Tentativë grabitjeje në Shkodër, dy të vrarë, një i plagosur
Faqja 1 e 1

SHKODËR- Kur na ndajnë vetëm pak orë nga Viti i Ri 2013, një ngjarje e rëndë trondit qytetin e Shkodrës.
Të shtëna armësh janë regjistruar në fshatin Hot i Ri vetëm pak kilometra larg qytetit.
Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Sipas policisë, viktimat janë Zef Markaj dhe Ardian Kola, ndërsa është plagosur vëllai i Zefit, Gjon Markaj. Referuar të njëjtave burime, dy persona kanë hyrë në banesën e Zef Markajt, ku kanë tentuar të vjedhin mish, pak orë para ndërrimit të viteve, por janë pikasur nga i zoti i shtëpisë, i cili i ka ndjekur nga pas, kur ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Gjithcka është dëgjuar nga vëllai i viktimës, Gjon Markaj, i cili banonte vetëm pak metra më larg. Ky i fundit ka nisur të gjuajë me armë zjarri drejt dy hajdutëve, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur ndërsa është vrarë njëri nga autorët e ngjarjes, Ardian Kola. Ky i fundit sipas policisë, ka qënë një person me precedente penale, i arrestuar edhe më parë për një seri vjedhjesh në banesa. Policia është në kërkim të autorit të dytë të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Similar topics
» Hakmarrja, një i vrarë një i plagosur në Shkodër
» “Tentativë vrasje të Obamës” për Hernandez
» Një i vrarë dhe një i plagosur në Pogragjë të Gjilanit
» Sulm vetëvrasës në Kabul, 16 të vrarë e 36 të plagosur
» Kriminaliteti në Lezhë: Në një muaj 5 të vrarë e 12 të plagosur

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi