Çamëria, dikur e persekutuar, sot e harruar
2 posters
Faqja 1 e 1
Çamëria, dikur e persekutuar, sot e harruar
Populli i Çamërisë dhe populli kosovar kanë përballuar gjenocidet më të mëdha në Ballkan, thotë gazetari çam Hyqmet Zane. Ka ardhur çasti që të delet me një rezolutë për Çamërinë nga parlamenti shqiptar që ende nuk e ka bërë. Shqiptarët në gadishullin Ballkanik apo siç edhe njihet historikisht gadishulli Ilirik, kanë pësuar gjenocidet më të mëdha gjatë 200 vjetëve të fundit dhe kjo ka arsyet e veta historike, që vijnë për shkak të mosruajtjes së parimeve të shenjta të pavarësisë së fqinjëve që kanë bërë pazare në kurriz të një kombi të tërë.” Por Hyqmeti ka diçka për të treguar edhe për profesionin. “Të jesh gazetar është punë e bukur dhe e dua gazetarinë. Në këtë profesion, duhet të jesh i saktë dhe serioz. Jo si disa që e kanë kthyer në biznes provimesh.”
Cila është origjina e familjes suaj?
“Unë e di nga vij, e di ku jam dhe e di ku shkoj”, – ka qenë një nga përgjigjet që i kam dhënë një mikeshe amerikane, më 9 maj 1999 në shtëpinë time në Elbasan. Duke qenë shoqëruesi ekskluziv i Beth Ciesielski, drejtore e Fondacionit “Bridges For Education” me qendër në New York, në fund të vizitës së saj dy ditore në bashkinë e Elbasanit, kërkoi të bënte një vizitë në shtëpinë time. Sapo pa bustin e babait tim, Nuri Zane, mbi një pod, pyeti se cili personalitet është ky. Djali im, Eliani, iu përgjigj: “Babai i madh, domethënë gjyshi”. “Përse e ke bërë?”, më pyeti ajo. I përgjigjem se “Unë e di nga vij, e di ku jam dhe e di ku shkoj”.
Unë vij si fëmija i vetëm i dy prindërve nga qyteti i Filatit në Çamëri, që kanë pasur një jetë të mbushur me shumë peripeci. Kam lindur në Tiranë më 1955, pas 13 vjet martese të prindërve të mi, pas vdekjes së vajzës, motrës sime, disa ditë pas lindjes, më 1950.
Lindja ime ishte një rast unikal dhe për këtë unë, ashtu si edhe prindërit e mi i janë mirënjohës doktor Koço Glozheni, që mori OK e nënës sime, që unë të lindja i gjallë, edhe pse ajo mund të sakrifikonte jetën e saj. Ky guxim e befasoi doktorin dhe, pasi nëna ime firmosi deklaratën, ai i tha asaj që “edhe fëmija do të jetojë, edhe ti do të shpëtosh për këtë që bëre” Ashtu u bë dhe Zoti i madh gëzoi nënën time, Naile, dhe babain tim, Nuri, duke më gëzuar edhe mua jetën si peshqesh i shtrenjtë për ta.
Edhe emrin tim e kam si peshqesh nga tre njerëz në të njëjtën kohë, pa dijeninë e njeri-tjetrit dhe në vende të ndryshme. I pari ishte xha Aqifi, daja i Hilmi Seitit, mik i babait tim nga Filati që punonte në Rrogozhinë ku edhe ishte me punë babai im. Sapo mori vesh lajmin e lindjes sime, i tha babait që Hyqmet do t’ia vesh emrin, se është fuqia e Zotit që e solli në jetë. Edhe Havaja, nëna e Shefit Elezit që ishte miku i babait nga Peqini dhe punonin bashkë, kur morti vesh lindjen time, tha që Hyqmet duhet ta ketë emrin se është dhurata e Zotit. Po ashtu edhe tezja ime e mirë, Hilmie Qerimi në Lushnjë, sapo mori vesh lindjen time, tha mes një gëzimi të madh “Eh, çfarë bën Hyqymeti i Perëndisë. Hyqmet do ta ketë emrin”. Tezja ime bëri 9 fëmijë dhe i vdiqën të nëntë, sepse burri i saj, Durua, nuk e çoi një herë tek doktori për të përcaktuar diagnozën. Kështu unë sot i gëzohem emrit tim.
Mbiemri im Zane, është si rezultat i emrit të stërgjyshit tim, Zane Çuja (Guremani) për të ruajtur më shumë emrin e të parit tonë, kur erdhëm në Shqipëri, pas shpërnguljes me dhunë e gjenocid nga bandat qeveritare greke më 1944-1945.
Shtëpia e gjyshit e stërgjyshit tim në Filat është ende sot e kësaj dite, trekatëshe dhe me një papafingo mbi ku flinte gjyshi im, Emin Zane dhe ku banon sot njeriu që ishte edhe punëtori (yzmeqari) i shtëpisë. Veç kësaj në Filat gjyshi im, vëllai i gjyshit, Hasani, babai dhe xhaxhai im, Nustreti, ishin këpucëbërës, një zanat familjar që drejtohej nga gjysh Emini, me dyqane të reja në qendër të qytetit tonë dhe prodhonin këpucë të reja dhe i tregtonin në vende të ndryshme. Ishte një zanat që i mbajti me bukë familjen tonë edhe në Shqipëri.
Në mënyrë të përmbledhur, cila është jeta e gazetarit Hyqmet Zane?
Jeta ime kaloi përmes një sërë andrallash me transferimin në Cërrik nga Kavaja, ku ishim qeraxhi tek shtëpia e gjyshit të Halit Shamatës (sot zv/ministër i arsimit) në kohën kur edhe kam lindur unë në Tiranë. Më pas në Cerrik babai im punonte bufist dhe një ditë, më 6 shkurt 1964, u dogj bufeja ku punonte ai si përgjegjës dhe u dënua me 6 vjet burg. Ishte koha kur, pas ekzekutimit të ashtuquajturit “grupi i çamëve” me Teme Sejkon e Tahir Demin, ndaj komunitetit shqiptar të ardhur nga Çamëria u regjistrua një aparteid i paparë i diktuar nga sigurimi i shtetit me porositë e diktatorit. Në atë kohë nëna ime filloi punë si punëtore ndërtimi dhe babai pas burgut, punoi si këpucar specialist po në Cërrik. Unë mbarova gjimnazin “Tomor Sinani” të Cërrikut dhe vetëm pas një viti e ca më doli e drejta studimit për në shkollë të lartë në degën Gjuhë – Letërsi në ILP “A. Xhuvani” në Elbasan më 1975. Ishte një e drejtë studimi që erdhi si rezultat i mirësisë së kryetarit të komitetit të sporteve, Dhimitër Bardhi, duke qenë se unë isha ngritës peshash i kategorisë së parë dhe i duhesha ekipit të Elbasanit. Ishte një fat i madh që e mbarova duke u diplomuar me notën 10. Më pas, 8 vjet mësues në Zavalinë, fshati më i largët i rrethit të Elbasanit, ku flija në një kasolle. Atje ishte edhe Devi Paparisto, mësues matematike që e kishte edhe ai babanë në burg. Në Zavalinë për 4 vjet ka qenë edhe Shefqet Deliallisi, prefekti aktual i Elbasanit, si njeri që shihej jo me sy të mirë nga diktatura. Në vitin 1986 transferohem në fshatin Shtërmen pranë Cërrikut, në një kohë që isha martuar me Donikën, rrobaqepëse dhe kisha një djalë që na gëzoi jetën më 1983 dhe tashmë banonim në Elbasan.
Ardhja e demokracisë më gjeti në një gatishmëri për të qenë një pjesëmarrës aktiv i proceseve, me formimin e Shoqatës “Çamëria”, me fjalën time në mitingun e parë më 26 mars 1991 para stadiumit të futbollit. Gjithashtu, më 1996 kamë qenë edhe redaktor i gazetës “Intelektuali”, si organ i Shoqatës së Intelektualëve Antikomunistë të Elbasanit. Më 1 shkurt 1997 kam filluar punë në bashkinë e Elbasanit me mirëkuptimin e kryetarit të saj, mikut tim, Engjëll Dakli, deri më 8 dhjetor 2000, kohë kur në krye të bashkisë erdhi Hysen Domi, që më hoqi të parin nga puna si një qëndrim politik i PS për gazetarin e demokracisë. Mbeta 5 vjet e 8 muaj pa punë. Ndërkohë isha edhe gazetar në gazetën “Albania” që nga 5 gushti 1997 e deri më 1 tetor 1999. Në atë kohë isha edhe kontribuues në TV Dardan ku u bëra i njohur si gazetar me një profil të spikatur djathtas. Më 12 maj 2001 fillova si korrespondent i RD dhe më 2004 edhe si i gazetës Republika ku edhe jam edhe sot e kësaj dite. Më 1 gusht 2006 fillova punë si përgjegjës administrate në ALUIZNI, Qarku Elbasan e deri më sot. Që nga nëntori i vitit 1992 kam edhe një vajzë, Dolora. Kjo është shkurt jeta ime.
Cila është lidhja juaj me Çamërinë?
Çamëria është toka e të parëve tanë, pjesë e hapësirës territoriale të Shqipërisë së Vërtetë, një tokë e begatë dhe me një klimë të mrekullueshme që ka nxjerrë burra shteti dhe personalitete që nga lashtësia e deri në vitet e fundit kur ishim banorë të përhershëm në shtëpitë tona, para se dhuna genocidiste e grekëve të godiste në mënyrë të pamëshirshme mbi popullsinë e pafajshme dhe të pambrojtur shqiptare të Çamërisë. Është një lidhje organike dhe gjenetike me Çamërinë, se prej andej është gjaku im, edhe pse kam lindur në Shqipëri. Për Çamërinë kam folur e shkruar, kam drejtuar Shoqatën në Elbasan dhe nëpërmjet TV Dardan kam bërë një propagandë të madhe, në emër të amanetit të të parëve tanë. Jam pjesëmarrës aktiv i aktiviteteve që kam organizuar në Elbasan, edhe si anëtar i kryesisë së Shoqatës në Tiranë. Për këtë qëllim, në vitin 2009 botova edhe librin “Kosova e Çamëria, përmes dëshmive rrënqethëse”, me dëshmitë e burrave të vjetër çamë dhe banorëve të Kosovës që më folën për gjenocidin grek e serb, që ngjajnë si dy pika uji.
Juve dhe familja juaj vini nga një persekutim disavjeçar nga regjimi komunist…
Vërtet, ka qenë një persekutim edhe më i keq se sa mund ta mendosh. Ishte një aparteid i modelit stalinist që aplikoi Enver Hoxha, veçanërisht ndaj çamëve, pas 1960-ës. Fjala “çam” u fut në listat e zeza të fjalorit të përditshëm, çdo njeri që njihej si çam, shihej me dyshim, si qytetar i dorës së tretë. Kush ishte edhe me ndonjë njeri në burg apo diçka tjetër të këtij lloji, e vuante shumë persekutimin. Mjaft që për komunitetin çam ishte një alergji e madhe poqe se vajza apo djali do të kishte ndonjë mik apo mikeshë jo çame. Të jem i sinqertë, kjo frymë antiçame stimulohej dhe amplifikohej nga sigurimi i shtetit dhe njerëzit e partisë që udhëzonin që ndaj çamëve të tregohej vëmendje për të mos pasur privilegje.
Prania e babait tim në burg, ka qenë një stres i veçantë për mua si fëmijë i asaj kohe, se nuk mund të imagjinoni se sa fjalë fyese thuheshin ndaj meje si fëmijë dhe ndaj çdo pjesëtari tjetër të këtij komuniteti. Gjithë jetën nëna ime punoi si punëtore ndërtimi me dinjitet dhe ashtu siç dinte të punonte një grua që e kishte vënë në peshore jetën e saj, tipike burrneshë dhe e papërkulshme. Babai im, me një temperament çami të vërtetë, dinjitoz dhe fjalëpak, burrëror dhe i ndershëm në gjithçka, po aq sa edhe një punëtor e mendjeurtë, edhe pse ishte një ish-i internuar në kampet famëkëqinj të shfarosjes në masë në Mat’hausen e Dakao në Gjermani si antifashist, regjimi diktatorial nuk i krijoi asnjë privilegj, por gjeti rastin e futi edhe në burg. Askush nga ne nuk guxonte të thoshte një fjalë apo të kërkonte ndonjë të drejtë, se përgjigja ishte negative dhe fyese.
Ju keni vite që shkruani për problemet e Çamërisë dhe për të drejtat e tyre që janë nëpërkëmbur për dekada të tëra…
Unë e dua vendin tim, e dua vendin e të parëve të mi, unë kam marrë një edukim familjar të shëndosh dhe që në bankat e gjimnazit shokët e shoqet e mia më thërrisnin edhe “Filat” se unë krenohesha me qytetin e prindërve e gjysh-stërgjyshërve të mi. Nuk jam i vetmi që shkruaj sot, por unë e shoh si një detyrim moral dhe atdhetar, e shoh si prezencë intelektuale dhe politike për të qenë i angazhuar në trajtimin e problemit çam dhe zgjidhjes së një prej çështjeve që Europa e ka mbajtur në heshtje dhe pa thënë asnjë përfundim për atë tragjedi njerëzor si krime lufte të bandave të drejtuara nga Napoleon Zerva. Është një çështje që meriton vëmendjen e parlamentit shqiptar para së gjithash, se fatkeqësisht ende nuk ka një rezolutë nga kjo tribunë për problemin çam. Ndërkohë që mendoj se çështja çame meriton të ndërkombëtarizohet në kohë dhe në hapësirë, me cilësinë që meriton një problem i njohur që ende sot e kësaj dite pikon gjak nga mosdrejtësia europiane para së gjithash. Ashtu si çështja e Kosovës, mund të aprovohet një rezolutë edhe në Kongresin Amerikan dhe atë Evropian që kjo çështje, ky genocid antishqiptar, të zërë vendin e merituar në vëmendjen e ndërkombëtarëve. Të mos shkruash për çështjen çame, jo vetëm nga ne si pjesëtarë të këtij komuniteti, është një krim, një pranim në heshtje i genocidit grek, është si një lloj nënshtrimi para presioneve të Athinës, ashtu si edhe ato të Beogradit ndaj Kosovës. Jam një shqiptar i mirë që dua të rri në bedenat e kalasë sonë Shqipëri si një ushtar i devotshëm dhe stoik. Unë shkruaj se dua të lë trashëgim atë që është amaneti i të parëve.
Cilat janë disa nga problemet e komunitetit shqiptar të Çamërisë?
Janë të pasosura vuajtjet, ndaj për këtë rast do të citoj fjalët që kam dhënë në parathënien e librit tim. Shqiptarët në gadishullin Ballkanik apo siç edhe njihet historikisht gadishulli Ilirik, kanë pësuar genocidet më të mëdha gjatë rreth 200 vjetëve të fundit dhe kjo ka arsyet e veta historike, që vijnë për shkak të mosruajtjes së parimeve të shenjta të pavarësisë së fqinjëve që kanë bërë pazare në kurriz të një kombi të tërë. Është për t’u shënuar fakti se Çamëria dhe popullata çame kanë përjetuar bashkë tre genocide. Nëse për kosovarët mori fund një herë e përgjithmonë genocidi serb, për popullatën çame rëndon ende si kular trioja e genocideve: nazifashist, komunist dhe grek. Nëse u dënua genocidi nazifashist dhe po pritet të dënohet genocidi komunist, mbetet si një ferr i vërtetë dhe i patrazuar, genocidi grek, tipik shovinist dhe barbar i një vendi që fatkeqësisht në sytë e Europës krenohet për këtë genocid, Europa e di dhe e ka pjesë të sajën, derisa vetëm se është bërë palë me të, por kurrë dënuar.
Kjo do të jetë ndoshta sfida e këtij fillimshekulli të XXI.
Kur flasim për genocid të Greqisë ndaj Çamërisë kjo ka edhe të vërtetat që kanë ndodhur mbi popullatën çame për të cilat historia e sotme moderne hesht, por kujtesa e njerëzve që e kanë përjetuar atë genocid është e gjallë. Për Çamërinë, për genocidin grek apo atë serb mbi shqiptarët e Çamërisë dhe të Kosovës, duhet të përsërisë një krahasim të thënë shpesh nga xhaxhai im i nderuar, Nustret Zane, që, si një filozof i rrallë shpesh më thoshte që “duhet bërë qielli letër dhe deti bojë që të shkruash bëmat mbi shqiptarët”, d.m.th. genocidet që kanë rënduar mizorisht mbi këto dy krahina të trojeve shqiptare në rajonin e Europës Juglindore.
Sa po ndikon politika shqiptare për të rivendosur dinjitetin e komunitetit çam?
Është një çështje komplekse dhe kohëzgjatja e mostrajtimit të tij për 45 vjet nga diktatura komuniste, ka lënë gjurmë në frymën antiçame edhe të segmenteve të caktuara brenda shtetit shqiptar. Me keqardhje them se politika shqiptare në përgjithësi ka pasur inteferenca greke brenda saj që kanë ndikimet e tyre në vonesat dhe pengesat për trajtimin e çështjes çame. Diktatura i kishte të ulur këmbëkryq minoritarët grekë që nga Byroja politike e deri në çdo organizatë partie. Mjaft të them që këshilltarët më të devotshëm të presidentit aktual në detyrë kanë qenë minoritarë grekë. Politika shqiptare ka një ngërç, aq më tepër që jemi përballë disa zhvillimeve rajonale dhe veçanërisht ato shqiptare për pranimin e kërkesës si pjesëtar i Bashkimit Europian, ku Greqia ka një votë të fuqishme kundër dhe unë mendoj se çështja çame nuk mund të bëhet molla e sherrit për të krijuar precedentë negativë që mund të amplifikohen dhe të keqtrajtohen nga mungesa e dëshirës së mirë për t’i parë realitetet në sy.
Para së gjithash, vetë komuniteti çam, përmes përfaqësuesve të tyre politikë dhe jo politikë duhet të jenë kërkuesit e parë të këtyre të drejtave. Njëherazi duhet të gjenden edhe aksesorët e nevojshëm për të realizuar këtë drejtësi dhe këtu një rol të madh do të luaj komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht ai amerikan që ka një qëndrim serioz ndaj çështjes shqiptare në Ballkan. Ndjeshmëria ndaj çështjes çame është e duhet të jetë një gurë prove i atdhetarizmit në Shqipëri.
Mendoni se ka ardhur koha që Çamëria dhe Shqipëria të bashkohen?
Para së gjithash duhet të jetë një projekt i mëvonshëm, pasi të realizohet një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Është e rëndësishme që para së gjithash duhet të ndërgjegjësohet vetë komuniteti shqiptar në Çamëri, që është aktualisht në vend, për të kuptuar të vërtetat e ngjarjeve që kanë ndodhur dhe që ata janë dëshmitarët e parë të genocidit që u bë mbi popullatën muslimane në Çamëri. Ata duhet të bëhen ngjizja e kërkesës për respektimit të të drejtave të mohuara nga shteti grek, që për fatin e keq bëhet i prekshëm sa herë bëhen vizita në Çamëri. Atje duhet të fillojë procesi i një ringritjeje të ndërgjegjes sipas kërkesave që ka edhe komuniteti europian për respektimin e të drejtave të njeriut. Politika shqiptare ka nevojë të emancipohet në këtë drejtim dhe të ketë më shumë unifikim në qëndrimet e veta, pa dallime partiake për çështjen çame.
Sa e diskriminuar është sot popullsia e Çamërisë?
Them se popullata e shqiptarëve të Çamërisë si në vend edhe ne që jemi në Shqipëri, kanë një diskriminim që vjen si rezultat i lejimit të ngjarjeve që kanë rënduar mbi atë popullatë. Në Shqipëri, diskriminimi ka një zbehje se demokracia krijoi një hapësirë të gjerë dhe emancipimi i shoqërisë shqiptare ka dhënë frytet e veta. Në Çamëri, shqiptarët e mbetur atje janë të diskriminuar. Seriozisht, edhe pse janë të besimit fetar ortodoks. Është një politikë tipike shoviniste dhe sipas filozofisë së aparteidit që përdor shteti grek ndaj shqiptarëve ekskluzivisht.
Çfarë duhet bërë sot për këtë çështje?
Çamëria meriton vëmendjen para së gjithash, ashtu si edhe komuniteti i saj në Shqipëri dhe në Greqi. Çamëria meriton vëmendjen e ndërkombëtarëve, po aq sa edhe të sektorëve të veçantë nga Komiteti i Helsinkit shqiptar dhe ndërkombëtar. Vëmendja duhet të jetë e merituar nga vetë komuniteti çam dhe përfaqësuesit e tij, që duhet të kenë një strategji dhe taktika të përcaktuara për zgjidhjen e këtij problemi, më i patrajtuari që pas Luftës II Botërore.
Ju keni punuar në disa media dhe vazhdoni të shkruani çdo ditë. Si mund ta përshkruani karrierën tuaj në këtë fushë?
Është një aktivitet i gjatë dhe i shumëdëshiruar nga unë, jo vetëm pse kam mundësinë pse unë jam letrar, por sepse unë kam të ngjizur edukimin familjar që më dha mua atë që quhet atdhetarizëm për të dashur dhe folur, për të shkruar dhe sakrifikuar për vendin tim. Nëse nuk e bëj unë e bashkëkombasit e mi, kush duhet ta bëjë tjetër. Kosovën e bënë kosovarët me një Rugovë në krye. Edhe Çamërinë do ta bëjnë çamët me një organizim potencial që do të duhet shumë kohë e mund. Si intelektual kam përdorur çdo tribunë për të publikuar dhe punuar për Çamërinë. Është një detyrim i përjetshëm ende i fëmijëve të mi.
Sa e vështirë është sot të punosh në media dhe cilat janë problemet e saj?
Puna si gazetar ka një hapësirë të madhe, mjaft që të kesh edhe dëshirën, edhe investimin, edhe guximin, po aq sa edhe kujdesin për të qenë një investigues i mirë dhe një njeri që brenda teje ke edhe një botë trashëgimie. Nuk është vështirë të punosh në media. I vështirë është krijimi i mikroklimave të nevojshme për të qenë një gazetar i pranueshëm dhe serioz, i saktë dhe përdorues i një gjuhe intelektuale. Unë e dua gazetarinë, edhe pse në degën e gazetarisë në universitetin “A. Xhuvani” në Elbasan ka një lloj privacie, një lloj keqtrajtimi të personelit nga disa njerëz që vetëm ndjesi gazetarie nuk kanë brenda vetes, por janë kthyer në menaxherë apo tregtarë të rëndomtë që nuk i sheh në tregun e medias, por vetëm si tregtarë provimesh.

Re: Çamëria, dikur e persekutuar, sot e harruar
Cameria Vetem Kur Lexoj Emrin Ndjehem Keq Jo Me Kur Lexoj Te Till Temash...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?
» ÇAMËRÍA zhduket nga harta e Greqise,
» Arvanitasit, Çamëria, Epiri i Veriut dhe gjëndja sot
» E “harruar” nga vdekja
» Fshati i Harruar ne Kosove.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi