Dhunuan të miturin se vodhi flamurin, pezullohet polici
2 posters
Faqja 1 e 1
Dhunuan të miturin se vodhi flamurin, pezullohet polici
TIRANË- Shërbimin i Kontrollit të Brendshëm, (SHKB),
pranë Ministrisë së Brendshme, ka nisur hetimin ndaj dhunës që policia
ushtroi një ditë më parë ndaj një të mituri. SHKB nisi hetimet në kuadër
të zbardhjes së ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë për
mosrespektim të të drejtave e lirive të qytetareve nga ana e uniformave
blu.
"Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ditën e
djeshme, menjëherë pas marrjes dijeni për veprimet e kundërligjshme të
kryera nga një punonjës policie gjatë shoqërimit të një të mituri, është
bërë Pezullimi nga detyra i këtij punonjësi. Ndërkohë, ndaj tij, nga
Drejtoria e Standardeve Profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të
Policisë së Shtetit ka filluar ecuria disiplinore për shkeljet e kryera
gjatë ushtrimit të detyrës", thuhet në deklaratën për media.
Një
i mitur është dhunuar dje nga Policia e Shtetit, sepse kishte hequr një
flamur kombëtar nga zbukurimet dekorative të rrugës për ta vendosur në
ballkonin e shtëpisë së tij. Një polic rrugor e ka mbajtur me forcë
djalin, ndërsa një efektiv i rendit publik pas 2 minutash i vë prangat.
Por, polici nuk është mjaftuar me kaq, por siç duket edhe nga
pamjet e godet disa herë. Pamjet e filmuara nga persona të rastit janë
hedhur në You Tube, ku dëshmohet se djali i moshës rreth 15-16 vjeç, jo
vetëm dhunohet, por edhe arrestohet si një kriminel.
(e.m/BalkanWeb)

Re: Dhunuan të miturin se vodhi flamurin, pezullohet polici
e kam par kete video , me ka kujtuar vitet e 99-ta
Xhan- Princeshë
- Postime : 4302
Gjinia :
Anëtarësuar : 21/11/2012
Similar topics
» Dhunuan studentët, arrestohen 8 truprojat e universitetit privat
» E quajti Edi Ramën “Hitler” pezullohet nga detyra Breçani
» Vodhi Kishën Katolike, burg për 23 vjeçarin
» I këndon vargje seksi një vajze, pezullohet nga shkolla 6 vjeçari
» Vodhi hekurat e pusit të naftës, kapet vlonjati

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi