Të jesh invalid në Tiranë, duhet të kesh katër palë sy
Faqja 1 e 1

Dritan Laci
-Ilir Kasa është një djalë i cili nuk do që ta dallojnë nga pjesa tjetër e njerëzve që e rrethojnë. Kështu sillet edhe në bisedë. I vjen zët ta cilësojë veten si një njeri i cili përpiqet të justifikojë mungesën e aftësive fizike. Çdo shqetësim që lidhet me jetën e tij si person me aftësi të kufizuara fizike përpiqet ta kalojë me buzëqeshje. Edhe kur dikush mundohet ta ofendojë. “Po njëherë jam aksidentuar. Për fatin tim të mirë shpëtova paq. Një grua e cila po udhëtonte me biçikletë, kaloi semaforin në mënyrë jo të rregullt. Më përplasi dhe jo vetëm që nuk më kërkoi falje por më tha ‘Hë mo, qorr, nuk e shikon rrugën?’” Iliri nuk do që të tjerët ta shikojnë me mëshirë. Ai ka një jetë që e kalon në karrocë. Këmbët nuk i lëviz, ndërsa duart i përgjigjen vetëm lëvizjes së marshit të karrocës elektrike.
“Unë kam mbetur i paralizuar që kur isha 20 muajsh si pasojë e një temperature të lartë. Që nga ajo moshë e deri sa shkova në klasë të parë, pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar lart e poshtë në spitale. Sot jam 36 vjeç dhe mendoj se një pjesë të ëndrrave të mia si person i kam realizuar.” Makina e tij është karroca elektrike. Në krah të djathtë Iliri i ka modeluar një pasqyrë. Thotë se ia ka marrë karrocës së vjetër. “Në Tiranë duhet të kesh 700 palë sy. Pa pasqyrë nuk ke ku shkon. Jashtë nuk ka arsye përse ta kesh një të tillë. Nuk ka, sepse invalidët kanë korsitë e tyre dhe ecin në trotuare. Kurse në Shqipëri edhe rrugët e reja nuk kanë rampa për invalidët.” Dhe Iliri ka vepruar mirë. Vetëm kur e ndjek hipur mbi karrocën e tij teksa udhëton në rrugët e Tiranës, e kupton se çfarë heq një invalid për të shkuar në destinacion. Në trotuar është pothuajse e pamundur të lëvizë. Këmbësorët kanë një mungesë të theksuar tolerance karshi personave me aftësi të kufizuara. Atëherë duhet të zbresin për të udhëtuar në rrugë. Këtu është më keq. Iliri desh e ka pësuar njëherë keq. Për fatin e tij të mirë automjeti që e goditi ishte me shpejtësi të ulët. E pësoi vetëm karroca, të cilën mezi e tereziti. “Para 4 vitesh pata një aksident të vogël. M’u dëmtua vetëm karroca. Shoferi ishte duke folur në telefon, nuk e kishte fare mendjen. Mezi e kam rregulluar karrocën me miqësi.” Po ky nuk është problemi i vetëm që ai dhe invalidët e tjerë hasin në përditshmërinë e tyre. Ditët e fundit moti është ftohur goxha. Invalidi nuk e ka luksin të udhëtojë në urban. Jo se nuk do, por aftësitë fizike nuk ia lejojnë një gjë të tillë. Por edhe urbanët në kryeqytet nuk ofrojnë një mundësi të tillë. Në diell, në shi, në acar, kategoria e njerëzve ku Iliri bën pjesë, janë të detyruar të udhëtojnë me karrocë edhe në distanca të gjata rruge. “Tri javët e fundit më është dashur të lëviz me urban për shkak të motit të ftohtë. Është detyruar im atë që të vijë me mua, për të më ndihmuar të hipi në urban. Kur jam me kamera, faturinot tregohen të mirë të dashur, të ndihmojnë të hipësh, kur nuk je me kamera, askush nuk ta vërshëllen. Të lenë jashtë. Kjo edhe sepse urbanët janë plot.” Në Tiranë rampat e invalidëve janë të rralla. Iliri i di më mirë, se është ai i pari që ka nevojë për të tilla kalesa në rrugën e tij të përditshme me karrocë. “Edhe kur ka një rampë (i thënçin), e kanë bërë kaq shumë të pjerrët, sa më shumë të prish punë se të rregullon.” Gjithsesi Iliri është natyrë optimiste. Ka shumë shokë. Në lokalin ku kthen kafenë e mëngjesit, pronari i barit ka krijuar një rampë të vogël apostafat për karrocën e Ilirit. Thotë po kështu se e ka shijuar jetën në kuptimin e saj të plotë. Ka pasur edhe të dashur. “Zgjohem në orën 7.30, ha, rruhem, shkoj në punë. Në darkë pastaj dal të pi një kafe me shokët dhe shoqet. Si individ kam një histori për t’u admiruar, që do të thotë që shoqëria nuk më ka ndarë asnjëherë nga vetja. Kam shijuar dhe vazhdoj të shijoj gjëra normalisht me vështirësi por që me këmbëngulje i kam bërë të kalueshme.” Iliri ha ushqim të rregullt. Invalidët në disa aspekte nuk mund të jenë si njerëzit e tjerë me aftësi të plota fizike. Atyre u duhet të ruajnë një peshë normale trupore. Si edhe të mos konsumojnë ushqime që mund t’u rëndojnë stomakun. “Unë nuk kam pretendime me ushqimet. Ne jemi brezi i trahanasë. Ne jemi mësuar që të vegjël, që të mos i bëjmë naze ushqimit. Kuptohet që kufizohem. Thjesht ruaj veten time. Nuk shkoj shpesh të konsultohem me mjekun. Ka raste kur edhe abuzoj, por rrallë.” Iliri është konsumues i rregull i duhanit. Ai ka 10 vite që tymos. Alkool pi shumë rrallë. Të vetmet raste kur e tepron me ndonjë gotë më shumë janë ato në festa.“Unë e kam si shok këtë cigaren. E di që më dëmton. Nëse një person ecën me këmbët e tij mundësia që duhani ta dëmtojë është 50 për qind, kurse mundësia te ne është 90 për qind, pasi organet nuk kryejnë aktivitetin e tyre të rregullt.”
Në jetë Iliri ka një moto. Parimi është të provosh dhe të mos reshtësh kurrë së provuari derisa t’ia arrish qëllimit. “Edhe ne e diskriminojmë veten tonë, duke thënë s’e bëj dot këtë apo atë. Unë kam provuar dhe kam fituar njëherë. Që të ingranohen në shoqëri, këtë duhet ta bëjnë të gjithë invalidët, ndryshe nëse do të presin nga të tjerët do ta kenë shumë të vështirë ta përballojnë jetën.”
Në shkollë, im atë më bëri një bankë
Iliri jeton sot me prindërit. Nuk ka krijuar ende një familje. Dëshiron që një ditë të kishte familjen e tij. Aktualisht ndjek studimet për Master Shkencor në degën e Drejtësisë. Por për të arritur deri këtu ka kaluar përmes shumë peripecish. Ata që e kanë ndihmuar më së shumti, kanë qenë prindërit, të cilët janë përpjekur që t’ia bëjnë më të lehtë paaftësinë fizike. Babai i tij 64 vjeçar është personi që e ndjek kudo, aty ku Ilirit i duhet medoemos ndihma e dikujt për t’u mbështetur. 36-vjeçari, është shoqëruar në jetë edhe nga një fat i mirë. Mamaja e tij dhe njëra nga motrat janë mjeke. Por ai e di që jo të gjithë invalidët kanë të tilla mundësi dhe nuk gëzojnë të njëjtin respekt ndërsa kanë nevojë të përfitojnë kujdes shëndetësor.
Ilir, si ka qenë fëmijëria juaj?
Unë si Ilir nuk kam pasur asnjëherë problem me shoqërinë. Mirëpo në atë kohë duhet ta them që ka pasur më shumë njerzillëk. Isha më i mbrojtur. Shoqëria ishte më dashamirëse. Arsimin 8-vjeçar e kam kryer në shkollën “7 Marsi” në Tiranë. Nga klasa e parë deri në të katërtën, kam shkuar në shkollë me prindërit. Në klasë të pestë fillova të shkoj më shokët. Në fillim kam lëvizur me anë të një karroce druri me kushineta, të sajuar nga im atë. Nuk kishte shans të kishe një karrocë si kjo e sotmja. Në klasë të pestë im atë më bëri një bankë, e modifikoi. Në atë kohë bankat ishin të ndara me dy ndenjëse, kurse e imja e kishte ndenjësen të drejtë. Im atë pati mundësi ta sajonte atë bankë pasi punonte në ndërmarrjen e mjeteve mësimore.
Në cilën bankë qëndronit? Si silleshin mësuesit me ty?
Qëndroja gjithmonë në bankë të parë. Isha nxënës i mirë, isha edhe pjesë e këndit të shkollës. Më pas rashë. Në kërkesën e llogarisë isha si gjithë të tjerët, nuk kisha tolerim nga mësuesit. Mbaj mend që kisha një profesor kujdestar, i cili jepte algjebër-gjeometri. Ishte shumë kërkues. Ai dilte nëpër lagje, kontrollonte nxënësit dhe sa më shikonte jashtë, më thoshte: “Shpejt në shtëpi të bësh mësimet.” Ai e bënte që të më jepte kurajo për të mësuar.
Si ia bëje në orën e mësimit kur të duhej të dilje në dërrasë?
Në dërrasë të zezë kuptohet që nuk më nxirrnin. Gjithmonë flisja nga vendi. Tabela ishte e lartë. Ushtrimet i zgjidhja në fletore. Klasën e kam pasur në kat të tretë. Gjithmonë më ndihmonin shokët. Mirëpo në atë kohë i riu si veriu, nuk na bënte përshtypje, hipshim e ngjiteshim. Për fat nuk më ka ndodhur ndonjëherë të rrëzohem.
Kur e nisët shkollën e mesme?
Pas plot 12 vitesh ndërprerje. Kur mbarova shkollën 8-vjeçare në vitin 1990, në Shqipëri kishte mungesë stabiliteti. Unë doja që të ndihmoja veten dhe familjen. Në ato vite u mora disa kohë me tregti. Sajova një banak të vogël, shitja paketa, biskota. Jo se më detyronin prindërit, por doja t’i nxirrja vetë të ardhurat. Familja më thoshte mos dil, mos bëj. Në atë kohë fitoja mirë. Banakun ku shisja e kam pasur diku te Burgu 313. Në ditët e takimit të gjithë vinin të blinin gjëra. Ishte kënaqshëm, ishte mirë. Po në atë kohë isha i dhënë edhe pas qejfit. Si gjithë të rinjtë. Në vitin 2002, nisa me kohë të pjesshme studimet në shkollën “Kostandin Kristoforidhi”.
Pas shkollës së mesme?
Pas përfundimit të shkollës së mesme, mendova të bëj fakultetin. Ishte dëshira ime. Që nga viti 2002 e deri më sot jam pjesë e shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve. Duke qenë se m’u dha mundësia e shkollimit, mendova pse të mos i mbroj bashkëvuajtësit e mi në rrugë ligjore. Kështu që fillova studimet në degën e Drejtësisë. Aktualisht vazhdoj studimet në Master Shkencor në këtë degë, dhe pres të bëhem avokat, e cila është edhe ëndrra ime. Aktualisht po bëj praktikën në Institucionin e Avokatit të Popullit.
Ke menduar që një ditë të martohesh, të krijosh familje?
Po e kam menduar dhe tani e mendoj. Duke u rritur njeriu mendon dhe logjikon më shumë. Por shoqëria shqiptare është paragjykuese dhe nuk lejon, që vajza apo djali të martohet dhe partnerin ta ketë me aftësi të kufizuara. Po kush nuk e do një familje? Unë mendoj sot që personat me aftësi të kufizuar duhet të mendojnë të lidhen me një partner i cili pak a shumë ka të njëjtat specifika me të. Kjo sepse do ta kuptojnë më mirë njëri-tjetrin.
Protesta
Invalidët në vendin tonë nuk janë të përjashtuar nga problemet e shumta që kalon Shqipëria. Disa muaj më parë ata u ngritën në protestë për masat reduktuese që qeveria shqiptare ndërmori në lidhje me ndihmën që u takon. Në mars të këtij viti qeveria shfuqizoi ligjin 8626, i cili mundësonte rimbursimin e energjisë elektrike, telefonisë fikse dhe transportit për para dhe tetraplegjikët. Protesta me natyrë të tillë janë zhvilluar kohë pas kohe. E tillë ishte edhe ajo e para disa ditëve. Një invalid në Shqipëri, merr një ndihmë tejet modeste ekonomike. Ndihma ekonomike që ai përfiton është 102 mijë lekë të vjetra. Me kaq para, invalidi duhet të vishet, të ushqehet, të paguajë dritat e me radhë. Po kaq para përfiton edhe personi i cili kujdeset për të, i cili në të shumtën e herëve është prindi i personit me aftësi të kufizuara. Nëse nuk e ke prindin, atëherë me kaq para sa i paguan qeveria shqiptare kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar, e sigurt është askush nuk do të afrohej për të kryer këtë punë. “Shoqëria shqiptare është një shoqëri patriarkale. Për ne invalidët mirë që kemi familjen që na ndihmon, sepse ndryshe do ta kishim shumë të vështirë ta përballonim jetesën me këto pagesa që marrim.” Një person me aftësi të kufizuara në Shqipëri përfiton edhe 160 mijë lekë të vjetra, pagesë për pajisje higjeno-sanitare, pampers, kartotera etj. “Kështu duket sikur ne marrim shumë. Por në fakt jo. Neve na ngelet vetëm 102 mijë lekëshi i pensionit që përfitojmë si persona me aftësi të kufizuara. Pjesën tjetër të parave duhet ta shpenzojmë për higjienën tonë vetjake. Mirë unë që kam tim atë që më ndihmon, po ai që s’e ka, si do ia bëjë? Të vjen kujdestar të të pastrojë me kaq para? Nuk të vjen.”
Karroca që përdor Iliri është porsi një makinë. Vetëm se nuk punon me karburant, por funksionon me anë të një bateri të karikueshme. Në krahun e djathtë të saj, karroca ka një manual shpjegues, i cili i tregon Ilirit parametrat. Breshka shpjegon butonin ku duhet të ulësh shpejtësinë, figura e lepurit aty ku duhet të rrisësh shpejtësinë. Karroca punon me bateri, porsi një celular. “Po edhe ka ndodhur që më ka rënë bateria. Janë detyruar shokët e mi të vijnë të më marrin.” Gjithsesi në “kroskotin” e karrocës, ka disa parametra që i tregojnë karikimin e baterisë. “Në fillim të viteve ’90 pata mundësinë të kem një karrocë mekanike. Në vitin 1999, mora një karrocë elektrike. Ma dhuroi një organizatë italiane. Me shaka, kur mora vesh, që karroca kushtonte 5 milionë lekë me kursin tonë, i thashë italianit që më mirë të m’i kishte dhënë lekë të thata sesa karrocë, në mënyrë që të blija një makinë. Më tha: ‘Ilir, do më kujtosh një ditë, ç’e do makinën para saj.’ Dhe kështu është.”
“Diskriminimi që mua më bëhet është kur shkoj në festa. Më ofrojnë lekë. Më marrin për lypës. Unë jam në rrugën time, në hallin apo në qejfin tim, dhe të vjen tjetri të ofron diçka. Nuk është gjë e keqe, por mënyra se si e bëjnë nuk është e mirë. Ka shumë raste kur jam ndjerë shumë keq. Sidomos në festa fetare, Bajram, Pashkë. U them: “Jë lutëm unë nuk jam për këtë gjë, jepja dikujt tjetër. Kur e shikoj që këmbëngulin, për të mos u bërë objekt i vëmendjes së njerëzve, i marr nga zori dhe u them Faleminderit. Më vret shumë kjo gjë.”

Similar topics
» Te jesh edhe te kesh ..Apo te Dukesh edhe mos te kesh
» Për të fituar besimin duhet të jesh i sinqertë ?!
» A duhe t të jesh i keq që të çmendesh apo duhet të çmendesh që të jesh i keq?
» A duhet te jesh i keq qe te cmendesh apo duhet te cmendesh qe te jesh i keq?
» Të drejta vetëm në letër - Ç'do të thotë të jesh homoseksual në Tiranë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi