Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Tentativë vrasje të Obamës” për Hernandez  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Tentativë vrasje të Obamës” për Hernandez  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Tentativë vrasje të Obamës” për Hernandez

2 posters

Shko poshtë

“Tentativë vrasje të Obamës” për Hernandez  Empty “Tentativë vrasje të Obamës” për Hernandez

Mesazh nga Durrsaku Thu 17 Nov 2011 - 21:53

“Tentativë vrasje të Obamës” për Hernandez  Atentatori-shtepia Personi i dyshuar se shkrepi armën në drejtim të Shtëpisë së Bardhë, mund të akuzohet me tentativë për vrasjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, ose të një zyrtari tjetër të lartë në Uashington.

Sipas CNN, kjo do të jetë padia e ngritur nga hetuesit amerikanë kundër Oscar Ortega Hernandez. Ai dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj Shtëpisë së Bardhë të premten e shkuar. 21-vjecari Oscar Ortega Hernandez beson sipas autoriteteve, se Zoti i ka dhënë atij një mision personal, të sulmojë Shtëpinë e Bardhë.

Një buletin i lëshuar nga policia amerikane thotë se 21-vjecari në momentin e arrestimit tregonte shenja paqëndrueshmërie mendore dhe prirje dhune.
Të shtëna u dëgjuan mbrëmjen e së premtes në hapësirën mes Shtëpisë së Bardhë dhe Monumentit të Uashingtonit.

Policia zbuloi më vonë një makinë të braktisur me një pushkë brenda, ndërsa dy plumba u gjetën të martën në pjesën jugore të Shtëpisë së Bardhë, ku ndodhet dhe dhoma e gjumit e presidentit.

Një nga plumbat kaloi xhamin e parë të dritares, por u ndal nga paneli anti-plumb i xhamit të dytë. Ndërsa plumbi tjetër goditi pjesën e jashtme të ndërtesës.

Presidenti dhe zonja e parë nuk ndodheshin në Uashington në atë moment, ndërkohë që nuk dihet nëse atje ishin dy vajzat e tyre, Sasha dhe Malia.

Krerët e shërbimeve sekrete deklaruan për gazetarët se plumbat nuk janë lidhur ende përfundimisht me të shtënat e së premtes.

Me origjinë nga shteti amerikan i Idahos, Hernandez ishte shpallur person i humbur nga familja e tij më 31 tetor. Mendohet se që prej atëherë ai ka jetuar në Uashington.

21-vjecari ka një dosje të pasur me arrestime, të kryera në Teksas, Jutah dhe Idaho, por policia ka deklaruar se nuk rezulton i lidhur me ndonjë organizatë.
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Tentativë vrasje të Obamës” për Hernandez  Empty Re: “Tentativë vrasje të Obamës” për Hernandez

Mesazh nga dajti modh Thu 17 Nov 2011 - 21:56

ishte i mete nga trute ky robi
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi