Endrit Dokle dënohet për herë të dytë, drejtonte nga burgu trafikun e heroinës
Faqja 1 e 1

TIRANË- Endrit Dokle i njohur si një nga krerët e “Bandës së Durrësit’ dënohet për herë të dytë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik droge. Gjykata e ka dënuar me 16 vite të tjera burg Doklen, pasi gjatë kohës që ndodhej në burg ai drejtonte një rrjet të trafikut të heroinës.
Ai së bashku me 16 anëtarët e bandës famëkeqe u dënuan në verën e vitit 2012 për vrasje, rrëmbime trafik droge e femrash. Dokle mori dënimin maksimal burgim të përjetshëm, ndërsa sot ai merr dënimin e dytë.
Gjykata e Krimeve të Rënda për të njejtën akuzë ka dënuar edhe Izet Krasniqin me 16 vite burg.
Verën e vitit 2012 Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për 16 të pandehurit e ‘Bandës së Durrësit’. Gjykata dënoi me 4 burgime të përjetshme dhe me 245 vite burg, 16 anëtarët e ‘Bandës së Durrësit’ të cilët akuzohen për së paku 9 vrasje. Gjykata vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm drejtuesit e kësaj bande Lulzim Berishën, Endrit Doklen, Indrit Taullain dhe të shumë kërkuarin Plaurent Dervishajn.
Historia e Bandës së Durrësit
Nëntë ekzekutime, pesë atentate si dhe rrëmbimi për 18 muaj i dëshmitares së një vrasjeje, janë vetëm disa nga krimet që dyshohet se kanë kryer të cilësuarit si anëtarë të "Bandës së Durrësit". Banda e nisi aktivitetin e saj kriminal që në vitin 1992 dhe sipas organit të akuzës, drejtohej nga Lulzim Berisha e Klodian Saliu (i vrarë). Fillimisht, të dyshuarit si anëtarë të saj merreshin me trafikun e drogës apo femrave. Në pamje të parë, dukej se gjithçka shkonte më së miri. Derisa në vitin 1998 u shënua dhe vrasja e parë që sipas prokurorisë është kryer nga vetë krerët e saj.
Ekzekutimet e njëpasnjëshme për shkak të prishjes në pazaret e drogës, bënë që prokuroria të ngrinte dyshimet se bëhej fjalë për një organizatë kriminale që vepronte në qytetin e Durrësit. Rekrutimi i vrasësve me pagesë ishte karakteristika kryesore e kësaj bande që ishte kthyer në një makth të vërtetë për qytetarët durrsakë.
Në vitin 2005 u bë dhe goditja e bandës, ku mes të tjerëve prangat në duar provuan dhe Lulzim Berisha e Endrit Dokle, që sipas organit të akuzës, kanë drejtuar fraksionet e bandës famëkeqe.
(ma.ar/BalkanWeb)

Similar topics
» Dokle: 18 marsi shansi i fundit per mazhorancen
» Dokle: Kutitë, ose dalim sërish nga Kuvendi
» Tiranë, arrestohen shpërndarësit e heroinës e kanabisit
» Alarmi, injektues të heroinës edhe fëmijë 11-vjeçarë
» Dënohet Efraim Diveroli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi