Tjetër krim në Tiranë, një 40-vjeçar gjendet i vrarë me plumb në kokë brenda një furgoni
Faqja 1 e 1

TIRANË-Një krim i dytë i rëndë ka vënë në alarm policinë e Tiranës në këtë fillim viti pasi vrasjes së taksistit ditën e djeshme.
Një person është vrarë me plumb në kokë në orët e para të mëngjesit ndërsa trupi i pajetë është gjetur gjatë paradites brenda një automjeti Benz tip furgoni me targa italiane CY325SZ në fshatin Mazrek. Policia ka identifikuar viktimën si shtetasin Agron Dervishi, 40 vjeç.
Nga kqyrja e trupit mësohet se Dervishi ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e një plumbi të marrë në kokë. Dyshohet se arma e përdorur ka qenë një pistoletë, ndërsa vrasja ka ndodhur në furgon, ku dhe u gjet trupi i viktimës.
Policia po heton në disa pista ku më kryesorja është ajo e mosmarrëveshjeve që Dervishi mund të ketë pasur me persona të tjerë.
Kjo është vrasja e dytë që ndodh në Tiranë brenda 24 orësh. Një ditë më parë, pranë spitalit pediatrik u gjet i vrarë me 3 plumba një taksist, ndërsa në pranga u vu autori, një nënoficer. Vrasja dyshohet se ndodhi për cështje morali.
(d.b/BalkanWeb)

Similar topics
» Tiranë, gjendet i vrarë një 33-vjeçar
» Krim brenda familjes dhe në Tiranë, burri vret gruan
» Tiranë, krim brenda familjes, burri vret gruan dhe veten. Familjarët: Shkak, xhelozia
» Pogradec, vritet me plumb ne koke 38 vjecari
» Kërcënon me jetë Obamën në Facebook: Do t’i vë një plumb në kokë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi