Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
  Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
  Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

Shko poshtë

  Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse Empty Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

Mesazh nga Alberti Sat 2 Feb 2013 - 5:47

Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse

“Laji duart, shpëto jetë”, ky është mesazhi që përcjell 15 Tetori, Dita Botërore e Larjes së Duarve. Kjo ditë synon rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e larjes së duarve me sapun, si një mënyrë e efektshme dhe e lirë për të parandaluar sëmundjet vdekjeprurëse dhe ngjitëse.
Dita Botërore e Larjes së Duarve u organizua për herë të parë në vitin 2008 nga Partneriteti Botëror Publik-Privat për Larjen e Duarve me Sapun. Kjo iniciativë u përkrah nga një sërë qeverish, institucionesh ndërkombëtare, organizatash të shoqërisë civile, OJF-ve, ndërmarrjeve private dhe individëve në të gjithë botën.

Specialistja për sëmundjet infektive Dr. Şirin Efe deklaroi se një larje e thjeshtë e duarve mund të na mbrojë nga sëmundjet vdekjeprurëse. Ajo shtoi se mikrobet mund të jenë në çdo objekt që ne prekim, por nëse duart lahen mire me sapun mund të parandalohen shumë probleme.

"Nëse ne marrim masa parandaluese kundër mikrobeve nuk kemi pse të frikësohemi. Në shumicën e rasteve kur një larje e thjeshtë duarsh nënvlerësohet mund të shkaktohen sëmundje si një grip i lehtë, i cili mund të degradojë tek sëmundje më të rënda vdekjeprurëse. Qëllimi i higjienës së duarve është të mundësojë largimin e mikroorganizmave që shkaktojnë dëmtime fizike dhe infeksione. Nëse duart lahen vetëm me ujë nuk pastrohen nga mikroorganizmat. Për zhdukjen e mikroorganizmave është efektiv dhe përdorimi i sapunëve të lëngshëm. Përkundrazi duart nuk pastrohen plotësisht. Nuk zhdukim vetëm mikroorganizmat që mund të shihen por duart e pastruara jo mire bëhen shkak sëmundjesh të ndryshme. “, deklaroi Dr. Şirin Efe.

Duke nënvizuar dhe një here faktin se mikrobet mund të merren nga çdo gjë me të cilën jemi në kontakt, në shkollë, spital, vendin ku jetojmë, Dr. Efe pohoi se larja e duarve me sapunë antibakterial mundëson mbrojtjen dhe nga sëmundje si tuberkulozi, dizanteria etj.

Përdorimi i lëngjeve antibakteriale është i dobishëm në mësimin e larjes së duarve e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e njeriut.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi