Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zhurma e dëmshme për zemrën dhe presionin e gjakut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zhurma e dëmshme për zemrën dhe presionin e gjakut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhurma e dëmshme për zemrën dhe presionin e gjakut

Shko poshtë

Zhurma e dëmshme për zemrën dhe presionin e gjakut Empty Zhurma e dëmshme për zemrën dhe presionin e gjakut

Mesazh nga Alberti Thu 3 Jan 2013 - 4:37

Zhurma e dëmshme për zemrën dhe presionin e gjakut

Tregohuni të kujdesshëm ndaj zhurmave, veçanërisht gjatë kohës së gjumit. Ky është rekomandimi më i ri i mjekëve dhe psikologëve. Studimet dhe eksperimentet e ndryshme kanë treguar se edhe pse gjatë gjumit të thellë nuk ndjejmë gjë, zhurmat e forta rreth ambientit të fjetjes apo edhe zhurmat periodike të vazhdueshme, janë të dëmshme për shëndetin tuaj. Por dëmtimet e shkaktuara nga zhurmat nuk janë të përqendruar vetëm te problemet që kanë të bëjnë me dëgjimin, por shfaqen probleme me zemrën, presionin e gjakut, probleme psikologjike, etj. Zhurmat e trafikut të rënduar, uljet dhe ngritjet e avionëve, puna në uzina e fabrika, etj. mund të ulë presionin e gjakut nën nivelin e duhur, ç'ka mund të kthehet në rrezik për sëmundje kardiake. Dhe sipas rezultateve të publikuara nga European Heart Journal, tregohet se ky efekt negativ i zhurmave është më i ndjeshëm për njerëzit që jetojnë pranë aeroporteve apo zonave industriale, ku niveli akustik është tepër i lartë. Por studimet kanë treguar se edhe bashkëshorti apo bashkëshortja juaj mund të kthehet në problem për shëndetin tuaj nëse gërhet. Kjo zhurmë mund të kthehet në stres për ju, gjatë gjumit. Edhe pse ju mund të jeni mësuar me këtë gjendje dhe të flini pa ndjerë zhurmat përreth, është organizmi juaj ai që dëmtohet, sidomos çrregullime në presionin e gjakut.
Studimi
Kërkuesit kanë përfshirë në studim 140 vullnetarë në Londër, të cilët jetojnë pranë aeroportit Heathrow, apo në zona të tjera ku zhurma është e lartë. Ekipi ka vëzhguar gjatë natës presionin e tyre të gjakut për rreth 15 minuta dhe ka monitoruar nivelet korresponduese të zhurmave të ndryshme. Vlerat e presionit të gjakut tek vullnetarët kanë pësuar një rritje në prani të zhurmave me intensitet më të lartë se 35 decibel, të shkaktuara nga zhurma e avionëve, trafikut të rënduar apo edhe gërhitjes së partnerit. Ky efekt u vëzhgua edhe kur personi ishte në gjumë.
Zhurma e një avioni sipas shkencëtarëve të Imperial College në Londër apo edhe studiues të tjerë në institucione shkencore Evropiane të përfshira në këtë studim, shkakton një rritje të presionit sistolik në 6,2 mmHg dhe në 7,4 mmHg për presionin diastolik. Nivele të tilla të rritjes së presionit të gjakut janë vërejtur edhe në çiftet ku njëri nga bashkëshortet gërhet. Pasojat e kësaj zhurme shfaqen edhe në problemet shëndetësore të partnerëve. Hipertensioni si shfaqje e presionit të lartë të gjakut mbi vlerat 140/90mmHg, shoqërohet me një rritje të rrezikut për shqetësime kardiake, sëmundje të veshkave, etj.
Stresi dhe hipertensioni
Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit. Periudha e dimrit, për shkak të të ftohtit por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave. I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin. Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës. Të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë. Mosha 45 vjeç është mosha më problematike te burrat për shfaqjen e problemeve me tensionin e lartë, ndërsa të gratë mosha më problematike është rreth moshës 50 vjeç.

Simptomat e hershme që shfaq hipertensioni:

- Dhimbje koke, sidomos në mëngjes
- Gumëzhitje veshësh
- Marramendje
- Nganjëherë shoqërohet me gjak nga hundët
- Depresion, pa e ditur shkakun
- Personi nxehet pothuajse pa shkak
- Skuqje të fytyrës
- Ndjesi të fikëti

Kripa shkak për shfaqjen e hipertensionit

Nga kërkimet e shkencëtarit Dahl mësohet se fajtori kryesor në shkaktimin e hipertensionit është kripa. Mjekët e dinë tashmë ndjeshmërinë e veçantë që kanë disa pacientë me hipertension. Tek këta pacientë nëse ndërpritet sasia e madhe e kripës që ata marrin në ushqime edhe hipertensioni zhduket. Sasia e këshilluar e kripës është 800 miligram në ditë. Por në shumicën e rasteve me hipertension ulja e konsumit të kripës (sodiumit) nuk mjafton. Të sëmurët më hipertension duhet të respektojnë raportin e potasiumit me sodiumin për të arritur rezultate pozitive. Raporti duhet të jetë I tillë që sasia potasiumit të jetë tre herë më e lartë se sasia e sodiumit.

Obeziteti shkaktar për hipertensionin

Obeziteti është i lidhur ngushtë me hipertensionin, sepse obeziteti vështirëson punën e zemrës për të furnizuar indet me gjak. Kontrolli i peshës është një faktor i rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Humbja e peshës ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson efektivitetin e ilaçeve që përdoren për kurimin e presionit të gjakut. Po ashtu, njerëzit që bëjnë një jetë sedimentare kanë 50% më shumë mundësi që t'u zhvillohet hipertensioni sesa ata që bëjnë një jetë aktive. Aktiviteti fizik i rregullt mund të ulë presionin sistolik me rreth 10mmHg në pacientët me hipertension. Një dietë jo e pasur ushqimore si dhe mungesa e aktivitetit fizik bëhen shpesh shkaktarë të hipertensionit.

Dy llojet e presionit të lartë të gjakut
Ekzistojnë dy tipa të presionit të lartë të gjakut: sekondar dhe thelbësor (primar). Hipertensioni sekondar rezulton nga prania e sëmundjeve specifike apo të sëmundjeve të ndryshme si: sëmundja e veshkave, tumori i tyre, ngushtimi i arterieve renale, hipertiroide apo shtatzënia. Ky lloj hipertensioni përfaqëson një përqindje të vogël të rasteve. Një përqindje të lartë të këtij tipi e përbën hipertensioni i arteries renale, i ngjashëm me hipertensionin primar. Hipertensioni thelbësor (primar) ndodh kur enët e gjakut kontraktohen së tepërmi ose përmbajnë lëngje të tepërta dhe përbën rreth 90-95% të gjithë rasteve. Ky lloj hipertensioni nuk mund të kurohet, por mund të kontrollohet nëpërmjet ndryshimit të mënyrës së jetesës dhe mjekimeve.

Natriumi rrit presionin e gjakut

Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Ato ofrojnë një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kundërshton efektet e natriumit. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi