Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arsyet e mundshme pse gjithnjë keni të ftohtë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Arsyet e mundshme pse gjithnjë keni të ftohtë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arsyet e mundshme pse gjithnjë keni të ftohtë

Shko poshtë

Arsyet e mundshme pse gjithnjë keni të ftohtë Empty Arsyet e mundshme pse gjithnjë keni të ftohtë

Mesazh nga Alberti Wed 6 Feb 2013 - 11:40

Arsyet e mundshme pse gjithnjë keni të ftohtë

Cilat janë arsyet kryesore pse ndoshta me gjithë një stinë jo edhe aq të ftohtë të dimrit, ju kurrsesi nuk mund ta ndieni të ngrohtët dhe kurrsesi të dilni nga shtëpia pa disa shtresa të rrobave të trasha?
Gjëndrat tiroide të ngadalësuara
Pos se hormonet e gjëndrave tiroide shtojnë shpenzimin e oksigjenit dhe krijimin e ngrohtësisë, mungesa e hormoneve në gjak ngadalëson metabolizmin bazë për rreth 40 për qind. Prandaj, nëse gjëndrat tiroide punojnë ngadalë, ju mund të keni më ftohtë sesa njerëzit e tjerë përreth jush.
Ju mungon hekuri
Hekuri është i domosdoshëm në "transportin" e oksigjenit deri te qelizat, të cilat më pas marrin pjesë në krijimin e energjisë. Mungesa e hekurit mund të jetë shkaktar i ndjenjës së përhershme të të ftohtit, e nëse qelizat nuk prodhojnë sasinë e duhur të energjisë, nuk mund të ngrohemi mjaftueshëm. Prandaj, nevojitet që në ushqim të përfshini më shumë mish të kuq, fasule, vezë.
Mungesa e gjumit
Nëse shkoni natën vonë në gjumë dhe nuk flini mjaftueshëm, trupi juaj do të jetë i lodhur, ndërsa që sistemi nervor, i cili merr pjesë në rregullimin e peshës trupore do të çrregullohet. Prandaj, shkoni të flini me kohë.
Jeni tepër të dobët
Indi dhjamor luan rolin e izoluesit, e nëse nuk e posedoni në sasi të mjaftueshme, me siguri se do të jeni më të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Por, nuk duhet ta teproni me ushqime, merruni nga pak edhe me aktivitete fizike.
Jeni nën stres
Stresi i përhershëm keq ndikon në organizmin në përgjithësi, duke e dobësuar atë. Stresi akut mund të ndikojë të keni thembra të ftohta, sepse shton sekretimin e adrenalinës, hormon ky që tkurr enët e gjakut. /

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi