Te dua e panjohur
3 posters
Faqja 1 e 1
Te dua e ,i,panjohur
Çdo natë të ëndërroj edhe pse ende s’të kam parë,apo ndoshta të kam parë sa e sa herë dhe nuk e kam ditur që je ti, ajo që kërkojë. Po nuk ka gjë, këtë do ta mësoj me kohë. Ne mund të kalojmë pranë njëri - tjetrit e të mos përshëndetemi apo mund të jemi me mira kilometra larg ,por kjo nuk ka rëndësi,aspak nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësi është se unë jam vetëm i yti dhe ti je vetëm e imja sepse kjo është vendosur e vulosur ende pa ardhur këtu.
Nuk ka rëndësi , aspak nuk ka rëndësi nëse më duhet të lodhem duke të të kërkuar ty apo se ti duhet të lodhësh duke më kërkuar mua,ky është çmimi që duhet të paguajmë për fitoren. E rëndësishme është se ti më pret dhe unë të pres,se ti më kërkon dhe se unë të kërkojë, e rëndësishme është se ne do ta gjejmë njëri tjetrin. Dashuria jonë dhe festa që do të bëjmë do të bëjnë që të harrohen përgjithmonë ankthi i pritjes dhe ditët e vetmisë.
Nuk e di në të kam parë ndonjëherë, por e ndjej se dy zemrat tona janë takuar mes vete, janë takuar atje, tek burimi i dashurisë,tek ai burim i pashtershëm ku çdo zemër furnizohet me dashuri,tek burimi,atje lart.
E di edhe një gjë,e di se të kam parë në ëndërr, shkëlqimi i fytyrës dhe flokëve të tua nuk më lejoi të të dalloja qartë fytyrën, por unë e ndjeja se ishe ti, jo s’mund të ishte ndonjë tjetër. Goja jote nuk më foli asnjë fjalë por buzëqeshja jote më tha shumë, sa shumë !.
E di edhe se çdo natë shikimet tona ndeshën, atje lartë në qiell,në yllin më të bukur,a e ke vërejtur ndonjëherë vezullimin e rrugës që përshkojnë shikimet tona, atje shikimet tona puthen, atje shikimet tona flasin
E panjohur më kërko,por mos më kërko shumë se kështu mund të përplasesh në dike tjetër para se të më gjesh. Më prit por jo edhe gjatë,nëse mendon se po vonohem, nisu, do të më hasësh rrugës duke ardhur tek ti
Kujtohu,ndoshta jemi parë! Po ku se ? Ndoshta tek porta kur po hynim këtu,në këtë skenë që e quajmë JETË.
Çdo e njohur që takojë më bënë të mendojë për ty e panjohur
E panjohur s’ka rendësi që nuk të njoh,unë të dua. Ti ke diçka timen dhe unë kam diçka tënden. Dhe atë ditë kur të njihemi do na duket se jemi njohur gjithmonë.

Edituar për herë të fundit nga Klea.L në Mon 12 Apr 2010 - 9:42, edituar 1 herë gjithsej
Re: Te dua e panjohur
ËSHTË NJË BUZËQESHJE DASHURIE
Është një buzëqeshje dashurie
E një buzëqeshje mashtrimi.
Dhe është një tjetër buzëqeshje
Ku të dyja buzëqeshjet mpleksen.
Është një shikim urrejtjeje
E një shikim përbuzjeje.
Dhe është një shikim të përbërë nga këto shikime
Të cilin më kot
Ta harrosh ti përpiqesh.
Sepse në fund të thellësisë së zemrës depërton
E thellohet në thellësi të ashtit
E asnjë buzëqeshje që ishte ndonjëherë buzëqeshje
Por vetëm ajo e njëjta buzëqeshje
Nga djepi deri tek varri
Mund të buzëqeshet vetëm një herë
Dhe kur është buzëqeshje
Çdo mjerim fund merr.

MOS KËRKO MË
Mos kërko më ta shfaqësh dashurinë tënde,
Dashuri që nuk mund të shpallet kurrë;
Flladi i njerëzishëm lëviz
Në heshtje, i padukshëm.
E shpalla dashurinë time, e shpalla dashurinë time,
Zemra ime e shfaqi;
Duke u dridhur, duke ngrirë akull, në trembje të frikshme,
Ah! Ajo shkoi e vajti.
Sapo dashuria më la,
Një shtegtar kaloi andej;
Në heshtje, i padukshëm:
I mjaftoi një ofshamje, e rrëmbeu.

NGAQË TË DUA
Ngaqë të dua, natën kam ardhur tek ti
Kështu vrullshëm dhe marramendas
E ti nuk mund të më harrosh më kurrë
Shpirtin tënd kam ardhur për ta vjedhur
Tani ti je e imja - tani më përket e tëra
Në mjerim e lumturi, sot
Nga dashuria ime e vrullshme dhe e valë
Asnjë engjëll nuk të shpëton dot.

UNË NUK MUND TË JETOJ ME TY
Unë nuk mund të jetoj me ty,
Ajo duhej të ishte jetë,
Dhe jeta është gjithandej
Përtej raftit atje
Ku varrmihësi çelësat ruan,
Duke ngritur te buzët
Jetën tonë, porcelanin e saj
Si një kupë
Hedhurinat e amvisës,
Të vjetra apo të thyera;
Një Sevrë të re ju lutem,
Të vjetrat plasën.
Unë nuk mund të vdisja me ty,
Sepse njëri duhet të presë gjithnjë
Tjetrin derisa t’i shuhet në duart e tij,-
Ti nuk do ta bëjë këtë.
Dhe unë mund të rrija pranë
Të të shikoja tek jepje shpirt,
Pa pasur të drejtë të kem
Privilegjin e vdekjes me ty?
Nuk do të ngjitesha me ty në qiell,
Sepse fytyra jote
Do të hutonte vetë Jezusin,
Ai nuri hirplotë
I tëri dhe krejt i huaj
Ndrit në sytë e mi plot mall,
Ti më shumë se ai
Dritë përhap.
Ata na gjykojnë- si?
Sepse ti i shërbeve Zotit, ti e di,
Aq sa askush
S’e bënte kurrsesi,
Nga pamja jote e plotë
Më merreshin sytë
Më bënte shurdhe Parajsa
Tek të pranonte ty.
Atje ku je ti, unë do të isha,
Edhe pse emri im njerëzor
Kumbon tejetej
Në famën qiellore.
Ti je i shpëtuari
Unë ajo që do të marrë dënim,
Pa praninë tënde,
Gjithçka është ferr pa mbarim.
Kështu veç e veç,
Ti atje, unë këtu,
Me dyer gjysmëhapur
Oqeanet janë ashtu,
Dhe lutje,
Dhe jetë në mjerim,
Në pafund
Dëshpërim!
I shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ

Rrenje
“Sapo i erdhen analizat e gjakut. I gjeten mbingarkese yjesh ne damare. Thone se e ema e kish puthur shpesh e rrembimthi.”
“Doemos. Ajo grua veç syte kishte binjake.”
Mundimi i tij prej burri avitet murit. Jashte dritares, shelgu pikon
foshnjen e rradhes. Ai nuk e harron dot ate. Njolle qumeshti, ishte,
njolle qumeshti. Zgjohej mengjeseve te ftohta nen te. E vishte me
lekuren e saj te bardhe. Ai ndihej dy here lakuriq. Ajo renkonte,
renkonte, renkonte. Seksi i saj vinte era mente. Tashme kjo arome i
pickon endrrat atij. Te futet thelle, do. Brenda, brenda saj.
Ai veshtron shelgun jashte dritares. Rrenje, damare, dhe foshnje qe
lindin e bien. Ai nuk di ne eshte baba a bashkshort, i dashur a dashnor.
Mundimi i tij prej femije tkurret murit. Te rrije ne dhome, do. Te
struket brenda, brenda saj. Ajo iku e mbarsur veç me fytyren e tij? Ai
ndihet lakuriq. Ai eshte lakuriq. Si diten e pare te lindjes. Sa here
ish lindur? Ai po vdes, nga pamundesia per te vdekur.
Gjaku ende qarkullon.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Te dua e panjohur
Gjerat qe nuk ndodhin A ka ndonje vend ku shkojne— kercejte e arte, sythet, bisqet, kur farat prishen ne fusha ose hahen nga zogjte? A ndodhet nje qytet qe dikush deshi t’a ndertonte ku makina jote gumezhin neper rruge teksa ndezesi kthehet me nje tingull te topitur i cili shpall qetesine, dhe ti ecen me mundim drejt shtepise, takimi i anulluar, i fshire prej librit te shenimeve, dhe nje tjeter dite fillon, siç nis per dike ne kuzhinen e nje shtepie ferme, me nje nene qe e gjen veten vejushe, nje xhaxha qe thote “Mos lejoni ndonje zezak t’a preke”, per nje çast, hetuesi i zi e shtrin trupin e pajete dhe ia mbyll syte, teksa gruaja vesh kemishen e vjeter te nates, dhe biri i peshperit ne telefon te dashures, dhe prifti pergatit lavderine— kjo eshte nje lavderi per gjerat qe nuk ndodhin, per femijen qe lind i vdekur, pashaporten e pavulosur, unazen e dhene mbrapsht apo lene peng, apo hedhur ne sirtar me letrat permbyllese, ato qe thone se deshtove, siç deshton gjithçka, teksa çdo dite grumbullimet e vogla, veprimet e parendesishme shkaterrojne farfuritjet ne ajer. Akulli ze vend ne goten e zbrazur afer shtratit tim, nje kercitje e papritur, nje dry, nje hapje a mbyllje, mund te ngrihem, t’a mbush edhe nje gote, te ndal se menduari per ‘as-in’ apo ‘nuk-un’ e çdo gjeje: goja e ketij te dashuri dhe jo e atij te shkuarit, kjo enderr qe nuk eshte parandjenje dhe zhduket ne zgjim, palidhshmeria qe kundershton te bashkohet, fjalet e mbyllura me tape ne nje shishe qe pluskon cepit te horizontit dhe zbret, duke vezulluar per nje çast. Dhe çdo dite makthi, shtepia jote me pragun e gjakosur, engjelli qe kalon atypari, por ndalet diku tjeter: trute e sperkatur ne nje mur te tullte ose duke pikuar ne laturi, trupat ne lum te mbartur prej rrymes, lumi ku nje peshk ndjen nje grep t’ia shqyeje verzen, dhe ngrihet furishem ne ajer. Por pse duhet te jemi te trishte, a nuk duhet t’a hapim shampanjen, duke menduar per vetevrasjen qe duhet te ish e qe tashme dirset ne nje dhome, pistoleta me kembezen e ndryshkur e hedhur ne shtrat, te gjitha kepucet e zeza te sigurta ne dollapin e zi, dhe djali ne qyetin A, vdekja e te cilit nuk ndodh ne menyre qe dy breza me vone, nje vajze ne qytetin B te mund te gjunjezohet e te vendose nje gur mbi gurin e tij, dhe te ngrihet per te fshire pisllek prej gjunjeve? A nuk pezullohet humbja çdo dite, tumori dashamires, perplasja ne kryqezimin ku mund te kishe qendruar, por ja qe ti e arrite autobuzin, megjithese ne te verterte nuk ka autobuz, asgje nuk ndodh— perpiqet por e shoh te pashprese: Duhet te hyj brenda, te paguaj, te gjej nje vend per t’u ulur me pakot e tua, te kam mbajtur larg gjerash me te mira. Duhet te te le te shtrihesh naten, zgjuar por jo vetem, duhet te te ngjesh pas te dashures per te cilen s’ke pasur mall per kaq kohe, por e cila eshte ketu, dhe s’do te te braktise. Duhet te te vulos me gjinj, me puthje. Bilbili, thithka, gjuha qe kridhet ne njemendesi, ne shije, ne kenge, ne driten qe zbardh por s’eshte ende dite, as veshje, as turp a tradheti, thjesht dy te dashur teper te paster per te mbijetur diku tjeter. Pra, ky eshte fundi, pasi une dua te besoj, dhe nese do t’a lejosh te vazhdoje keshtu, nuk do te te duhet te shkosh ne asgjene ku diçka te pret, megjithese ç’eshte nuk mund t’a di, vetem qe fillon sapo ti resht se degjuari dhe kthehesh, vetem qe po ndodh tani. | |
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Te dua e panjohur
Ne qytet E di sa veshtire eshte te ecesh ne qender te qytetit, çdo gje futet brenda teje, ashtu siç e pershkruajne shkencetaret— fotonet qe rrjedhin permes trupave, tullat e papershkueshme te ndertesave veç fanitje— ndonjehere e ndjen sa poroze je, dhe burri qe leviz ne rreth ne trotuar, duke prere hapesiren perreth tij me nje kuti kallaji, duke perseritur Uhh, Uhhh, Uhh, eshte pjese e saj, dhe ai me zinxhire te arte qe mbeshtetet tek qelqi i dyqanit te valixheve eshte pjese e saj, dhe ai qe hedh hapin drejt teje, duke dashur te te pyese diçka te thjeshte si “Sa eshte ora”, diçka se ciles nuk mund t’i pergjigjesh me, eshte pjese e saj, trupi i botes, po ashtu i yti, kembengul t’a dallosh. Dhe ti e dallon, por po ndodh ketu, mes turmes dhe tymit, dhe ti shijon çdo cope te yndyrte letre, peshtymen e grumbulluar mbi te cilen shkel, gjuha jote eshte aq e trashe me balte thua se je rrezuar me duar e gjunje per te lepire rruget e ndotura me vaj, aq te athta si te kesh pire shurren e atyre burrave qe po kalojne shishen dore me dore ne ate lulishten e vogel me stolat e saj prej çimentoje dhe shatervanin e thyer. Dhe nuk behet me mire kur zbret shkallet per ne metro ku nje vajze qan me denese per zemren e saj— zemren tende —dhe ti kerkon parate qe kalojne prej sa-shume-duarve ne te tuat, duke e hedhur te gjithe kusurit perveç nje monedhe te vogel te cilen je e sigurt ajo e sheh ne xhepin tend, teksa ti hipen ne makine dhe dyert mbyllen pas teje. Por nuk ka mbaruar. Sepse me vone, kur te jesh ne shtepi, duke veshtruar oqeanin prej dritares tende, tek vija e qete e horizontit, dhe molla ne dore te vezullon ne driten e arte qe ndodh pasdite, duke te te mbushur me diçka te perafert me paqen, ti mendon per djalin qe mbeshtjell perimet ne supermarket, per fytyren e tij qe sheshohet si nje kromozom i prishur, dhe te kujtohen syte e tij te kalter e te anulluar, dhe duart qe i leskerohen, duart qe ngrejne çdo gje dhe e ferkojne perpara se t’a vendosin ne qesken tende, dhe kengen qe ai mermerit, leter apo plastike, leter apo plastike, goja e tij e shtendosur, nje lot jarge ne cep, dhe ti e di qe ai gjithashtu eshte pjese e saj, duke e ngritur frutit perpara buzeve te tua, dhe ti perhumbesh ne kaltersine e pafundme, dhe e kupton qe je brenda tij, e kupton qe po e ha ate tashme. | |
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Te dua e panjohur
Sonte po shkruaj per ty jeta ime
fjalet qe dalin nga zemra ime po shkruaj
thelle jam zhytur ne kujtime
e nga malli e dashuria po vuaj
ti me bere poete ne dashuri
ti me bere te shkruaj vargje
per ty thur gjith jeten poezi
per ty qe zemren ma kenaqe
le te behet himn kjo poezi
dhe ne cdo moment te jetes
ka per te qen nje mrekulli
ah,sikur ta dije sa te dua
se sa shum me mungon
cdo cast qe rrije me mua
se zemra zemren kerkon
po ta le kete kujtim ne vargje
qe gjtihmon ta lexosh
edhe kur te jem larg nder varre
te vish e te ma kendosh!

Terezana- I/e Regjistruar
- Postime : 7
Gjinia :
Anëtarësuar : 21/07/2012
Mosha : 33
Similar topics
» Te dua e panjohur
» Të dua e panjohur
» Të dua e panjohur !
» Shqipe e panjohur
» Dashuri Me Nje Te Panjohur
» Të dua e panjohur
» Të dua e panjohur !
» Shqipe e panjohur
» Dashuri Me Nje Te Panjohur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi