Armet e Skenderbeut thyejne rekord, 1,5 milione vizitore
Faqja 1 e 1
Armet e Skenderbeut thyejne rekord, 1,5 milione vizitore
Ekspozita e armeve dhe perkrenares se heroit tone kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu per me se 1 muaj u shnderrua si vend pelegrinazhi. 1.5 milion vizitore kane pare nga afer reliktet e Heroit tone Kombetar, te ekspozuar per here te pare ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar. Kjo eshte shifra me e larte e regjistruar ne 32 vitet e ekzistences se ketij muzeu. Fluksi me i madh eshte shenuar para festave dhe ne ditet e para te janarit kryesisht nga emigrantet, te cilet kane ardhur per te festuar ne Shqiperi. Nderkohe, kane mbetur vetem pak dite nga mbyllja e ekspozites se celur me 22 nentor, muzeologu Fredi Gusho thote per mediat se jane rreth 1 milione e gjysme vizitoret, qe kane pare ekspoziten. “Sidomos fluks i madh, qe ne ditet e festimeve te 28 Nentorit. Numri i vizitoreve nga 700 deri ne 800 mije veta. Vazhdojne te vijne akoma njerez edhe tani per Vitin e Ri, nga ardhja e emigranteve pati shume fluks”, thote muzeologu Fredi Gusho. Ne saje te nje bashkerendimi edhe me drejtorite arsimore te vendit, jane te shumta shkollat, qe dite pas dite sjellin ne muze nxenesit per te vizituar armet dhe perkrenaren e Skenderbeut. “Gjate muajit nentor dhe dhjetor ka pasur jashtezakonisht shkolla, qe kane ardhur me program te vecante. Rreth 600 mije nxenes kane ardhur edhe nga rrethe te ndryshme”, shtoi ai. Sipas te dhenave dokumentare, eshte konstatuar se dy shpatat dhe perkrenarja e Skenderbeut rane ne duart e arqidukes Ferdinand mes viteve 1588-1593 e nga ornamentet, studiuesit kane percaktuar se ato jane realizuar ne shekullin e pesembedhjete. Ekspozita e celur me 22 nentor ne Pavijonin e Mesjetes, do te qendroje e hapur ne Muzeun Historik Kombetar deri me 13 janar.
Varri i Skenderbeut ne Lezhe, dyfishohet bileta per vizitoret
Duke filluar qe nga muaji janar i ketij viti, tarifa per te pare vendvarrimin e Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu do te dyfishohet, kjo e argumentuar me faktin se vizitoret dhe turistet nuk do pengohen nga kjo rritje e cmimit, madje vleresohet si nje tarife mjaft e ulet e krahasuar me vendet e tjera, qe kane asete me rendesi kaq te madhe. Vendimi per rritjen e cmimit, i cili eshte miratuar edhe nga Keshilli bashkiak eshte bere i ditur nga drejtori i Kultures ne kete njesi vendore Bardh Dedegjonaj, sipas te cilit dyfishimi i hyrjes ne kete memorial nuk do te ule aspak numrin e vizitoreve dhe turisteve qe cdo vit ka qene ne rritje. “Dyfishimi i kesaj tarife nga 100 ne 200 leke te reja per cdo vizitor apo turist, konsiderohet si nje vlere per nje aset kaq te rendesishem historik sic eshte vendvarrimi i Skenderbeut, ndersa nga rritja e cmimit do te perjashtohen femijet dhe nxenesit e shkollave nen 18 vjec, te cilet do te vazhdojne te paguajne 100 leke te reja”, - pohon Dedegjonaj.

Similar topics
» Njerëzit dynden për armët e Skënderbeut
» Lotët e Skënderbeut.
» Monedha e rrallë antike, shitet për shifrën rekord 7.4 milionë dollarë
» Fizikanët kinezë thyejnë… rekordin e teletransportimit
» Historia e Skënderbeut, një histori aristokracie

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi