Arratisje spektakolare e dy shqiptareve nga burgu i parmes
Faqja 1 e 1

Itali Dy shqiptarë kanë kryer një tjetër arratisje spektakolare në Itali, ku po vuanin dënimin në burgun e Parmës. Valentin Frrokaj, i dënuar për vrasje dhe Taulant Toma, mik i të sprovuarit Ilir Paja, në arratisje janë kthyer dje në dy njerëzit më të kërkuar për policinë italiane. Mediat vendëse raportuan se dy shqiptarët, njëri 29 dhe tjetri 35 vjeç kanë prerë shufrat e hekurit të qelisë me sharrë dhe përmes çarçafëve të lidhur kanë zbritur në tokë, duke u zhdukur më pas sa hap e mbyll sytë që aty. Arratisja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 6.30 të mëngjesit të djeshëm, ndërsa Toma është konsideruar si truri i saj. “Taulant Toma ka kryer dhe më parë një arrati spektakolare nga burgu italian, ndaj dyshohet se ai mund të jetë truri i kësaj arratie, duke i dhuruar lirinë edhe shokut të tij të qelisë, Valentin Frrokaj”,-shkruajnë mediat italiane.
Arratia e shqiptarëve
Mbrëmjen e së premtes Valentin Frokaj 35 vjeç dhe Taulant Toma 29 vjeç ishin takuar në ambientet e burgut të Parmës me dy djem, të prezantuar si të afërm. Policia italiane dyshon se vizitorët kanë qenë pjesë e planit, duke i pritur dy të burgosurit jashtë kompleksit. Policia italiane e burgjeve dhe forca të tjera policore janë vënë në kërkim të tyre në shkallë vendi dhe kanë ngritur postblloqe të shumta. 35-vjeçari Valentin Frokaj vuante dënimin për vrasje, ndërsa mësohet se edhe më herët kishte tentuar arratinë, ndërkohë që Taulant Toma ndodhej në burg nën akuzën e vjedhjes dhe krimeve të tjera. Autoritetet kanë deklaruar se arratisja e dy shqiptarëve është favorizuar nga mungesa e personelit në burgje, duke hapur kështu një debat mbi çështjet e sigurisë. Mediat italiane raportojnë në shifër prej 7500 gardianësh në nivel kombëtar, ndërsa 650 ishin në zonën e Emilia Romanja, ku ndodhet dhe burgu i Parmës. Në dy vitet e ardhshme personeli pritet të reduktohet me 2 mijë njësi të tjera për shkak të shkurtimeve.
Historia e të arratisurve
Valentin Frrokaj po vuante dënimin për vrasjen e shqiptarit 24- vjeçar Elton Llaho, ngjarje e ndodhur në vitin 2007 në Breshia. Frrokaj plagosi Llahon me thikë, ndërsa i riu gjeti vdekjen pas 10 ditësh në spital. Sipas policisë italiane, Frrokaj, një i kërkuar për krime në Shqipëri, ishte zënë me grushte në një bar në Breshia me një shqiptar, pas një incidenti që kishin pasur në rrugë.
Më pas Frrokaj dhe Ded Ndreu, personi që u rrah në bar, lanë një takim në park për t’u sqaruar, vend ku edhe u godit për vdekje Elton Llaho. Taulant Toma është një personazh edhe më i njohur për policinë italiane. 29-vjeçari njihet si mik i Ilir Pajës, i cili ka fituar famë për shkak të arratisjeve nga burgjet italiane. Policia italiane bën të ditur se ka arritur të kapë shqiptarin e arratisur nga burgu i Ternit më 9 nëntor të vitit 2009, pas një arratisjeje që kishte kryer dhe më parë. Taulant Toma u prangos bashkë me tre shqiptarë të tjerë nën akuzën e grabitjes së vilave në shtetin fqinj, por historia është përsëritur me një tjetër arratisje spektakolare të tij.

Similar topics
» Plan ‘arratisje’ nga burgu, 17-vjeçari futet në valixhen e shokut
» Grabitje spektakolare diamantesh në aeroportin e Brukselit
» Xhemajli shënon në humbjen e Parmës
» Arratisje ndjenjashe,..

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi