjet para kohe
Statistikat e lindjeve raportojnë se rreth 10 për qind e grave lindin fëmijë përpara kohe, sidomos këto dy vitet e fundit. Tre vjet më parë shifra ishte vetëm 7 për qind.
Deklarata
Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, sqaroi dje se në vendin tonë ka ende gra të cilat nuk kanë mundësi të kontrollit para dhe pas lindjes
Infertiliteti
Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë raportojnë se janë rreth 12 për qind e çifteve shqiptare që kanë probleme me sjelljen në jetë të një fëmije në rrugë natyrale, ndërkohë që mjekët gjinekologë kanë thënë dje se kjo statistikë shkon deri në 15 për qind të rasteve.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Mjekët obstetër: Gruaja në karrierë po rrit lindjet në moshë të madhe, shtatzënitë me probleme
shumica grave vejn karrieren para familjarve dmth para femijeve;mir do ishte qe edhe karriera edhe femija te zinte vendin kryesor ne jeten e nje gruaje;jo vetem karriera sepse ulmsheria e lindjeve edhe vdekshmeria e lart con ne shtimin e moshave te 3
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Humbja e virgjërisë në moshë të madhe, rezulton me probleme shëndetësore
» Gruaja me e madhe ne bote (FOTO)
» Fushatë për të ndaluar shtatzënitë gjatë Krishtlindjeve !
» Grate ne karriere, te pabesa si burrat
» A ekzistojne vertet lindjet e femijeve nga nena te virgjera?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi