Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mish i rrahur i çastit (eskallop) me kunguj ose patëllxhanë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mish i rrahur i çastit (eskallop) me kunguj ose patëllxhanë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mish i rrahur i çastit (eskallop) me kunguj ose patëllxhanë

2 posters

Shko poshtë

Mish i rrahur i çastit (eskallop) me kunguj ose patëllxhanë Empty Mish i rrahur i çastit (eskallop) me kunguj ose patëllxhanë

Mesazh nga WebMaster Thu 3 Jan 2013 - 0:58

Për 6 persona:
* 500 g mish viçi
* 4 lugë gjelle margarinë ose gjalpë
* 1 filxhan kafeje miell,
* 1/2 gotë verë
* 5 thelpinj hudhra
* pak majdanoz
* kripë e piper
* 1800 gr kunguj ose patëllxhanë
* vaj për skuqjen e tyre

Gatimi:
Mishi i rrahur i çastit që në gjuhën e kuzhinës quhet eskallop, është fetë shumë e hollë që merret nga shtylla kurrizore (kontrafileta), pjesa e brendshme ose e sipërme e viçit si dhe nga pjesët e tjera të kofshës.

Fetat e mishit duhet të priten në drejtim të kundërt të fijeve. Pasi pastrohet nga fijet e dejet e tepërta, mishi pritet në dy copa për racion dhe rrihet që të hollohet pak (trashësi ½ cm). Kthehen anët me thikë dhe i jepet mishit një formë e rregullt rrethi, hidhet kripë e piper nga të dyja anët, vihet në tigan ku është hedhur yndyra dhe skuqet (pasi kalohet më parë në pak miell).

Kullohen mirë nga yndyra, vihen në pjatë dhe ruhen në vend të nxehtë.

Lahen mirë kungujt, priten në formë rrethi, u hidhet kripë, kalohen në miell dhe skuqen në tigan. Po kështu veprohet edhe me patëllxhanët.

Në yndyrën ku u skuqën eskallopët hidhen hudhrat e prera hollë dhe kur këto të vyshken hidhet vera dhe lihen që të marrin valë. Në fund shtohet majdanozi i grirë hollë.

Vihen copat e mishit në pjatën me pire, në të dyja anët kungujt ose patëllxhan e të fërguara dhe sipër mishit hidhet salca e përgatitur.

Shënim: Mishi i rrahur i çastit (eskallopët) mund të vihet për 5- 10 minuta në furrë, pasi shtrohet në tavë dhe hidhet përsipër salca. Në këtë mënyrë veprohet kur mishi është pak i fortë. /Telegrafi/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mish i rrahur i çastit (eskallop) me kunguj ose patëllxhanë Empty Re: Mish i rrahur i çastit (eskallop) me kunguj ose patëllxhanë

Mesazh nga Anakonda Thu 23 May 2013 - 3:50

QOFTE ME PATELLXHANE E MISH TE GRIRE

QOFTE ME PATELLXHANE E MISH TE GRIRE
250 gr mish vici i grire
1 kg patellxhane
1 veze
2 lug supe djathe parmigiano
4 luge supe buke e thekur e therrmuar (galete)
Krip ,piper vaj,hudher
PERGATITJA

Ne nje tepsi ku kemi shtruar leter
pjekje vendosim patellxhanet e lare dhe I pjekim ne furre me
temperature te larte per rreth 1 ore .Pas pjekjes leren te ftohen
dhe pastaj ju heqim lekuren dhe pjesen e brendeshme te patellxhaneve e
vendosim ne nje tas.
Hedhim te patellxhanet ,mishin djathin e grire
,vezen ,galeten ,kripen ,piperin ,hudhren e grire ,i perziejme mire e
mire , ju japim formen qe deshirojme qofteve dhe i skuqim ne vaj .
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi