Kriza greke, emigrantët: Skthehemi, njëlloj është edhe në Shqipëri
3 posters
Faqja 1 e 1
Kriza greke, emigrantët: Skthehemi, njëlloj është edhe në Shqipëri
Emirjon SenjaKriza greke dhe ajo italiane pritej të shoqërohej me kthime masive të emigrantëve shqiptarë nga këto vende duke marrë me vete edhe kapitalin, por nuk po ndodh kështu. Një pjesë e mirë e atyre që banojnë dhe punojnë në këto vende janë integruar aty dhe për shkaqe të ndryshme, të cilat fillojnë nga shkolla e fëmijëve e deri tek situata politiko-ekonomike në vendin tonë, as që e mendojnë kthimin në Shqipëri, kurse ka edhe prej tyre që japin një shpjegim tjetër: Situata është e njëjtë, pse duhet të kthehemi? Kjo është përgjigja me të cilën një numër i madh shqiptarësh që punojnë në Greqi i janë përgjigjur një sondazhi të Fondit Grek për Politikat e Jashtme, pikërisht me këtë temë: Kthimi i emigrantëve në vendet e tyre të origjinës për shkak të krizës greke. Pjesë nga sondazhi u prezantuan dje gjatë një tryeze të zhvilluar në Tiranë në lidhjen me ndikimin e krizës evropiane në rajonin tonë. Sipas të dhënave të publikuara, emigrantët nuk preferojnë të kthehen nga Shqipëria në Greqi për faktin se mendojnë se situata është përkeqësuar edhe në vendin tonë duke zgjedhur qëndrimi atje nisur edhe nga disa arsye të tjera.
Një ndër arsyet e tjera që ndalon kthimin e emigrantëve pavarësisht krizës dhe papunësisë që po kalojnë në Greqi lidhet edhe me integrimin në atë shoqëri. Një pjesë e mirë e tyre janë me familje dhe fëmijët i kanë nëpër shkolla. Një kthim në atdhe do të përkthehej në ndryshime të mëdha. Krahas kësaj, emigrantët përmendin edhe problemet që mendojnë se do të kenë me integrimin në vendin amë pas kthimit. Do të ndjeheshin sikur u ndjenë në vitin e parë që shkuan në Greqi, -shprehet Anna Triantafyllidou nga Fondi Grek për Politikat e Jashtme. Në fakt, mos integrimi i emigrantëve të kthyer, është një temë pak e prekur por që sipas të dhënave përbën një arsye tjetër të fortë në hezitimin e tyre për të ardhur në Shqipëri. Kjo për faktin se mosnjohja e realitetit të këtushëm u shkakton atyre pasiguri aq sa preferojnë më mirë që të jetojnë me të ardhura më të ulta në vendin e emigrimit. Në këtë drejtim jep një kontribut të veçantë edhe mosnjohja e gjuhës në disa raste.
Por ka edhe shembuj të mirë, mjaft emigrantë janë kthyer dhe investuan në vend duke hapur biznese familjare, të lidhura me punën që kanë bërë në Greqi. Kemi pyetur se cili do të ishte aktiviteti që do të zhvillonin nëse do të ktheheshit dhe na kanë thënë se do të ishin restorante, parukeri, etj., punë që kanë bërë vetë në emigrim, – shtoi Triantafyllidou
kthimi i emigrantëve pati një rritje të ndjeshme gjatë fillimit të vitit të shkuar, gjë e cila u vërejt edhe tek rritja e depozitave nëpër banka. Të dhënat treguan se deri në fund të shtatorit 2011, depozitat në banka patën një rritje me 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ekspertët ia veshën kthimit të emigrantëve këtë rritje, të cilët transferuan në bankat shqiptare kursimet e tyre nisur edhe nga kriza që po kalon fqinji ynë jugor.
Dërgesat ndër vite
2006 937 mln euro
2007 952
2008 833
2009 782
2010 690
2011* 476
*deri në tre mujorin e tretë
Burimi: BSH
Ka një vit që nuk dërgojmë para në shtëpi
Kriza që ka kapur Greqinë dhe Italinë po reflektohet në formën më të drejtpërdrejtë fillimisht tek familjet shqiptare që të vetmin burim të të ardhurave kanë dërgesat e të afërmit të tyre në këto shtete. Nga sondazhi i zhvilluar nga Fondi Grek për Politikën e Jashtme del se një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë që jetojnë pa familjen në Greqi, prej një viti nuk i kanë dërguar para bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre në Shqipëri. Kjo, për shkak të papunësisë që po karakterizon Greqinë dhe kryesisht në sektorë që kanë të bëjnë me ndërtimin ku edhe janë të punësuar një pjesë e mirë e shqiptarëve.
Po edhe kur dërgohen, për çfarë përdoren kryesisht dërgesat e emigrantëve? Një studim i zhvilluar nga instituti Agenda nxorri se 74 për qind e parave që hyjnë në vend nëpërmjet dërgesave të emigrantëve përdoren për tu ushqyer. Mjafton vetëm ky tregues për të kuptuar rëndësinë që mbart kriza greke për vendin tonë por edhe ulje e ndjeshme të konsumit gjatë këtyre muajve të fundit. Ulja e përvitshme e remitancave ka bërë që familjet me të ardhura të ulta të bëhen edhe më të varura nga dërgesat duke mos mundur të kursejnë asgjë. Shtrenjtimi i ushqimeve ndërkohë bën që pjesa e dërgesave që shpenzohet për tu ushqyer të rritet.
Për çfarë shpenzohen dërgesat*
Ushqim 73.8 %
Ilaçe 54.7 %
Veshje 40.6 %
Edukim 17.5 %
Kursim 32.5 %
*Familjet kanë dhënë më shumë se një përgjigje
Dërgesat ranë edhe në 2011-ën
Dërgesat e emigrantëve shqiptarë në vendet e BE-së kanë pësuar një rënie të fortë që prej periudhës vende si Greqia dhe Italia u përfshijnë nga kriza. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë raportojnë se dërgesat kanë filluar të bien në vitin 2009, trend i cili ka vijuar deri në fund të vitit 2011. Kështu, nëse përgjatë vitit 2009, emigrantët dërguan në familjet e tyre 781 milionë euro, në fund të 2010-ës shifra re në 690 milionë euro ose 92 milionë euro më pak. Rënia duket të ketë qenë më e fortë edhe gjatë vitit të shkuar, por Banka e Shqipërisë nuk ka publikuar ende treguesit për të gjithë vitin. Tani për tani janë publikuar treguesit për nëntë mujorin sipas të cilave, gjatë kësaj periudhe, shqiptarët në mërgim dërguan vetëm 476 milionë euro tek familjet e tyre.
* * *
Moody’s: Borxhi publik, rrezik për Shqipërinë
Borxhi i lartë publik që ka Shqipëria e vë përballë një rreziku të nivelit mesatar ndaj falimentimit. Ky parashikim vjen së fundi nga Moodys, një nga agjensitë e mëdha të vlerësimit të riskut. Ky parashikim nuk vjen papritur. Sinjalin e parë për kohë të vështira në ekonominë e Shqipërisë e dha në fillim të këtij viti FMN. Në raportin Një vështrim në ekonominë botërore, 2012, FMN e rendit Shqipërinë ndër 26 vendet më të rrezikuara nga kriza në eurozonë, që pritet të kenë tkurrje të mëdha të rritjes saj ekonomike nënvizonte raporti në fjalë. FMN parashikon që Shqipëria këtë vit do të ketë një rritje ekonomike prej 0,5 %, më të ultën në gjithë Europën Jug – Lindore, që pritet ta ketë 0,7 %. Shkakun kryesor për këtë tkurrje të rritjes ekonomike FMN e gjen në transferimin në Shqipëri të krizës së eurozonës dhe sidomos asaj në dy vendet fqinjë, Greqi dhe Itali, partnere kryesore ekonomike të Shqipërisë. Si pasojën më të dukshme dhe më të dëmshme për ekonominë e Shqipërisë FMN paraqet uljen e dërgesave në Shqipëri nga rreth 1 milionë emigrantët shqiptarë, në Greqi dhe Itali, dërgesa që prej 20 vitesh kanë qënë karburanti kryesor i rritjes ekonomike të Shqipërisë.
Në këtë kuadër të parashikimit nga FMN për kohë të vështira në ekonominë e Shqipërisë vendoset edhe vlerësimi i agjensisë Moody’s për një rrezik mesatar për falimentim. Sipas kësaj agjensie rreziku vjen nga borxhi i lartë publik, financat e dobëta të qeverisë dhe nga një situatë ekonomike të përshkruar prej saj si të tillë ku edhe pse ekonomia mbeti relativisht e qëndrueshme gjatë krizës botërore 2008- 2009, Shqipëria ende nuk ka nisur rimëkëmbjen ekonomike.
Prof. Dr. Zef Preçi, ekspert i pavarur në fushën e ekonomisë, Drejtor i In

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Kriza greke, emigrantët: Skthehemi, njëlloj është edhe në Shqipëri
Te pakten te vijn ne vendet e tyre sepse e din qe i presin prinderit e shkrete dhe ndjehen me te ngohur ne gjirin familjar;sesa te rrin e te durojn pordht e atyre fakirave........
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Kriza greke, emigrantët: Skthehemi, njëlloj është edhe në Shqipëri
Shqiperia ishte me mire se Greqia... Greqia kishte vdek.
Leo_uk- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5977
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha : 46
Similar topics
» Kriza shtyn investimet greke drejt Shqipërisë
» Kriza greke, paradë e varfër ushtarake më 28 tetor në Selanik..
» Emigrantet vijne ne Shqiperi per votime
» Kriza, PE përfaqësues në Shqipëri
» Mediat greke: Edi Rama fitore madhështore në Shqipëri

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi