14-vjeçarja italiane kërcënohej me e-mail nga Shqipëria: Duam video erotike
2 posters
Faqja 1 e 1
14-vjeçarja italiane kërcënohej me e-mail nga Shqipëria: Duam video erotike
TIRANE - Një vajzë e mitur italiane është kërcënuar me jetë, nëse nuk realizonte video erotike. Kërcënimet në adresë të 14-vjeçares, janë bërë në adresën e saj të emailit dhe kanë qenë aq shqetësuese, sa e kanë detyruar familjen e saj t'i drejtohet për ndihmë prokurorisë së Salernos.
Dyshimet e para të ngritura pas hetimeve janë se kërcënimet ndaj 14-vjeçares janë bërë nga persona që banojnë në Shqipëri, edhe pse nuk janë identifikuar ende. Për këtë shkak, më 11 janar 2013, përmes një letërporosie, autoritetet e drejtësisë italiane kanë kërkuar ndihmën e palës shqiptare.
Prokuroria e Salernos, e cila ka regjistruar për rastin në fjalë procedimin me nr. nr.15252/12 R.G mod.44, ka nisur në drejtim të Ministrisë shqiptare të Drejtësisë një letërporosi, përmes së cilës kërkon të kryhen disa veprime hetimore, me qëllim identifikimin e personave që kanë kërcënuar të miturën.
Dikasteri i Drejtësisë, me shkresën nr.36/1 I.H prot. datë 11.01.2013, ia ka përcjellë dosjen prokurorisë dhe mandej kjo e fundit gjykatës. Gjykatësi Albert Meçe, pasi shqyrtoi dosjen, vendosi të urdhërojë prokurorinë shqiptare të kryejë hetimet për llogari të prokurorisë së Salernos. "Nga aktet që shoqërojnë kërkesën për letërporosi rezulton se Prokuroria pranë Gjykatës së Salernos Itali ka nisur një procedim penal lidhur me kërcënimet që i bëhen një shtetaseje me iniciale M.S., e moshës 14 vjeçe. Më datë 08.10.2012 dhe më parë, shtetësja e mësipërme ka marrë mesazhe në rrugë elektronike (email) për të kryer pa dëshirën e saj video me përmbajtje seksuale apo erotike.
Me qëllim hetimin e kësaj çështjeje, e cila është regjistruar me autor të panjohur, nga ana e autoriteteve të drejtësisë italiane kërkohet të kryhen veprime hetimore për të marrë të dhëna në lidhje me adresat e përdorura nga autori apo autorët e veprës, poseduesit e numrave telefonikë etj.", thuhet në vendimin e firmosur nga gjykatësi Meçe. Prokuroria do të bëjë të gjitha hetimet e nevojshme për rastin në fjalë, duke iu referuar dhe të dhënave të sjella nga homologët italianë, të cilët kanë hedhur dyshime të forta se kërcënimet në adresë të të miturës, kanë ardhur nga shtetas shqiptarë. Burime nga prokuroria shqiptare thanë se për momentin janë duke gjurmuar dhe hetuar për të mësuar se ku janë hapur adresat e emaileve, përmes së cilave më pas i janë dërguar emailet kërcënuese dhe vajzës.
Gjithashtu po bëhen verifikime për numrat e telefonave me të cilët është telefonuar vajza, për të saktësuar se kujt i përkasin. Nëse arrihet të identifikohen të dyshuarit, pasi të japin shpjegime për kërcënimet e bëra në drejtim të 14-vjeçares, rrezikojnë të mbyllen në qeli.

T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: 14-vjeçarja italiane kërcënohej me e-mail nga Shqipëria: Duam video erotike
Ishalla i gjejne se akoma nuk morin vesh meshkujt shqipptar duan te ken gjithcka ne dore qe uroj mos te me ndodhi mua se plumbin kokes vallai asgje tjeter nuk meritojne disa
Similar topics
» 12 vjeçarja që ka vetëm 4 muaj jetë, tërheq mijëra fansa në Youtube (VIDEO)
» Del video ku Sinan Hoxha kendon duke share serbet (Video)
» Ja E Verteta E 11 Shatorit Kjo Video U Bllokua Nga Qeveria Amerikane (VIDEO)
» Rrahja në mes grupit “BABA STARS” dhe “OTR “, video e montuar! (video)
» Kuzhina italiane

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi