Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

2 posters

Shko poshtë

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Mesazh nga WebMaster Fri 15 Feb 2013 - 6:45

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në lidhje me një nga vajzat e aksidentuara në Himarë, e cila është transportuar në koma në Austri dhe rezulton të jetë shtatzënë, pas i mendohet se mund të jetë përdhunuar gjatë kohës që ishte e pavetëdijshme.

Prokuroria e Përgjithshme pritet të urdhërojë një hetim lidhur me një denoncim, e vëllait të vajzës, Florie Peci, dhe ky hetim do të hedhë dritë për një ndër skandalet më të mëdha në fushën e mjekësisë.

Vajza e mbijetuar Florie Peci, e cila u kurua në Austri për shkak të plagëve të rënda, rezulton se është shtatzënë dhe është përdhunuar e abuzuar seksualisht gjatë kohës që ajo ishte në koma. Kallëzimi penal është bërë nga vëllai i vajzës, Gazmend Peci i cili i thotë prokurorisë:

“Unë që po ju shkruaj jam Gazmend Peci, vëllai i Florie Pecit. Unë dhe familjarët e mi jemi shumë të tronditur nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur, motra ime në aksidentin e Qafës së Vioshës në Himarë pësoi dëmtime të rënda shëndetësore. Ajo u dërgua për mjekim në Austri, ku për më shumë se 55 ditë qëndroi në koma. Në 11 tetor motra jonë u kthye në Shqipëri dhe për shkak të shqetësimeve të shumta specialistët konkluduan se ajo është shtatzënë. Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri , në periudhën e rehabilitimi. Motra ime Florie Peci është përdhunuar në kushtet e spitalit ku ka qenë për kurim. Me motrën time janë kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej".

Ky kallëzim ndodhet në duart e prokurorëve për të cilën familja e vajzës së mbijetuar në aksidentin e Himarës kërkon të gjendet personi që ka abuzuar me Florie Pecin. Ndërkohë, Prokurorit të Përgjithshëm i ka dërguar një letër edhe deputeti socialist Taulant Balla, që si deputet i Librazhdit kërkon edhe ai nisjen e procedimit penal për gjetjen e atij që ai e quan krim makabër.

Zoti Balla kërkon nga kryeprokurori Llalla që të gjenden autorët, jo vetëm në Austri, por edhe në Ministrinë e Shëndetësisë që ishin përgjegjës për vajzën, e cila në mirëbesim nga familja iu dorëzua autoriteteve shqiptare për kurim jashtë vendit.

Vëllai i vajzës i thotë prokurorisë së aktualisht e motra është e shtruar në një maternitet në Tiranë.

/Shekulli Online/ E.L/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Mesazh nga LaDescarada Fri 15 Feb 2013 - 6:58

eu kuku qka sbon vaki :X:X ani ne Austri eeww ...gjynah prej ksaj qikes po me vjen kurse ata qe e kan bo kete ishalla i denojn rend...qfar manijakave bre psikopataaaa nevrikuu bookss brucee
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi