Gjermanët punojnë materialin më të lehtë se ajri
Faqja 1 e 1
Gjermanët punojnë materialin më të lehtë se ajri
Shkencëtarët gjermanë në Universitetin e Kielit dhe të Fakultetit Teknik të Hamburgut, kanë zbuluar materialin më të lehtë në botë, të cilin e ka quajtur aerografit.
Një centimetër kub i aerografitit peshon vetëm 0,2 miligramë, gjë që e bën një të katërtën e masës së rekordit të mëparshëm. Ajo ka pesëmijë herë dendësi më të vogël se uji, ndërsa është gjashtë herë më i lehtë se ajri. Mbi të gjitha, aerografiti është aq i lehtë sa që është vështirë të punohet me të në laborator të rëndomtë, sepse me një lëvizje mund të shpërndahet përreth.
“Nëse doni të keni një kilogram të këtij materiali, kjo do të zinte hapësirë prej pesë metra kub... Për ta transportuar këtë sasi, duhen pesë makina”, thonë hulumtuesit.
Aerografiti paraqet një rrjetë të tubave të karbonit, secila prej të cilave ka një diametër prej rreth 15 nanometrave, të ndërlidhura në madhësi mikro dhe nano. Për shkak të lehtësisë dhe sipërfaqes të madhe, ajo do të mund të ndihmonte në ndërtimin e baterive të lehta të litiumit. Mund të gjejë përdorime edhe në ndërtimin e rrobave rezistente ndaj ujit, kompjuterë më të lehtë, për filtrime të ujit dhe ajrit, si dhe ekrane mbrojtëse për satelitët.
Kjo materie përfitohet nga kristalet e oksidit të zinkut në një furrë të veçantë, të cilat pastaj ngrohen në temperaturat deri në 900 gradë celsius.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Gjermanët, popull gazmor?!
» Ku te punojne prinderit
» Zviceranet i duan italianët, gjermanët dhe kosovarët!
» Amerika do të vuajë njëlloj sikur vuajtën gjermanët
» 10 Shtetet Ku Punojnë Më Pak Dhe Fitojnë Më Shumë
» Ku te punojne prinderit
» Zviceranet i duan italianët, gjermanët dhe kosovarët!
» Amerika do të vuajë njëlloj sikur vuajtën gjermanët
» 10 Shtetet Ku Punojnë Më Pak Dhe Fitojnë Më Shumë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi