Kunatat tradhtojnë njëra-tjetrën, vëllai i të akuzuarës: Vjehrra ia nxinte trupin me dajak
4 posters
Faqja 1 e 1

PESHKOPI/ Grupi hetimor: Japin dëshmi kontradiktore. Sot masa e sigurisë në Gjykatë.
Kunatat zbulojnë sekretet e krimit.
Xhemilja dhe Hikja tradhtojnë njëra-tjetrën në Polici.
Rrëfehen familjarët e 25-vjeçares që akuzohet se dogji e groposi vjehrrën.
Vëllai: Xhemiles i nxihej trupi nga dajaku i Naimes.
“Vjehrra ua kishte sjellë shpirtin në majë të hundës nuseve”
Nëna e Hikes: Vajza u fut në kurth nga kunata.
“I kisha thënë vajzës të ulte kokën. Xhemilja e ka bërë vrasjen”
Marime Nikolli: Vjehrra e rrihte, por gabim i rëndë nëse e ka vrarë.
Andi Leshi, vëllai i Xhemiles
Xhemile Leshi është fejuar vetëm 13 vjeçe. Në ditën e tretë të vdekjes së babait të saj, Naime Skuka ka shkuar për ngushëllim në familjen Leshi, por njëkohësisht u ka treguar një amanet. Sipas saj, i ndjeri Hasan Leshi, para se të ndërronte jetë në spitalin e Peshkopisë ku kishin qenë të shtruar të dy për kurim, i kish premtuar Naimes të bijën si nuse për djalin, Edmondin. I biri sapo ishte ndarë nga një tjetër grua, por ishte gati për të dytën. Askush nuk mundi dot të vërtetonte të kundërtën e “amanetit” dhe as nuk e kundërshtuan. Xhemilja u premtua nuse për mort… Kjo histori zë fill në vitin 2003, atëherë kur fëmijët jetimë të Hasan Leshit ishin të gjithë të vegjël për të vendosur për fatin e motrës së tyre, Xhemiles, ashtu si edhe vetë 13-vjeçarja. Sot, kur Xhemilja është 25 vjeçe dhe ndodhet pas hekurave në bashkëakuzë me kunatën e saj, Hiken, për vrasjen e vjehrrës së tyre dhe fshehjen e krimit, vëllezërit Leshi ndihen keq. Vëllai i saj, Andi Leshi në emër të anëtarëve të tjerë të shtëpisë, Andi sqaron për gazetën “Panorama” gjithçka lidhet me motrën e tij, Xhemilen, nënë e dy vajzave 5 e 3 vjeçe, dhe e një djali 6 muajsh. Ndodhemi në shtëpinë vajzërore të Xhemiles, në fshatin Kandër të komunës Kastriot të Peshkopisë, nga ku vjen kjo intervistë…
Si e morët vesh lajmin e vrasjes së Naime Skukës, për të cilën një ndër të akuzuarat është edhe motra juaj, Xhemilja?
Nga televizori, por nuk e besonim dot. U tronditëm jashtë mase.
Naime Skuka ka qëndruar për gati 3 ditë e groposur në kasollen e bagëtive. Gjatë kësaj kohe a jeni takuar me Xhemilen?
Me Xhemilen takoheshim si familje mjaft rrallë. Ajo vinte thuajse një herë në vit. Ka ndodhur një herë që nuk ka ardhur edhe për 3 vite me radhë.
Pse ky distancim nga motra juaj?
Nuk distancohej motra ime. Nuk është se nuk donte ajo të vinte, por nuk e linin të shtëpisë së saj ku ishte martuar.
Cilët nga personat e shtëpisë nuk e linin, bashkëshorti apo vjehrra?
Me aq sa na ka thënë Xhemilja, nuk e linte vjehrra. Ajo nuk e kundërshtonte dot atë.
Pse nuk e kundërshtonte dot?
Sepse ishte shumë e egër dhe e rrihte. Edhe pse e moshuar kishte shumë fuqi dhe ia nxinte trupin nga dajaku. Nuk e linte që të shkonte asgjëkundi, përfshirë familjen tonë. Me asnjeri nuk e linte të takohej e të çmallej nga ne të afërmit, madje i hoqi edhe telefonin. Pati ca kohë celular, por ia mori vjehrra. Dhe nëse doje të flisje me Xhemilen, duhet t’i thoshe Naimes. Por edhe po t’i thoshe, nuk ta nxirrte. Ju thashë, ka ndodhur që të rrijë edhe 3 vjet pa na ardhur në shtëpi.
Kur ka qenë hera e fundit që ka qenë në shtëpinë tuaj?
Pas një viti mungesë, erdhi në muajin dhjetor. Ka ndenjur një natë për darkë dhe të nesërmen iku. Ja, pyet këta të shtëpisë sa u lumturuam. Nuk po çmalleshim dot. Nga gëzimi, pastaj ia kthyem edhe ne vizitën pas Vitit të Ri te shtëpia ku jetonte me vjehrrën, atje në Hotesh.
Megjithatë, gjatë atyre takimeve apo telefonatave të pakta, a ju është ankuar ndonjëherë Xhemilja për vjehrrën?
Gjithnjë, por çfarë të bënte. Pas martese, deshi që të ndahej nga burri dhe erdhi e ndenji ca këtu në fshat, në Kandër. Unë nuk e di se çfarë ndodhi dhe u bisedua mes të rriturve se isha i vogël dhe nuk më linte njeri, por më pas motra u kthye sërish në Hotesh, te burri dhe vjehrra. Kanë jetuar gjithnjë në të njëjtën shtëpi, por vjehrra çdo gjë ia mbante me çelës. Edhe bukë nuk mund të hante dot pa leje, se e mbante të mbyllur.
Xhemile Skuka dhe Hike Skuka
(Intervistat e vëllait të Xhemiles dhe nënës së Hikes, dhe dëshmitë e kunatave në polici i lexoni të plota në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
Nga Peshkopia, Elisabeta Ilnica/ Hasan Pasha
Paska qen ndonje familje qe nuk ka pas ndere e as vnere per familje, e as moral.
spaskan qen burra keta, te te ndaje nena nga dy gra e te maresh te 3-ten. sepse me dy grajan te ndare me pare keto nuset qe kan vrare vjerren kan qene te 3-tat gra... te komandoj nena nusen esht injorance..Burra koti paskan qen.. skam fjal fare :(

Re: Kunatat tradhtojnë njëra-tjetrën, vëllai i të akuzuarës: Vjehrra ia nxinte trupin me dajak
Ncncncnc cfar nuk degjon per zotin po nuk ka qen burr ai qe i ka pasur sepse un ne jeten time nuk ja lejoi nje gje te tille vjehrres te futet ne jeten time me burrin tim un kur te martohem martohem me ate qe dua edhe jo me vjehrren nese ka qen vjehrra qe me verte e torturonte atehere kjo eshte mbrojtur .
Re: Kunatat tradhtojnë njëra-tjetrën, vëllai i të akuzuarës: Vjehrra ia nxinte trupin me dajak
Ah kto sjan nuse po jane kafshe.......e nese vjehrra i ka rreh..hallall
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Kunatat tradhtojnë njëra-tjetrën, vëllai i të akuzuarës: Vjehrra ia nxinte trupin me dajak
Єямєℓiиdå shkruajti:Ah kto sjan nuse po jane kafshe.......e nese vjehrra i ka rreh..hallall
ne radhe te pare thuaj mos me ndodht. sedyti ne i gjykojme njerzit kur jemi mire vete, pa menduar rrethanat e vuajtejs se dikujt tjeteri... vertete esht nje krim, edhe esht marre nje jet njeriu... por kur te nxihet jeta nga dikush qe ska te drejte te ta nxi do gjesh nje menyre per te shpetuar, edhe per ata kjo ka qen e drejta.... ti Ermelinda thuaj qe mos e paca fat nje burre te tille qe te komondohesh nga vjerra apo nga komshiu i burrit.... ata skan qen burra por kan qen me keq se nje grua, apo me keq se nena e tyre... mos te rent e mos e provofsh...!
Re: Kunatat tradhtojnë njëra-tjetrën, vëllai i të akuzuarës: Vjehrra ia nxinte trupin me dajak
a kunat o kunat mos traft per pjes ni histori e till askujt
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Mikeshat qe e imitojne njera-tjetren
» Ekonomia dhe etika, sa larg njëra-tjetrës
» A ja vlen të ndryshosh për tjetrin/tjetrën?
» Rregullat e sjelljes që i kërkon vjehrra
» Pse meshkujt tradhtojnë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi