Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përshkrimi i eksperiencës së një të vdekuri klinik. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përshkrimi i eksperiencës së një të vdekuri klinik. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përshkrimi i eksperiencës së një të vdekuri klinik.

Shko poshtë

Përshkrimi i eksperiencës së një të vdekuri klinik. Empty Përshkrimi i eksperiencës së një të vdekuri klinik.

Mesazh nga Anakonda Thu 21 Jun 2012 - 18:28

Historia 1

Mellen-Thomas Benedict, në fazë terminale të një
kanceri, përjetoi në vitin 1982 një vdekje klinike . Ai vdiq përgjatë
një ore e gjysmë, kohë gjatë së cilës përjetoi një eksperience mistike
të pazakontë. Tregimi që i bën eksperiencës së tij është i pasur në
mësime, në kuptimin e gjerë të fjalës.

Dr. Kenneth Ringu,
profesor i psikologjisë në Universitetin e Connecticut-it, që i ka
kushtuar një pjesë të punës së tij këtyre eksperiencave në portat e
vdekjes, vlerson se "historia e tij është një nga më të veçantat përmes
të gjitha atyre që kam hasur gjatë kërkimeve të mia të gjata mbi
eksperiencat e vdekjes klinike.

Në vitin 1982 vdiqa nga një
kancer në fazë terminale. Kanceri ishte i paoperueshëm dhe të gjitha
kimioterapitë e mundshme do të më kishin lënë në gjendje vegjetative.
Mjekët më jepnin afër 6-8 muaj për të jetuar.

Gjatë viteve 70 më
kishin rënë në dorë gjithëfarë informacionesh tmerruese dhe kisha
filluar të bëhesha tej mase i ndjeshëm ndaj problemeve bërthamore,
ekologjike e të tjera si këto. Dhe, duke mos patur asnjë bazë fetare,
kisha filluar të besoja se natyra duhet të kishte bërë një gabim
pakthyeshëm dhe që ne duhet të ishim një organizëm kancerigjen për
planetin. Nuk shihja më asnjë zgjidhje për të gjitha këto probleme që i
kishim krijuar vetë ne.

Njerëzit më dukeshin të gjithë si kancer dhe po këtë i ndolla vetes. Cfarë do të më vdiste.

Bëni kujdes ndaj mënyrës se si e shikoni botën. Ajo mund të kthehet kundër jush, sidomos nësse është pikëpamje negative. E imja ishte vërtetë e tillë dhe si e tillë, më shpinte drejt e në varr.

Po provoja gjithë farë metodash alternative shërimi, por asnjëra s'po më ndihmonte.

Vendosa
kësisoj të kërkoja se ç'kishte në të vërtetë mes meje dhe Zotit. Sepse,
deri atëhere nuk e kisha gjykuar të udhës të kisha të bëja me Të. Në
atë kohë, isha shumë larg fesë.

E fillova rrugëtimin me studimin e
feve. Vendosa të lexoja të gjithë literaturën rreth këtyre subjekteve,
sepse nuk kisha dëshirë të përballesha me të papritura kur të mbërrija
në botën tjetër.

Kështu pra, lexova gjith ç'kishte të bënte me
fetë e filozofitë e ndryshme. Qe shumë interesante dhe e gjithë kjo më
dha shpresën se diku, diçka kishte në anën tjetër.

Afër fundit
kisha një infermiere roje. Më kujtohet që u zgjova një ditë në shtëpi
rreth orës 4:30 dhe e dita që aty përfundonte për mua. Më kishte ardhur
dita e vdekjes. U telefonova disa miqve dhe u thashë lamtumirë. Zgjova
infermieren nga gjumi. Bashkë kishim rënë dakord që të më linte vetëm të
paktën 6 orë pasi të vdisja, sepse kisha lexuar që gjithfarë gjërash
mund të ndodhnin pas vdekjes. Dhe më zuri gjumi.

Ajo që më
kujtohet pas kësaj është tipike e fillimit të një eksperience afër
vdekjes (ang. NDE). Papritur, po qëndroja totalisht i vetëdijshëm dhe në
këmbë, por trupi im qe i shtrirë. Kishte një lloj qartësie rreth e
rrotull meje. Duke qenë jashtë trupit më dukej vetja edhe më i gjallë se
gjatë jetës së zakonshme. Ishte aq e gjallë sa mund të shihja çdo dhomë
të shtëpisë në të njejtën kohë, mund të shihja çatinë, mund të shihja
rreth e rrotull shtëpisë, mund të shihja poshtë shtëpisë.Kishte një Dritë verbuese. U ktheva drejt Dritës. Drita qe shumë e
ngjashme me atë që përshkruanin shumë njerëz nga eksperiencat e tyre
NDE. Ishte aq e mrekullueshme. Ishte e prekshme, mund ta ndieje. Eshtë
aq tërheqëse sa ke dëshirë të shkosh drejt saj po aq sa do të kishe
dëshirë të shkoje drej krahërorit të babait ose nënës tënde ideale.

Ndërkaq
që zhvendosesha drejt Dritës, kuptova me intuitë se po ta prekja, do të
vdisja. Atëhere, gjithë duke vajtur drejt Saj, thashë "Të lutem, prit
një minutë, ndalemi pak këtu tani. Dua të mendohem, do të doja të flisja
me ty përpara se të nisem." Për çudinë time më të madhe, në atë moment,
çdo gjë ndaloi. Sepse pas vdekjes kemi kontrollin e jetës sonë, nuk
jemi në rënie të lirë.

Kërkesa ime u dëgjua dhe pata biseda të
numërta me Dritën. Drita nuk reshtte së shfaquri në formën e fytyrave të
ndryshme, si Jezusi, Buda, Krishna, në formë mandalash, figurash e
shenjash arketipale. E pyesja Dritën "Cfarë po ndodh këtu? Të lutem, a
mund të më sqarosh? Kam njëmend dëshirë të di të vërtetën rreth
situatës." Dhe Drita më përgjigjej. Nuk mund ta përsëris fjalë për fjalë
çfarë më thoshtë, se ishte si një lloj komunikimi telepatik.

Ajo
që kuptova ishte se gjatë NDE-së marrim përgjigje të përshtatura ndaj
besimeve që kemi përpara takimit me Dritën. Në qoftë se jeni Budist,
Katolik apo Fondamentalist, ju merrni përgjigje në trajtën e imazheve që
keni përftuar nga besimi juaj. Ju jepet mundësia ta ekzaminoni më nga
afër, po pjesa më e madhe e njerëzve nuk e shfrytzojnë këtë mundësi.
Ndërkohë që Drita po më zbulohej gjithnjë e më tepër, po kuptoja se ajo
që po shihja në të vërtetë ishte matrica e Vetes sonë të lartë.
Ne kemi të gjithë një Vete më të lartë, dmth një pjesë të qenies
sonë që është si një shpirt superior. Mua m'u shfaq në formën e saj
energjetike më të pastër. Mund të përshkruhet në të vërtetë jo si një
tunel, por më tepër si një lidhje e drejtpërdrejtë me Burimin. Burimin,
me të cilin secili prej nesh është i lidhur. Kështu Drita po më tregonte
matricën e Vetes sime të lartë.

Meqense nuk isha i përfshirë në
asnjë fe në veçanti, vazhdova të ushqehesha prej saj edhe pas NDE-së.
Duke i kërkuar Dritës të vazhdonte të më sqaronte, kuptova se çfarë
ishte matrica e Vetes sonë të lartë: ne kemi një rrjet rreth e rrotull
planetit, në të cilin të gjitha Vetet tona të larta janë të lidhura.
Eshtë si një vllazëri e madhe, një rreth energjie subtile shumë afër
nesh, niveli shpirtëror mund ta quajmë.

Pastaj, pas disa minutash kërkova të dija vërtetë çfarë ishte Universi dhe thashë: "Jam gati, merrmë!"

Atëherë
Drita u transformua në gjënë më të bukur që kisha parë ndonjëherë: një
mandala shpirtrash njerzorë mbi Tokën tonë. Kisha akoma një pikëpamje
negative për sa i përket gjithë asaj çfarë po ndodhte në Tokë. Atëherë,
siç po kërkoja të sqarohesha më tej, pashë në këtë mandala të mahnitshme
se sa të bukur ishim në thelb, në bërthamë. Ne qenkemi krijimi më i
mrekullueshëm! Shpirti njerzor, matrica njerzore që formojmë së bashku
qenka absolutisht fantastike, elegante, ekzotike, një shumicë
mrekullish. Nuk mund as vetë ta shpreh se si mendimi im për njerëzimin
mundi të ndryshonte në çast, në atë moment. Dhe thirra: "O Zot, nuk e
dija sa të bukur që ishim!" Në të gjitha nivelet, nga më i larti tek më i
ulti, në çfarëdo forme qofshi, ju jeni krijimi më i mrekullueshëm i
Dritës, dhe përsëri e përsëri e pyesja: "A do të thotë kjo që lloji
Njerzor do të shpëtohet?" Atëhere, në një shpërthim daullesh dhe me një
dush yjesh marramendëse, Drita e Madhe m'u përgjigj: "Mbaje mend dhe
mos e harro kurrë:ju shpëtoheni, ju shlyheni dhe ju shëroheni vetë. Ju
mundeni gjithnjë. Ju jeni krijuar me këtë mundësi që përpara fillimit të
kësaj bote."Në atë çast, botëkuptimi im u zgjerua edhe më shumë. Kuptova se NE TË
SHPËTUAR ISHIM QËKUR. Ne ishim të destinuar të shpëtonim vetë-veten
sikurse gjithë pjesa tjetër e krijimit hyjnor. Prandaj na jepet
gjithmonë një shanc i dytë.

E falenderova Dritën e Zotit me
gjithë zemër. Nuk mund të shprehja gjë tjetër veç një vlersimi total:
"Oh, Zot i dashur, Univers i dashur, Vete e Madhe e dashur, E DUA Jetën
Time!".

Drita sikur më thithte gjithmonë e më tepër. Ishte sikur
po shkrihesha krejtësisht në Të. Ende sot nuk mund t'i gjej fjalët për
ta përshkruar atë Dashuri-Dritë.

Po hyja në një mbretëri tjetër, më të thellë akoma dhe vetëdija ime u zgjerua gjithmonë e më shumë.

Një
lumë i pamatë Drite, i gjerë e i zhytur në Zemrën e Jetës. Pyeta se
çfarë ishte. Drita m'u përgjigj: "Është Lumi i Jetës, pi deri sa të mos
kesh më etje nga ky lëng." Dhe kështu bëra. Piva një herë të mirë dhe
përsëri e përsëri... Të pish Jetën vetë! Ekstazë!

Atëhere Drita më tha: "A ke ndonjë dëshirë?". Drita njihte çdo gjë mbi mua. Njihte të shkuarën, të tashmen e të ardhmen time. "Po", përshpërita.

I kërkova të shihja
pjesën tjetër të Universit, përtej sistemit tonë diellor, përtej gjithë
iluzioneve njerëzore. Drita më tha atehere që mund të shkoja me Lumin.
Kështu bëra dhe u transportova, i MBYTUR në Dritë deri në Fund të
Tunelit. Ndieja dhe dëgjoja në të njejtën kohë zhurmime gurgullimesh të
ëmbla. Cfarë udhëtimi i çmendur!

Papritur, gjithmonë mbi këtë
Lumin e Jetës, mu duk sikur u propulsova si rraketë jashtë planetit. E
pashë Tokën duke pluskuar së largu. Sistemi diellor, me gjithë
madhështinë e tij, u largua e u zhduk. Më shpejt se shpjetësia e dritës,
rryma më çonte nëpër galaksi dhe thithja më shumë dituri se anjëherë.
Kuptova se kjo galaksi si dhe të gjitha të tjerat gëlonin nga forma të
ndryshme
JETE. Zbula botë e botë të tëra. Lajmi i mirë është që nuk jemi vetëm në Univers!

Ndërkohë
që kalëroja mbi këtë lumë vetëdije që përshkonte galaksinë, lumi u ça
në valë energjish tmerruese. Rrezet e mahnitshme të galaksisë me gjithë
urtësinë e tyre antike po largoheshin. Në fillim kujtova se po shkoja
gjëkundi, që po udhëtoja. Por në fund kuptova se ndërkohë që lumi
përzgjatej, vetëdija ime zgjerohej për të kuptuar çdo gjë mbi Universin.
I gjithë krijimi po shpalosej përpara meje. Qe një mrekulli e
paimagjinueshme. Isha vërtetë një Fëmijë i mrekulluar: një bebe në botën
e çudirave!

Pikërisht në atë moment, u ndjeva në Paqe të thellë,
përtej heshtjes. Mundesha të shihja dhe të ndjeja GJITHNJËNË, përtej
Pafundësisë.Ndodhesha në BOSHLLËK. Ndodhesha në përpara-krijimin, përpara
Big-Bangut. Kisha kaluar Fillimin e Kohrave / Fjalën e Parë/Vibrimin e
Parë. Ndodhesha në Syrin e Krijimit. Ishte njësoj si të prekja Fytyrën e
Zotit. Nuk ishte ndjenjë fetare. Thjeshtë, bëja NJË me Absoluten,
Jetën, Ndërgjegjen.

Kur them që mundja të shihja e të perceptoja
GJITHNJËNË, dua të them që mund të eksperimentoja të gjithë krijimin që
gjenerohej vetëvetiu. Ishte pa fillim e pa fund. Një ide që ta hap
gjerësisht mendjen, apo jo?

Shkenctarët e shohin Big Bangun
thjeshtë si ngjarja që krijoi Universin. Gjatë jetës sime pas NDE-së
kuptova se Big Bangu nuk ishte veç njëri prej Big Bangjeve të shumta që
krijojnë Universe të tjera në të njejtën kohë. Të vetmet imazhe që i
afrohen paksa janë ato të krijuara prej super-kompiuterave duke përdur
ekuacione gjeometrike fraktale.

Të moçmit e dinin këtë. Ata
thoshin që Zoti krijonte periodikisht Universe të reja duke nxjerrë
frymë dhe të tjera duke marrë frymë. Këto cikle manifestimi u quajtën
Juga. Shkenca moderne e quajti Big Bang.

Ndodhesha pra në
vetëdije të pastër, në Absoluten. Mund të shihja dhe të perceptoja të
gjitha Big Bangjet apo Jugat duke u krijuar e rikrijuar vetiu. Në çast
dhe njëkohësisht hyja në to. Shikoja se secila nga parcelat më të vogla
të krijimit kishte vetinë për të krijuar. Është shumë e vështirë për t'u
shpjeguar. Jam akoma pa fjalë rreth kësaj çështje.M'u deshën vite për t'a asimiluar këtë përvojë të Boshkllëkut. Mund
t'jua them tani: Boshllëku është më pak se Hiçi, e megjithatë më shumë
se Gjithëshkaja. Boshllëku është Zeroja Absolute, është kaosi nga i cili
të gjitha mundësitë shfaqen. Është vetëdija Absolute, që është shumë më
tepër se Inteligjenca e Pakufizuar.

Boshllëku është agjëja
ndërmjet të gjitha manifestimeve fizike: HAPSIRA midis atomeve dhe
përbërësve të tyre. Shkenca moderne ka filluar ta studiojë këtë hapsirë
midis pjesëzave. E quajnë Pika Zero. Instrumentet e tyre të matjes janë
të tejkaluara. Nuk kanë asnjë mjet për ta matur pafundsinë me saktësi.
Ka më shumë hapsirë zero në trupin tuaj dhe në Univers se ç'ka gjê
tjetër!

Ajo që mistikët quajnë Boshllëk, nuk është bosh.Është
plot e përplot me energji, një lloj energjie e ndryshme që ka krijuar
çdo gjë që jemi. Cdo gjë që prej Big Bangut është vibrim, që prej Fjalës
së parë, që është vibrimi i parë. Termi biblik "Unë jam" mbart vërtet
një pikëpyetje "Unë jam - Kush jam?" Kështu, krijimi është Zoti që
zbulon vetëveten në të gjitha mënyrat e mundshme e të
imagjinueshme,
në një eksplorim të vazhdueshëm dhe të pamatë përmes secilit prej nesh.
Po filloja të kuptoja, gjatë NDE-së, që çdo gjë që është, është në fakt
Vetja, Vetja juaj, Vetja ime. Cdo gjë është Vetja e Madhe. Ja se pse
Zoti e di edhe kur bie një gjethe. Është e mundur sepse, kudo që të
jeni, është qendra e Universit. Kudo që të jetë çdo atom, është qendra e
Universit. Aty është Zoti, dhe Zoti është në këtë Boshllëk.

Përgjatë
esksperiencës sime jashtë trupit, kur provoja Boshllëkun, Jugat dhe të
gjitha krijimet, isha komplet jashtë kohës dhe hapsirës siç e dimë ne. Në këtë gjendje zgjerimi zbulova se krijimi është Vetëdija e Pastër
Absolute, ose Zoti, që hyn në eksperiencën-Jetë që njohim ne. Boshllëku
vetë është i "pa-përvojë". Është para-Jeta, përpara vibrimit të parë.
Zoti është shumë më shumë se Jeta dhe Vdekja. Domethënë nuk ka vetëm
Jetë dhe Vdekje për të eksperimentuar në Univers!

Kur u
ndërgjegjsova për këtë, kisha mbaruar punë me boshllëkun. Dëshirova të
kthehesha në këtë krijim ose në këtë Juga. Atëhere papritur, u ktheva
përmes dritës dytësore ose Big Bangut, nëpër një zhurmë të shurdhuar
buçimesh. Kalërova sërish mbi lumin e vetëdijes përmes gjithë krijimit
dhe çfarë kalërimi! Rrezet e galaksisë më përshkuan edhe më me
mprehtësi. Përshkova qendrën, e galaksisë që është një vrimë e zezë.
Vrimat e zeza janë përpunuesit ose ricikluesit e Universit.

A e
dini se çfarë ka në anën tjetër të një Vrime të Zezë? Ne, galaksia jonë,
ricikluar nga një univers tjetër. Gjithë energjia, në këtë anë të Big
Bangut është dritë. Cdo nën-atom, çdo atom, çdo yll, planet, vetë
ndërgjegjia është e përbërë nga drita dhe ka një frekuencë dhe/ose një
pjesëz. Drita është një substancë e gjallë. Cdo gjë përbëhet nga drita,
edhe gurët. Cdo gjë është e
gjallë. Cdo gjë është bërë nga drita e Zotit. Cdo gjë është inteligjente.

Ndërkohë
që lundroja mbi lumin tej e më tej, pashë të vinte një dritë të fortë. E
dita që ishte Drita e Parë; Matrica e sistemit tonë diellor, Vetja jonë
e Ndritshme e lartë. Në atë moment, gjithë sistemi diellor u shfaq
përmes dritës, shoqëruar nga këto zhurmat e mbytura.

Mund të
shihja të gjithë energjinë që prodhonte sistemi ynë diellor, dhe ishte
një shfaqje e pabesueshme, mund të dëgjoja Muzikën e Sferave. Sistemi
ynë diellor, siç bëjnë të gjithë trupat qiellor, prodhon një matricë
unike drite, tingujsh e energjish vibratore. Qytetërimet e përparuara të
ardhura nga sisteme të tjera yjore munden, siç e dimë, të lenë gjurmën e
një matrice energjetike ose vibratore për të shenjuar kalimin e tyre në
univers. Është si një lojë fëmijësh. Të mrekullueshmit fëmijët e Tokës
(qeniet njerzore) prodhojnë në këtë moment një mori tingujsh, si fëmijë
që lozin në oborrin e kopshtit të Universit.Drita më shpjegoi që vdekja nuk ekzistonte. Ne jemi të pavdekshëm. Ne
kemi qenë qëkur të përjetshëm. Ne jemi pjesë e natyrës, e këtij sistemi
të gjallë që vetë-riciklohet pafundësisht.

Nuk më thanë asnjëherë
që duhej të kthehesha. Por tani e di që e doja vetë. Ishte krejt e
natyrshme pas asaj që kisha parë gjatë kësaj eksperience.

Në kohë
njerzorë, nuk e kisha aspak idenë se sa kohë kisha kaluar me Dritën.
Por kisha marrë përgjigje për të gjitha pyetjet që kisha dhe kthimi qe i
afërt. Kur them që të gjitha pyetjet më kishin gjetur përgjigje në anën
tjetër, dua të them vetëm këtë. Të gjitha pyetjet më kishin marrë
përgjigje. Cdo qenie njerëzore ka një jetë të ndryshme dhe një dorë
pyetjesh për të eksploruar. Disa nga pyetjet tona janë universale, por
secili prej nesh eksploron në mënyrë unike atë që ne quajmë Jetë. Sepse
çdo formë jete që nga malet e deri tek gjethja më e vogël e çdo peme
është e veçantë.

Dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne në këtë
Univers. Sepse Gjithshka merr pjesë në Tablonë e Madhe, në plotësinë e
Jetës. Secili prej nesh është Zot, në kuptimin e parë të fjalës, Zot që
eksploron vetë-veten në një Valle Jete pa fund. Veçantia juaj kontribuon
në zhvillimin e Së Gjallës.

Po rikthehesha në jetë. Nuk ma
kishin thënë asnjëherë dhe nuk ma kishte marrë mendja për asnjë çast që
do kthehesha në të njejtin trup. C'rëndësi? Kisha një besim të plotë tek
Drita dhe tek proçesi i Së Gjallës. Ndërkohë që Lumi derdhej drej
dritës së madhe, kërkova vetëm që të mos harroja kurrë të gjitha këto që
kisha zbuluar dhe ndjesitë që kisha provuar nga ana tjetër.Pati një "PO". Ndjeva si një puthje mbi shpirtin tim.

Po më
shpinin drejt rrugës së kthimit përmes Dritës në mbretërinë vibratore.
Po merrja gjithmonë e më shumë informacione. Po kthehsha në shtëpi dhe
po më jepnin mësime nga eksperienca ime NDE, rreth mekanizmit të
rimishërimit. Merrja përgjigje për të gjitha pyetjet e mia të vogla: Si
funksionon? Si mund të funksionojë? E dija që do rimishërohesha.

Toka
është një prodhues i madh energjie dhe vetëdija individuale lind e
zhvillohet në secilin prej nesh. Për herë të parë po e mendoja veten si
një qenie njerëzore dhe po ndihesha i lumtur si i tillë. Pas gjithë asaj
që kisha parë, do isha i lumtur sikur të isha edhe një atom i vetëm në
këtë univers. Thjeshtë një atom. Eshtë një bekim pertej projektimit më
të çmendur të asaj ç'mund të jetë një bekim. Për secilin prej nesh, të
jesh pjesa njerzore e kësaj eksperience është njëkohësisht tmerruese dhe
magjepsëse. Kushdo qofshim, kudo qofshim, të çmendur apo jo, secili
prej nesh dhe ne të gjithë, jemi një bekim për planetin, pikërisht në
vendin ku ndodhemi.

Po prisja të rimishërohesha në një bebe të
vogël, kudo që të ishte. Por m'u dha një mësim mbi evolucionin e
vetëdijes dhe identitetit individual. Cfarë surprize kur hapa sytë! Qe
krejt e papritur të gjeja prapë këtë trup, të ndodhesha përsëri në
dhomën time. Nuk e di pse megjithse e kuptova. Dikush po më shikonte duke derdhur lotë. Ishte infermierja ime. Një orë e
gjysmë pas vdekjes sime, ajo kishte hequr dorë. Trupi im ishte i ftohtë
e i ngurtë. Ajo kishte vajtur në një dhomë tjetër. Kur u zgjova, pashë
dritë përjashta dhe u përpoqa të ngrihesha për të vajtur drejt saj, por
rashë nga shtrati. Ajo dëgjoi një zhurmë të fortë dhe vrapoi drejt
dhomës ku më gjeti përtokë.

Kur u bëra më mirë, qesh shumë i
befasuar dhe madje i terrorizuar nga gjithë çfarë më kishte ndodhur
gjatë vdekjes klinike. Në fillim nuk më kujtohej aspak. Kujtesa më erdhi
më vonë.

Kisha shpëtuar prej asaj bote dhe vazhdoja të pyesja
veten: "A jam gjallë?" Bota reale më dukej më shumë si një ëndërr. Pas
tre ditësh iu riktheva normales, perceptimi im po bëhej më i qartë,
megjithse shumë i ndryshëm nga ai që kisha ndjerë gjithmonë në jetën
time. Nuk shikoja më asgjë të keqe tek askush, sikundër më parë kur isha
duke gjykuar gjithë kohën. Më përpara mendoja se të gjithë ishin të
çmendur. Në fakt, mendoja se të gjithë ishin të çmendur përveç meje.
Tani, po shihja qartë.

Afërsisht tre muaj më vonë, një mik më tha
që duhej të vizitohesha. Atëhere shkova dhe më bënë një skaner.
Ndihesha mirë e megjithatë kisha frikë se mos dëgjoja ndonjë lajm të
keq. Më kujtohet doktori i klinikës që shikonte skanerat e më përpara
dhe të më pasmet duke më thënë: "Mirë, s'ka asgjë tani.". Thashë:
"Vërtetë, duhet të jetë një mrekulli!" Ai më tha: "Jo, edhe ndodh, quhet
shërim i vetvetishëm." Nuk i bënte aspak përshtypje. Megjithatë, qe një
mrekulli dhe qesh i habitur, megjithse askush tjetër përveç meje nuk
qe.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përshkrimi i eksperiencës së një të vdekuri klinik. Empty Re: Përshkrimi i eksperiencës së një të vdekuri klinik.

Mesazh nga Anakonda Thu 21 Jun 2012 - 18:30

Historia 2.
Kurse Vjollca u be piktore pas zgjimit nga koma

Sa
u shtri të flinte, pa e kuptuar nëse ishte apo jo në gjumë, sheh një
dritë, një dritë të fortë që duket sikur e fton për në parajsë. Pa
vetëdijen e saj, ndjente që trupi i ngjitej lart, e sa më lart ngjitej
aq me e lehtë ndihej… ku po shkonte vallë?
Ky është vetëm një
fragment i shkurtër nga jeta e Vjollca Terrollit. Kjo grua 56 vjeçare që
deri para 5 vitesh ishte një shitëse perdesh, tani është një piktore e
famshme, dhe shkaku është ajo “drita”. Deri në moshën 51 vjeç vazhdonte
jetën e saj në një familje normale. Nëna e dy fëmijëve 5 vite më parë
kaloi një moment të vështirë në jetë.
Koma
“Unë pashë parajsën dhe
e pashë prej vërteti. Pas një ditë normale, si çdo darkë jam shtrirë në
krevat për të fjetur gjumë. Nuk është se kisha qenë sëmurë më parë. Në
momentin që rashë për të fjetur mu duk sikur u shkëputa nga toka. Shoh
një dritë dhe trupi fillon e ngjitet sipër me një shpejtësi
marramendëse…. Në të njëjtën kohë dëgjoja bashkëshortin tim që më
thërriste”. Në këto sekonda të gjeta Vjollca ishte pa ndjenja, trupi i
kishte ngrirë dhe familjarët i kishte kapur paniku. Në fakt ndiheshin të
shokuar se ajo kishte qenë shumë mirë para pak minutash. Nuk po e
kuptonin se çfarë po ndodhte. Por Vjollca nga ana tjetër po futej në një
tjetër botë. Ajo vazhdon të na tregojë eksperiencën e koma-s. “ Mendoja
se atje më prisnin njerëz që nuk i kam më në tokë. Por, befas mu kujtua
qeni im që e kam dashur shumë, e nisa të mendoja që po më priste
“Kamela” dhe mrekullohesha duke imagjinuar atë duke tundur bishtin dhe
duke më pritur mua, atje sipër. Bashkëshorti dhe djali më thërrisnin. I
dëgjoja por nuk ishin bindës. Vetëm kur m’u kujtua vajza, më është
mbyllur drita menjëherë, aty jam zgjuar dhe i kam thënë burrit: “po
vdes”. Ndërkohë ishte lajmëruar Ambulanca, e mjekët kishin mbërritur”.
Pas kësaj gjendje 56 vjeçarja na tregon se për dy ditë i ka qenë
nënshtruar analizave dhe ka qenë e vëzhguar nga mjekët, por asgjë nuk e
ka shpjeguar gjendjen e saj. E deri këtu, çdo kush do të mendonte se i
gjithë ky rrëfim është një “lajthitje” e kësaj gruaje, por do të gabonte
sepse nuk përfundon me kaq.
PikturaPas këtyre dy ditëve, Vjollca del nga shtëpia për të marrë pak ajër se
bashku me bashkëshortin e saj. Sa po bën pak metra në këmbë ndalon në
një studio pikture ku përveç pikturave ishte dhe piktori. Vjollcën e
shtynë këmbët brenda. “Ai donte të më shërbente dhe unë i thashë, jo,
vetëm dua të shoh. E pashë, dhe gjëja e parë që bëra më pas ishte të
drejtohesha te dyqani i bojërave e mjeteve të pikturës në rrugën “Myslym
Shyri”. Pikturën e parë fare e kam bërë me vaj ulliri se nuk e dija që
ekzistonte për piktorët vaji i linit. Madje më kujtohet që e kam tharë
më tharëse flokësh, sepse nuk thahej. Brenda pak minutash Vjollca, ishte
piktore. Ajo nuk kishte kapur më parë një penel me dorë dhe nuk kishte
hedhur kurrë një qoftë edhe një vijë në telajo. Sot ajo numëron mbi 700
piktura të bëra nga dora e saj dhjetëra çmime në Itali dhe po ashtu
dhjetëra ftesa në panaire në të gjithë botën. Më i fundit është çmimi
‘Galileo Galilei” të cilin piktorja jonë pret ta marrë në janar të vitit
që vjen.
Po si kanë reaguar njerëzit, që befas mikja dhe e afërmja e tyre u bë piktore?
Të gjithë habiten, të gjithë.
Kur merr tablonë për të pikturuar nga se frymëzohesh?
Si më vjen në ato momente. Ndodh ndonjëherë që shoh fotografi të vjetra dhe dua ti hedh në pikturë.
Je informuar në Interent për pikturën?
Jo, jo. Është më mirë që unë të mos shoh pasi dua të qëndroj në stilin tim.
Po portrete bën?
I bëj, por sipas stilit tim, nuk ka lidhje shumë me portretin real.
Ka ndryshuar jeta jote gjatë këtyre kohëve?
Po
sigurisht që ka ndryshuar, bashkëshorti im thotë kështu: “kam fituar
një piktore por kam humbur gruan”. Nga ajo që kalova, mësova se askush
nga ne nuk duhet të ketë frikë nga vdekja, vdekja është shumë e bukur,
trupi bëhet shumë i lehtë, i vetmi siklet është tek frymëmarrja… por kjo
kalon sa më lart të ngrihesh.

“Po
kam dëgjuar që njeriu nuk e ka të gjithë trurin funksional dhe unë tani
mendojë që duhet të kem pasur një goditje, mund të jetë diçka që ka
qëndruar brenda meje. Tani kam shumë energji, dhe mënyra se si punojë të
prek. Kur nuk pikturojë bëhem shumë keq, çlirojë energji. Pa pikturën
nuk jam më asgjë.

Jeta ime

Emri:Vjollca
Mbiemri: Terrolli
Mosha: 56
Profesioni: Piktore

“Nuk
kam pikturuar asnjëherë, madje kam qenë dobët në vizatime. Jam
diplomuar për inxhinieri elektronike. Unë kam vajzën në Itali që studion
për “Kritike arti”. Kur vajza ka qenë në vitit të dytë, unë kam nisur
pikturën. I merr pikturat në cd, në formë fotosh dhe ia dërgon një
pedagogu të vet. Pedagogu mahnitet: “mami yt ka piktura që mund ti bëjë
një fëmijë, por ka dhe piktura që nuk i bën dot asnjë piktor! Provoje
një herë, ta çosh në një konkurs” që sa po hapej ato ditë në Itali. Kam
humbur edhe shumë shanse të tjera nga padija.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi