“Nikita” e Fierit mohon grabitjet: Po më bëjnë kurth për pasurinë
Faqja 1 e 1

E mbajtur nga krahët prej një oficereje policie dhe e shoqëruar në distancë nga efektivë të tjerë të Togës së Shoqërimit, vajza e thirrur me pseudonimin “Nikita” doli mesditën e djeshme për masë sigurie. E qetë dhe pa shenja pendimi, Enkeleda Merkaj mohoi krimin e grabitjes me maskë dhe pistoletë lodër, duke e quajtur skenar dhe kurth të sajuar për t’i rrëmbyer pasurinë që gëzon dhe për t’i dëmtuar imazhin.
Dëshmia
Gjykata e Fierit ka lënë dje në “arrest me burg”, 27-vjeçaren Enkeleda Merkaj, kurse avokati pretendoi lirimin për mungesë të provave bindëse. Seanca gjyqësore nuk zgjati më shumë se gjysmë ore, ndërkohë që edhe vetë e dyshuara për “vjedhje me dhunë”, ka folur para gjyqtarit të gatshëm duke pretenduar pafajësinë. Nën mbrojtjen e avokatit Erjon Hamataj, 27-vjeçarja nuk e ka pranuar akuzën duke pohuar versionin e prindërve, që kjo situatë është krijuar për t’i bërë shantazh familjes së saj. “Unë dhe familja ime kemi gjendje të mirë ekonomike, nuk vuajmë për lekë që të bëja grabitje. Ky është një kurth për të dëmtuar familjen dhe pasurinë time”, u shpreh Merkaj. Ndërkohë që prokuroria, e përfaqësuar nga Manjola Kajana, duke u bazuar në provat materiale dhe në një dëshmi ka kërkuar “arrest me burg” për 27-vjeçaren.
Akuzat
Merkaj akuzohet nga një prej të dëmtuarve, banor i qytetit të Fierit, se vajza me një kapuç në kokë e ka sulmuar me armë dhe grabitur. Por sipas organit të akuzës, “Nikita” dyshohet për vjedhje me dhunë të shoferëve dhe të kalimtarëve në lagje të ndryshme të qytetit. Policia në hetimin e kryer pas arrestimit, e cilësoi si të varur nga dukuria e vjedhjeve, “kleptomania” të dyshuarën, pasi gjendja e saj ekonomike ka qenë e mirë. Në denoncimet e mbledhura, vajza kërcënonte dhe grabiste para, celularë, sende me vlerë si bizhu dhe materiale të tjera. Nga verifikimi i kryer rezultoi se arma pistoletë ishte lodër, që e dyshuara ia kishte marrë vajzës së saj 4-vjeçare. Merkaj kishte qenë e martuar për disa vite dhe dy vite më parë u divorcua, ndërsa jetonte me prindërit. Familjarët dhe fqinjët kanë deklaruar në media se Enkeleda nuk ishte agresive, nuk kishte nevojë të kryente vjedhje apo grabitje dhe se ky ishte kurth për t’i marrë pasuri. Policia e Fierit e arrestoi të premten, gjatë operacionit të koduar pikërisht “Nikita”, pas disa ditësh vëzhgimi dhe survejimi në zonë.
Fieri.com / Sonila Gjoni

Similar topics
» “fut ne kurth” perdhunuesit
» Gjurma, by-Pass-i i Fierit shmang Apoloninë
» Whitney Houston i lë të gjithë pasurinë vajzës
» Më e pasura e Francës, s’mund të menaxhojë pasurinë e saj
» Shpenzuan gjithë pasurinë për të klonuar qenin e ngordhur

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi