Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Alarmi, injektues të heroinës edhe fëmijë 11-vjeçarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Alarmi, injektues të heroinës edhe fëmijë 11-vjeçarë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alarmi, injektues të heroinës edhe fëmijë 11-vjeçarë

Shko poshtë

Alarmi, injektues të heroinës edhe fëmijë 11-vjeçarë Empty Alarmi, injektues të heroinës edhe fëmijë 11-vjeçarë

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 25 Mar 2012 - 7:46

Alarmi, injektues të heroinës edhe fëmijë 11-vjeçarë Perdorues-droge-21-300x282Xhek Preçetaj

Rëndom i kemi cilësuar përdoruesit e lëndëve narkotike si “drogaxhinj”, por përtej këtij etiketimi paksa edhe të shëmtuar qëndrojnë probleme të tjera dhe persona real që vuajnë çdo ditë. Persona të cilët nga injektimet e ndryshme i janë “kalbur” këmbët pasi në duar nuk kishte më vena ku të çpohej. Por ajo që alarmon, është mosha tepër e re madje fëminore e atyre që përdorin heroinën apo marrjen e drogës me anë të injektimit. Janë fëmijë të moshës 12 vjec të cilët nga një “spinelo”, apo cigare hashashi në moshën 7 vjeç, ka provuar dhe vazhduar me shijen e heroinës. Mënyra e marrjes së heroinës bazohet pikërisht në injektimin e saj nëpërmjet shiringave.

Dhe këtu lind një problem tjetër ai i shiringave të përdorura. Shiringa të cilat bëhen rrezik publik për të gjithë. Kjo pasi sot vendet ku injektohet droga janë edhe shumë pranë banesave, ku mundet të luajnë fëmijë. “Teorikisht rreziku i infektimit ekziston, pasi në gjilpërën ndodhet një sasi e vogël gjaku i cili mundet të transmetohet jo vetëm tek fëmijët por edhe tek personat e tjerë, si pastrueset, doktoreshat, etj. Pra rreziku është prezent për të gjithë”, tregon për Shekullin Arjan Boci specialist i shëndetit publik.

Por njëkohësisht me të është edhe Dritan Kamani, koordinator mjekësor në qendrën “Stop AIDS”, i cili thekson: “Droga ka qenë prezente në Shqipëri, është sot dhe do të jetë gjithmonë. Sot nuk flasim më për një histori të marrë nga televizioni, por sot flasim për diçka të cilën mundet ta prekësh vetë. Është një problem që i prek të gjithë dhe që ka nevojë trajtimi”. Sëbashku me Dritanin Shekulli vizitoj edhe disa prej pikave ku marrin drrogë të rinjtë. Në to arritëm të takonim edhe dy djem, G.B i cili është 26 vjeç dhe T.P që është 21 vjeç, të cilët janë përdorues të rregullt të heroinës.



“Foletë” e injektimit dhe rreziku i përhapjes së sëmundjeve

Në Tiranë ndodhen plot 28 pika të ndryshme ku mundet të gjesh shiringa të përdorura nga përdoruesit, letra varaku, çakmak të hedhur, por jo vetëm kaq, edhe fletushka, shiringa të pastra, pambuk të pastër dhe mjete të tjera të nevojshme për përdoruesit, në mënyrë që të mos marrin ndonjë infeksion nga shiringa e papastra. Në këto “Fole” ndohen edhe përdoruesit e drogës. Përdorues droge me injeksion apo me letër varaku, pore dhe forma të tjera. Nuk janë larg qendrave të banimit, madje janë shumë pran tyre disa prej tyre janë në afërsi të vendit ku mund të luajnë fëmijët, apo ku pastron një pastruese.

Ku qëndron rreziku? Këtë na e sqaron Arjani: “Këto vende janë të përhapur në Tiranë. Në to qëndrojnë përdorues të drogave. Mundet ta pranojmë që në këto zona ka një rrezikshmëri të përhapjes së sëmundjeve të ndryshme si Sida, Hepatiti B apo Hepatiti C. Kjo pasi shiringa pas përdorimit mbart një sasi të vogël të gjakut, e cila mundet të përmbaj ndonjë sëmundje. Kjo sëmundje mundet të transmetohet tek fëmijët që kapin shiringën, tek pastrueset apo tek policët që vëzhgojnë zonën.

Për shembull në teori thuhet se në vende të hapura virusi HIV, nuk mundet të jetoj. Por në momentin që ajo është në shiringë brenda saj, ky virus mundet të jetoj deri në katër javë si aktiv. Kështu që nëse këto shiringa nuk mblidhen atëherë, mundet të ketë një rrezik për të tjerët”. Në njërën nga këto “fole” gjetëm edhe G.B.-në me T.P-në. G.B-ja e kishte tepër të thjeshtë të kuptonte se kush shiringë ishte e “freskët” dhe se kush nuk ishte e “fresket”. “Po ta shohësh kjo këtu është e freskët”, tregon ai. “Ka pak gjak në fillim të shiringash. Ngjyra është e ndezur ndaj dhe kjo tregon se është e freskët”, por nëse shpohesh padashur me këtë shiringë, atëherë mundet ët marrësh një infeksion apo sëmundje të transmetueshme.



Po shtohen rastet e Hepatitit C

“Transmetimi i sëmndujve nga një përdorues në tjetrin me anë të shiringës, është diçka që mundet të ndodhi në çdo moment. Për këtë një përdorues duhet të përdor një shiringë unike, të pastër, por edhe mjetet e tjera duhet të jenë të pastra, si pambukur, alkooli, llastiku që lidh krahun, etj. Për të shmangur çdo lloj sëmdundieje”, tregon Arjani.

“Sot në bazë të shifrave duhet thënë se asnjë përdorues droge, nuk është i infektuar me virusin HIV/AIDS. Dhe kjo është diçka pozitive për vendin tonë, por në vitet e fundit është shtuar një problem tepër serioz. Ai i shtimit të rasteve të të sëmurëve me Hepatit C. Hepatiti C, është një sëmundje kronike e mushkrive, e cila në Shqipëri ndryshe nga Sida, nuk ka kura. Ndaj këta të sëmurë nuk mundet të përfitojnë një trajtim shëndetësor si në rastet e atyre që janë të sëmurë me virusin HIV. Ku qëndron problemi këtu? Është fakti që po shtohen së tepërmi rastet e të prekurve nga këto sëmundje”.

Por jo vetëm kaq por edhe sëmundje të tjera të cilat shkaktohen nga pakujdesia. G.B. na tregon: “Unë kam psur shumë sëmurë këmbën. Vuaja nga gangrena në këmbën e majtë dhe të djatht, për shkak se njëri nga damarët e këmbës, më kishte plasur. Por nga mos mjekimi i këmbës, filloj të më përhapej gangrena. Këmba më ishte holluar jashtë mase shumë saqë mishi dukej sikur ishte zhdukur. Kjo sëmundje e cila më vinte si rjedhoj e përdorimit të shiringave të papastra, filloj të përmisohej, vetëm në momentin që mora disa trajtime mjekësore cilësore dhe nuk tentova të drogohesha më në këmbë. Ende sot e kësaj dite, këmba ime ka gangrenë, por të paktën është rikthyer disi në normalitet.



Përdorues të çfarëdoshëm

Shpesh jemi të friksuar nga përdoruesit e drogave, pro a duhet të kemi frik prej tyre dhe kush janë ata? “Këta përdorues mundet ti gjesh kudo. Edhe në vendin tënd të punës dhe stereotipi i krijuar në Shqipëri, që një person që është përdorues dorge normalisht është i abandonuar nga familja apo ka probleme të tjera sociale, është e gabuar. Kjo pasi ata i përkasin shtresave më të ndryshme. Sigurisht ata që kanë probleme sociale janë më të prirur drejt përdorimit të drogave, por jo detyrimisht.

Sipas studimeve tona është se nga droga janë të rrezikuar të gjithë. Si ai me të ardhura të mira ekonomike ashtu edhe ata që vijnë nga shtresa të ulta të shoqërisë”, tregon Dritani. Mëpas atyre skenarëve që gulonin në mëndjen e personave, të cilët thonin ki kujdes nga pijet se të hedhin ndonjë drog dhe bëesh vartës, Arjani shpjegon paksa problemin e vartësisë: “Nuk mundet të bëhesh i varur nga droga me një herë. Mundet ta përdorësh edhe 3-4 herë por prap nuk mundet të bëhesh i varur ndaj saj. Por gradualisht fillon të rritet toleranca e trupit ndaj drogës. Kur kjo ritet atëherë rritet edhe përdorimi i drogave”.

Gjithashtu edhe G.B. na tregon dicka në lidhje me rrethin e tij shoqëror: “Ata janë të shumtë. Njësoj si unë edhe ata janë përdorues të rregullt të drogës. Disa prej tyre kanë probleme të ndryshme ën trup, si opër shembull kanë një dorë të sëmurë rënd, pasi i ka plasur ndonjë damar, apo edhe persona që kalojnë në overdozë. Vetëm dy javë më parë një shok i imi i fëmijërisë, kaloj në overdozë dhe ndërhyrja ime në bazë të atyre çka kam mësuar i mundësoj që të shpëtonte. Unë mora një cop dhe e laga, mëpas i fërkova trupin me këtë copë të lagur dhe e fërkoja në trup. Por në moment që këto taktika nuk janë të efektshme, atëherë duhet ujë me sodë buke”. Por jo vetëm kaq edhe familjarë të ndryshëm të cilët në prani të familjes, zgjedhin të drogohen në ambientet e shtëpisë në sy të fëmive të tjerë. Arjani na tregon edhe një foto të një prindi i cili merr dozën e tij të heroinës në sy të fëmisë i cili është vetëm 5 vjeç.



HISTORI PERSONALE:

T.P: (21 vjeç)

Mosha juaj?

Unë jam 21 vjeç.



Kur ke marrë drogë për herë të parë?

T.P. : Kur kam qenë 7 vjeç kam provuar, për herë të parë të pi një cigare me hashash. Gradualisht më pëlqeu dhe mëpas në moshën 11 vjeç kam filluar të marrë heroinë me anë të injeksionit. U bënë dhjetë vjet që unë marr heroin me injeksion dhe me anë të djegjes së varakut. (Në këtë moment na tregon dorën e shpuar nga shiringa e një dite më parë), ja shife se si është bërë dora, por ska gjë do shërohet. Pasi tani po marr heroin me anë të djegjes.



Ke ndonjë punë?

Jo. Unë sot punoj duke vjedh nga pak. Sa andej këndej. Se punë kështu tamam, nuk është se kam kështuqë mundohem të nxjerr ndonjë lek në këtë mënyrë.



Ke përfunduar ndonjë herë në burg? Sa kohë ke ndenjur?

Kam përfunduar tre herë në burg. Në të tria rastet kam përfunduar për shkak se më kan kapur duke vjedhur. Kohëzgjatja që unë kam qëndruar në burg, ka qenë e ndryshme, dikur gjashtë muaj dhe dikur gati dy vjet. Pak kohë kam që kam dalur nga burgu.



Ke ndenjur ndonjë herë pa marr drogë?

Po vetëm kur kam qenë në burg. Ndërsa për sa kohë që kam qenë jasht burgu kam përdorur gjithnjë drogë.



Me kë jeton?

Unë sot jetoj në zonën e … dhe jetoj vetëm me mamanë.





G.B.

Çfarë moshe ke?

Unë jam 26 vjeç.



Sa vite ke që përdor drogë?

Unë e kam filluar drogën në moshën 12 vjeç. Herët e para e kam pirë me të djegura, për afro 2 vjet. Më pas e kam marrë drogën vetëm nëpërmjet shiringës.



Kush ishte arsyeja që ju filluat të merrnit drogë?

Arsyeja kryesore është që kam pasur një komshi afër i cili merrte drogë. Me anë të atij unë zura të dashur një shoqen e atij dhe në këtë mënyrë më futën në pjesë, dhe mëpas fillova dhe unë të konsumoja drogë. Por edhe problemet familjare pasi prindërit i kisha të ndarë. Jam një nga të përdoruesit e parë pasi kam qysh në vitin 1997.



Çfarë problemesh i ka dhënë përdorimi i shiringave?

Unë kam pasur një problem tek këmbët. Kjo pasi për herë të parë që provova të merrja heroin nga këmba, ajo u nxi pasi më plasi damari dhe mu qelbëzua këmba. Pasi këmba u agravua akoma më shumë, pasi më kaloj edhe në këmbën tjetër. U detyrova të shkoja në shoqatë për të marrë trajtimet mjekësore të nevojshme.



A kanë edhe të tjerët probleme shëndetësore si ti?

Po sigurisht. Të gjithë kanë, dikush ka kmbët, dikush dorën. Por edhe semundje të ndryshme të tjera.



Sa lek paguan për drogën?

Unë paguaj 15 mijë lek (1 500 lekë të reja), për një diozë që është gjysmë miligram. Ajo është e mjaftueshme normalisht për dy persona, por edhe për një person, i cili ka mundet ta durojë këtë dozë. Për shembull unë sot këtë dozë e kam mëse të mjaftueshme për veten, por në momentin që kam edhe ndonjë shok dhe nuk kemi para atëherë e ndaj me të tjerët.



Sa herë në ditë merrni drogë? Për ç’arsye?

Unë kam nevojë të marr heroinë tri herë në ditë. Kjo për shkak se nëse nuk marr dozën e caktuar atë herë më krijohen shqetësime të ndryshme apo probleme. Për shembull në mbrëmje të fillon dhimbja e mesit, e kokës, krijohen shqetësime të ndryshme të cilat gjejnë shërim vetëm tek përdorimi i heroinës.



Është e lehtë ta sigurosh heroinën sot?

Jo sigurisht që jo. Duhet të kesh kontaktet e duhura. Nëse nuk e njoh një shpërndarës në mënyrë absolute nuk kam se si ti shkoj ti them më shit pak drogë, pasi do më rrah më pas. Megjithatë kur i njeh vendet e tyre dhe personat nuk është edhe shumë e vështirë.



Kush është pozicioni i jot në shoqatë?

Unë mundet të cilësohem si ndërmjetës. Kjo për shkak se shkoj tek të tjerët që përdorin drogë, flas me ta, i ndërgjegjësoj që të pranojnë shërbimet e shoqatës.



A ndiheni mirë me këtë gjë?

Po pasi i mundësoj dikujt që ashtu si unë edhe ai të shërohet dhe të përmirësohet.

Shërbim tepër i veçantë dhe i nevojshëm por që rrezikon të mbyllet

Shërbimi që ofron Shoqata “Stop Aids”, është tepër i veçantë. Kjo pasi ata ndryshe nga qendrat e tjera që ofrojnë asistencë për të lënë drogën,a ta ofrojnë asistencë ëpr të mënjanuar sëmundjet e mundshme apo për të ndihmuar përdoruesit në mënyrën se si e marrin drogën. “Ne e marrim problemin nga sot e në vazhdim. Pra ne e shqyrtojmë një person që ka probleme me drogën, qysh në momentin që e evidentojmë atë dhe në vazhdim”, tregon Arjani. “Ky program është për ata persona që marrin drogën me anë të injeksionit ose heroinës. Por ka një rrezik mbylljeje. Pasi organizata botërore e cila na mundësonte edhe fondet, në fund të këtij muaji do të mbyllet dhe kështu edhe ne pa fonde do të mbyllemi ën fund të këtij muaji. Kjo për shkak se nuk mund të sigurojmë ato mjete të nevojshme. Është diçka tepër e trisht, pasi shumë persona presin nga ne mjetet e nevojshme”. Çfarë ofron shoqata? “Ajo ofron në radhë të parë trajtime, për përdoruesit e rregullt të drogës. Trajnime të ku i ëmsohet se si të shmangin rastet e overdozës, se si të marrin drogë pa pasur ndonjë rrezik infeksioni. Por dhe shumë shërbime të tjera ndihme për ta, si këshilla, etj. Më pas ne japim trajnime për familjarët, se si ti trajtojnë këta përdorues, si të sillen me ta, si të shmangin problemet shëndetësore, etj. Por edhe trajnime me policinën, ku i mësojmë se si të trajtojnë çështjet që lidhen me këtë përdorues. Gjithashtu ne me anë të një forguni të verdh e cila është edhe njësia lëvizëse shpërndajmë shiringa dhe mjete të tjera të nevojshme për marrjen në mënyrë sa më të pastër të drogës, por edhe kondom. Gjithashtu në furgon ofrojmë kujdes mjekësor, trajnime në terren apo edhe këshillime për personat apo përdoruesit që gjejmë në terren.Shekulli
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi