Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“I vdekuri” ngjallet në funeralin e tij People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“I vdekuri” ngjallet në funeralin e tij People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“I vdekuri” ngjallet në funeralin e tij

2 posters

Shko poshtë

“I vdekuri” ngjallet në funeralin e tij Empty “I vdekuri” ngjallet në funeralin e tij

Mesazh nga WebMaster Fri 28 Dec 2012 - 10:39

Ngatërresa

Historia e rrallë në Shkodër. Familja identifikoi sozinë e 50-vjeçarit në morgun e qytetit

Fytyra e të aksidentuarit ishte dëmtuar shumë dhe familja e ngatërroi për shkak të një shenje në trup

Ardi Hoti

Një 50-vjeçar ka shokuar familjen, e cila mendonte se ai ka vdekur nga një aksident, kur u ka ndërprerë funeralin që po mbahej për të në shtëpinë e tij. Familjarët janë shtangur e disave u ka rënë të fikët, kur kanë parë që “njeriu i vdekur” po pyeste se çfarë kishte ndodhur. Ngjarja që i ngjan identik një rasti të shënuar në Brazil, ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës, pasi djali i 50-vjeçarit kishte identifikuar në morgun e qytetit një person të aksidentuar, i cili kishte pësuar shumë dëmtime në fytyrë, e që gabimisht mendonte se ishte i ati.

Aksidenti më 31 tetor

Historia e rrallë zë fill katër ditë më parë, kur në qytetin e Shkodrës ndodhi një aksident, pikërisht pranë stacionit të linjës së furgonëve për në Tiranë. Pikërisht më 31 tetor, policia e Shkodrës deklaroi se një person, rreth 50 vjeç, është aksidentuar për vdekje, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia shpjegoi se i aksidentuari nuk është identifikuar për shkak të dëmtimeve të shumta në fytyrë dhe nuk ishte i pajisur me ndonjë dokument identifikimi. Më tej, uniformat blu dhanë detaje se ngjarja kishte ndodhur në hyrje të qytetit, pikërisht pranë vendit, ku rrinë furgonët e Shkodrës. Aty, një veturë që lëvizte me shpejtësi ka përplasur kalimtarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që drejtuesi është larguar me shpejtësi. Policia e dërgoi trupin në morg, ndërkohë që priste të kryhej identifikimi i tij.

Zhdukja e 50-vjeçarit

Teksa për aksidentin e ndodhur nuk po paraqitej askush në morgun e qytetit të Shkodrës, djali i një familjeje qytetare, me banim në lagjen “Tre heronjtë”, ishte i shqetësuar, pasi që më datë 31 nëntor, babai i tij, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Sipas të dhënave, ai merrej me shitje pjesësh motorësh dhe riparim të tyre, kështu që babai i tij, 50-vjeçari L. T., ishte nisur për në Tiranë, me qëllim për të blerë disa pjesë këmbimi. Një ditë më vonë, i shqetësuar, pasi babai nuk kishte telefon me vete dhe nuk ishte kthyer në banesë, djali ka nisur ta kërkojë, madje ka kontaktuar edhe me policinë, pasi kishte dëgjuar për aksidentin e ndodhur pranë stacionit të furgonëve. I biri i 50-vjeçarit ka dyshuar meqenëse i ati ka qenë duke shkuar për në Tiranë, mund të jetë përplasur për vdekje nga ndonjë makinë.

Identifikimi në morg

Në këto kushte, ai ka shkuar në morg për të verifikuar nëse personi i paidentifikuar që ndodhej në morg, i cili ishte përplasur nga makina, ishte babai i tij, apo jo. Madje, bashkë me të kanë shkuar edhe familjarë të tjerë, të cilët kanë këqyrur kufomën, për të cilin kanë ngritur dyshimet se ishte njeriu i tyre. Madje, një nga familjarët ka vënë re një shenjë në trupin e kufomës, që ishte njësoj si shenja që kishte 50-vjeçari i zhdukur. Në këto kushte, familja ka deklaruar para ekspertëve të mjekësisë ligjore, se ai ishte i afërmi i tyre, i cili ishte zhdukur që ditën e aksidentit.

Ceremonia dhe dyshimet

Menjëherë, ata kanë tërhequr trupin e pajetë, si dhe kanë përgatitur ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit të afërmit të tyre. Dy ditë më parë, ata kanë qenë duke bërë nderimet e fundit për viktimën, para se ta nisnin për në banesën e fundit, kur një nga të afërmit ka filluar të dyshojë për të. Me gjithë fytyrën e dëmtuar, një anëtar i familjes ka filluar të ketë dyshimet e veta, të cilat ua ka treguar edhe disa të tjerëve për personin që po përgatiteshin për ta varrosur.

Rikthimi i të zhdukurit

Në ato momente, kur të gjithë të afërmit ishin mbledhur në shtëpi, është shfaqur personi, i cili mendohej i vdekur nga aksidenti. Të gjithë janë shtangur nga prania e tij, por edhe ai vetë, i cili menjëherë ka pyetur “çfarë ka ndodhur?”. Njerëzit, të cilët nuk u besonin syve, kanë përjetuar frikë dhe gëzim në të njëjtën kohë, madje dikujt i ka rënë edhe të fiktë, për shkak të asaj që po ndodhte para syve të të gjithëve. Më pas, ai ka treguar sesi ishte zhdukur dhe pse kishte mbetur në Tiranë, pa pasur mundësi komunikimi, duke sqaruar të gjithë situatën e ndodhur, e duke rikthyer gëzimin në familjen dhe te të afërmit e tij.

Ridërgohet kufoma në morg

Pas kësaj ngjarjeje, e cila duket se ka marrë një trajtë tragjiko-komike, familjarët e 50-vjeçarit kanë rikthyer kufomën në morgun e qytetit, duke shpjeguar edhe çfarë kishte ndodhur. Madje, për gjithë ngjarjen është njoftuar edhe policia, e cila ende nuk ka identifikuar autorin e aksidentit të rëndë, por njëkohësisht mbetet i paidentifikuar edhe personi i përplasur për vdekje.

Faktet

Zhdukja

50-vjeçari, ishte nisur për në Tiranë, por nuk ishte kthyer, prandaj i biri u interesua në morg për personin e paidentifikuar

Rikthimi

Në momentin që po zhvillohej ceremonia mortore, në banesë u kthye i zhdukuri nga Shkodra, i cili ka sqaruar situatën shokuese

Kufoma

Pas sqarimit, kufoma, e cila mbetet ende e paidentifikuar është ridërguar në morg, ku janë sqaruar edhe rrethanat e ngatërresës

Precedenti

Historia siameze në Brazil

E njëjta histori ndodhi vetëm pak ditë më parë në Brazil dhe lajmi për personin e shfaqur në funeralin e vet bëri xhiron e botës. Ngjarja ndodhi të martën në San Paolo. Gilberto Araujo hyri në shtëpi në momentin që po zhvillohej ceremonia mortore për të. Ky ishte një rast shumë i çuditshëm i ngatërrimit të identitetit. Vëllai i Araujo, që punon në një lavash, u thirr që të identifikonte kufomën e një personi, që ngjante si vëllai i tij. Familja kishte katër muaj pa e parë Gilberto-n. Vëllai, gabimisht e identifikoi sozinë e të vëllait si njeriun e tij dhe e mori kufomën në shtëpi. Në fakt kishte marrë trupin e Genivaldo Santos Gama. Dikush i tha në rrugë Gilbertos- se familja e tij po e vajtonte, pasi kujtonte se ai kishte vdekur. Atëherë Gilberto mori rrugën për në shtëpi, duke i tronditur të gjithë. Konfuzioni u përhap kur u tha se ishte vrarë një person që punonte në lavash. Kjo e ngatërroi edhe më shumë vëllain e Gilberto-s. Familja thotë se janë shumë të lumtur tani që e kuptuan se djali i tyre është gjallë
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“I vdekuri” ngjallet në funeralin e tij Empty Re: “I vdekuri” ngjallet në funeralin e tij

Mesazh nga Ariel Wed 2 Jan 2013 - 7:19

Hej zot i modh, ca sbon vaki.
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi