Media greke: 5 deputetë në Shqipëri fshehin kombësinë, Dule: Jam krenar për të
Faqja 1 e 1

Anila Jole
Mediat greke akuzojnë disa deputetë të parlamentit shqiptar se kanë fshehur kombësinë e tyre të vërtetë në biografitë zyrtare.
“Nuk janë vetëm ministrat grekë të qeverisë, Spiro Ksera e Vangjel Tavo, të cilët nuk e deklarojnë origjinën etnike të tyre në biografitë zyrtare, por edhe vetë kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule”. Vëzhgimi është bërë nga disa media greke, që e cilësojnë këtë diçka “të pabesueshme”. Sipas tyre, "asnjë nga 5 deputetët grekë të parlamentit shqiptar, nuk e përmend përkatësinë etnike në faqen zyrtare të parlamentit shqiptar (parlament.al)".
Sipas medias, “në qoftë se për Kosta Barka, Spiro Ksera, Vangjel Tavo e Luiza Xhuvani mund të bëhen disa supozime, lindin pyetje serioze në lidhje me qëndrimin e kreut të PBDNJ, Vangjel Dule”.
"Deklaratat e tipit 'nuk kemi plotësuar gjithë elementet e programit' ose 'të dhënat tona janë korruptuar nga shqiptarët', nuk bindin askënd", thuhet në shkrim, ndaj 5 deputetëve të mësipërm duke filluar nga z.Dule, iu bëhet thirrje “të drejtohen menjëherë në departamentin përkatës të Parlamentit shqiptar, duke shtuar në mënyrë eksplicite dhe të qartë etninë greke në CV e tyre. Ne do ta monitorojmë këtë çështje dhe do t’i kthehemi sërish asaj”, përfundon vëzhgimi.
Ndërkaq vlen të përmendet se asnjë nga deputetët e Parlamentit shqiptar nuk e ka të vendosur kombësinë në CV-të e publikuara në webfaqen zyrtare.
Reagon Vangjel Dule: Nuk e fsheh kombësinë, jam krenar për të
Deputeti dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i përgjigjet me anë të një letre websites, e cila shkroi lidhur me fshehjen e kombësisë greke nga 5 deputetë të Parlamentit shqiptar.
Faqja e internetit boton letren e Dules, në të cilën ai shprehet se çka është shkruar në CV nuk është nën përgjegjësinë e tij.
“E vetmja marrëdhënie që kam me atë tekst, është fakti që aty shkruhet për personin tim. Kjo vërtetohet lehtë edhe nga fakti që ditëlindja dhe e-maili im të botuara në CV, nuk përputhen me realitetin”, sqaron Dule. Më tej ai shkruan në formë pyetjesh: “A mund ta fsheh unë origjinën time, të cilën prej vitësh e deklaroj publikisht brenda dhe jashtë Parlamentit? A kam arsye ta fsheh origjinën time, për të cilën jam krenar?”
Kryetari i PBDNJ dhe deputeti i Parlamentit shqiptar, Vangjel Dule përfundon duke thënë se asgjë nuk e largon atë nga përgjegjësia për neglizhencën rreth asaj që shkruhet në CV

Similar topics
» Mediat greke: Edi Rama fitore madhështore në Shqipëri
» Statistikat: 28.5% e degëve bankare në Shqipëri, filiale të bankave greke
» Kriza greke, emigrantët: Skthehemi, njëlloj është edhe në Shqipëri
» Shqiperi e madhe, Shqiperi etnike apo Shqiperi reale
» Rodgers krenar me ekipin e tij

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi