Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuri Me Nje Te Panjohur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuri Me Nje Te Panjohur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuri Me Nje Te Panjohur

3 posters

Shko poshtë

Dashuri Me Nje Te Panjohur Empty Dashuri Me Nje Te Panjohur

Mesazh nga WebMaster Fri 16 Sep 2011 - 12:51

Ti ke dicka qe me shqeteson sa here vij te te takoj. Sillesh sikur une mos jem para teje, duart mia te rreshkasin mbi fytyre e ti rri pa bere asgje. Ku ka humbur njeriu qe njoha vite me pare? Ku e ke cuar ne keto net te paemerta? Ma thuaj, ti e di qe kam nevoje ta di.
-Syte e mi nuk njomen me. Ah, trupi im qe s’eshte me ai i pari. Te pakten te perballonte gjuhen e zemres, e mos kerciste i thate nen peshen e fjaleve qe them. Po c’me duhet qe rri akoma ketu me ty? Gjithe bota me eshte e vogel te mbledhe ne nje shporte endrrat e mia.
Te thashe, dreqi e mori qe po. E mbaj mend kur te zhvesha prej shpirti, e te hoqa me vete deri tek lendina e loteve. Zeri im levizste mbi fijen e perit, dridhej e harkohej sa here qe fryma ime te mbulonte ne delir. Une te cova deri aty e pastaj hoqa duart prej syve tim. Arrita te shikoj sa mundej ne nje cast e i mbylla prape. Zot, sa i bindur isha qe do jetoja edhe nje here tjeter ate hopth. Dikur...pikerisht kur une mendoja te shkelja vrapin e t’iu klithja te tjereve sa i lumtur isha. Te hyja me zor ne dhomat e njerezve, te hipja mbi shtratin e tyre e te kerceja si i luajtur. T’iu mbushja mendjen te ishin si une. Te prisnin si mua per me vone diten kur te hapnin syte e te shikonin gjerat e lene ne vend, tamam si atehere kur shpresonin duke ngritur mbi vete driten edhe shpresen. Aq shume, sa qielli te ishte i ceket per te permbajtur zerin e tyre…
Kurse sot nje tjeter ze me flet prej vetes. E me nxin qiellin tim pernate. Muret oshetijne gjuhen e vdekur te padijes sime. Tanime qe mendoj se di, kerkoj mos jem, e i futur nen mbulesat e mia, te hesht me frike, e te fle.
-Ti po me tregon mua qe eshte keshtu? Te ishte sic flisje, do beje mire te luaje vendit e te gervishtje muret duke shkruar “erdhi momenti”. Prit. E si kerkon te fshish gjurmet e hapave kur e di me mire se askush tjeter se cfare pluhuri mund t’i fshije pergjithnje ato. E thashe drejt, po… vetem kur te mbyllesh syte e mos jesh me mbi kete bote, atehere e pergjithnje do i japesh te drejte baltes tende te fshije hapat. Kurse sot jo, gishtrinjte qe me flet, nuk jane vecse duart delikate te nje zonje te dhembshur. I shkreti im. Me thuaj te pakten ne me do nje cike apo jo?
-Ah, sot gjithe diten ka rrjedhur shi. E degjoja kur hynte ne vrimat e dritares e me vinte te shpertheja nga terbimi. Turfullova me ore te tera pa bere asgje. Vetem rrija e pergjoja te ikte i paemerti e une te kerceja nga shtrati, te ngrija persianet lart e te mbushesha me lageshtire sa te mbytesha. Nuk ndodhi asgje e tille. Edhe neser do jete e njejta gje. Sa i pafat qe jam. E te mendosh qe une deri dje sillesha gjithandej duke iu shtrenguar duart njerezve qe me vinin afer. Te gjithe te qeshur e te dashur me mua me jepnin nje pjese te respektit, ata qe s’arrinin te vinin deri tek une benin cmos te me kerkonin ndjese, me ftonin per dite te pastajme e qarkullonin gjithandej emrin tim. Po isha une qe i beja per vete te gjithe. Atehere doja me patjeter te tregoja gjakun tim, t’iu afroja nen hunde ndjesine e lirise, te triumfit, te persosjes.
Kurse sot s’eshte keshtu. Mua me ngjan vetja nje qen, qe rreh pa kurrfare qellimi qoshet e braktisura;i kerrusur, me gjymtyret e vrara nga artriti i shiut, i levizur nga istikti i nje prostate qe mban aq sa mundet, po jo deri kur duhet.
E shikon si flet gjyha ime? Eshte helm, si ai qe rrjedh ne venat e mia e verbon shikimin tim. Kurse ti je akoma ketu. Ne pritje te kafshimit tim te pare. Nje zot e di se c’ben ne Babilonine e isktikteve te mia. Trupi yt flet nje gjuhe qe une akoma arrij ta kuptoj.
E flas, ne djall te shkojne te gjitha vetem qe une te shkel me zerin e fjaleve heshtjen tende. Edhe ne keto momente duart e mia ferkohen mbi gjoksin tend, kurse ti nuk ndien me turp. Une po flas me ze te larte. Ti me degjon e kjo te jep me shume kenaqesi. Epo mire atehere, kjo dhimbje le te jete e perbashket, eja tek une, le te jene keto caste zjarret e Neronit tim. Ti, Roma ime, le te jene klithjet tona tym e flake per te tjeret, per ata qe sot si ne kane humbur rrugen e presin te kthehen prapa ose jo!
E c’nevoje kishte per gjithe ate zhurme, kur thyheshin qelqe per te shtruar mbi to tapetin e nje seksi te papare, te eger e te cuar larg deri ne dhimbje. Ai s’kishte mbaruar se theni fjalen e fundit, kur ajo i kerceu siper me gjithe forcen e delirit dhe e goditi fort ne koke. Ne buzet e tyre shperthyen damaret e epshit, e gjithe gjaku qe priste ne heshtje, iu ra ne koke e i dehu ne castin e duhur. U zhveshen e ndoqen njeri tjetrin ne platene e asaj skene. Per nje kohe te gjate ai vuri terhoqi freret e asaj gare duke iu dhene gjymtyreve si nje kalores i prekur ne seder. Kurse ajo klithte, i largohej ne me te bukuren me fytyren e gjakosur nga lodhja, fshihej duke qare, duke u dridhur per ato pak sekonda vetem, pastaj me luftetare se kurre, kthehej ne sheshin e asaj beteje e tregonte me gisht ku i dhimbte me shume. Nervat aty thyheshin e ngjiteshin me peshtyma sharjesh, sikur rreth e qark gjallonin te tjere spektatore qe iu jepnin zemer te luftonin me fort, e seksi i tyre te ishte per boten ane e mbane nje clirim, nje dehje, ekstaze e trekendeshit te Bermudeve mbi shtyllat e Herkulit qe mbanin me kembe dhomen e tyre.
-Eja ketu! Te deshiroj,-klithi deri sa humbi arsyen, tashme ishin bere njesh prej kohesh, e klithmat qe iu dilnin ishin te humbura, te zhytura ne pellgun e zhgenjimit pas nje kenaqesie derrmuese.
Shume shpejt u larguan nga njeri tjetri, e ashtu lakuriq sic ishin, u ndane duke ndier perqark shkretetira pa ane. Edhe atij iu kujtua ngjyra e verdhe e reres. Ndjeu te nxehte, papritmas buzet e tij aq te fresketa me pare, u veshen me shiritat e nje etjeje munduese.
-Do te jesh edhe nje here oazi im? Une dua te pi,-tha pa force, sikur te desh t’i hidhte nje grusht uji asaj qe bene me pare. Ajo nuk qeshi. Ndihej si ai ato momente. Forcat e kishin braktisur, e me grushtat e shtrenguara i hodhi nje shikim te urryer. S’i erdhi keq kur i ndjeu syte e saj mbi vete.
Kerkoi me turp corapet, si i veshi u ndie me i cliret, u ul mbeshtet ku ishte ne nje poze te urryer.
-E mban mend kur u takuam per here te pare?
-Me kujtohet gjithe ajo zhurme njerezish. Nuk me linin te te degjoja tamam. Pastaj ti me ngjave qe ne fillim keshtu si je sot. Vetem nuk i besova vetes. Te lashe per me vone, kur te vinte momenti. Sic po me thoje ti perpara...
Ai i buzeqeshi me dashamiresi.
Iu afrua me i sigurt, i ledhatoi floket, dhe ndjenji duke e soditur nga afer.
-Te kujtohet c’po flisnim ato caste? Te lutem me trego ne mban mend dicka te tille apo jo? Ka shume rendesi per mua.
-Ti ishe i gjithe imi qe ate moment. Mos u perpiq te mohosh edhe kete gje. Me the qe te bera te rilind. Po, ti rilinde ate dite, nuk ka kohe qe mos e mendoj ate qe the e per kete ndihem mire. Vertet!
-Tamam,-i tha e u largua nga kishte ardhur me shpejtesi. –Per kete doja te te flisja sot. Ti e di qe une i le gjerat per me vone, i shtyj qellimshem si gure ne gremine, pastaj iu shkoj pas si i cmendur, me friken mos kam lene te shkoje dicka qe s’duhej te kishte dale nga goja ime. -Epo atehere? Mos me thuaj qe do te bejme akoma dashuri te dy. Edhe nje here dhe eshte shume per mua. Ti e di sa e lodhshme eshte te besh te njejtat gjerat qe nga fillimi.
-Te te them sinqerisht ate qe mendoj?
-Une do jem Kleopatra jote, Mark Antonio!
-Hesht, mos bej zhurme,-e bindi te qendroje ne vend duke mbeshtetur duart ne temtha.
-Ti rilinde diten e pare me mua! Sa i poshter! E bere vertet?
-Une kam lindur i vdekur!
Mbi kembet e tij ra nje cope heshtje qe ai e perlau i babzitur. Nofullat i kerciten deri ne krisje. Me syte gjithe leng te tejdukshem, uli koken ne faj.
-Mund te mendosh cfare te duash per mua. As une nuk arij te kujtoj gje nga lindja ime. Isha i vdekur, sic te thashe. Nje cope mish pa shpirt qe e terhoqen me zor nga erresira duart e dhjamura te nje infermiereje bastarde. Nuk levizja. Nuk qaja. Si nje send i urryer, i peshkuar ne ujera te turbullta. Tani qe e mendoj me vjen te qesh. E sa me shume vras mendjen, me duket sikur dikush me futi nje shkelm bytheve e me degdisi drejt e drejt ne dhomen ku ishte infermierja e njerka ime e ardhshme qe klithte si nje lope.
Zot, sa gje e shpifur tingellon kur e them me ze te larte. Kushedi sa jane trembur kur me kane pare mua. Pyes veten c’bej akoma ne kete bote. C’nuk mund te pres nga dita ne dite. Tani qe po luaj nga vidhat, gati gati me vjen te shtrihem nen shinat e trenit. Kur linda i vdekur, merre me mend c’do behet me mua kur te vdes…
po nejse, kjo s’eshte se tregon ndonje gje me shume per mua. E habitshme, vertet?! Ja, edhe tani qe po rrime bashke, me behet sikur ne veshet e mi oshetin zhurma e nje heshtjeje mistike. Jo si heshtja qe eshte ketu ne toke, ne gjallje e siper. Eshte e thelle dhe e erret, sa nuk i le mendimet e mia te kapercejne pertej murit per te pare c’behet rreth e rrotull.
Sikur njerezit qe me kalojne anash, arrijne vetem te prekin nje pjese te asaj qe e quajne jete tek une. Mbase emrin tim, por edhe kjo nuk me duket shume e arsyeshme, derisa gjithmone si ndahen me mua, istiktivisht fshijne duart ne bluzat qe veshin. Kane te drejte, por nuk e marrin dot me mend nje gje te tille. Sikur nuk i kane syte e te shikojne qe kur me prekin mua, ne duart e tyre mbetet dicka e hirte, sikur te kene shtrenguar ne pellembe krahet e nje fluture. Pushin e saj. Shpirtin e te vdekurit.
Ja, e sheh ku jam, hidhju nje sy duarve e pastaj me fol po deshe. Nuk ke besim? Atehere guxo dhe shiko! E dija, e dija, ti nuk ke gje ne duar tani. I ke fshire istiktivisht.jo, jo, mos shiko ne rroba, trupi yt, i gjithi, eshte i ndotur nga kremi i qenies sime…
-Me fute frike keshtu,-foli ajo e tronditur.-C’te gjeti tani? Mos me thuaj qe e ke me mua per ate qe ndodhi dje. Po deshe, flasim nje dite tjeter per kete…
-Ti akoma nuk e kupton? Syte e mi…Ku jane? Aq sa arrita te shikoj diten kur linda, aq me eshte lene te shoh per kusurin qe me ka mbetur ne rolin e te gjallit. Po edhe ti ke faj. Te pakten ne keto momente duhet te jesh me mua. Me jep zemer. Perserit me mua ato qe po them e pastaj do ngrihemi do ikim qe ketu.
Nuk kemi nevoje vetem te hipim njeri-tjetrin e pastaj te largohemi te kenaqur secili ne rrugen e vet. Jo, kete gje e bejne edhe kafshet. Ti ke bere dicka akoma me te veshtire deri tani: ke luajtur ne seks me mua. Shume bukur: por tani duhet t’i japesh fund gjithe kesaj. Une te urdheroj te me bindesh, te vish me mua dhe ne dalje, jashte, te me tregosh me gisht cdo gje e te me thuash: Ti s’ke faj per diellin qe ngrihet cdo mengjes ne qiell! Ti linde i vdekur ! Nuk ke gisht ne perendimin e henes, ne ngritjen e yjeve lart, ti je i vdekur ! Te me tregosh dhe te me bindesh qe s’eshte faji im per njerezit qe cdo dite e me shume i afrohen kafshes, e leshojne rrugeve terbimin e verber per te urryer e mallkuar gjinine e tyre. Une linda i pafaj. Domethene i vdekur,sic duhet te jem edhe tani, megjithese eshte pak me ndryshe.
Me degjo Ida, duhet te me cosh aty ku dikur ishte shtepia ime e te zgjasesh gishtin brenda, te shtrati i gjumit ku ndodhet edhe sot shtrati i nje vogelusheje qe duhej te ishte vazja e nenes sime. Njerkes. Te me thuash qe ajo vdiq me dashjen e qiellit dhe pa fajin tim. Sa me fat qe jam. Nuk te duket edhe ty keshtu Ida ? Te kishe lindur e vdekur edhe ti...ja, me ler te te them te gjitha te mirat e kesaj historie. E c’me duhet mua te me ngaterrojne me historine e nje populli vandalesh, e pastaj njerezit te me tregojne me gisht e te defrehen duke dashur te tregojne sa fatkeqe jane ata te nje kombi si i imi. Jo, keshtu i vdekur si jam, nuk me hyn shume ne pune ne ndodh ose jo nje gje e tille. Per zotin, tani qe e mendoj, me mire qe linda i tille.
Nuk do me duhet asnjehere per veten time te zgjohem ne mengjes me frymearrjen e rrenuar, duke shikuar me mundim e ankth kepucet qe s’me le t’i vesh kollaj barku im i fryre.
Per ate qiell, ne s’eshte kenaqesi ta mendosh sic po e them une, Ida. Me thuaj, me trego, me trego…Eh, te duket e veshtire tani. Eshte normale. Ti nuk me njeh. Tani qe po te flas une per keto gjera, edhe ty te duket tamam sa i panjohur jam une per ty. Sa i vdekur isha, kurse ti rrije mbi preherin tim e klithje ritmikisht fjale te pista.
Tani po qe mund te te shikoj drejt ne sy, te adhuroj e dashur. Me ngjan sikur vertet jam i gjalle ndonjehere. E kush mund te thote qe edhe nje i vdekur qe lindi si puna ime, nuk e paska te drejten te dashuroje. Ja, u binde, une te dua, te dashuroj, jam i sinqerte me ty shpirt.
Sa bukur, deri me pare po merziteshim me njeri-tjetrin. Sa monotone, apo jo? Kurse tani qe ta thashe, po e merr vesh kush jam. I vdekur. Linda i tille. Shiko, shiko trupin tend. Ja njollat. Pushi i flatrave, i flutres, e mban mend c’te thashe. Me ler te te them dicka: faleminderit. Jo, te lutem, mos bej ato shenja. E meriton. Tani qe do njihemi vertet gjithcka do jete me ndryshe. Te premtoj. E sheh deri ku shkojne punet. Hajt ta merrje me mend ke kishe ne krah? Akoma me vjen te qesh kur e kujtoj...
-Diten e pare te takimit ti the qe rilinde per mua…
-I vdekur,yll!
-Po ti pak me pare bere dashuri me mua?
-Edhe kur bera dashuri me ty, isha i vdekur vogelushe!
-Iiii vdekur!-klithi dhe u ngrit rrembimthi me nje frike te cmendur per te dale njehere e pergjithmone me lotet ne sy, nga jeta e atij te vdekuri.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri Me Nje Te Panjohur Empty Re: Dashuri Me Nje Te Panjohur

Mesazh nga Anakonda Fri 10 Feb 2012 - 6:52

Asnjehere nuk duhesh te biesh ne dashuri me nje te panjohur,pasi me vone do te vuash pasojat.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri Me Nje Te Panjohur Empty Re: Dashuri Me Nje Te Panjohur

Mesazh nga Andetta Fri 10 Feb 2012 - 7:07

Edhe mund te ndodhe

ku i dihet sot se cfare ndodhe juhjjjjj
Andetta
Andetta
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 972
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/11/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuri Me Nje Te Panjohur Empty Re: Dashuri Me Nje Te Panjohur

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi