NOBEL PËR SË VDEKURI;FREDERIK RESHPJA
4 posters
Faqja 1 e 1
NOBEL PËR SË VDEKURI;FREDERIK RESHPJA
Nga KOLEC TRABOINI, Boston
Të thoshe se e kishe mik
është njësoj sikur ti mbushje mendjen vehtes se kishe mik një yll në
qiell. Ndaj më së shumti mbeten të pakuptueshme mënyrat e sjelljes së
tij në këtë botë njerëzore ku kishte të ngjashëm veç veten. Edhe kur e
shanin edhe kur e lavdëronin qëndronte indiferent si një orakull. Ishte
tepër larg për të qënë tokësor Frederik Rreshpja, lirik-pikëllimi
kozmik i shekullit shqiptar…
Pasioni i verbër për të lartësuar
ose poshtëruar një individ në histori a në të përditshmen që na ka zënë
këmbët, nuk është tjetër veçse ligësi. E këtë ligësi e kemi ne
shqiptarët si një cilësor negativ që shfaqet me bollëk jo vetem në
ditët tona por me rrënjë në kohë…sepse kërkojmë patjetër idhuj e këta
idhuj( qofshin edhe pa krena) duhet të jenë patjetër kristal, përkundër
kësaj antiidhujt duhet të jenë patjetër të përzhgryem e të përbaltun
çfarë trishtueshëm të kujtojnë kohën e përçudnueme të luftës së klasave
edhe në art.
E para se ta bëjmë në mënyrë sfidante me Kadarenë e
kemi bërë me të tjerë, me Gjergj Fishtën, Ernest Koliqin, Martin
Camajn, Bilal Xhaferrin, Frederik Rreshpen, Kasëm Trebeshinën, Jorgo
Bllacin. Dhe nuk ka nevojë të themi se kush janë ata që kanë bërë këtë
zullum letraroideologjik klasor se dihet, siç dihet proverbi "Mos
shurro në det se ta sjell kripa në gjellë". Mirëpo kurrkush në këto
trojet tona etnike nuk mësoi nga ky proverb ndaj vazhdojmë të hamë në
gjellë kripën e vetpërmjerjës sonë kombëtare. Ti thuash aksh shkrimtari
çka qënë dhe çfarë është për kulturën shqiptare e Shqipërinë, me të
mira e të këqija që ka, le ti thuhet, por, kursesi për ta denigruar, as
atë, por as dhe ata që nuk e pelqejnë si shkrimtar. Ashtu si nuk mund
të imponohet shija, nuk mund të imponohet autoriteti i një shkrimtari
as për mirë as për keq. Letërsia është një pyll hyjnor me të gjitha
llojet e drurëve ku pronar është vetem Zoti që e ka krijuar
njerëzimin.Tjetër patriark në letërsi nuk ka. Të gjitha modelet e
rrymat janë kalimtare. Në çdo të neserme lind një tjetër ditë paçka se
prej të njëjtit diell.
Kur hyn pasioni e tifozllëku, në mënyrë të
padyshimtë nuk flitet më për vlera e për letërsi por për egoizëm e
imponim shijesh vetjake. Në fjalë të fundit nuk ka nevojë të themi
përditë se Korabi është një mal i lartë sepse kujt do tia mbushim
mëndjen për këtë. Kushdo që ka sy e sheh malin. Mirëpo ka nga ata që,
ndërkohë që ngelën me gishtin tregues në Korab, nuk duan ta dinë fare
se ka edhe male të tjerë veç malit të tyre, ta zemë se ka Shkelzen,
Maranai, Dajt apo Cukal. E kështu rrekemi si qenushi pas bishtit te vet
që e ndjek pas si hije.
* * *
Libra Pa bërë kurrfarë
karrshillëku autorësh apo preferencash, por thjeshtë për vlera poetike,
sa i përket shijeve të mia( që nuk besoj se janë vetëm të mijat) një
Nobel shqiptar është Frederik Rreshpja, një poet brilant, të cilit nuk
i afrohet asnjë poet tjetër për nga origjinaliteti, forca emocionante,
përsosmëria e figuracionit poetik, imazhi që krijon në vargjet e tij që
të drithërojnë. Mirëpo kush u kujtua në të gjallë të thojë Nobel për
Frederik Rreshpen? A te paktën atë Nobelin tonë kombëtar "Pena e Artë"
që është katandisur në çmim për të vdekurit, a e thënë ndryshe "Pena e
Artë e Varrezave". Se ja, pas Martin Camajt, vitin që shkoi ju dha
"Pena e Artë" edhe Ernest Koliqit, një shkrimtar i madh, i vdekur edhe
ky, kur ende kishim një poet të gjallë, një lirik që tepër rallë lind
në truallin e letersisë, Frederik Rreshpen, që ishte e mbetet në mënyrë
të padyshimtë liriku me i madh i letersisë shqipe bashkohore, pikëllimi
kozmik shqiptar i shekullin të 20. A nuk duhet ta ndjente ai nderimin e
respektin për talentin e jashtëzakonshëm e punën e tij të mbinatyrshme
me poezinë, sepse ai u shkri për artin poetik? Kaq të pasur jemi sa ta
braktisinim "Në vetmi" një gjeni të lirikës shqiptare?
Ndoshta vitin
tjetër do ti japin "Penen e Artë" Frederik Rreshpes, do të shkojnë e me
përgjërim do tia vendosin mbi varr , aty në Rrmajin e Shkodrës ku flenë
edhe Kol Idromeno, Hil Mosi e plot burra të shquar të kombit shqiptar.
Por çfarë vlere ka. Shkrimtarit i duhet respekti, mirënjohja e për më
tepër sadisfaksioni në të gjallë e jo "vdis pa të dua", një
mizerabilitet moral shqiptar që i shtohet mizerabiliteteve të tjera të
jetës së përditëshme ku poetët e mëdhej që nderojnë kombin, lihen të
vdesin në harrim e në skamje të paimagjinueshme në fillimet e shekullit
21.
Le te pyetet fundja Presidentin shqiptar, si darovitës kombëtar
i titujve e ndereve që është, se kush më shumë se Frederik Rreshpja
ishte "Mjeshter i madh ", titull ky që është vendosur në shumë gjokse
artistësh të harruar që në të gjallë, sepse veprat e tyre nuk kanë
jehonë dhe as atë kualitet që të imponohet në qarqet letrare e
artistike?
A ka poet lirik në Shqipërinë e djeshme apo të sotme të
ketë punuar me aq ngulm vargjet e figurat poetike si Frederik Rreshpja.
Deri në frymën e fundit mbi lirikat perlë të letersisë. Ai vertet ishte
mjeshtri i madh e i pakrahasueshëm i lirikës shqiptare që e ngrysi
jetën krejt i abandonuar nga një shtet e nga një qeveri që ka ministër
kulture një riosh që nuk dihet për çfarë merita është në krye të atij
dikasteri, përjashto militantizmin politik.
Është koiçidencë
historike që Frederik Rreshpja ka kaluar fëmijërinë, rininë, pjesën më
të madhe të jetës e ka vdekur aty në shtëpinë e Hil Mosit, fare pranë
ndertesës ku ka jetuar e ka vdekur edhe i madhi Kolë Idromeno, aty ku
ka baritur Motra Tone, që para se të ishte pikturë ishte njeri, çfarë
ne shpesh e harrojmë. Në atë rrugë pra me emrin e vjeter Gjuhadol, që
para të gjithëve, ka krenarinë të shkruajë me gërma të arta emrat e
tyre, sepse janë bijtë e saj, ajo i rriti e i mëkoi me dashurinë për
tokën, për njerëzit. Ata janë kurora me luleshegë që kjo lagje ja vë në
ballë Shkodrës por edhe Shqipërisë, Kosovës dhe më gjërë.

Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: NOBEL PËR SË VDEKURI;FREDERIK RESHPJA
Frederiku ka qënë e mbetet një poet i madh...por në jetë ka qënë plangprishës po aq i madh i vetvetes, veç kurrë i të tjerëve sepse pavarësisht një nihilizmi të lehtë në të shprehur, ai kurrë nuk kishte zemërligësi. Ai të fliste siç të flet pasqyra para portretit tënd... Qëkur e kam njohur në vitin 1969 ashtu ka qënë, një grusht njeri që jetonte i zhytur në fantazi dhe kurrë nuk arriti të orjentohet në realitet. Një njeri me të cilin shetisnim mbrëmjeve në Fush Çelë bashkë me Tonin Shtjefnin, Alfred Çapalikun, Dodë Kacaj e letrarë të tjerë të asaj kohe por, Fredi me ne ish edhe nuk ish. Bariste mbremjeve në bulevard me shikim të përhumbur në fytyra njerëzish, ndoshta për të dalluar Lorën e tij inegzistente që edhe ajo banonte nëpër fantazinë rreshpiane në rrugen Gjuhadol. Frederiku hidhte ndonjë fjalë e gjëndej diku tjetër. Shprehjet i kishte të mënçura por të ftohta si hej akulli me majë të mprehtë, që nuk të thernin por të preknin ftohte, në zero gradë, ku pika e ngrirje - shkrirjes afrohen deri në mosdukje.
Shkruanim edhe ne asokohe, po ku Fredi e ku ne. Që nga Dajçi i Bregut të Bunës, ku punonte në një zyrë, kishin nisur të bulëzonin lirikat e para krejt ndryshe prej poezive të kohës. Ato ishin plot figura e imagjinatë, e kur i lexoje, ndjeje një pikëllim të lehtë në shpirt. Sikur të ishin parandjenja të zymtësive që do ta mbulonin qiellin rreshpjan me zogj shiu, të pa fole, e që iknin të mardhur pa kahje.
Kur Tonin Shtjefni nje mbremje i tha qe të më uronte se kisha botuar një tregim tek "Zëri i rinisë", Fredi u kthye nga ne të dy e tha: Ju shkruani për tu dukur, për tu thënë të tjerve se diç jeni...
Ra heshtja se nuk e prisnim këtë shperthim të Fredit që, kur e ndjeu se e kish shkelur disi, me dashamirësi më tha: A e ke lexuar Ernest Koliqin? I thashë që jo. Atëherë ngriti disi zërin që të dëgjonim të dy, " Kush nuk e ka lexuar "Tregtar flamujsh" kot që shkruan tregime". E tha prerë, pa kurrfarë hezitimi e pa kurrfarë droje.
Si kaluan ca çaste, i u afrova e me zë të ulet i thashë se nuk kisha ku ti gjeja tregimet e Koliqit. Ai më tha se e kishte atë liber e do te ma jepte, por kur erdhi koha për tu ndarë, aty nga ora dhjetë e natës , pranë shtëpisë së tij në Gjuhadol më tha se nuk do të ma jepte, se nuk e kishte, se...
Edhe nderhyrja e Toninit nuk bëri punë. Guaska që fshihte margaritarin e shpirtit të tij papritur u mbyll. Seç ndjeu, seç mendoi, ndoshta se të shperndaje Koliqin në atë kohë ishte rrezik, rrezik për atë që e jepte por rrezik edhe për atë që e merrte. Megjithë lutjen time, se do ta lexoja tërë natën dhe të nesermen në mëngjez( i kishin shtepiat pranë) do tia sillja kur të shkoja në punë, nuk qe e mundur. U ndamë për tu takuar në mbremjet e tjera, në ato ecjaket në Bulevardin e Shkodrës ku gjithmonë imazhi i Frederik Reshpes do të ëndet pafundësisht si ai i Kolë Idromenos, e gjithnjë nën shoqërinë e Lorës së tij që herë herë merr trajtat e fytyrës së Motres Tone, e vdekur në moshë të re dhe e dënuar me pavdeksi edhe ajo.
Jo shumë kohë më pas do ta sillte rasti të punonim në të njëjtën ndermarrje. Frederikun e caktuan të punonte në Kombinatin e Drurit në Shkodër në Vatrën e Kulturës bashkë me Xhemal Uruçin ndërsa unë në sheshin e stivimit në breg të lumit të Kirit, ku e ftohta të hynte në palcë. Gjëndësha shpesh herë tek salla e tyre në ditët e ftohta të dimrit, sepse aty ishte vendosur një sobë ku ngroheshim por edhe theknim bukën. Shoqëria me Frederikun ishte një mundësi për ta ndjerë letersinë pranë, sepse vizionet e tij e tejkalonin literaturen e asaj kohe e për të cilën ai nuk ngurronte të shprehej skeptik.
Pastaj do të ikte në terren, në hidroçentralin që po ndërtohej fare pranë Shkodrës ku shkroi një roman, i cili ishte ndryshe nga letërsia e kohës por që nuk bëri jehonë. Pompat e Lidhjes së Shkrimtarëve punonin për të tjerë e jo per Frederik Rreshpen megjithë suksesin që kishte patur vëllimi "Rapsodi shqiptare" dhe poema e tij "Topi fushor" ishte futur në antologjinë e letërsisë për shkollat e mesme.
* * *
Ndërkohe kishin nisur të shfaqen ambicje e ligësi nga një grup shkrimtarësh të partishëm deri në kockë në degën e lidhjes në Shkodër që drejtohej nga Vehbi Bala. Ato do të dilnin hapur kur në familjen Reshpja ndodhi një fatkeqësi e rëndë. Mark Kovaçi, dhëndrri i shtëpisë, që ishte martuar me motren e Frederikut, punonte në Ministrinë e Mbrojtjes. Nën presion të jashtëzakonshëm, se kishte përkthyer literaturë ruse ( pra të armikut) nuk i lanë rrugëdalje tjetër veç vetvrasjes. E në vazhdën e kerkimeve në arkivat e ministrisë, u gjend emri i Fredit si përkthyes i një broshure ushtarake për përdorim të brëndshëm. Kaq desh Lidhzezona e Shkrimtarëve. Frederik Rreshpja e pa vehten nën gishtin tregues të shkrimtarëve të partishëm, të cilët e shënuan si një armik në një mbledhje të jashtëzakonëshme enkas për atë. Frederiku u gjënd në fatin tragjik të Bilal Xhaferrit por disi ndryshe. Bilali gjeti një shteg për të shpëtuar jetën, ndersa Fredin vazhdonte të jetonte ankthshëm në një mjedis ku e përgjonin në çdo hap.
Në Shkodër nuk patën mundësi të gjenin materiale akuzuese hafijet e sigurimit, sepse shkodranët më së shumti kanë qënë gojkyçur, madje edhe atëherë kur nuk e kanë dashur një njeri nuk e kane denoncuar veç në raste të ralla. Mirëpo pranë Shkodrës është Lezha. Atje kish nisur të dilte një grup letrarësh të sukseseshëm të quajtur "shkolla lezhjane" e cila kishte rrokur vëmëndjen edhe të Fredit që i pelqente fryma e re. Mirëpo pikërisht në restorantin"Lisus" të Lezhës, u gatua çorba e shtrigave te sigurimit . Sipas akuzave të prokurorit në gjyq, kish thënë Frederiku:
"Ju jeni poetë, ç'më lexoni vepren e 19( të Enver Hoxhës)?"
"Po çfarë të lexojmë, shkrimtarin K...?!"- i qenë përgjigjur.
"Jo" - u kish prerë fjalën Fredi, - se ai është shkrimtar oborri..."
Kësaj radhe Frederik Reshpja nuk kish arritur të mbyllte guaskat ku fshihej margaritari i shpirtit te tij. Si gjithmonë i pastër e i sinqertë, ndërkohë që tek ai lexohej gjithçka, vetë nuk arriti të lexonte çfarë fshihej në sytë e të tjerëve apo të atyre që e përgjonin në çdo skutë. Edhe pse poeti lezhian i thirrur si deshmitar ne gjyq e mohoj ti kishte dëgjuar ato fjalë nga goja e Frederik Rreshpës, trupi gjykues dha vendimin drastik në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal komunist, agjitacion e propogandë kundër pushtetit popullor. U përcaktua tragjikisht fati i poetit të talentuar Frederik Rreshpja.. U shkërmoq e ardhmja e tij. Ishte koha kur realizmi socialist i kishte konsoliduar figurat e shahut e nuk lejonte kurrfarë autori, jo më të dilte mbi to por, as tu afrohej. Ndaj nuk i bëntë më punë Frederik Reshpes talenti, as shkrimi që kishte botuar në "Zërin e popullit" ku i thurte hymne romanit "Kështjella", nuk i bënte punë as dhe fakti që vëllai i tij Keli, ishte komunist dhe një nga drejtorët më të suksesshëm të ndermarrjeve të Shkodrës, as fakti se ishte trupvogël e shëndetlig, i pakët e i brishtë për tu mëshiruar e jo më për të bërë burg.
U hap varri i jetës për poetin. Ai varr për së gjalli e kish emrin Spaç e atje ishin edhe Zyhdi Morava, Visar Zhiti e të tjerë. Ja mohuan lapsin e letrën e i dhanë leje të kishte me vehte veç një tas, që më pas do tia linte në burg Miho Gjinit, sepse i kishte ardhur dita te dilte e te merrte ajrin e burgut tjetër që quhej jetë civile, ndaj mendonte se s'do ti duhej me. Por poeti gaboi në atë gjykim. Nuk do të shkonte gjatë e serisht Fredin me tupin e imët e të pafuqishëm e nisën për burg. Kësaj radhe sebepi u gjet në Durrës, për tia shkatrruar kështu jetën përfundimisht, e ky kalvar derisa erdhi liria konfuze për të gjithë...që ngjalli sido kudo shpresë edhe tek Frederik Rreshpja.
* * *
Në lirinë që erdhi pas përmbysjes së diktaturës, e mori jetën me vrull e plot shpresa, si një zog që ka qënë i dënuar të rrojë në kafaz shumë gjatë e më pa, kur i hapin kuvlinë, ai u jep krahëve, fluturon lart në qiell e bie pa frymë i vdekur… Kështu do të ndodhte dhe me poetin.
A ishte Frederiku një zog shiu...A ishte Frederik Reshpja një metaforë marramëndese e braktisur. A ishte ai sinonim i poezisë që është lënë të vdesë. A ishte ai një bard që na kujtonte se shpirti ka diçka më të madhërishme se trupi. A ishte ai një bohem endacak, që ëndej në ndërgjegjen e pavrarë të këtij shteti, në mjerimin shpirtëror të këtij populli, i lënë në harresë prej vetvetes dhe prej të tjerëve.
Gjithçmos mund të ishte Frederik Reshpja, ndaj kur e takova pas shumë vitesh, pas burgut të tij të gjatë, pas fatbisnesit të shkurtër qe i solli një pasuri të madhe që më shumë ja grryen të tjerët se sa e shpërdoroi vetë, më erdhi turp nga vetja kur pashë të ishte katandisur, mo zot ma keq. Një margaritar i mbuluar nga baltrat e kohës pa kohë që jetojmë. Një gjeni fatkeq si Prometeu. Njëri i kish dhënë njerëzve zjarrin e vertetë, ndersa tjetri zjarrin e shpirtit e thellesinë e ndjenjave.
Me rroba të vjetra, me atë kapelën që kurrë nuk e hoqi nga koka( Moj kapelja ime e vjetër), sandale të shqyera ku dilnin gishtërinjt e enjtur e të nxirë nga plagët, një tmerr... "Ave, nëna ime!", më dukej se dëgjoja në Sheshin Skenderbej, në shkallët e gurta përskaj Bibliotekës Kombëtare.
Isha me një grup shkrimtarësh të cilët e shihnin me bisht të syrit...për të mos thënë me bezdi. O zot e njëjta gjë si këtu e 30 vjet më parë kur e tregonin me gisht.
I thashë a më kujton. Po, më tha. Kemi bërë një faqe në internet për ty, shtova plot admirim për poezitë e tij. E di me tha, të faleminderit. E ka bërë Arben Çokaj, i thashë, shkodran edhe ky, që jeton në Gjermani. Po, ma ktheu, por ti i ke mbledhur e ja ke dërguar atij.
Nuk mund të thoje kurrë se kishte probleme me kujtesën, përhumbjen apo mjegullsinë e tretjen në një botë irreale. Ishte krejt i kthjelltë, veç fanitej si një diell i trishtë në një pikëllim kozmik.
E ftova për kafe, aq më tepër se ishim nisur për në kafenen aty në sheshin e pasëm të Pallatit të Kultures me atë grup shkrimtarësh. Frederiku u mpi. Më pa me ata sytë e tij, krejt të pangjashëm me sy të tjerë, e që mua më bëheshin si sytë e një kaprolli, sy të lëngështuar nga lotët e heshtjes dhe mundimit për të mos folur me fjalë por me veshtrim.
E njihja Fredin që në rini të tij. E kuptoja çfarë do të thoshte ai vështrim gjysëm lutës për të mos ardhur. Mesaduket as ai nuk dëshëronte të rrinte me ata shkrimtarët e Tiranës por as dhe shkrimtarët nuk e deshën praninë e tij, një bohemi gjeni, lirikat e të cilit sfidonin tërë krijimtarinë bajate pseudopoetike të gjysëm shekullit që shkoi. Fredi mesa dukej e ndjente veten më lirshëm me njerëz të thjeshtë që nuk e dinin se kush ishte e me të cilët rrëkëllente ndonjë gotë pa teklif.
I kërkova adresën se ku flinte, në çfarë hoteli...Desha ta takoj në veçanti ... U rrek duke thënë se nuk ka një hotel të caktuar, por ...do shihemi...
E pashë të ikte ashtu si dhëmbje e një shekulli, një shelg lotues në lëvizje, pashë të ikte me atë kostumin e vjetër prej endacaku, lirikun më të madh të poezisë bashkëkohore shqipe....Të ikte pa kthim, sepse nuk do ta shihja më kurrë në këtë botë...
E më dukej si të ishte jo njeri por metaforë, si të ishte vetë poezia shqipe e shqyer e grisur prej kohës absurde në të cilën arti mbijeton si handikap e jo dhunti njerëzore...
* * *
Dikush mund të hamendsojë se ky shkrim me titull të pazakontë "Nobël për së vdekuri" i bën karrshillëk dëshirës popullore për të parë nën triumfin e Nobelit një shkrimtar tjetër. Jo kurrrësesi për atë Zot, nuk është fjala ti hiqen vlerat të gjallëve e tu ipet të vdekurve (siç u bë me Koliqin duke mohuar Rreshpen) por, të mos i privohet krijuesit sadisfaksionin sa kohë që është gjallë. Dhënia titujve të lartë të vdekurve është vetëm plotësim i egoizmit tonë, sarkazma e të gjallëve me të vdekurit, a ndryshe, ta ngresh në qiell nga varri, pasi ta kesh pështyrë një jetë për së gjalli.
Në këtë kuptim "Pena e Artë" apo "Mjeshtër i madh" i Punës a Mospunës a çdo teneqe tjetër presidenciale me të cilat laurohen artistët, dhënë për së vdekuri Frederik Rreshpës, (nëse dikush do të kujtohet për këtë), nuk do të jetë veç një cinizëm i stërholluar i atyre që gëzojnë pushtet e privilegje, por nuk kanë në shpirt kurrfarë ndjesie njerëzore, përkundër faktit që poeti lirik Frederik Reshpja kishte në shpirtin e tij të madh, një dashuri mitike mpleksur me një një pikëllim hyjnor, jo vetem per fatin e tij për edhe për cilindo njeri vogëlith që e ndjente vehten herë zot e herë rob. Rreshpja, poeti i madh, e mbylli jetën në Shkoder loce me 17 shkurt 2006, e jo në azil siç e dramatizojnë gazetat, kish pranë njerzit e afërt të familjes shkodrane Rreshpja, e jo i braktisur e i harruar siç fantazojnë, por veç në një gjë kanë të drejtë, vdiq pa një dyshkë, vdiq në fatin e De Radës dhe Serembes, si njeriu më i varfër i kësaj toke, të cilën ai e veshi me ar, argjend e fildish metaforik prej shpirtit të tij...Poezisë shqipe i dha atë frymë atë shkelqim që nuk e kishte të paktën prej një gjysëm shekulli.
Nobel për së vdekuri për Frederik Rreshpen?...Pena e Artë a diç tjetër?!... Ah, jo për atë Zot!….Për kësisoj xhinglash kanë nevojë veç të gjallët. Për kurrëfarë laure, tituj apo dekoracione presidenciale nuk ka më nevojë pas vdekjes një lirik i madh si ai. Ashtu siç nuk ka nevojë për tituj mjeshtri i vargut Ndre Mjeda për të qënë Mjeda i madh që njohim në letersinë shqipe.
Frederik Rreshpja nuk ka nevojë për asgjë veç emrit te vet shkruar mbi libra e skalitur mbi gurin e varrit…madje edhe varri në humbtë nga mungesa e përkujdesjeve njerëzore, kurrgjë nuk pëson shkelqimi i atij, që në të gjallë shfaqej si një diell pikëllimi në perëndim, e në të vdekur një diell në një rilindje të madhërishme, sepse… / rri kyçur në gur zemra ime /njëmijë vjet dhe dymijë vjet./...sepse që nga Homeri e më pas, kurrë nuk ka vdekur poezia.
Boston, shkurt 2006

Poezi nga FREDERIK RRESHPJA
TORS
Dil nga mbretëria e gurit!
Kam kaq kohë që trokas tek mermerët.
Njëmijë vjet dhe dymijë vjet.
Jemi puthur nëpër iliadhet e vjetra
Kur lires i binin homerët.
O hënë e shiut, e verbëra madhështore!
Bëjë një iliadë për mua
Kur të rrëzohet edhe Troja e fundit.
Rri kyçur në gur zemra ime
Njemijë vjet dhe dymijë vjet.

DASHURI E HUMBUR
Dola nga guernika e kësaj nate
I vrarë egërsisht,
Kali i zi i pikëllimit
Në shtegun e vjetër më priste.
Kali i zi i pikëllimit ç’më rrëzoi
Dhe rashë si në ballada;
Gdhendur në gravurat e vjetra,
Përmbys mbi shqytin e natës.
I vrarë nga një pranverë e kotë,
Braktisur nga bota e tërë,
Vetëm kali i zi i pikëllimit vjen rrotull
Dhe qan për të zotin e vjetër.

ARLEKINËT
Ikën arlekinët e trembur nën çatinë e përrallës
Kur putha për herë të parë.
Qau vajza e vogël: por kushedi
Ndofta qante fëminia. Në kopsht
Nga dritarja e përrallës, arlekinët
Vështronin të trishtuar, tërë lotë.
Nuk desha t’i tremb arlekinët e mirë,
Nuk desha por nuk bëj ndryshe
Si nën çdo mollë, bile nën çdo dru
Kurdoherë një eve më priste.

QIELLI I DJALËRISË
Qielli i djalërisë në sqep të një zogu
Ra mbi korijen me përralla;
Nga kashta e kumtrit bie dhe bie
Tërfili i artë i qiejve.
Këmbanat e yjeve lëkunden me hare
Prerë nga hëna e majit.
Qielli i djalërisë në sqep të një zogu
U zhduk pas portës së ylberëve.
Zhduket pas portës së ngjyrave djalëria
Dhe mua trishtimi më mbulon
Nën një hënë që nuk di të buzëqeshë,
Në një botë që nuk më kupton.

POETI NË SHKRETIRË
Absurditetet pa asnjë mesazh për TV-të e botës.
Rallë ndonjë re, arratisur nga kopeja e reve
Ikën e hutuar nga peisazhi arabik.
Ai rri aty me kokën në duart e shkretirës.
U bën me dorë avionëve.
Pret një dallëndyshe që s’ka për të ardhur kurrë.

KËNGË LAHUTE
Më zuri gjumi i balladave
Dalin etërit pleq në prag të rapsodive
Dhe natë e ditë një zog më rri te kryet.
O ti zogu i zi i amanetit,
Për ku vrapon të bësh shi, o zog?
Dy-tre shira ranë e u bë dimër,
Dy-tre net u deshëm dhe u harruam.
Do të ngrihem e do të marr dynjanë
Por gjumi i balladave nuk më le.
Dy-tre shira ranë e u bë dimër,
Dy-tre net u deshëm dhe u grindëm.

UL KOKËN I LODHUR
Më thërret një mjegull ulur diku
Mbi korijen e fjetur që premton mars
Dhe pikëllimi i dëbores me gjuj te burimi.
Mbrëmja rend drejt qiellit
Hëna rend drejt një shtëpie reshë.
O akuarel i lëvizshëm! Ti mua më thërret
Por më erdhi tepër vonë thirrja jote.
Koka ime e pabindur tek një alarm gjethesh
Që hedh përsipër dy grushta nate

MUZIKË NË LËVIZJE
Çiftet përqafuar në shkallaret e shesheve,
Si akrepat e orës në çast të tingëllimit,
Nëse një ditë ndahen, nëse një natë s’shihen?
Bëhen fotografë të verbër në qytet,
S’mbështeten asnjëherë mbi shkopin e urrejtjes,
Armiq të mirë mbesin.
Muzikë në lëvizje është puthja pa u fshehu

CAKU
Të vdekurve u veshin këpucë të reja,
Se duhet të shkelin në udhë pa krye,
Mirazh shkretëtire në rendje pa fund,
Pa semaforë e vija të bardha e shtylla,
Pa policë trafiku e manekinë mode,
Pa kalimtarë në sens të kundërt si duna,
Për gjetjen e orës, adresës së saktë.
Mbi kalldrëme shtruar me gurë sizifi
Trokasin shojet e ngrëna si patkoj kuajsh,
Ciasin gomat si në përplasje veturash,
Thyhet njëqind copash pasqyra e lustrës.
O sa këpucë të reja u shitën sivjet!
Ata shqiptojnë një fjalë ndërkombëtare,
Non stop-in rraskapitës me theks modern,
Në maloren si thikë, pa ndalesa biblike,
Pa pemë, pa zogj lajmëtarë si dekor.
Poshtë lart majtas djathtas para mbrapa - qiell,
Me engjëj merramendës, me djaj rrëshqitës,
Sipas rregullave të qarkullimit të Dantes.
Shohin dyzimin e tyre mbi pluhur këpucësh
Që tingëllojnë si një kor antik në boshllëk,
Gjersa lëkura çahet, këmba rri zbathur.
I largët është caku të mbërrihet tek Zoti,
Me labirinthin e shpresës vetvetiu hapur.

QIEJ MERMERI
Qiej mermeri
pa peshë,
dallëndyshe kundër rrymës
pa mbërritje.
Pleq ripërtypës kujtimesh
pa tym,
Aerobi pemësh bri rrugëve
pa erë.
E bardha bëhet e kaltër,
E zeza mbetet pa bojë.
Zaret janë hedhur,
Jeta është lojë.
Pikat e shiut, lotë virgjëreshe,
Prishen në shtratin e lumit,
Avullojnë të mistershme,
Si britma pa dënesë.
E bardha ngjyhet me të kuqe,
E zeza ndërron bojë.
Në kurthin e ditës,

NJERËZIT E GURIT
Burrat e kohës së gurit s’ishin të ngurtë,
Vidheshin me gjethe, u lulëzonin brinjët,
Zbutnin gjithandej gratë e egra,
Shpiknin vegla pune me majë, rrumbullak,
Nuk njihin sistem numërimi për fëmijët,
Shpellat i thellonin me britma pasioni,
Përjetonin vdekjen sipas tyre
Dhe sosnin në skulptura naive.

KTHIM NË VENDLINDJE
Ja u ktheva përsëri në Shkodrën e mbretërve
ngritur gurë-gurë
mbi supet lakuriq të një gruaje
nga vëllezërit tradhëtarë.
Mbi degët e shirave këndojnë zogjtë
Nën pemën e madhe të mesditës
Gjethe të verdha bien mbi shpirtin tim.
Pastaj,
unë i hedh drejt qiellit për të bërë një vjeshtë
Ah, kur ishim të rinj dhe të bukur
Nuk na vajti mendja kurrë të bënim një vjeshtë
Por ti tani nuk je më...
Tani
ti je në fillim të stinëve
Ndaj nuk më intereson loja e ajrit dhe e diellit
Që ngrihet mbi re si mbi një sofër paganësh.
Shfaqen
në muzg trëndafilat e thurur me diell
Ah tani edhe trëndafilat na kujtojnë kamionët me djemtë e vrarë
sa të bukur dhe të rinj ishin o Zot!
Mirupafshim o djem në një planet pa diktaturë
Në ajër
shfaqen patriarkët e poezisë shqipe
Bogdani, Fishta, Mjeda dhe Migjeni
Etërit e mij sillen në ajër se varret ua kanë thyer.
Tani edhe mermeri i zërit tim është i thyer
Tani që erdhi mbrëmja
statuja e nates troket në dritaren e vjetër xhamthyer.

VDEKJA E LORËS
Rri në muzg sikur të janë rrëzuar kohërat përsipër,
gati për përjetësi.
Nuk më flet. I ke premtuar vdekjes, e kuptoj.
Por ti në këtë botë erdhe për mua, jo për qiejt.
Kemi qenë përherë bashkë, që të rinj,
Dhe tani më le!
Mua më trishtojnë stinët. Ti e ke ditur,
dhe me botën më ndan një udhë me kilometra vetmi
Kemi thënë gjëra që s'kanë për t'u kuptuar kurrë.
Kemi ecur në tërë shekujt, para piramidave,
emrat tanë kanë qenë gdhendur
edhe kur nuk kishim shkëmbinj.
Por këto s'kanë për t'u kuptuar kurrë.
Si ungjijtë.
Të dy kemi qenë gjithmonë të bukur, por ti tani
Je akoma më e bukur, kështu me pak vdekje në sy.
7 mars 2005

DJEMTË E RRUGICËS DHE PLAKU
Ku janë djemtë e rrugicës së vjetër?
Pyesin rrugët dhe lagjet fqinje.
Ku është zhurma e lodrave të verës?
Në pluhur vetëm gjurmët e tyre.
Të bukurit dhe të mirët djemtë,
Të shkathtit, të pandalshmit ku ikën?
Një zë, nga pragu i ngurtë i derës,
Njërëzve u thirri: - Djemtë u rritën!
Lule-vilet vareshin mbi derë
Dhe e ndritnin plakun si fererë.
- Secili djalë braktis murishtën,
Të gjejë të panjohurën e vet,
O njerëz të mirë, pas shumë vitesh
Rrugica do të krenohet me djemtë.
Shpejt erdhi rritja e djemve,
Do të vijnë te na shohin përsëri
Dhe do të sjellin me vete,
Vajzat që kanë marrë me dashuri!
Plaku. Lule vilet mbi derë.
Në zemrat e njerëzve, djemtë.

LIRIKË INTIME
Eja, mbështetemi te pema
Në vetminë e saj prej druri,
Te stoli të ulemi, eja
Në vetminë e tij prej guri.
Nën të njëjtin yll jemi ndeshur
A mund të rrimë pra të ndarë,
Si stoli me trungun e heshtur,
Mbjellë shumë vite më parë?
Në flakë vetëtime pashë
Ovalen dridhëse të buzëve
Dhe si një magji poshtë saj,
Gjithçka që në jetë më duhej.
Pastaj gjëmimin, unë ndjeva
Rininë tënde të përkulej,
Në çast u hepova si dega
Dhe gjeta gjithçka që më duhej.

SIMBIOZË
Dy gjysma jete nuk bëjnë një jetë,
As pjesëtuar nën kryqin e dhimbjes,
As shumëzuar në iksin e shpresës,
Të mbledhura me vetveten e mjerë,
Të zbritura nga maja rrokaqiejsh.
Njeriu ngjyron si pylli në vjeshtë,
Dy gjysma jete nuk bëjnë një jetë.

KARNAVALET
Ditën e karnavaleve të botës
Maska gjithëfarësh, nën ritëm prej shiu,
Luajnë kuplete me fund gazmor,
Kafshë imitojnë, insekte xhunglash,
Asimetrikisht bëjnë pirueta,
Për të harrur maskat e vërteta.

TAKIM ME VINÇENS PRENNUSHIN
In memoriam
"Un jam i Zotit! Qiellin a mund ma pritsh?"
Gegnishtja e ndalun jehonte ilirisht
Dhe kumti flatroi mes yjesh pa u fikun,
Mbas çastit vdektarë sa shpejt kishte rilindun.
Të vinte era lule, i veshun me gjeth,
Shejtnisht përmbi krye të shndriste nji rreth,
Në kohën e amshimit nuk ishe dikushi,
Por ambëlsia vetë, Poeti Prennushi.

STINA E GËZUAR
Si frynin erërat e stinës ashtu mbrëmë,
Sikur pranvera jepte koncert me tre violinistët
e muajve të saj,
Në sheshet e rrugëve dhe periferitë.
Si endeshin të dashurit nën ombrellat gazmore,
Dy nga dy
Dhe shpërndaheshin mes blerimit nën ritmin
e shiut.
Të gjitha këto ndodhën mbrëmë,
Kur të prisja ndanë një BAR-i
Dhe emrin ta gdhendja në avujt e xhamit.

PËRGJITHMONË
O ajr i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri.
Kur të mbyllen sytë e mi, nuk do të ketë më det
Dhe varkat e lotëve kanë për të ngecur në stere.
Shkoj dhe shirat po i lë të kyçura
Por do të kthehem përsëri në çdo stinë që të dua.
Unë kam qenë trishtimi i botës.

AVE, NËNA IME!
Rri në shi. Kjo është e vetmja gjë që dua.
Ç'është ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim
Kështu kam dëgjuar zërin e shiut
Një ditë vere rrëzë lisit plak
Te porta lënë hapur për zogjtë.
Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja
se tërë shirat e botës binin për mua
po tani që kanë kaluar kaq shumë vite
e di se s'ka asnjë kuptim që bie shi
Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri
nga arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin
Ave, nëna ime!
Vetëm tek ti kam besuar
Zot tjetër nuk kam patur kurrë. Amen!

Frederik RRESHPJA
kush eshte frederik rreshpja
Frederik Rreshpja lindi në Shkodër më 1940. Disa biograf ditëlindje të tij marrin vitin 1941. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Shkodër. Për shkollimin e tij të mëtejm nuk ka të dhëna të mjaftueshme, por dihet se në vitin 1967 iu botua vepra e parë letrare, përmbledhja me poezi „Rapsodi shqiptare“. Kjo vepër dhe punimet e tij të botuara në gazetat e përditëshme dhe revistat e kohës u pritën mirë nga kritika e avancuar, por u morën edhe si shembull për ta ndëshkuar. Frederik Rreshpja u burgos dhe vuajti 17 vjet burg. Ai, herët ishte kualifikuar si armik i vendit, që kur ishte nxënës i fillores, kur një fqinj i tij, puntor i Shërbimit informativ, nuk e la vajzën e vet të shoqërohet me Rikun.
Opusi krjiues i Frederik Rreshpjes nuk dihet në saktësi, por, thuhet se ka thasë përplot me dorëshkrime. Pasi doli nga burgu, botoj vëllimet “Erdhi ora të vdes përseri“ - 1994, „Lirika të zgjedhura“ - 1996, përmbledhje kjo që u shpall më e mira për vitin përkatës, si dhe vëllimin me poezi “Në vetmi“ që u botua në vitin 2004, i cili ia solli titullin –poet i vitit 2004.
Në një intervistë të botuar në vitin 1992 Frederik Rreshpja pat thënë: „…Gjithë ç’kam pasur e kam humbur. Nuk ankohem nga fati im…Nëse rri me njerëz, këtë e bëj vetëm për edukatë…Kohën e kaloj në dhomën time, i vetmuar…“. Megjithëkëtë, Riku, siç e quanin shokët, të cilët i kishte të paktë pasi doli nga burgu, jetonte në Tiranë, por shpesh ndodhej edhe në Shkodër në ndonjë promovim apo manifestim kulturor. Nuk ishte i interesuar që të përcaktohet politikisht, sepse thoshte, “… mua nuk më intereson politika. Arti është më i gjërë…“, andaj Frederiko Rreshpja iu përkushtua punës letrare. Ai ishte kryeredaktor i gazetës „Ora“, udhëheqës i një shtypshkronje dhe pronar i Shtëpisë Botuese „Evropa“, veprimtari këto që nuk i sollën përfitime të mëdha, por kishte pasuri të madhe bujarinë e tij, sepse, edhepse e dinte se kush ishte denoncuesi që e rraskapiti nëpër burgje, ai nuk u hakmor.
Poezitë Frederik Rreshpjen e bënë të famshëm që herët, sepse u përfaqësua në antologji të ndryshme e në literaturën shkollore, por, pasi e denoncuan, ato ia hoqen. Mirëpo, për të edhe më tej shkruhet në superlativ. Ja çka thonë disa njohës të letërsisë, e posaçërisht të poezisë: Hans Joacim Lanksch „… vepra e Frederik Rreshpes është poezi e dorës së parë e kalibrit europian“, Robert Elsie :“… që në rininë e tij Rreshpja ka qenë një poet tronditës“, Henri Izrael, botues amerikan: “… është një poezi tronditëse dhe me një mjeshtëri që ne amerikanëve na mungon“, Ivanov, kritik rus: „… ne kemi Pushkinin, Jeseninin, dhe shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë një poet të tillë“. Leo dë Rua, kritik francez: “… u trondita nga ky njeri që përmban një gjenialitet ballkanik, që është vendi i lindjes së artit,“ Ismail Kadare: “… Frederik Rreshpja është ndër poetët më të mirë të Shqipërisë“.
Frederiko Rreshpja jetonte në Tiranë, i vetmuar, sepse nuk ishte i martuar. Vdiq 17 shkurt Shkodër, nga një sëmundje e zemrës, i rrethuar nga vëllëzërit dhe familja e gjërë, dhe u varros më 18 shkurt 2006, në varrezat „Rrëmaj“ të kishës katolike në Shkodër.

o klea vet e shkrojte tere kete ou :uaaa:
gesti- I/e Regjistruar
- Postime : 2464
Anëtarësuar : 16/01/2009
Re: NOBEL PËR SË VDEKURI;FREDERIK RESHPJA
Gjithë ç’kam pasur e kam humbur. Nuk ankohem nga fati im…Nëse rri me njerëz, këtë e
rifati- I/e Regjistruar
- Postime : 2973
Anëtarësuar : 07/02/2009
Similar topics
» Frederik Rreshpja
» “I vdekuri” ngjallet në funeralin e tij
» Përshkrimi i eksperiencës së një të vdekuri klinik.
» Interneti, kandidat për Çmimin Nobel

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi