Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Ndihma e parë tek lendimet Kraniocerebrale  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Ndihma e parë tek lendimet Kraniocerebrale  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndihma e parë tek lendimet Kraniocerebrale

Shko poshtë

 Ndihma e parë tek lendimet Kraniocerebrale  Empty Ndihma e parë tek lendimet Kraniocerebrale

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:24

Ndihma e parë tek lendimet Kraniocerebrale

Lëndimet kraniocerebrale,janë trauma të cilat përfshijnë lëndimet e
lëkurës së kokës , kafkës apo trurit . Lëndimet mund të rangohet prej
goditjeve më të vogla të kafkës e deri te lëndimet serioze të trurit .
Klinikisht zhvillimi i lëndimeve kraniocerebrale ndahet në :
1.Commotio cerebri ( tronditja e trurit ) ,
2.Contusio cerebri ,

ku përpos lëndimit të parenkimës trurore kemi edhe laceracionin e enëve
të gjakut e cila është e shoqëruar me hemorragji në vendin e
kontuzionit dhe përreth saj .
3.Compresio cerebri ,
si pasojë e : a. Shtypjes së kockave të thyera , b. Shtypjes si pasojë e
hematomës epidurale apo subdurale . Lëndimet e kokës mund të
klasifikohen edhe në të mbyllura dhe të hapura :
• Lëndimet e
mbyllura të kokës , nënkuptojnë pranimin e goditjeve të forta në kafkë
nga ndonjë objekt i fortë goditës , pa prishje të kontinuitetit të
strukturave trurore , d.m.th. është i ruajtur integriteti anatomik i
indeve të buta mirëpo prapë se prapë mund të ekzistojnë lëndime të rënda
të trurit e edhe fraktura të kafkës .
• Lëndimet e hapura ,
penetrante të kokës nënkuptojnë kur koka goditet me ndonjë objekt i cili
shkakton frakturë të kafkës duke depërtuar trurin , kjo zakonisht ndodh
gjatë vozitjes së shpejtë, siç është goditja e kokës në xhamin e
përparmë të veturës gjatë aksidentit , e poashtu mund të ndodhë edhe
gjatë goditjes me armë zjarri në kokë . Nëse te lëndimet e hapuradura
materdhe
arahnoidea kanë mbetur të palënduara atëherë kjo paraqet lëndimet e
hapura kraniocerebrale jopenetrante , ndërsa nëse mbështjellësit trurorë
janë të dëmtuar atëherë kemi të bëjmë melëndime kraniocerebrale të
hapura penetrante . Nëse gjatë lëndimit ka ardhur gjer tek depërtimi i
trupit të huaj në intrakranium atëherë ky paraqet lëndimin perforant të
trurit . Lëndimet e indeve të buta , më së shpeshti i gjejmë në formë të
shqyerjes ( vulnus laceratum ) dhe shtypjes ( vulnus contusum ) . Të dy
format e plagës shpesh janë të shoqëruara së bashku dhe quhen me një
emër të përbashkët ( vulnus lacerocontusum ) , pastaj plagët shpeshherë
paraqiten në formë prerjesh ( vulnus secatum ) , plagët si pasojë e
plagosjes me armë zjarri (
vulnus sclopetarium ) dhe me mjete
eksplozive ( vulnus explosivum ) .Indet e buta të kokës janë mirë të
furnizuara me gjak ( a. temporalis superficialis ) dhe( a. occipitalis )
kështu që gjatë lëndimit të kokës kemi gjakderdhje të pasur . Mjekimi ,
ndihma e parë konsiston në ndaljen e gjakderdhjes me fashë kompresive
dhe jepetMAT .

Fraktura e kockave të kafkës , i ndajmë në të
mbyllura dhe të hapura . Sipas formës i ndajmë në: lineare,
multifragmentare dhe impresive ( shtypja e një apo më shume kockave të
thyera në intrakranium ) .
Vetëm fraktura e kafkës pa lëndim të
trurit nuk paraqet rrezik të madh , rreziku paraqitet te lëndimet e
trurit si pasojë e shtypjes nga ana e kockave të thyera .
Mjekimi ,
lëndimet e mbyllura lineare nuk kërkojnë tretman të veçantë përveç
kontrolës . Tek frakturat e hapura lineare duhet të bëhet përpunimi
primar i plagës . Fraktura impresive e kraniumit kërkon ndërhyrje
operative dhe atë : • Si pasojë e veprimit kompresiv në tru ,
• Lezionet organike në tru ,
• Pasojat e edemës së trurit ,
• Plagët potenciale apo epilepsitë e mëvonshme ,
• Lëndimet e dura mater , COMMOTIO CEREBRI Është lëndim funksional i trurit .
Shenja
kryesore klinike është humbja e përkohshme e vetëdijes e cila krijohet
gjatë traumës dhe zgjatë shkurt , shenjë tjetër është amnezioni i tipit
retrograd ( i sëmuri nuk e kujton kohën para traumës dhe gjatë traumës
). Nëse nuk lajmërohen këto shenja gjatë traumës atëherë edhe nuk ka
pasur tronditje të trurit .
Mjekimi , pushimi , analgjetikët ,
vitaminat e grupit B , sedativët . CONTUSIO CEREBRI Lezion organik i
trurit me lokalizim dhe gjerësi të ndryshme . Me kontuzion kuptojmë jo
vetëm dëmtimin e parenkimës trurore por edhe laceracionin e enëve të
gjakut , hemoragjinë në regjionin e kontuzionit dhe përreth saj .
Klinikisht , kontuzioni i trurit manifestohet nga format më të lehta e deri te format më të rënda
• Manifestimet neurologjike si pasojë e hemoragjisë dhe edemës përreth lezionit të kontuzionit ,
• Humbja e vetëdijes prej somnolencës e deri në komë , Prania e gjakut
në likuor është shenjë se ka ardhë deri te lëndimi organik i trurit . Si
pasojë e gjakderdhjes në hapësirën subarahnoidale zhvillohet meningizmi
( qafa e shtanguar , kokëdhembja , vjellja , temp. e rritur ,
leukocitoza në gjakun periferik ) . Kontuzionin e përcjell edema e
trurit .
Mjekimi ,
• Manitol 10% • Lasix,
• Glukoza 10%
•Kortikosteroidet ,
• Redergina ,
HEMATOMA
AKUTE EPIDURALE Paraqet grumbullimin e gjakut në mes dura mater dhe
kockës . Është si pasojë e gjakderdhjes nga a. Meningea media apo degëve
të saj . Klinikisht manifestohet me humbje primare të vetëdijes pas
traumës , ( komocioni i trurit ) , pastaj pason intervali i lirë dhe
humbja sekondare e vetëdijes e cila shpejt progredon .
Mjekimi ,
trepanimi , largimi i hematomës dhe hemostaza . HEMATOMA SUBDURALE AKUTE
Gjakderdhja ( hematoma ) zhvillohet brenda 12 orëve pas traumës dhe nuk
ka interval të lirë si pasojë e arterive kortikale . Tek hematoma
epidurale dura mater përbën faktorin mbrojtës përderisa tek hematoma
subdurale edhe sasitë më të vogla të gjakut shkaktojnë kompresionin duke
shkaktuar çrregullime neurologjike me humbje të shpejtë të vetëdijes .
Mjekimi
, trepanacioni eksplorativ . Prognoza , e keqe . Shkaktarët ,
shkaktarët më të shpeshtë të lëndimeve kraniocerebrale janë , aksidentet
e trafikut , kërcimet në ujë , sulmet fizike , aksidentet në shtëpi ,
punë , rrugë, apo edhe lëndimet sportive.
• Disa lëndime të kokës
shkaktojnë dëmtime të prolonguara apo ireverzibile në tru. Kjo
manifestohet si pasojë e gjakderdhjes në tru apo si pasojë e forcës e
cila e dëmton trurin në mënyrë të drejtëpërdrejt. Këto lëndime serioze
të trurit mund të shkaktojnë :
• Ndryshime në personalitet , emocione , apo aftësitë e të menduarit ,
• Probleme në të folur ,
• Humbja e senzacionit , dëgjimit , vizionit , shijes ,nuhatjes ,
• Kriza ,
• Paraliza ,
• Komë ,
Shenjat e lëndimeve kraniocerebrale , këto shenja mund të paraqiten
menjëherë apo zhvillohen ngadalë për disa orë . Edhe nëse nuk kemi
frakturë të kafkës , truri mund të fitojë goditje nga brenda kafkës dhe
të krijojë mavijosje ( shtypje ) .
Nëse hasim në person i cili sapo
ka fituar lëndime të kokës , tento që të gjesh se çka ka ndodhur , nëse
ai ose ajo nuk mund të ju tregoj , pyetni dëshmitarët e rastit . Tek
lëndimet serioze të kokës , gjithmonë duhet dyshuar edhe për lëndimet e
shtyllës kurrizore .
Simptomet shoqëruese sugjestojnë për lëndime
serioze të kokës , disa për komocion apo kontuzion dhe kërkojnë
ndërhyrje urgjente mjekësore :
• Humbja e vetëdijes , konfuzioni dhe përgjumësia ,
• Frymëmarrja e ngadalësuar , rënia e shtypjes së gjakut ,
• Konvulzionet ,
• Frakturat në kafkë dhe fytyrë , mavijosja apo shtypje e fytyrës , enjtja në pjesën e lënduar, lëndimi i lëkurës ,
• Drenazha e lëngjeve nga hunda , goja apo veshët ( gjaku duhet të largohet ),
• Kokëdhembje të forta , • Përmirësimi inicial i gjendjes pas së cilës pason përkeqësimi i simptomeve ,
• Ngacmimi ( sidomos tek fëmijët ) , ndryshimet e personalitetit , sjellje e çuditshme,
• Shqetësim , mungesë e ngathtësisë , mungesë e koordinimit ,
• Folje e paqartë , apo vizion i turbulluar ,
• Pamundësia e lëvizjes së një apo më shumë ekstremiteteve ,
• Tendosje e qafës apo vjellje ,
• Ndryshime në pupillë ( bebëza ) ,
• Pamundësia për të ndëgjuar , shiquar , shijuar apo nuhatur ,
NDIHMA E PARË Apliko menjëherë ndihmën e shpejtë mjekësore nëse personi :
• Ka sjellje të çuditshme apo bëhet i përgjumur ,
• Nëse te personi lajmërohet dhembje e fortë e kokës apo tendosja e qafës ,
• Nëse vjell më tepër se një herë ,
• Humbja e vetëdijes ( qoftë edhe e shkurtë ) ,
• Sjellje abnormale ,
Tek format e rënda apo mesatare të kokës , duhet të mirren këto hapa :
• Thirre ndihmën e shpejtë ,
• Shiqo tek viktima rrugët e frymëmarrjes , frymëmarrjen dhe
qarkullimin , nëse është e nevojshme fillo frymëmarrjen artificiale dhe
reanimimin kardiovaskular ,
• Nëse tek viktima frymëmarrja është e
pranishme dhe zemra rrah , mirëpo personi është pa vetëdije , shiqo së
pari për lëndimet e shtyllës kurrizore . Stabilizo kokën dhe qafën duke i
vendosur të dy duart në të dy anët e kokës së personit , duke e mbajtur
kokën në vijë të drejtë me shtyllën kurrizore dhe duke i penguar
lëvizjet . Prite ndihmën e shpejtë .
• Ndalo çfarëdo gjakderdhje
duke bërë shtypje mbi rrobet e pastërta mbi plagë . Nëse lëndimi është
serioz , ki kujdes mos e luaj kokën e viktimës , nëse gjaku rrjedh nëpër
rrobet e të sëmuarit, mos i largo rrobet por vendos rrobe tjera mbi të
parën .
• Nëse dyshoni për frakturë të kafkës , mos aplikoni shtypje
të drejtëpërdrejt në vendin ku gjakos , dhe mos largoni ndonjë pjesë
nga plaga . Mbështjelle plagën me gazë sterile .
• Nëse viktima
vjell rrokullise një herë kokën , qafën dhe trupin anash në mënyrë që të
pengohet aspirimi i masave të vjellura , Duke e mbrojtur edhe më tej
shtyllën kurrizore që duhet të trajtohet me kujdes gjatë lëndimeve të
kokës ,
( fëmijët zakonisht vjellin një herë pas lëndimeve të kokës
gjë që nuk paraqet ndonjë problem të madh , mirëpo gjithmonë duhet të
konsultohet mjeku specialist për këtë lëmi , Neurokirurgu )
• Apliko
paketime të akullit në regjionet e enjtura , Tek format e lehta të
lëndimeve të kokës , nuk nevojitet ndonjë tretman specifik . Mirëpo
gjithsesi duhet të përcillet personi për ndonjë nga shenjat e
lartëpërmendura brenda 24 orëve . Simptomet serioze të lëndimit të kokës
mund të shtyhen . Kështu që personi kur fillon të flejë zgjoje atë çdo
2-3 orë duke i bërë pyetje të thjeshta “ Si e ke emrin? “ .
Nëse
fëmiu të fillon të luaj apo të vrapoj pasi të ketë fituar goditje në
kokë , lëndimet serioze vështirë kanë të ngjajnë . Mirëpo sidoqoftë
fëmiu duhet të përcjellet gjatë 24 orëve pas incidentit . Kundër
dhembjeve të vogla apo të mesme të kokës mund të përdoret paracetamoli
apo ibuprofeni mirëpo asesi aspir ina ngase mund të shkaktojë
gjakderdhje .

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ndihma e parë tek lendimet Kraniocerebrale  Empty Re: Ndihma e parë tek lendimet Kraniocerebrale

Mesazh nga Alberti Sat 29 Dec 2012 - 12:25

Çka nuk guxojmë të ndërrmarim ?

• Mos bëni larjen e kokës së plagosur me plagë të thellë apo që gjakos shumë ,
• Mos bëni lëvizjen e çfarëdo objekti i cili del jashtë nga plaga ,
• Mos bëni lëvizjen e viktimës përpos nëse ajo është e domosdoshme ,
• Mos bëni lëkundjen apo tundjen e atij ose asaj nëse ai ka sjellje të çuditshme ,
• Mos bëni lëvizjen e helmetës nëse dyshoni për lëndime të rënda të kokës ,
• Mos bëni ngritjen e menjëhershme të fëmiut i cili është i rrëzuar me simptome të lëndimit të kokës ,
• Mos pini alkool deri 48 orë pas lëndimeve serioze të kokës ,
Kur duhet të kërkohet ndihma profesionale mjekësore : Thirni ndihmën e shpejtë nëse :
• Lëndimet e kokës janë serioze apo kur kemi gjakderdhje nga fytyra ,
• Kur personi është konfuz , përgjumur , letargjik , apo pa vetëdije ,
• Kur personi ndalon së marruri frymë ,
• Ju dyshoni për lëndime serioze të kokës dhe qafës apo te personi zhvillohen simptomet e lëndimeve serioze të kokës ,
Parandalimi:
• Gjithmonë përdor mjete të sigurta gjatë aktiviteteve të cilat mund të shkaktojnë lëndime të kokës . Kjo përfshinë , gjatë vozitjes së bicikletës dhe motoçikletës bartjen e helmetave , ulëse të sigurta etj .
• Përcjelli shenjat e trafikut gjatë vozitjes së biçikletës , bëhu i vëmendshëm se çfarë qëllimi kanë vozitësit tjerë gjatë vozitjes ngase mund tjua ndërojnë kursin e drejtimit ,
• Bëhu i vëmendshëm mos e vozit biçikletën gjatë natës ,
• Mos vozitni fëmijë pa masat tjera mbrojtëse gjatë vozitjes së fëmijut ,
• Sigurohu që vendi ku luan fëmiu të jetë i sigurtë ,
• Mos pini alkool gjatë vozitjes , mos lejoni që të ju ngas personi për të cilin dyshoni se ai është i dehur.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi