Historia e kishes se laçit
2 posters
Faqja 1 e 1
Historia e kishes se laçit
E marta e 13 e peligrinimit tek Kisha e Shen Ndout ne Laç ka mbledh qindra mijera njerez nga te kater anet e vendit, madje dhe tej kufijve pikerisht per te “prekur” nga afer gjurmet e shenjtit. Nuk se eshte thjeshte nje neuroze kolektive, siç dhe mund te paramendohet tek sheh varg te shkeputur ngjitur njeri tjetrit san e shkuarje dhe ne ardhje tek kodra e Kishes se Shenjte m’u siper Laçit. E marta e 13 eshte dhe “piku” I njerezve, por qe nga e marta e pare, kur rituali fillon, Laçi si qytet fillon e disafishohet dhe aty mund te takosh njerez te te gjithe aneve. Qe prej 18 marsit, ose “te martes se pare”, qyteti ritualisht 4 a 5 fishohet. Trenat, vetem ne keto dite, te kujtojne funksionimin me kapacitet te plote para viteve ’90-te, kur ishte e vetmja alternative udhetimi masiv. Furgonat, autobuset, gjithfare targash e markash, qe sjellin nje lume njerezish nga viset Verilindore, Shkodra, Lezha, Mati, Dibra, por dhe nga Tirana e krahinat jugore, madje dhe nga Kosova e Maqedonia, rreken te bejne punen dhe xhiron e muajit, kater te marta keshtu. Duke iu avitur Qershorit numeri i pelegrineve vjen gjithnje e ne rritje, per te arritur ne shifren e 1 milion njerezve me 13 qershor te çdo viti, e perkthyer ndryshe 1/3 e popullsise se vendit. Qe ne oret e para te mengjesit ky lum i papushim njerezish, drejtohen varg per ne nje koder qe te krijon ndjesine e nje çatie, e tera perbere nga gure te bardhe. Te gjithe per atje ne maje, tek Shenjtorja e Shna Ndout. Rruga behet me kembe, megjithese ka nje rruge makine. Policia ka vene rregull. Sidomos deri ne ora 14.00, ku me se shumti, pelegrinojne te ardhurit, pas kesaj ore, me te shumtet jane vendalinjte, qe shkojne te marrin bekimin e Shenjtit.Kjo dite eshte e shenuar edhe per lypesit, qindra e qindra gati ne çdo meter rruge, vijne nga ane e anes, edhe per te prekur mrekullite e Shenjtit, por edhe per te fituar. Por ndryshe nga vende te tjera, ketu shumica e tyre jane me devijime fizike te llahtarshme… Ne fund te fundit, edhe per keta, Shenjti ka gjetur nje rruge per t’i ndihmuar; qe per 13 te marte te fitojne sa per tere vitin. Urimit te tyre “Te ndihmofte!”, nuk ke si te mos i tundohesh per te rremuar neper xhepa. Ndersa kalon siper Laçit, njerezit besimtare fillojne te kryejne ritet sipas gjurmeve te Shna Ndout. Me se pari, nje vend pushues ne formen e shpines, ku mendohet te kete pushuar shenjti. Besimtaret mundihen te imitojne Shenjtin qe sipas tyre ka klauar ne vargmalin e Kurbinit. Ndersa teki shpella e Shna Vlashit njerzit marrin dhe me vete ne qese te vogla per ta pasur si derman ne shtepi e pune, per vete dhe te afermit e tyre. Ne kete peligrinazh marrin pjese te gjithe besimtaret e feve te ndyrshme. Shnda Ndou, si askush tjeter, ka qene shquar per dialog nderfetar e jo per ballafaqime luftarake, nuk e ka thene asnje fjale kunder myslymaneve, edhe pse bashkejetesa ne mes tyre ne vendlindjen e ti. Deshmitare te shumte okulare te thone se ketu jane bere mrekulli te pabesueshme. M. Lleshi shprehet “kam pare me syte e mij se si e sollen nje vajze pa goje e qe nuk ecte ne kembet e veta. Fjeten nje nate ketu, te nesermen i erdhi goja dhe kembet”. Po keshtu gjithesecili nga persponat qe kan frekuentuar ket kishe shprehen se kane degjuar nga mrekullit ne te çuditeshme, qe po imperjetojn edhe ne ditetb e sotme, pai njhin njrez qe sipas tyre kane gjetur derman ne kete vend te shenjte.
Re: Historia e kishes se laçit
kjo kishe eshte rregulluar vitet e fundit se nuk ka pas rruge per te shkuar me makine tek kisha, ndersa tani shkon deri ne vend. por une vete personalisht edhe pse jam musliman kam shkuar me shume se 20 here dhe them se eshte vertet vend shume i shejte dhe qe ka ndimuar shume njerz qe kan pas nevoje ka sheruar shume vete me semundje te ndryshme.
krushku- I/e Regjistruar
- Postime : 704
Anëtarësuar : 21/10/2009
Re: Historia e kishes se laçit
Fatos Baxhaku (Shqip)
Jemi në Laç, në qytetin që u bë i njohur nga Superfosfati. “Si do jetë Laçi më vonë?”, pyesim një grup miqsh. Përparim Buna, regjisor në Pallatin e Kulturës, vë buzën në gaz. Hedh sytë andej nga sheshi i përzhitur nga vapa e pazakontë, ku gëlojnë makinat e shumta dhe thotë krejt i bindur: “Do jetë një qytet model që ka për ta pasur zili vetë Europa, këtu do të jetë një vend i përkryer për të jetuar”. Në fillim jemi të bindur se regjisori po bën ndonjë shaka, tipike nga ato që bëhen ditëve të verës, por megjithatë, për t‘u siguruar, e pyesim edhe një herë: “Po Amerika a do t‘ia ketë vallë zili Laçit”? “Mor po Amerika dhe më tutje, të gjithë do t‘ia kenë zilinë. Unë ndoshta jo, por ju që jeni më të rinj do t‘ia mbërrini me siguri asaj dite”, përgjigjet krejt i bindur regjisori superoptimist. Në vizitën tonë të shkurtër në Laç është i vetmi optimist i pandreqshëm. Buna është nga themeluesit e qytetit. Ka ardhur këtu nga Zerqani i Dibrës kur ishte vetëm 11 vjeç. I ati i tij dhe bashkëfshatarë të tjerë kishin punuar në hidrocentralin e Shkopetit. Uzina e re që do të ngrihej kërkonte punëtorë të zellshëm. Kështu nisën
të vendosen në Laç familjet e para. Ishin muratorë me një dëshirë të madhe të ngulur në kokë: t‘i shpëtonin varfërisë së fshatrave të tyre me fare pak tokë. Në krahun tonë, Simon Koka, një mik i vjetër i yni, por edhe i regjisorit superoptimist, tund kokën në mënyrë mosbesuese. Simoni është nga Miloti,
por është një njohës shumë i mirë i historisë së këtij qyteti, me të cilin është rritur thuajse bashkë. “A dalim më mirë dhe e kuptoni vetë se kush do t‘ia ketë zili Laçit?”, Simoni tashmë është ngritur në këmbë, i gatshëm për të ecur në mes të vapës. E kështu nisim të ecim nëpër qytet, duke depërtuar pak nga pak në radhët e pallateve që nuk duken nga rruga kryesore.
Qyteti i beftë
Zakonisht qyteteve u duhen shekuj që të formohen. Ata, nga grumbuj të veçuar shtëpish, nisin të hedhin shtat njësoj si njerëzit që kompaktësojnë më parë muskujt dhe eshtrat e tyre dhe pastaj nisin të ecin me këmbët e tyre. Laçit, përkundrazi, nuk i janë dashur shekuj që të ngrihet në këmbë. Atij i kanë mjaftuar vetëm disa dekada. Simoni, për nga natyra gjithnjë i shkathët e këmbëlehtë, e ngadalëson ca hapin teksa mundohet të kthejë para syve imazhin e Laçit të vjetër. “Këtu kanë qenë a nuk kanë qenë tri shtëpi - nis të tregojë ai - pastaj poshtë tyre nji fushë e gjanë. Atje përtej kalonte rruga e vjetër për në Shkodër. Më duket se ka qenë edhe nji shkollë e vogël fillore, por për këtë nuk jam i bindun. Kur ishim të vegjël, ne të Milotit, as i kthenim sytë këndej. Nuk kishte gjë për të parë a për të ndaluar. Pastaj nisëm të shihnim lëvizje, punëtorë që vraponin gjithandej. Mua më ka mbetur në mend një gropë e madhe gëlqereje. Isha fëmijë, nuk kisha parë kurrë një gropë aq të madhe gëlqereje. Pastaj për ne çdo gjë u bë normale. Në fakt, ne hidhnim shtat njësoj me oxhaqet e uzinës dhe me
pallatet e qytetit”.
Të nxehtët ka nisur të godasë keq. Kudo shohim kalimtarë që nxitojnë të shkojnë në shtëpi. Nuk është ora e duhur për të shëtitur në Laç, por për këtë e kemi “fajin” vetë. “Ja - bën me dorë Simoni - këto kanë qenë pallatet e para në Laç. Këtu u strehuan punëtorë të uzinës dhe ushtarakë. Qyteti ka pasur shumë reparte ushtarake e komanda lloj-lloj. Banorët që u vendosën këtu në fillim ishin nga Burreli e Dibra, por më pas i kishe nga e gjithë Shqipëria: skraparlinj, korçarë, përmetarë, kolonjarë, mirditorë, gjirokastritë, tiranas. Ka pasë raste që në një shkallë të vetme të banonin 24 familje, të gjitha të ardhura nga 24 qytete të ndryshme të Shqipërisë. Laçi më pas u shtua jo vetëm nga Uzina e Superfosfatit, por edhe nga industria e drurit, minerare dhe shumë të tjera. Qyteti, që nisi që këtu, vazhdoi më pas të zgjerohej drejt Veriut. Në një farë kohe arriti deri në 30 mijë banorë, duke u bërë qyteti i dytë më i madh i Veriut, pas Shkodrës”. Eshtë kohë dreke dhe pallatet e themeluesve të Laçit janë krejt të heshtur. Vetëm disa fëmijë vazhdojnë të luajnë hareshëm të patrazuar edhe aq nga vapa mbytëse. Kanë mbledhur disa kartona nga ata të kutive të mëdha të ambalazhit dhe po shkojnë “të ndërtojnë një shtëpi”. Njësoj si paraardhësit e tyre edhe ata duket se janë të bindur se ka edhe nga ato shtëpi që ndërtohen në fare pak kohë.
“Aksham pazar”
Shumë kohë më parë, pleqtë e Shqipërisë së Mesme, të cilëve ua kishte qejfi ndonjëherë të përzienin shqipe me ndonjë fjalë osmanisht të mësuar në mejtep, përdornin shpesh një shprehje të tillë: “Aksham pazar, batakçi mall, hajdut kandar”. E thoshin sa herë ndonjë tregtar a shitës i vogël nga fshati ua hidhte me mall të keq e me çmim të kripur. E përkthyer në shqipen e sotme, shprehja e vjetër do të tingëllonte pak a shumë kështu: Po bëre pazar në të rënë të diellit, do marrësh mall të keq nga
peshorja që të mashtron. Pazari i Laçit zotërohet nga gratë. Shitëse, blerëse, kurioze, kalimtare të
rastit, ato janë të gjitha femra. Duket sikur burrat nuk kanë qejf të kalojnë kësaj ane të qytetit. Të grumbulluara nga tre e nga katër ato më shumë bëjnë muhabet duke pritur orën që të shkojnë në shtëpi, se sa arrijnë të shesin ndonjë gjë. Sundimtaret e dyta të pazarit janë çadrat. Këto janë edhe më të shumëllojshme. Çadra me emra birrash të njohura, akulloresh, plazhi, shiu, të gjitha janë nxjerrë jashtë për të krijuar mbrojtjen anti-diell. Na shkon mendja tek ajo shprehja e vjetër që ju thamë pak
më lart për atë punën e “aksham pazarit”. Nuk e dimë nëse “kandari” ka nisur të bëhet hajdut, ka shumë gjasë që jo, porse një erë e rëndë thartire na jep një të dhënë të rëndësishme paraprake për mallin që po dergjet në diell. I do edhe disa orë që të thartohet plotësisht, por duket se rruga e tij për t‘u shndërruar në “batakçi mall” tashmë ka nisur. Këtu, në mesin e rrëmujës së pazarit të Laçit, dallojmë për herë të parë kostumin e njohur të grave të Kurbinit. Ashtë aq i ngjashëm me atë të mirditoreve. Ndryshe nga gratë zhurmëmëdha të qytetit, të cilat bashkohen grupegrupe duke bërë shaka me njëratjetrën, gratë e fshatit janë më të veçuara. Më të veçuara dhe më të heshtura. Qëndrojnë vetëm poshtë çadrës së tyre të zezë, njësoj si kostumet e tyre me arkën e domateve pranë këmbëve dhe
me një shikim të përhumbur drejt maleve nga vijnë. Kush e di se çfarë mendojnë në këto çaste. Mbase rrugën e gjatë që do t‘u duhet të bëjnë për të mbërritur te familjet e tyre, mbase monedhat e pakta që do të çojnë në shtëpi, mbase fate djemsh të larguar larg me kohë, mbase vetë fatin e tyre për të cilin kanë vendosur gjithnjë të tjerët.
Kush e di
Krejt afër pazarit të zhurmshëm Simoni na tregon rrënojat e një kulle. Ajo është e rrethuar nga pallatet dhe e lënë tashmë në mëshirën e kohës. “Kjo këtu ka qenë njëra nga ato kullat e gurta që
ekzistonin para se të ndërtohej qytetit. Do kohë e kthyen edhe në muze, por tani…”, Simoni vazhdon më tutje. Një grua e moshuar kurbinase kalon në anë të rrënojave. As që e kthen kokën fare nga muret e vjetra. Në këto anë historia është një luks për barkngopurit. Kurbinasja që është larguar nga pazari vetëm sa të mbushë ujë, struket sërish nën çadrën e saj të zezë. “Akshami” ende nuk ka mbërritur plotësisht dhe dielli do t‘i mundojë edhe do kohë gratë që vijnë nga larg.
Kur të merr malli për horizontin
Frrok Gjetani ka lindur fare afër Laçit, në Milot. Historia e tij është krejt e veçantë. Ai ka kaluar nga puna si montator me horizontet e gjera rreth tij, në zyrat e gjendjes civile të prefekturës. “Nuk është se jam keq - na thotë pasi është miqësuar ca me ne - puna që bëj është e rëndësishme dhe njerëzit më respektojnë, porse më mungon ajo puna që bënim me shokët kudo nëpër Shqipëri, duke e pasur qiellin fare afër dhe duke krijuar e krijuar vazhdimisht”. Gjetani është një nga ata njerëz pa të cilët qytete si Laçi nuk do të ishin ngritur. Ishin montatorët, njerëzit që kacavirreshin shtyllave bashkë me pesha të
përbindshme, ata që kanë sjellë në jetë anë e kënd Shqipërisë veprat e mëdha që tashmë kanë nisur të ndryshken. Frroku është “Hero i Punës Socialiste” dhe dy herë deputet në Kuvendin Popullor. Nuk i pëlqen të flasë shumë për titujt. “Të ishte për mua - thotë pasi është menduar pak - do t‘i kisha ndarë ata tituj me shokët e mi. Për mua të gjithë kanë qenë heronj të vërtetë. Kohët e deshën që të ma jepnin mua titullin, porse nuk kam bërë asgjë më shumë se shokët e mi”. Frroku ka ardhur në Laç fare i ri, në
1964, kur sapo kishte mbaruar shkollën mekanike të Tiranës. Asokohe vendi ishte një kantier i madh.
“Punonim bashkë me të burgosurit - kujton Frroku - Laçi ishte një ndër kampet më të mëdha për të burgosurit politikë. Prej shumë prej tyre ruaj kujtime shumë të mira. Shumë ishin jo vetëm njerëz të mirë e punëtorë, por edhe specialistë shumë të aftë. Inxhinierë e teknikë të burgosur u kanë dhënë zgjidhje shumë problemeve të ndërlikuara”. Pastaj, pas Superfosfatit, Frroku dhe kolegët e tij punuan kudo në Shqipëri ku kishte ngrehina të mëdha industriale. “Kanë qenë punë të vështira - vazhdon të tregojë - me pesha të mëdha që kërkonin montim me precision super të lartë. Më vështirë e kemi ndjerë veten në Ferrokromin e Burrelit. Kinezët ikën dhe i lanë punimet përgjysëm. Por gjatë kohës që
kishim punuar me ta një farë përvoje e kishim marrë dhe kështu i hymë punës vetë dhe mbas qindra vështirësish arritëm ta montojmë vetë uzinën. Po kështu për vështirësi të mëdha kujtoj
edhe montimin e antenës së Kukësit që ishte 126 metra e gjatë. Kujtoj me nderim punën e përbashkët me kimistin hebre, Marko Menahem, në Kukës. Unë punoja për pjesën mekanike dhe ai për atë kimike. Puna ka qenë e vështirë, e rëndë, e rrezikshme, orar pa orar dhe gjithnjë larg familjes, por mua sepse më merr malli ende për atë punë dhe shokët e mi”. Dikush nga miqtë e përbashkët kujton një emër: Andrea Margjini. Frroku na lutet që ta presim vetëm pak minuta dhe niset nëpër zheg për në zyrën e tij. “Vi shpejt. Do t‘ju tregoj një fotografi t vjetër”. Nga fotografia bardhezi, që nuk vonon të vijë, ne shikojmë portretet e qeta të katër djemve të rinj. Fotoja është e 1968-ës. Frroku e ka merak që t‘i shënojmë të gjithë emrat: “Nga e majta në të djathtë kemi dalë, Besim Denizi, mjeshtër i elektrikut, unë, Bardhok Gjikola dhe i ndjeri Andrea Margjini”. Frroku trishtohet ca kur i duhet të na rrëfejë se si ka humbur jetën në punë Andrea, shoku i tij montator: “Duke punuar mbi disa tubo njëri prej tyre u këput dhe e goditi për vdekje. Ishte i ri dhe një mjeshtër i shkëlqyer”. Me foton në dorë, mjeshtri i vjetër nis e na tregon për punën e tij të re në gjendjen civile. Duket se e ka marrë me të njëjtin pasion e seriozitet sikur montonte dikur makineritë e rënda qindratonëshe.
Te Shna Ndou i Laçit
Faltoren e famshme të Shna Ndout e gjejmë të heshtur. Bën një vapë e pazakontë dhe njerëzia e ka lënë për më vonë vizitën në vendin çudibërës. Simoni, miku ynë i mirë, gjunjëzohet në altarin e kishës. “Vij shpesh - na thotë - dhe sa herë që largohem që këtej sikur e ndjej veten të liruar shpirtërisht dhe fare mirë fizikisht”. Një grua e vjetër e shtrirë mbi stol të kishës mërmërit diçka me vete. Faltorja ka një histori të vjetër. Shën Antoni (Shna Ndou në gegërishte) emrin e vjetër e ka fort të gjatë: Fernando Martin de Bulhoes e Taveira Azevedo. Djali me emër të gjatë lindi në periferi të Lisbonës më 15 gusht të vitit të largët 1195. Ishte biri i vetëm i një familjeje në gjendje të mirë. Që i ri shfaqi tendenca të bënte jetë prej asketi. Vitet kur jetoi ishin vite të trazuara për Europën e krishterë. Krahas priftërinjve
dhe kalorësve gjithnjë e më shumë po ndihej në shoqëri zëri i tregtarëve dhe zejtarëve, të cilët, që në atë kohë u quajtën borgjezë. Kisha nisi të dalë nga manastiret dhe meshat nisën të mbaheshin ndër katedrale madhështore. Shtatë kryqëzatat e njohën Europën me pjesën tjetër të botës. Po në atë kohë lindën dy urdhrat lypës, domenikanët dhe françeskanët. Në këtë kohë jetoi prifti i ri. Shën Antoni i ardhshëm pati një jetë të trazuar. Shkoi më parë si misionar në Afrikë, por përfundoi në Siçili. Më pas udhëtoi në këmbë nga Siçilia deri në Asizi, ku jetont Shën Françesku i madh. Që këtu nis historia e tij françeskane. Udhëtoi shumë herë në Francë e Gjermani në kohën kur u emërua drejtues i françeskanëve për Italinë e Veriut. Sa ishte gjallë krijoi një admirim të madh rreth vetes. Së pari sepse ishte një kundërshtar i madh i herezive dhe, së dyti sepse atij i atribuoheshin veti të mrekullueshme. Thuhej se ishte i aftë të predikonte në të njëjtën kohë në dy vende, ose se kishte mbajtur në krahë fëmijën Jezu Krisht apo vegimin e tij, nga vjen edhe pasqyrimi i tij në ikonat e kishës. Kur vdiq në Padova në moshën 36-vjeçare, më 13 qershor 1231, venerimi i njerëzve rrezikoi të shkaktonte një luftë vëllavrasëse. Të gjithë donin që të varrosej pranë tyre. Vetëm një vit më pas u shpall shenjt nga papa dhe vite më vonë eshtrat e tij u vendosën në Katedralen e Padovës, të ndërtuar posaçërisht në kujtim të tij. Thuhet se në momentin e zhvarrimit gjuha e tij ishte po aq e kuqe dhe e gjallë sa edhe kur predikonte. Në Shqipëri kulti i tij ka ardhur nga misionarët françeskanë, të cilët ndërtuan kishën e vjetër në Sebaste, afër Laçit, nën hijen e një kështjelle të vjetër mesjetare. Pas marrëzisë ateiste të 1967-ës, krejt zona rreth e rrotull u shpall “zonë ushtarake” dhe u rrethua me tela me gjemba, por asgjë nuk mund të ndalonte ardhjen e njerëzve të të dyja besimeve në vendin e mrekullive. Banorët vendas tregojnë me qindra raste mrekullish. Të çmendur që vijnë duke belbëzuar dhe kthehen me kokë ulur për në shtëpi, të verbër që befas dallojnë figurën e nënës, të paralizuar prej vitesh që ngrihen në këmbë si djem të rinj, pa folur për vajzat fatpadala që duket se e kanë gjetur njeriun e jetës që porsa kanë zbritur në rrugën kryesore të Laçit. Bashkë me miqtë zbresim në shpellën e Shën Vlashit, vendi ku thuhet se vërtetohen mrekullitë. Rrobe të vjetra, shënime me emra njerëzish, shumë foto dhe shumë qirinj na shoqërojnë në grykën e ngushtë të kësaj shpelle, që thuhet se vazhdon më tej me dhjetëra kilometra. Muret e nxira, dylli i qirinjve dhe qetësia që mbretëron kudo të fusin në një botë
tjetër. Rrugës bisedojmë me miqtë tanë për historinë e këtij shenjti t veçantë. “A e dini se Shna Ndou është shenjti mbrojtës i Portugalisë dhe i Brazilit?”, pyet njëri prej nesh. “Aha, e mora vesht. Ja përse kena kaq shumë tifoza me Brazilin na ktu n‘Laç”, vjen përgjigjja aty për aty.
Tashmë kemi zbritur poshtë në Laç. Një grup derrash të pashqetësuar, pasi janë zhgërryer fort në një llucë të zezë për t‘u mbrojtur nga dielli i fortë, tani kanë zhytur noçkat në një tog plehrash në anë të rrugës. Derrat e kënaqur na kujtojnë edhe një herë optimizmin që kishim hasur në fillim. Thua t‘i ketë parë ndonjëherë kafshët e përbaltura regjisori superoptimist? Apo edhe trajtimi liberal i kafshëve bën pjesë në atë “zilinë” që Europa dhe Amerika do t‘ia kenë Laçit pas pak viteve? Punë e ngatërruar. Këndvështrim artistësh me pak fjalë. Nën hijen e gjigandit të ndryshkur Ja ku është, me atë ngjyrën e tij të kuqërremtë, me ata tubat e ngatërruar dhe me dekorin që duket sikur e ka krijuar ndonjë skulptor postmodern. Superfosfati i Laçit u ndërtua në fillim të viteve ‘70. Objektivi i tij parësor ishte prodhimi i superfosfateve, plehra kimike që do ta shtonin prodhimin bujqësor, me të cilin regjimi komunist synonte të prodhonte gjithçka në vend. Lënda e parë vinte nga Maroku, pastaj transportohej nga Durrësi në Laç me tren. Qyteti për shumë vjet ishte stacioni kryesor hekurudhor i Veriut të vendit. Kështu që bashkë me këtë ngrehinë gjigande nisi të zhvillohej edhe qyteti. Uzina dhe qyteti për shumë kohë ishin të pandara. Për ata që nuk banonin këtu, kur thuhej “Laç” presupozohej “Superfosfati” dhe anasjelltas derisa erdhi ‘90-ta dhe vitet e krizës. Impiantet e mëdha u mbajtën edhe disa kohë mes shpresës dhe zhgënjimit, derisa nisën të ndryshken përfundimisht. Nuk është gjë e bukur të ecësh përbri oxhakëve dhe impianteve gjigandë që tani duken krejt të kotë. Një mal me dhe të kuq, mbeturina të punës së dikurshme, ka mbetur ende në anë të rrugës, kujtim i një kohe kur helmonte detin dhe fushat rreth e rrotull. Vetëm disa shkurre të ashpra mund të mbijnë në këtë territor të helmuar. Ecim përgjatë tyre të rrethuar nga një heshtje e thellë derisa më në fund dëgjojmë disa zëra të gëzuar. Janë disa fëmijë të zeshkët që po lahen në një vaskë të braktisur. Zoti e di se çfarë lëngu përmban vaska ngjyrë jeshile. Por fëmijët duken të patrazuar nën hijen e gjigandit të ndryshkur. Poshtë disa oxhakëve të stërmëdhenj ndahemi me miqtë tanë të mirë. I hedhim edhe një herë sytë andej nga Shna Ndou. Vetëm një ditë më pas, më 15 gusht, është ditëlindja e tij e 813.

Similar topics
» Thirrja e Kishës Katolike
» I lë Kishës një Biletë Llotarie… Fituese
» Gardiani i kishës më të shenjtë krishtere është mysliman
» Edhe Vatikani kundër ndërtimit të kishës në qendër të Shkupit
» Historia e Homoseksualitetit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi