Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A e mbyt martesa dashurinë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A e mbyt martesa dashurinë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A e mbyt martesa dashurinë?

5 posters

Shko poshtë

A e mbyt martesa dashurinë? Empty A e mbyt martesa dashurinë?

Mesazh nga An0nim Sun 25 Nov 2012 - 23:16

A E MBYT MARTESA DASHURINË?

Pas shumë debateve ,analizave të psikologëve botëror është vërtetuar se përkundër shumë mendimeve,martesa nuk është ajo që e mbyt dashurinë!

Klisheja super e njohur "martesa mbyt dashurinë" gjithmonë ka ekzistuar dhe për fat të keq akoma ekziston!

Por ku është problemi? Psikologët flasin hapur duke thënë se partnerët janë fajtorët kryesorë për humbjen me kohë të dashurisë,kështu duke i ikur përgjegjësisë ia lenë fajin institucionit më të shenjtë- Martesës!

Çiftet pas kurorës kanë ndaluar të bëjnë investime në emocionet e njëri-tjetrit dhe kanë ndaluar përpjekjen për mbarëvajtje në lidhjen e tyre! Patjetër që ai emocion i veqantë në ditët e para që të bënë të të lëshojnë këmbët,humbet,sepse më nuk ke përballë njeriun ideal,por një njeri real me të gjitha të mirat dhe të metat e tij/saj. Ndodh që të zhgënjehemi,por kjo është shumë normale,sepse po të kërkosh ta shohësh dikend gjithmon të përsosur,quhet sëmundje-kështu përfundojnë të thojnë psikologët botërorë!

Por cilat janë këshillat që na ndihmojnë që dashuria të mos mbaroj kurrë? Ka shumë por tre janë me rëndësi të veqantë!

1.Ta duam ashtu siq është- pra ta duam me të gjitha të metat e tij/saj,duke mos u munduar kurr ta ndryshojmë,sepse njeriu me të cilin je martuar është një person krejt tjetër,me karakter dhe me mentalitet krejtësishtë të ndryshëm nga i yti,pra të mundohesh ta ndryshosh ngacmon egon e tij/saj,prek ndjenjat dhe thyen ëndrrat e tij/saj që janë palosur me vite në mendjen e tij/saj,dhe në këtë mënyrë fillon të humb respekti i ndërsjelltë dhe pastaj me të edhe DASHURIA!

2.Dashuria kërkon investim- Duke filluar prej respektit të mendimit,ideve të njeri-tjetrit,duke njohur me karakteret e të dyve,duke ruajtur gjuhën nga fjalët ofenduese,duke respektuar profesionin e njeri-tjetrit,duke nderurar familjet,duke i ndihmuar në çfarëdo pune që kanë nevojë,duke ruajtur sekretet,duke ruajtur privatesinë me xhelozi,duke i nda kohë njeri-tjetrit,duke respektuar dëshirën për të kaluar një kohë me shokët/shoqet,duke i befasuar me gjëra që i pëlqejnë,duke i blerë dhurata herë pas here,duke e lavdëruar për të arriturat,duke i ndihmuar në rritjen dhe edukimin e fëmijëve,e kështu me rradhë,pra duke dhënë maksimumin,që dashurinë ta mbajmë të freskët deri në fund të jetës!

3.Bëhuni romantik- nëse doni që të duheni akoma me pasion,atëherë bëhuni romantik thonë psikologët. Nuk bën të mendojmë se tashmë jam martuar me personin që e kam dashur,ashtu kështu e kam më grua/burrë,dhe nuk ka më nevojë për romantizëm.Jo ky mendim mbyt përfundimishtë atë ndjenjë fisnike,dashurinë! Mirëpo çka duhet të bëjmë?!

Çdo ditë tregoni se sa shumë e dashuroni. Tregoni se sa i pëlqen pamja e tij/saj,befasoni njeri-tjetrin me gjërat që i pëlqejnë,gëzojeni me dhurata herë pas here,ndonjeherë dilni jashtë për ta ngrenë një darkë,etj etj që secilit t’i bie ndërmend për ta kënaqur partnerin tuaj. Kështu edhe largoni nga jeta monotonin e krijuar dhe dashurisë suaj i shtoni një freski,duke e bërë me pasion çdo ditë e më tepër deri në pafundësi!

Dashuria e vërtetë s'mbaron me martesë por fillon me martesë ,e që bëhet shumë e fortë pas kalimit të viteve së bashku nëse jemi ne ata që e kultivojmë përherë!/mesazhi/A.Murati/
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e mbyt martesa dashurinë? Empty Re: A e mbyt martesa dashurinë?

Mesazh nga Ariel Sun 25 Nov 2012 - 23:32

Dashuria e vërtetë s'mbaron me martesë por fillon me martesë ,e që bëhet shumë e fortë pas kalimit të viteve së bashku nëse jemi ne ata që e kultivojmë perhere.

Ky eshte dhe mendimi im. 8-d-
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e mbyt martesa dashurinë? Empty Re: A e mbyt martesa dashurinë?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 26 Nov 2012 - 2:44

Vetem njeriu e mbyt/shkaterron dashurine, asgje tjeter.

Martesa vetem e zbukuron, e ben te triumfoj.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e mbyt martesa dashurinë? Empty Re: A e mbyt martesa dashurinë?

Mesazh nga Xhan Mon 26 Nov 2012 - 2:46

Spo besoj qe e mbyt .. se per ndryshe kurr sisha martuar
Xhan
Xhan
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 4302
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/11/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e mbyt martesa dashurinë? Empty Re: A e mbyt martesa dashurinë?

Mesazh nga Anakonda Tue 27 Nov 2012 - 5:20

martesa e zbukuron edhe e ben dashurin me te embel besoj un
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e mbyt martesa dashurinë? Empty Re: A e mbyt martesa dashurinë?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi