Prostitutat e Zvicrës nga trotuarët, nëpër bokset e seksit
Faqja 1 e 1

Do të zhvendoset gjithçka nga qëndra në periferi, në një zonë ku ka më pak se 20% banesa dhe ku nuk ka struktura publike si shkolla, azile, kisha, apo parqeNga pranvera 2012, në Zyrih prostitutat dhe klientët e tyre mund të kontaktojnë në një "boks" të posaçme, të krijuar ekskluzivisht për atë punë. Këto struktura të reja, që do të provohen për herë të parë në Zvicër, do t’u lejojnë autoriteteve të ndalojnë prostitucionin në trotuaret e famshëm. Të ashtuquajturit "bokset për seksin” (në gjermanisht "Verrichtungsbox") do të realizohen nëpër rrugë të periferisë, siç është bërë e ditur nga Komuna e Zyrihut. Do të zhvendoset gjithçka nga qëndra në periferi, në një zonë ku ka më pak se 20% banesa dhe ku nuk ka struktura publike si shkolla, azile, kisha, apo parqe.
Autoritetet duan të fusin në qytet një sistem të përdorur më parë edhe në Holandë dhe disa qytete të Gjermanisë, shtete nga të cilat autoritetet zvicerane kanë marrë përvojë. Kjo, veç largimit të prostitucionit nga rruhet e zonëave të banuara, do të garantonte edhe siguri më të madhe të “punonjësve të seksit”. Në këto vende do të veprojnë edhe aktivistet e “Flora Dora, një organizatë që ofron këshillime për prostitutat.
Bashkë me hapjen e garazhdeve të seksit është prezantuar edhe një revizion i planit për trotuaret: ky eshte një instrument i sjellë nga fillimi i viteve ’80 për të kufizuar prostitucionin në rrugët më pak të banuara. Veç zonës së bokseve të reja, përgjatë një pjese të "Aargauerstrasse", prostitutat mund të vazhdojnë të ofrojnë veten e tyre nëpër troturata në rrugën “Allmend Brunau”. Në trotuaret e Silquai, një rrugë e njohur si “rruga e seksit”, prania e prostitutave do të vazhdojë të jetë e toleruar deri në hapjen e bokseve të reja, por vetëm pas orës 22.00 deri 5.00. Pikërisht në këtë zonë, prej kohësh përqendrohet vëmendja e autoriteteve, si dhe protestat e rezidentëve. Nga fillimi i vitit të kaluar, si pasojë edhe e liberalizimit të vizave me vende të reja të BE-së, trotuaret zvicerane janë pushtuar nga vajza të reja rumune dhe hungareze.
Ndër masat për të kontrolluar fenomenin është përpunuar së fundi edhe një urdhër mbi prostitucionin që do të detyrojë punonjëset e seksit të zotërojnë një leje qëndrimi dhe një siguracion sëmundjeje për të ushtruar të ashtuquajturin "profesion më të vjetër në botë". Urdhëri parashikon lëshimin e autorizimeve të kufizuara në kohë për pjesë të caktuara të rrugës, përtej të cilave si prostitutat, edhe klientët rrezikojnë një gjobë. Pa këto lloj masash, autoritet e Zyrihut thonë se i kanë duart e lidhura. Kantoni i Zyrihyt, ndryshe nga ato latinët, nuk disponon një ligj mbi prostitucionin.

Similar topics
» “Shaqiri” shkëlqimi i vetëm i Zvicrës
» Vokrri krenar me shqiptarët e Zvicrës
» Lavdim Sylejmani kandidat për mister të Zvicrës
» Pse un i respektoj prostitutat
» Femrat e "ndershme" dhe prostitutat

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi