Qëndistari Kazazi: Rritet kërkesa e flamujve me qëndisje
2 posters
Faqja 1 e 1
Qëndistari Kazazi: Rritet kërkesa e flamujve me qëndisje
100 vjet Pavarësi mbushet me fije ari. Çmimet variojnë nga 30-40 mijë lekëShpresa Mezini
100-vjetori
i Pavarësisë po ndihet sidomos së fundmi, kur na ndajnë vetëm disa ditë
nga festimet që do të mbahen në të gjithë vendin, por edhe përtej tij.
Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, si ata që pozicionohen brenda
kufijve edhe ata jashtë tyre, po presin me padurim ardhjen e kësaj dite
të madhe për kombin tonë. Ndjeshmëria, në këtë vit jubile, duket se ka
arritur majën. Çdo familje, çdo fëmijë, i ri apo i rritur, ka shpenzuar
para për t’u ndier më afër vendit të tij, për të qenë të gjithë bashkë,
një komb, një gjuhë, një frymë. Si një formë kontributi apo edhe
shprehjeje të identitetit të tyre, që siç thonë vetë ata nuk do e
ndërronin me asgjë tjetër, ata valëvisin në ballkone, oborre apo në
makinat e tyre flamujt kuq e zi, si për të treguar se janë krenarë që
janë shqiptarë. E megjithatë, ndonëse flamuri është simboli që
preferohet më shumë, ai për të cilin edhe shpenzohet më shumë, në listë
nuk mbeten prapa suveniret apo emblemat që përfaqësojnë kombin tonë.
Një
nga qëndistarët më të njohur në kryeqytet, Ylli Kazazi, pasardhës i një
prej familjeve që e kanë ruajtur traditën brez pas brezi, që e ushtron
këtë profesion që prej vitit 1980, ndonëse zanatin e ka mësuar që në
vogëli, tregon për gatishmërinë e shqiptarëve për të blerë flamuj,
suvenire apo emblema, ato që përfaqësojnë vendin tonë.
“Interesimi
i qytetarëve për të blerë elemente që përfaqësojnë 100-vjetorin e
Shqipërisë shtet ka nisur prej disa muajsh, ndonëse fluksi është rritur
me një ritëm të jashtëzakonshëm 5 ditët e fundit. Duke qenë se qytetarët
janë të interesuar të blejnë sa më shumë, qëndistarët kanë kërkesa të
panumërta nga tregtarët, të cilët shesin këto lloj produktesh në dyqanet
e tyre të suvenireve. Prej afro 5 ditësh tregtarët më kanë kërkuar të
prodhoj të paktën 10 flamuj në ditë. E kam fjalën këtu për flamujt me
qëndisje, ato të cilat janë cilësorë, për rrjedhojë duan kohë për t’u
realizuar, por që natyrisht kanë edhe kosto”, sqaron qëndistari Kazazi
për gazetën “Shqip”.
Ai tregon se ky simbol është tri llojesh, të cilat ndahen sipas cilësisë, ndërsa pohon se varet nga përzgjedhja që bën klienti, ai që vendos që
të investojë për një flamur të stampuar apo të qëndisur. Kazazi pohon
se ditët e fundit vërehet interesim i madh për flamujt me qëndisje, të
cilat përfshihen në kategorinë e punimeve artistike, pasi bëhen me dorë,
ndonëse nuk përjashtohet edhe fluksi i kërkesave për flamujt me
stampim, të cilat janë cilësore në një formë tjetër. Ai nënkuptoi se
shpesh qytetarët tërhiqen për të blerë flamujt me qëndisje, pasi janë më
të kushtueshëm, sepse vetë procesi i realizimit të tij është i
kushtueshëm, ndonëse ata nuk janë në dijeni të kësaj specifike.
Zanatçi
i vjetër, i pasionuar pas këtij profesioni, qëndistari nuk ngurron të
tregojë sesi punohet një flamur i qëndisur, formati i të cilit është 140
me 1, përmasat që njeh ligji.
“Copën e blej në tregun e shumicës.
Marr tri lloj materialesh, sepse flamuri mund të prodhohet në tri
forma, siç është atllazi, astari apo puplini. Përgjithësisht preferoj
materialin e atllazit, pasi është cilësor, i bukur për syrin dhe
qëndisja kryhet më lehtë, sepse vetë copa ta krijon këtë komoditet,
ndërsa astari dhe puplini kanë vështirësi në qëndisje, ndonëse edhe aty
mund të arrihet. Mbi dizajnin, që kuadratin formën e shqiponjës,
kryej qëndisjen e shqiponjës me pe të zi, shkruaj 100 vjet Pavarësi, të
cilën e qëndis me fije ari, i vendos thekët, që janë dy llojesh,
mëndafsh ose pambuk, sepse fijet e arit kushtojnë shumë”, shprehet
Kazazi.
Ai rrëfen se edhe copa e flamurit ka rëndësinë e saj,
sepse atllazi është material që shkëlqen, që shërben kryesisht për
ambiente të brendshme, siç janë shtëpitë, astari shërben për përdorim të
jashtëm, pasi i reziston shiut, erës dhe diellit, ndërsa puplini është
material i dorës së dytë, që pothuajse nuk përdoret.
Teksa
shpjegon me dashamirësi e kënaqësi punën e tij, qëndistari pranon se në
varësi të materialit apo punimit, me stampim apo qëndisje, ndryshon edhe
çmimi.
“Në rastet kur në flamur nuk shkruhet mbishkrimi 100 vjet
Pavarësi, unë si prodhues e shes 20 mijë lekë të vjetra, ndërsa tregtari
e shet 30 mijë lekë, ndërsa kur këtë mbishkrim e qëndis me fije ari,
unë e shes me 30 mijë lekë të vjetra, ndërsa tregtari 40 mijë lekë. E
megjithatë, pavarësisht çmimit, shitja e tyre, sipas të dhënave që kam,
ka ecur paralelisht. Di të them që në këtë vit të rëndësishëm për vendin
tonë është rritur numri i klientëve cilësorë, që do të thotë numri i
atyre që shpenzojnë për një flamur që në të vërtetë përbën vlerë, pasi
është në përputhje me të gjitha standardet e kërkuara, jo ata të cilët
janë të deformuar nga ana artistike”, shprehet qëndistari.
Ai
thotë se nuk mungojnë edhe kërkesat për blerje të suvenireve apo
emblemave, simbole që kushtojnë lirë, nga 20-30 mijë lekë të vjetra.
Por,
përballë prodhimit të flamujve që bëhen me dorë, punime tërësisht
artistike, paraqitet një realitet tjetër. Në tregje, minimarkete apo tek
ambulantët shiten flamuj, materiali i të cilëve i përket dorës së dytë.
E megjithatë, nuk është vetëm ky problemi, dizajni i shqiponjës është i
tjetërsuar, i deformuar, një shqiponjë e fryrë, ku gjuha dhe goja janë
një element i vetëm, vështirë të dallosh secilën prej tyre të ndarë.
Çmimet
e tyre variojnë nga 3500-5000 lekë të vjetra, copat e të cilave nuk
janë cilësore dhe kundërmojnë aromë të pakëndshme. Nga ana tjetër,
suveniret me figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut apo Ismail Qemalit
kushtojnë vetëm 10 mijë lekë të vjetra.
Re: Qëndistari Kazazi: Rritet kërkesa e flamujve me qëndisje
kshu kam qef te kem 1 flamur e un bashk me te ks po ce se kam vetem ate te shqipris
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Rritet akciza për serat
» Rritet numri i të varfërve
» Burri që refuzon të rritet
» Rritet numri i shikimeve në YouTube
» Rritet dogana për automjetet e përdorura
» Rritet numri i të varfërve
» Burri që refuzon të rritet
» Rritet numri i shikimeve në YouTube
» Rritet dogana për automjetet e përdorura
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi