Aksidenti, 6 studente dalin nga reanimacioni, vajzat në Austri në koma
Faqja 1 e 1

TIRANË- 6 studente të plagosura nga aksidenti i Himarës, dolën sot nga reanimacioni.
Parametrat shëndetësorë të gjashtë nga studenteve që mbetën të plagosura në aksidentin që ndodhi pasditen e të hënës në afërsi të qytetit të Himarës dhe që po trajtohen ende në Spitalin e Ushtarak, janë përmirësuar ndjeshëm gjatë ditës së sotme.
Mjeku Luan Nikollari dha lajmin e mirë duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për gjendjen e Florije Peci dhe Eriselda Gubere, të cilat u transportuan dje në Austri për mjekim më të specializuar tha se udhëtimi i tyre shkoi mirë, ndërkohë që ato vijojnë të jenë në gjendje kome. Mjeku sqaroi se vajzat do i nënshtrohen analizave nga e para.
2 vajza kurim në Austri
Dy vajzat e plagosura në u nisën dje me avion sanitar drejt Austrisë. Florije Peçi gjatë aksidentit ka marrë dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore dhe në tru, ndërsa Eriselda Gubere është dëmtuar në 4 vertebra të shtyllës kurrizore dhe në veshka. Dy vajzat janë në gjendje kome, që prej 21 majit, ditën kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, në urën e Vishës, i cili i mori jetën 13 personave, mes të cilëve 11 studente të Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani”.
Aksidenti
Në aksidentin që ndodhi në pasditen e të hënës, në afërsi të qytetit të Himarës, në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, ku një autobus me studente të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ra nga një lartësi prej disa dhjetra metrash, humbën jetën 13 persona, mes të cilëve 11 studente. Po ashtu, u plagosën 26 të tjera, nga të cilat 10 u trajtuan në Spitalin Rajonal të qytetit të Vlorës. Në këtë ngjarje tragjike humbën jetën gjithashtu edhe drejtuesi i autobuzit, 55 vjeçari Pëllumb Çela, si dhe i riu Armando Alilaga, i fejuari i njerës prej studenteve të plagosura.
(el.me/BalkanWeb)

Similar topics
» Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri
» Dashuri në makinë, gjenden të vdekur. Vajza, studente shqiptare
» Tragjedi ne Himare. Bie autobuzi me studente ne humnere. 11 te vdekur dhe 22 te plagosur.
» Bie në koma, zgjohet piktore !
» Kapet 36 vjeçari, me një grusht çoi në koma për 3 muaj gruan

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi