A duhe t të jesh i keq që të çmendesh apo duhet të çmendesh që të jesh i keq?
3 posters
Faqja 1 e 1
A duhe t të jesh i keq që të çmendesh apo duhet të çmendesh që të jesh i keq?
[b]Erdhëm pa dëshirën tonë në botë, por nuk mund të jetojmë pa dëshira. Erdhëm nga mosqenia por nuk mund ta pranojmë mosqenien tonë dhe të botës. Dëshiruam ta sundojmë botën, por bota na sundoi neve. Në çdo kohë ekzistuan dëshirat e njëjta, por çdo kohë kishte mjetet e ndryshme për t’i përmbushur ato. Ndërkaq, mungesa e mundësisë apo pafuqia për t’i realizuar dëshirat, solli çmendurinë si një lloj filozofie e të jetuarit e të gjithë mbretërve të robëruar nga mbretëritë e tyre, qofshin ata të lashtë apo postmodernë. Të gjithë mbretërit që luftuan për të marrë token, i mori toka, por çmenduritë e tyre nuk u varrosën për t’u kalbur por për të mbirë tek pasardhësit, prandaj ne u bëmë lloji i vetëm në tokë që luftuam pamëshirshëm llojin tonë, diçka që nuk e bëri asnjë lloj shtaze me llojin e vet. Megjithkëtë, çmenduria është pasojë e një shkaku ashtu siç janë veprimet pasojë e një besimi. Ajo nuk vjen thjesht nga mospërmbushja e një dëshire, por nga qëndrimi i dëshiruesit që nuk pajtohet me pafuqinë e tij, ose më mirë, me fuqinë e tij të kufizuar. Kush qëndron pas kësaj mospërmbajtje dhe qëndrimi shfrenues?A duhe t të jesh i keq që të çmendesh apo duhet të çmendesh që të jesh i keq? Nëse jam i keq, mund të jap përgjigje të çmendur, nëse jam i çmendur, mund të jap përgjigje të keqe. Sido që të jem, pa juve jam vetëm një dorë, kështu që s’mund të duartrokas vetëm edhe po të jem mbret.
Autori i shkrimit:Fatmir Muja
Autori i shkrimit:Fatmir Muja
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: A duhe t të jesh i keq që të çmendesh apo duhet të çmendesh që të jesh i keq?
mendoj se duhet te jesh i cmendur e te jesh i kewq;pasi kur je i cmendur inati dhe urrejtja qe ke ne vetvete ben qe t shnderrohesh njeri i keq
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Oni- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne zemrat e Djajve
Postime : 632
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/08/2010
Hobi : Te urrehem
Similar topics
» A duhet te jesh i keq qe te cmendesh apo duhet te cmendesh qe te jesh i keq?
» Të jesh shok i mirë duhet të…
» Për të fituar besimin duhet të jesh i sinqertë ?!
» Të jesh invalid në Tiranë, duhet të kesh katër palë sy
» Zanfina Ismaili: “Duhet të flasësh për gjëra intime që të jesh në kopertinën e një gazete”
» Të jesh shok i mirë duhet të…
» Për të fituar besimin duhet të jesh i sinqertë ?!
» Të jesh invalid në Tiranë, duhet të kesh katër palë sy
» Zanfina Ismaili: “Duhet të flasësh për gjëra intime që të jesh në kopertinën e një gazete”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|