Shëndetësi/Rrezatimi i diellit mbron nga sëmundjet
2 posters
Faqja 1 e 1
Shëndetësi/Rrezatimi i diellit mbron nga sëmundjet
TIRANË- Rrezet e diellit reduktojnë riskun për sëmundjet e zemrës, por edhe kancerin, diabetin e shumë sëmundje të tjera.
Nga disa kërkime mjekësore rezulton se njerëzit që kanë mungesë të vitaminës D, e njohur ndryshe si vitamina diellore, janë dy herë më shumë të rrezikuar të vuajnë nga ataku kardiak.
Rezultatet tregojnë se një nivel i mjaftueshëm i vitaminës, të cilën çdo njeri mund ta përftojë brenda 20 minutave në diell, është vendimtar për mbarëvajtjen e shëndetit. Edhe pse jo çdo shkencëtar bie dakort me hipotezën që vitamina D është kaq vendimtare për mirëqënien shëndetësore, ky mendim po ecën drejt konsumit.
Deri më tani, vitamina D është parë paraprakisht si një faktor mbrojtës kundër sëmundjeve të kockave, si osteomalacia (e njohur si rakiti tek fëmijët) dhe osteoporoza. Rekomandimet aktuale mbi vitaminën janë bazuar në parandalimin e këtyre çrregullimeve, duke përdorur një sasi relativisht të vogël ushqimesh (minimalisht ekzistojnë 400 produkte ndërkombëtare me përbërje vitaminën D), ose duke pirë një herë në ditë një vitaminë dhe ndoshta dy herë në ditë për moshat e thyera.
Por, veç marrjes së rrezeve diellore, që në stinën e verës duhet të bëhet në mënyrë të moderuar, mjekët thonë se vitamina D merret dhe nga ushqimet. Burimet e para të vitaminës D në dietën ushqimore janë qumështi, prej të cilit përfitohen rreth 100 IUs në një gotë, dhe peshqit e yndyrshëm, të cilët kanë në përbërjen e tyre një sasi të madhe vitamine D. Për të pasur një konsum të mirë të kësaj vitamine, shumë njerëz duhet të pasurojnë dietën e tyre ushqimore, ose të kalojnë më shumë kohë nën rrezet e diellit, por ky rekomandim zakonisht kundërshtohet nga dermatologët, për shkak të rrezikut së kancerit të lëkurës.
Ndërkohë, sipas mjekëve, vërehet më shumë mungesë të vitaminës D, pjesërisht në mënyrën e jetesës moderne, e cila i ka mbyllur njerëzit në shtëpi e zyra dhe i ka larguar nga ambientet e hapura. Video-game dhe kompjuterat i kanë larguar fëmijët prej fushave të lojrave, duke minimizuar kështu ekspozimin e tyre në diell.
Nga ana tjetër, mungesa e kësaj vitamine rezulton në dobësimin e kockave që pa kalcium bëhen të buta dhe mund të deformohen e thyen lehtë.
Vitamia D kur është e mjaftueshme në organizëm pakëson rrezikun e goditjeve në zemër e tru dhe mbi të gjitha pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri. Por edhe dielli i tepërt mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri në lëkurë. Ndaj, ekspertët thonë se në këtë rast njeriu duhet të bëjë kompromis, duke qëndruar në diell në kohë të caktuar. Ata rekomandojnë që për tri javët e para njerëzit duhet të qëndrojnë drejtpërdrejt në diell për 10 minutat derisa lëkura të fitojë aftësinë për të prodhuar vitaminë D.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Re: Shëndetësi/Rrezatimi i diellit mbron nga sëmundjet
MJEKËT/ Është konsideruar kura më e mirë për trajtimin e disa sëmundjeve të lëkurës
Si mund të përfitosh nga rrezet e diellit
Dielli shërben si kurë edhe për trajtimin e problemeve depresive dhe atyre të metabolizmit
TIRANË- “Që prej antikitetit dielli është konsideruar një mjek i mirë për kurimin e një sërë sëmundjesh të ndryshme, veçse në ditët e sotme vëmendje më e madhe i vihet rreziqeve dhe problemeve që shkaktojnë rrezet e dëmshme të tij dhe shumë pak beneficeve të që mund të merren prej tij, nëse merret në dozat e duhura ”,- sqarojnë specialistët.
Sipas tyre, të gjithë duhet të mësojnë benificet e diellit dhe mënyrën se si t’i shfrytëzojnë ato më së miri.
Dobia e diellit
Rrezet e diellit, gjithmonë ato jo të dëmshme që hasen gjatë orëve të pikut (11.00-17.00), janë mjaft të mira për kurimin e një sërë pathologjish të ndryshme. Kështu, dielli është konsideruar kura më e mirë për trajtimin e disa sëmundjeve të lëkurës, p.sh.: aknet, psoriazat ose disa tipe dermatitesh.
“Efekti dobiprurës i diellit për trajtimin e këtyre problemeve të lëkurës qëndron te fakti që rrezet ultraviolet, nëse merren ashtu si duhet, ndihmojnë për modifikimin dhe ekuilibrimin e ph të lëkurës, si dhe në funksionimin e mirë të ciklit të formimit të qelizave të lëkurës”,- sqarojnë specialistët.
Përveçse për lëkurën, dielli shërben si kurë edhe për trajtimin e problemeve depresive dhe atyre të metabolizmit. Për grupin e parë ai ndikon direkt në humor, për shkak të dritës, kohëgjatjes së saj dhe efekteve të diellit që stimulojnë energjitë pozitive. Por efektet e rrezatimit diellor duhen kërkuar dhe në trajtimin e mjaft problemeve që prekin kryesisht moshën e tretë, por jo vetëm ata. Të tilla janë problemet me shikimin, trajtimin e disa sëmundjeve që shkaktojnë lodhje të vazhdueshme dhe aktivizon vitaminën D, që ndihmon për përthithjen më të mirë të kalçiumit dhe zhvillimit të kockave.
Fëmijët
Dielli është mjaft i dobishëm dhe i domosdoshëm te kjo grupmoshë, sidomos për të sapolindurit, sepse ndihmon në aktivizimin e vitaminës D, e cila ndihmon për përthithjen e mirë të kalçiumit, duke siguruar kështu një zhvillim normal normal të fëmijës.
Në të njëjtën kohë dielli ndikon te ata, duke iu dhënë forcë dhe vitalitet. Veçse duhet të dini se fëmijët janë mjaft të predispzouar të kenë probleme, nëse ekspozimi është i tepruar dhe mbi të gjitha pa mbrojtje.
Të moshuarit
Dielli është mjaft i mirë për të moshuarit, sepse ndihmon në për disa sëmundje kronike, si: hipertensioni, problemet me shikimin, probleme të sistemit imunitar, variçet, sepse ekspozimi në diell ndihmon për stimulimin e enëve të gjakut, jo vetë në nivel sipërfaqësor, por në të gjithë organizmin. Dielli është mjaft i mirë për të stimuluar sekrecionin e insulinës, hormonit kryesor që rregulllon përqëndrimin e sheqerit në gjak dhe ndikon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.
KËSHILLA
Si të ekspozohesh në mënyrë të shëndetshme
TIRANË- Dielli, falë dritës dhe energjisë, ndikon në organizmin e njeriut, duke përmirësuar humorin, stimuluar dhe tonifikuar muskujt, duke lehtësuar kështu punën e tyre, si dhe duke i bërë më rezistentë ndaj
lodhjes. Veçse të gjitha këto efekte dobiprurëse të tij arrihen vetëm nëse ekspozoheni si duhet, duke respektuar orare dhe përdorur masa mbrojtëse.
Mjekët këshillojnë që të ekspozoheni duke respektuar një grafik, i cili ditët e para duhet të jetë jo më shumë se 30 minuta dhe të shtohet gradualisht me kalimin e ditëve.
Për fëmijët dhe të moshuarit këshillohen orët 8.00-9.00 e mëngjesit dhe 18.00-20.00 e mbrëmjes, kur efekti i rrezeve të dëmshme të diellit është ulur ndjeshëm.
Këtë vit tendencat janë të prirura drejt lëkurave të zbardhura, si në vitet ‘800
Moda 2005, në plazhe, por pa ngjyrë Jeni fanatikë ndaj nxirjes së egër dhe ngjyrës së fortë? Qetësohuni: këtë vit lëkura çokollatë nuk është aspak në modë. Tendencat e verës 2005 drejtohen tek një lëkurë e zbehtë, delikate, simbol i bukurisë femërore të viteve ‘800. Ndoshta kjo tendencë është fryt i modës apo i fushatave publicitare për parandalimin e tumorit në lëkurë, që mund të krijohet edhe si pasojë e ekspozimit të gjatë nën rrezet e diellit. Tashmë është e ditur që rrezet diellit kanë efekte të ndjeshme mbi trupin tonë. Ato shkatojnë edhe plakjen e qelizave të lëkurës, tharjen dhe djegien e flokëve, si dhe patologji të ndryshme në sy. Sipas një studimi të drejtuar nga psikoantropologu Masimo Çikonja, tek 800 persona të moshës 18 deri në 65 vjeç, është vënë re se këtë vit më tepër se 3 milionë italianë ka hequr dorë nga marrja e rrezeve, një pjesë me dëshirë dhe një pjesë tjetër të detyruar të qëndrojnë në qytet. Si pasojë, ka vetëm një mënyrë për ta mbajtur lëkurën në gjendje të kënaqshme: të alternohen mundësitë e plazhit, vizitave në muze apo vende turistike, pyllit dhe malit. Për më tepër, një nxirje e egër, nëse do të mund ta quanim kështu, pas qëndrimit për një kohë të gjatë në diell, ashpërson tiparet e fytyrës. Në vitet ‘800 ngjyra e lehtë dhe e zbehtë e fytyrës mishëronte një shtresë të caktuar sociale, ndërkohë që ngjyra e errët e lëkurës që kishte thithur rreze, ishte karaktersitike për njerëzit e thjeshtë, nën diellin e fushave. Një pamje e zbehtë dhe një lëkurë e bardhë është sot edhe një tendencë për të imituar figurat e njohura të ekraneve. Ndaj këtë vit duhet bërë kujdes mr qëndrimin në plazh, në mënyrë që lëkura të mos jetë e bronxtë.

Aida MALAJ

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Larja e duarve të mbron nga sëmundjet vdekjeprurëse
» Dieta që na mbron nga tumoret
» Kosova e Çekia diskutojnë memorandumin e mirëkuptimit në shëndetësi
» Syzat e diellit
» Greqia mbron klonin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi