Te dua e panjohur
2 posters
Faqja 1 e 1
Te dua e panjohur
TË DUA E PANJOHUR
Nuk ka rëndësi, aspak nuk ka rëndësi nëse më duhet të lodhem duke të të kërkuar ty apo se ti duhet të lodhësh duke më kërkuar mua, ky është çmimi që duhet të paguajmë për fitoren. E rëndësishme është se ti më pret dhe unë të pres, se ti më kërkon dhe se unë të kërkojë, e rëndësishme është se ne do ta gjejmë njëri tjetrin.
Çdo natë të ëndërroj edhe pse ende s’të kam parë, apo ndoshta të kam parë sa e sa herë dhe nuk e kam ditur që je ti, ajo që kërkojë. Po nuk ka gjë, këtë do ta mësoj me kohë. Ne mund të kalojmë pranë njëri - tjetrit e të mos përshëndetemi apo mund të jemi me mira kilometra larg, por kjo nuk ka rëndësi, aspak nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësi është se unë jam vetëm i yti dhe ti je vetëm e imja sepse kjo është vendosur e vulosur ende pa ardhur këtu.
Nuk ka rëndësi, aspak nuk ka rëndësi nëse më duhet të lodhem duke të të kërkuar ty apo se ti duhet të lodhësh duke më kërkuar mua, ky është çmimi që duhet të paguajmë për fitoren. E rëndësishme është se ti më pret dhe unë të pres, se ti më kërkon dhe se unë të kërkojë, e rëndësishme është se ne do ta gjejmë njëri tjetrin. Dashuria jonë dhe festa që do të bëjmë do të bëjnë që të harrohen përgjithmonë ankthi i pritjes dhe ditët e vetmisë.
Nuk e di në të kam parë ndonjëherë, por e ndjej se dy zemrat tona janë takuar mes vete, janë takuar atje, tek burimi i dashurisë, tek ai burim i pashtershëm ku çdo zemër furnizohet me dashuri, tek burimi, atje lart.
E di edhe një gjë, e di se të kam parë në ëndërr, shkëlqimi i fytyrës dhe flokëve të tua nuk më lejoi të të dalloja qartë fytyrën, por unë e ndjeja se ishe ti, jo s’mund të ishte ndonjë tjetër. Goja jote nuk më foli asnjë fjalë por buzëqeshja jote më tha shumë, sa shumë !.
E di edhe se çdo natë shikimet tona ndeshën, atje lartë në qiell, në yllin më të bukur,a e ke vërejtur ndonjëherë vezullimin e rrugës që përshkojnë shikimet tona, atje shikimet tona puthen, atje shikimet tona flasin
E panjohur më kërko, por mos më kërko shumë se kështu mund të përplasesh në dike tjetër para se të më gjesh. Më prit por jo edhe gjatë, nëse mendon se po vonohem, nisu, do të më hasësh rrugës duke ardhur tek ti
Kujtohu, ndoshta jemi parë! Po ku se ? Ndoshta tek porta kur po hynim këtu, në këtë skenë që e quajmë JETË.
Çdo e njohur që takojë më bënë të mendojë për ty e panjohur.
E panjohur s’ka rendësi që nuk të njoh, unë të dua. Ti ke diçka timen dhe unë kam diçka tënden. Dhe atë ditë kur të njihemi do na duket se jemi njohur gjithmonë.
Re: Te dua e panjohur
Te Dua.......
Jo, kjo nuk është edhe një letër e dashurisë të cilën nuk do ta dërgoj kurrë...
Ky është një tekst i thjeshtë, të cilin shpresoj që kurrë nuk do ta lexosh, pasi që frikësohem nga përgjigjja.
Nuk
mundem asgjë të bëj, dhe që ajo gjë të mos më përkujtojë ty. Mezi marr
frymë. Këta lot që më vijnë çdo ditë thjesht më janë të tepërt. Vetë të
menduarit për ty ndonjëherë më bën të qaj. Pasi që... edhe pse jemi miq
më të mirë, unë të dua.
Secila lëvizje jotja, secila imtësi, të
gjitha, ama bash të gjitha më bëjnë përshtypje. Ndonjëherë dëshiroj që
kurrë mos të kisha takuar, pasi që jam duke u bërë e varur në ty. Nuk
mundem pa ty.
Nuk e di se çka të bëj. Për herë të parë kur të kam
parë e kam ditur se ti je ai i vërteti. Dhe kështu është qe një kohë,
një kohë shumë të gjatë. Dëshiroj të të preki. Të përqafoj. Të puth. Të
të them... se të dua.
Pa u frikësuar se çka do të marr si përgjigje për këto kërkesa të mia.
Ndonjëherë natën mbes e zgjuar. Mendoj për ty. Çka dhe si do të ishte po
të ishim së bashku. Madje edhe në një moment të vogël, gati sa të
pavërejtshëm, të ndjej përskaj vetes.
E ndjej lumturinë e
papërshkruar. Dhe kjo është e vetmja që më ndihmon që të përmbahem.
Ditë. Muaj. Dhe madje edhe më shumë se një vit. Para së gjithash të tëra
që i bëjë më kujtojnë ty. Thjesht je gjithmonë aty.
Dhe unë
fatkeqësisht nuk mund të them se çka ndjej. Pasi që, edhe pse më do, e
di këtë, e tëra kjo është në mënyrë të gabuar. Në sytë e tu unë
gjithmonë do të mbetem vetëm mikja jote. E cila do të jetë gjithmonë
përkrah teje. Të cilës do të duhet t’i thuash dhe t’i tregosh të gjitha.
E
cila do të ndihmojnë kur të nevojitet ndihma. Kurdo. Dhe për të cilën
nuk do ta dish se të do. Se të do më shumë se vetveten, më shumë se
çdokush tjetër, së tepërmi...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Të dua e panjohur !
» Te dua e panjohur
» Të dua e panjohur
» “Skënderbeu” - i panjohur
» Shqipe e panjohur
» Te dua e panjohur
» Të dua e panjohur
» “Skënderbeu” - i panjohur
» Shqipe e panjohur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi