Dafina në borxhe me organizatorët e koncerteve
2 posters
Faqja 1 e 1
Dafina në borxhe me organizatorët e koncerteve
Dafina Zeqiri raportohet se ka hyrë në borxhe me organizatorët e koncerteve, pasi nuk u ka qëndruar besnike marrëveshjeve me ta.
Në fillimin e vitit 2011 këngëtarja kishte bërë marrëveshje me një organizator të koncerteve i cili punon në Suedi dhe Danimarkë, por kur ka ardhur koha të performojë në koncertin e organizuar, ajo i ka lënë në pritje, kështu duke mos u paraqitur fare.
Saimir Kuçi ka dalë publikisht me akuza të rënda në drejtim të këngëtares. Ai thotë se në prani të dëshmitarëve ata kanë bërë marrëveshje që ai ta paguajë një paradhënie në shumë prej 2000 euro për koncertet e Dafinës.
“Mbrëmjen e 29 janarit në Suedi, Dafina e realizoi koncertin, ndërsa mbrëmjen e parashikuar më datë 30 janar në Kopenhagë e mbajtëm, por pa Dafinën. Ajo na morri paratë dhe nuk erdhi”.
“Ne kishim rënë dakord me Krenar Çoçajn ish menaxherin dhe ish të dashurin e saj. Dafina na e prezantoi Krenarin në një bisedë telefonike si të fejuarin dhe menaxherin e saj, me të cilin ramë dakord për koncertet dhe bëmë marrëveshjet përkatëse. Paguam paradhënie 2000 euro, por më pas na doli nga fjala”.
“ Atë natë ndodhi një debat mes disa personave dhe menaxherit të Dafinës për disa mosmarrëveshje që kishin pasur në Kosovë, biseda që nuk kishin të bëjnë aspak me ne dhe organizimet tona. Pas disa orëve, ne ramë dakord që Dafina nesër të paraqitet në Kopenhagë, por kjo gjë nuk ndodhi”.
“Unë nuk mund t’i bëj padi, pasi marrëveshja nuk u bë me shkrim. Megjithatë ne kemi plot dëshmitarë. Bisedat kanë ndodhur në prezencë të humoristëve Stupcat, këngëtari Sinan Hoxha por edhe të artistëve të tjerë. Dafina Zeqiri duhet të na kthejë patjetër paratë”, ka thënë Saimir Kuçi në intervistën e dhënë për Panorama Plus.
Dafina ende nuk ka reaguar për këtë akuzë të rëndë, që mund të ndikojë negativisht në karrierën e saj të mëtutjeshme.

Re: Dafina në borxhe me organizatorët e koncerteve
eh dafin na marrove le nam uupuuuuuu idhull tkam po prap se prap fama ste humb
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Kritikohet Dafina Zeqiri
» Dafina ndahet nga Krenari
» Dafina Zeqiri ndryshon look
» Dafina Zeqiri me tatuazh të ri
» Dafina e kall n’vendlindje
» Dafina ndahet nga Krenari
» Dafina Zeqiri ndryshon look
» Dafina Zeqiri me tatuazh të ri
» Dafina e kall n’vendlindje
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi