Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mandarina, sa e shijshme po aq e shëndetshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mandarina, sa e shijshme po aq e shëndetshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mandarina, sa e shijshme po aq e shëndetshme

Shko poshtë

Mandarina, sa e shijshme po aq e shëndetshme Empty Mandarina, sa e shijshme po aq e shëndetshme

Mesazh nga T_o_n_i Mon 11 Feb 2013 - 22:48

Veç aromës dhe shijes së saj të veçantë, mandarina është mjaft e pasur me vitamina dhe përbërës tjerë të shëndetshëm, ndërsa është vërtetuar edhe se mbron nga kanceri i mëlçisë.

Mandarina, sa e shijshme po aq e shëndetshme

Mandarina (Citrus reticulata) është një peme drunore që i përket familjes së agrumeve. Ajo është e njohur për aromën dhe shijen e saj të veçantë të frutave. Ka shumë varietete të saj, me forma dhe madhësi të ndryshme.

Mjekësia tradicionale: Ky frutë ka një histori të gjatë në mjekësinë tradicionale kineze. Dikur përdorej për terapinë e dispepsisë (probleme në tretjen e ushqimeve), të diarresë, kundër të vjellave dhe çrregullimeve gastroenterike. Për më tepër, konsiderohej ilaçi ideal për lemzën, kollën dhe kongjestionin.

Të rejat e viteve të fundit: Sipas një studimi japonez, mandarina zvogëlon shfaqjen e kancerit të mëlçisë. Sipas ekspertëve, sekreti fshihet tek nje lloj lënde e quajtur beta-karoten, e cila i jep frutës ngjyrën karakteristike portokalli.

Përbërësit tjerë: Mandarina përmban në sasi të mëdha edhe vitaminën C, flavonoide, acide, kalium, magnez dhe vitaminat B1,B2 dhe B3.

Dobitë shëndetësore: Mandarina qetëson nga dhimbjet, vepron kundër diarresë dhe këlbazës, ndërkohë që është ideale edhe për përballimin e të vjellës mëngjesore (është e sigurt gjatë shtatzënisë). Vaji i saj ndihmon në raste të të rrahurës së shpejtë të zemrës dhe të tensionit të lartë të gjakut, ndërkohë që është edhe tonifikues.

Kujdes! Lëkura e saj te disa njerëz mund të shkaktojë reaksion alergjik, i cili shfaqet me teshtitje, kollë dhe shqetësim në kraharor.

Vërejtje: Kujdes në ruajtjen e mandarinave. Mandarinat nuk ruhen për shumë kohë, sepse thahen dhe mblidhen nga brenda. Ruajini në ndonjë vend që ajroset (brenda ose jashtë frigoriferit) dhe mos i mbyllni në qeska, sepse prishen më lehtë.
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi