Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në Tiranë, lokalet kanë muzikë të tepruar" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në Tiranë, lokalet kanë muzikë të tepruar" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Tiranë, lokalet kanë muzikë të tepruar"

2 posters

Shko poshtë

Në Tiranë, lokalet kanë muzikë të tepruar" Empty Në Tiranë, lokalet kanë muzikë të tepruar"

Mesazh nga WebMaster Sat 14 Nov 2009 - 4:59

Banorët e disa qyteteve të tjera të Shqipërisë nuk jetojnë nën stresin e krijuar nga zhurmat, siç ndodh me banorët e kryeqytetit. Dilaveri, jeton në qytetin e Tepelenës dhe tregon se atje ku jeton nuk ka zhurma që të shqetësojnë banorët.

Por kur vjen për ndonjë vizitë në Tiranë, ai duhet të përballet me një nivel të lartë zhurmash, që krijohen nga një sërë faktorësh. Sipas tij, lokalet në qytetin më të madh të Shqipërisë abuzojnë me muzikën që përdorin, ku volumi i saj ngrihet deri në atë masë që krijon shqetësime për banorët.

Në lokale muzika është jashtë normave të lejuara

A shqetësoheni nga zhurmat?
Unë banoj në qytetin e Tepelenës dhe atje është qetësi. Kur vij në Tiranë konstatoj që ka shumë zhurma.

Mendoj se si kryeqytet që është duhet të jetë më i qetë dhe më i pastër. Këtu me të vërtetë jetojnë shumë njerëz, por duhet të mësohen të respektojnë rregullat e funksionimit të një qyteti.

Çfarë lloje zhurmash ju shqetësojnë kur vizitoni Tiranën?

Nëpër lokale ka muzikë të tepruar, por përveç kësaj, janë dhe automjetet që sjellin shqetësime për banorët.

Numri i makinave është shumë i lartë dhe detyrimisht krijojnë dhe zhurma që bezdisin banorët. Edhe lokalet janë shtuar, nga rritja e numrit të popullsisë, por disa prej tyre kanë muzikë jashtë normave të lejuara.

Si duhet të eliminohen zhurmat?

Ky problem zgjidhet në mënyrë graduale. Por e rëndësishme është që të zbatohen rregullat dhe ligjet që janë në fuqi. Banorët duhet të jenë të parët që duhet të respektojnë ligjet.

Skënder Doda
Një pallat është ndërtuar për të jetuar banorë brenda dhe në këtë mënyrë nuk mund të lejohet diskoja poshtë tij

"Nuk duhet të ketë disko në katet e para të pallateve"

Edhe pse kanë menduar që me ikjen e stinës së verës do të ketë më pak zhurma, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Banorët e kryeqytetit vazhdojnë që të shqetësohen çdo ditë nga zhurmat, sidomos ata banorë që kanë pranë banesave të tyre lokale që punojnë edhe gjatë natës. Skënder Doda, është njëri prej banorëve të Tiranës, i cili shprehet se qytetarët shqetësohen nga disa lloje zhurmash. Natën bezdisen si nga lokalet e natës, ashtu edhe nga boritë e makinave.

A shqetësoheni nga zhurmat urbane?

Po shqetësohemi, sidomos natën na bezdisin boritë e makinave. Por sikur të mos mjaftonte zhurma e borive, shoferët ndezin kasetofonët me një volum shumë të lartë. Këto zhurma sjellin një shqetësim për banorët, pasi mund të kesh një fëmijë sëmurë, mund të kesh të moshuar në shtëpi që nuk i durojnë.

Çfarë lloje zhurmash të tjera ju shqetësojnë?

Edhe lokalet e natës, kanë ndikuar në rritjen e nivelit të zhurmave në Tiranë, ku më të shqetësuar janë ato banorë që kanë diskot pranë banesave të tyre. Gjatë verës jemi shqetësuar më shumë nga zhurmat, por edhe tani nuk është se ka ndryshuar situata në favorin tonë.

Si duhet të marrë një zgjidhje ky problem?

Mendoj se duhet të ketë një orar për aktivitetin e diskove që punojnë natën. Parlamenti ka miratuar ligje për këtë punë dhe nëse ato zbatohen, atëherë problemi është i zgjidhur. Mjafton që të kemi të gjithë vullnet të mirë për të zbatuar ligjet dhe ankesat e banorëve vijnë duke u ulur.

Por, sa kohë që ato që duhet të zbatojnë ligjet, nuk i zbatojnë, problemi nuk do të zgjidhet. Pastaj ka dhe mënyra të tjera, pasi nuk është normale të ketë lokale nate poshtë një pallati.

Një pallat është ndërtuar për të jetuar banorë brenda dhe në këtë mënyrë nuk mund të konceptohet që të lejohet diskoja poshtë tij. Nuk ka të drejtë njeri të shqetësojë banorët me çfarëdo lloj zhurme, pasi është e kundraligjshme.

Vaid Hoxha

Problemin ta zgjidhë policia, pasi ajo kujdeset për ruajtjen e qetësisë publike
"Në Tiranë dëgjohen të gjithë llojet e zhurmave"

A shqetësoheni nga zhurmat në kryeqytet?

Këtu dëgjohen të gjithë llojet e zhurmave. Banorët me të drejtë kanë filluar të ankohen për nivelin jashtë normave të lejuara të zhurmave. Sidomos ajo që krijohet nga lokalet, shqetëson shumë banorë në çdo moment.

Çfarë masash duhet të merren për të eliminuar zhurmat?

Zgjidhjen e këtij problemi e ka në dorë policia, pasi ajo kujdeset për ruajtjen e qetësisë publike. Të ushtrojë kontrolle të shpeshta për diskot që janë afër lagjeve dhe të ndërhyjë për të mos lejuar zhurma të larta. Por mirë do të ishte që lokalet e natës, të ushtronin aktivitetin e tyre jashtë qendrave të banimit, pasi kjo do krijonte një qetësi në qytet.

Ky problem është i lidhur edhe me kulturën e njerëzve

"Lokalet nuk mund të punojnë në kurriz të banorëve


A ka zhurma në lagjen ku banoni?

Zhurma ka gjithandej, në çdo rrugë ku të kalosh. Motorët lëvizin me një shpejtësi marramendëse dhe krijojnë zhurma të larta. Por përveç zhurmave kemi disa dyqane në katet e para të pallatit ku banoj, që na shqetësojnë me tymrat që krijohen nga qoftet që shërbehen aty.

Nuk hapim dot dritaret nga kjo, por edhe kështu nuk mund të veprohet se jemi edhe të moshuar. Kanë prishur katet e para të pallatit dhe i kanë kthyer në dyqane, që në disa raste kthehen në një shqetësim për banorët.

Unë e quaj veten me fat që dritaret e shtëpisë nuk i kam nga rruga dhe kjo ka ndikuar qe të jemi të qetë. Por më shumë na shqetësojnë qentë, pasi në lagjen ku banoj ka shumë të tillë dhe për këtë duhet të merret ndonjë masë konkrete.

Si duhet të zgjidhet problemi i zhurmave?

Ky problem është i lidhur edhe me kulturën e njerëzve. Shoferët i bien borisë në mes të qytetit pa e kuptuar që krijon zhurmë të bezdisshme. Për lokalet e natës mendoj se duhet të ketë një orar për aktivitetin e tyre, se nuk mund të punojnë në kurriz të banorëve.

Unë nuk them që të largohen nga qyteti lokalet, se të rinjtë kanë nevojë të argëtohen, por duhet të punojnë në përputhje me ligjet që janë miratuar për këtë problem. Të punojnë edhe në qytet, por vetëm një orar të përcaktuar.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Tiranë, lokalet kanë muzikë të tepruar" Empty Re: Në Tiranë, lokalet kanë muzikë të tepruar"

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Nov 2012 - 22:18

sesht vec tirana keq po jan vendet e tjera ma zi sesa tr sidomos qytetet e vogla
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi