Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një shoqëri e paralizuar (rasti i një hemiplegjije sociale). People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një shoqëri e paralizuar (rasti i një hemiplegjije sociale). People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një shoqëri e paralizuar (rasti i një hemiplegjije sociale).

Shko poshtë

Një shoqëri e paralizuar (rasti i një hemiplegjije sociale). Empty Një shoqëri e paralizuar (rasti i një hemiplegjije sociale).

Mesazh nga WebMaster Fri 25 Jan 2013 - 8:10

Ju lutem lexoje me vemendje edhe pastaj jepni mendimin tuaj ne kete shkrim mua me pelqej shum ..


nga ARBER SHTEMBARI

Shkurt. Temperatura të ulta. Parashikimet flasin për ulje të mëtejshme. Bleva një tufë me trëndafila të kuq si për të ngushëlluar veten në këtë acar të madh. Rrugës për në shtëpi po mendoja se trëndafilat në vazon ku do ti vendosja s’do të rronin gjatë të parrënjë, në të ftohtë dhe në këtë kohë me pak dritë. Lulet kanë një ritëm vjetor të rregullt, një cikël natyror për tu admiruar, të cilin e modifikojnë vetëm në rast ndryshimet klimatike drastike. Por sërish ato adaptohen ndaj këtyre kushteve, që në thelb nuk sjell ndryshime në to. Progresi tek lulet është i pavend dhe po kështu jo vetëm tek bimët por dhe tek kafshët. Por ja që gjitarit më të zhvilluar, atij që zotëron Fjalën, Logjikën, Ndërgjegjen, Vullnetin, Prezantimi politik, ju faneps që në një vend të caktuar në këtë planet, në një epokë të mirënjohur, Fati i një kombi po ndriçonte. Ky zhvillim pretendohet si materialisht, teknikisht dhe nga ana sociale. Çdo vit na jep kënaqësinë e zbulimit të risive. Ndërkohë që tek bimët cikli dihet dhe ky stabilitet në kohë sjell tek disa dhe jetueshmëri më të gjatë. Një rrap mund të jetoj qindra vjet, ndërkohë që një shoqëri, pasi jep disa shenja paraprake dekadence, mund të shembet brenda një viti siç e pamë në ’97.

Flakërijnë të kuq në vazon e bardhë të porcelantë. Çdo vit, drita ndryshon, në shkurt dhe në gusht. E kush i kushton vëmendje. Në lajme spikeri prezanton ngjarjet e ditës. Jeta vazhdon, këtu dhe larg. Nënshkruhen pakte, priten shirita, zënka në parlament, Izraeli, dosjet, eksperimente, dhimbje, gëzime, projekte, angazhime, shpresa. Gjithçka kalon përmes ekranit. Nuk i kushtoj vëmendje. Në radio transmetojnë po ato lajme. Të njëjtat, ndryshon vetëm renditja. Ka hierarki lajmesh. Nuk i kisha kushtuar vëmendje. Mediat flasin për krizën botërore. Ka prekur dhe Shqipërinë. Po ne në krizë kemi qenë gjithmonë. Këtë botëroren s’po e dallojmë dot nga ajo që gjithmonë e kemi pasur tonën, shqiptaren, krizën tonë patriote, gjithmonë prezente. Qeveria lufton korrupsionin, korrupsioni lufton drejtësinë, drejtësia lufton për reforma më të thella, reformat duken të vështira në këto kohë krizash. Prej vitesh duket sikur asgjë nuk funksionon, ashtu siç duhet. S’i kisha kushtuar vëmendje. Në mars do të ketë reshje. Në korrik, atmosfera është e rëndë dhe qielli çuditërisht i errët për stinën, ndërkohë që tutje në thellësi të vendit bimësia vegjeton larg ndotjes së makinave, fabrikave, furrave të gëlqeres, naftës që derdhet në det, ujrave të zeza që parakalojnë përmes kryeqytetit tonë. Nuk i kushtojmë vëmendje. Ecim mbi to, kalojmë urën e re mbi Lanë që duket si mol ku do të ankorohen anije. Anijet e Lanës janë jashtëqitjet e këtij qyteti. Po “rëndësi” ka të jemi plot imagjinatë. Dhe të pavëmendshëm. Po kështu dhe ndaj institucioneve. Ministria e Arsimit prodhon çdo vit më shumë analfabetë, ndërkohë imagjinata ka prodhuar universitete me emra ekzoterik, modern, që duken si oferta turistike, e që fabrikojnë të papunë të ardhshem. Po kështu shkencëtarët tanë pijnë një kafe poshtë pallatit, mbrëmë ndeshja ishte e bukur, edhe sistemi shëndetësor merr nga shëndeti ynë për të zgjatur më tej mbijetesën parazitare të tij, kujdesi shëndetësor kushton gjithmonë e më shtrenjtë, abuzime pafund, Hipokrati apo Hipokriti, kurse televizionet janë bërë paksa të mërzitshme, asgjë e re, emisione që importohen nga media të huaja, na përplasin të njëjtat tema , të njëjtat fytyra, vipa të pudrosur, kollare që shkëlqejnë, këmbë mbi këmbë….po ne jemi mësuar tashmë. S’na bën më pështypje. Ndaj s’i kushtojmë më vëmendje. Shoqëria shqiptare ka mbetur në vend-numëro, ka ngecur, ankilozë totale.

Determinimi tek qënia njerëzore, më shumë se tek çdo specie tjetër, varet prej trurit të saj. Ndërkohë që sistemi nervor shfaqet si i përfshirë në evolucion, atëherë shpirti njerëzor na paraqitet si një sinaps i progresit social. Por kur sinapset s’ndodhin, shpirti humbet komunikimin, dhe Shoqëria paralizohet. Kaq vjet tranzicion, është kthyer në makth të gjithkujt, ëndërr e keqe, subjekt diskutimi në sa e sa media, një infinit i mërzitshëm tashmë, por shpresojmë që do të ketë zgjidhje dhe pse do të ketë pasoja sociale. Në krahun tjetër, kemi paralizën e shpirtrave, që është një problem i një natyre tjetër. Nëse shpirtrat nuk reagojnë, por qëndrojnë në gjendjen e tyre amorfe, atëherë trupi, emocioni, e pandergjegjshmja mësyjnë mbi realen duke shkaktuar anomi, por i detyrojnë shpirtrat të reflektojnë dhe të rihapen. E pandërgjegjshmja nuk na justifikon për gjithcka dhe këtu i kërkojmë ndjesë Frojdit. Pyetja që shtron çdokush nga ne është: Në këtë kohë të vështirë, krizë, përse idetë që propozojmë nuk merren parasysh nga elitat? kjo situatë e kërkon një zgjidhje. Kam arritur në përfundimin që arsyeja e elitave shqiptare nuk funksionon më. Në fakt kjo u intereson atyre që merren me pazare dhe allishverishe. Për sa kohë që ky popull i mirë, injoron ç’po ndodh. Po afrojnë zgjedhjet dhe nuk e di pse gjithcka më bëhet dikromatike: bardhë e zi, majtas ose djathtas, liberal apo konservator, kapitalist apo komunist, darvinist ose krijimist. Për fat të keq paraliza që ekziston në media, ka përfshirë dhe botën akademike. Nuk ka debat, nuk ka pyetje që ngrihen, nuk ka fjalor ndoshta, fjalët mungojnë për të trajtuar çështjet. Shoqëria jonë sot sigurisht s’ka të bëj fare me atë të Rilindasve tanë, as me atë të qeverisë së Fan Nolit, apo qoftë dhe atë të pasluftës. Kemi një shoqëri të mbyllur në shpirt, një shoqëri të emocionit, të konsumit, të frikës. Secili ka ndërtuar folenë e tij, trajektoren e tij personale, s’guxon njeri të mendoj ndryshe, s’guxon njeri të thyej këtë pasivitet. Skleroza sociale ka mbërthyer vendin. Shumë nxjerrin përfitime. Këta e dinë që injoranca luan rol në tregti. S’i kushtojmë vëmendje.

Por sigurisht ka shpirtra që janë të predispozuar për të menduar një tjetër trajektore për këtë shoqëri, ka nga ata që e kanë kuptuar ç’është progresi. Se një shoqëri, nuk është kurrë e paralizuar në vlera absolute. Gjithçka është metafizikë. Raport forcash, raport shpirtërash. Disa pyetje: Para viteve 1444, 1912, para qershorit 1924, qoftë dhe vitit 1944, a ka qenë Shoqëria shqiptare e paralizuar? Po ajo franceze para 1789? Po ajo ruse para 1917? po ajo portugeze para 1974? Po ajo e shqiptarëve të Kosovës para 1998? Përgjigjet gjenden në librat e historisë. Këto pyetje larg së qënit sokratike, nuk japin asnjë zgjidhje përfundimtare, e as nuk zhbllokojnë situatën në vend. Nga një anë, situata aktuale ngjason në shumë aspekte me regjimin osman disa shekullor para Pavarësisë. Pashallarë, emra të perveçëm dhe nga ana tjetër popullata, një shifër jo e saktë dhe e paemër. Privilegje, përfitime, korporata, fraksione, Lartmadhni, grupime interesi, skandale financiare, pushime në Dubai. Shoqëria jonë është totalisht e shpërbërë, grupe sociale të paidentifikuar (mbijnë një ditë të bukur si Fazlliçi apo shpërthejnë si Gërdeci), por ku secili mbron interesat e tyre vetjake, private para interesit të përgjithshëm publik. Kaq të paaftë jemi në shqiptarët të krijojmë një frymë komuniteti? Ka paralizë. Sepse nuk ka horizont, sepse yzengjitë mund ti vihen dhe njeriut për ta kafshëruar, alienuar dhe shfrytëzuar. Yzengjitë disa i mbathin dhe vetë kur vendosin që aksionet që ndërrmarrin të shkojnë drejt interesave vetjake. Një shoqëri konsumatore e përbërë nga anëtarë të mbathur me yzengji. Shenjat e paralizës i dimë të gjithë. Duhet të ketë më shumë se ç’ka emra në numërator. Në media përleshen gladiatorë partish politike anëtarët e të cilave mbajnë yzengji. Në politikë yzengjitë janë bërë gati bizhuteri të çmuara për të “çarë” në jetë. Në fakt kjo shoqëri e paralizuar ka arsyet e saj për të qenë e tillë. Çdo aktor social ka një pozicion të atillë që garanton këtë rend që kemi. Amputacioni social thellohet çdo ditë, gjymtyrë të shoqërisë së bien, dorëhiqjen për shkak të presionit, frikës, të tjerë largohen përgjithmonë nga Shqipëria, sepse në këtë vend shumë kanë zgjedhur yzengjitë, ndaj homeostaza socialpolitike në vend vazhdon, përparon, zhvillohet. Dorëzim masiv dhe pa kushte. Dhe kush ka yzengjitë, kjo që ndodh i duket normale, e bukur, sepse aq vizion i lejojnë yzengjitë.

Trëndafilat shkëlqejnë. Estetikë e mrekullueshme që në këtë dimës të ftohtë, më ndjell ngrohtësi, më kujton mbrëmje me miq, biseda të urta epikuriane, shkëmbime fletoresh me poezi, një gotë verë të bardhë. Në fakt nuk i kisha kushtuar vëmendje. Intelektualët shqiptarë me sa duket Poseidoni i ka zbutur dhe u ka mbathur yzengjitë e mallkuara. Kadareja ka vite që ka ngrysur vetullat, Ngjela ndihet i vetëm përpara 500 gjykuesve, 500 yzengji jo pak, Edi kërkon bojë për pikturën e ardhshme, Berisha ka vendosur ku do ta konsumojë pensionin pas 2009. Darwini ka mbetur po ai që prej dy shekujsh.

Ku ndodhet kjo begati për të cilën na fliste Naimi? Neutralizimi i shpirtit është një e keqe ngjitëse që transmetohet prej kontaktit mediatik, mbi të gjitha prej televizionit. Diagnoza: Paralizë shpirtërore, proçes njerëzor i kalitur nga instiktet që ndërton dispozita mbrojtëse ndaj Tjetrit (i panjohur), Tjetri i perceptuar si potencial i rrezikshëm për interesat vetjake. Motoja: Secili për vete, Zoti për të gjithë. Të prekurve nga kjo sëmundje do ti rekomandojmë një shëtitje në natyrë për të marrë ajër të pastër. Për këtë ka nevojë dhe shpirti, për ajër, ai ka nevojë të dal në sipërfaqje pas kësaj apneje mediatike të gjatë dhe të detyrueshme. Do ti rekomandojmë disa seanca riedukimi në një bibliotekë. Dhjetë faqje nga Platoni, njëzetë nga Ruso, tridhjetë nga Shopenhauer, dyzetë nga Niçe etj. Yzengjitë mbjellin aposiopezë dhe këtë e kuptoni lehtë nëse keni diskutuar me ndonje politikan, do të konstatoni, që ai në fillim (apo në fund) të çdo fraze ja nis (apo mbaron) me një ëëë të zgjatur. Dhe duket sikur ju dëgjon, por në fakt jo. Eshtë normale. Ai ka imunitet psiqik për të lundruar dhe të ndjekur idetë e tij. Në disa epoka, vullnetet bashkohen për të dalë nga skleroza. Ndërgjegjësim. Kështu ndodhi pak para se të shpallej Pavarësia e Shqipërisë. Por problemi qëndron në faktin se në 2009n, revolucionari shqiptar shikon televizor, shkarkon mp3 dhe adhuron Big Brother. Dhe kështu në mars do të ketë reshje, në prill do të lulëzojë. Se veç një sy mbi shoqërinë nuk tregon një dëshirë të madhe për ta ndryshuar atë. Shamanët e kësaj shoqërie janë paralizuar, paraliza është e rëndë, është faciale. Po ky popull i zbutur si duhet, për fat të keq, gëzon rritjen ekonomike me dy shifra dhe vendi i punës, një rrogë, shtëpi, nuse, është pranuar si i vetmi horizont. Sa të lodhshme duken pyetjet mbi mekanikën kuantike, shpikjet e Teslas, interaksioni i Goffman, habitus i Burdjesë, shkolla e Frankfurtit, strukturalizmin e Fukos. Jo, ndoshta është më mirë të qëndrojmë në dikotominë tonë, kapitalist- anti kapitalist, e majtë -antikomunist, e djathtë - antifashist, bardhë - jo e bardhe, etj.

E majta shqiptare e mbushur nga një thes dokrrash, mërzish, sherresh, reflektimesh manikeiste, ku shënohen fajtorë, “priten koka”, zgjidhen trashëgimtarë, secili në kampin e tij, në fraksionin, në budallëkun apo korporatën. Manitë më të shëmtuara janë ringjallur tek ne si në kohën e Turqisë: Privilegje, vende pune të rezervuara për djalin e…për vajzën e…mikun e….miken e…një shoqeri e paralizuar. Shoqëria jonë duket se këtu ka marr fund.Pashallarët shfrytëzojnë një lëm njerëzor të formatuar. Ky paraqet një fund në Histori. Midis lirisë dhe yzengjive ne duket se kemi bërë zgjedhjen tonë. Eshtë më e ndërlikuar se kaq, por le ti flakim tutje yzengjitë dhe të shohim përreth nesh çfarë ndodh, të shohim njëri tjetrin në sy, të njohim Tjetrin si të ngjashmin tonë. Këtu do të dalim nga verbëria jonë dhe do të lind shikimi dhe shijimi i vërtetë i estetikës që ka krijuar natyra.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi