Burri më i vjetër se Pavarësia: Ju tregoj luftën, Zogun dhe komunizmin
Faqja 1 e 1

Sulejman Sula, është plot 100 vjeç, madje më i vjetër se Pavarësia e Shqipërisë. Në dokumentet zyrtare, ai rezulton të ketë lindur me 9 tetor 1912, në Mollas të Elbasanit dhe prej disa vitesh jeton në lagjen “11 Nëntori” në po të njëjtin qytet. Mban mend të gjitha ndryshimet politike dhe ekonomike në Shqipëri. Pamja e tij nuk e tregon moshën që ka, pasi edhe nga ana shëndetësore është shumë mirë. Biseda me 100-vjeçarin, është mjaft e këndshme. Sistemet politike i përshkruan si periudha të vështira.
Është babai i 8 fëmijëve, 4 vajzave dhe 4 djemve. Disa prej tyre jetojnë në fshat, e disa të tjerë jashtë shtetit. Është gjyshi i shumë mbesave dhe nipërve. Aktualisht, i moshuari jeton i vetëm, pasi bashkëshortja i ka vdekur para disa vitesh. Vdekja e saj, është humbja më e madhe që ai ka pasur gjatë gjithë jetës së tij. Në çdo moment e kujton me nostalgji. Rrjedhshëm, nis të flasë për periudhën e kohës së Zogut. Për shpalljen e Pavarësisë, flet vetëm për perceptimet që i kanë përcjellë prindërit, sepse ai ishte vetëm një muajsh, kur Shqipëria shpalli mëvetësinë nga pushtimi osman. Sipas tij, prindërit janë ndier të çliruar, pas largimit të turkut, por gjendja e vështirë ekonomike nuk është se kishte ndryshuar shumë, edhe pas disa vitesh. “Prindërit më thoshin se tashmë Shqipëria do të lulëzonte, sepse pushtimi osman, nuk do ua vilte më taksat, që u rëndonin shumë mbi shpinë.
Ata mendonin se arsimi do të përhapej, vendi do zhvillohej dhe se kohës së varfërisë së madhe po i vinte fundi. Por asgjë e mirë nuk erdhi edhe pasi Shqipëria u bë një shtet më vete. Pati shumë trazira prej shumë dekadash. Nuk di të flas shumë për politikën e asaj kohe, se nuk është se ne i merrnim vesh shumë mirë gjërat. Gazeta nuk kishte në fshat, por edhe po të kishte, ne nuk dinim t’i lexonim. Gjërat merreshin vesh me thashethemnaja. Ama e mbaj mend që emrin e Ismail Qemalit, përmendej me respekt nga të gjithë”, tregon 100-vjeçari. Nga jeta e tij kujton një fragment të fëmijërisë, që gjithmonë e tregon me zell. “Në fshatin tim po kalonin disa ushtarë. Më duket se ishin italianë, nuk më kujtohet mirë, se kam qenë shumë i vogël. Ata duke kaluar aty, panë disa pemë me fiq dhe u vërsulën që t’i hanë. Unë isha lart dhe po haja për qejfin tim. Kur hipën edhe ata, më erdhi inat, se po m’i mbaronin të gjithë. Nuk po duroja dot njërin prej ushtarëve e gjuajta me fik në kokë. M’u drejtua që të më rrihte, por një tjetër i foli ashpër, por nuk di të them se çfarë i tha se nuk flisnin shqip. Pas kësaj, ai u largua dhe shpëtova për mrekulli”, tregon historinë ai duke qeshur. Për qeverinë e Fan Nolit, nuk është se ka ndonjë mendim, pasi ajo qe një periudhë shumë e shkurtër dhe ai nuk arriti të ndryshonte gjë për Shqipërinë.
Ndërsa për Ahmet Zogun, ka një kujtesë të fortë. Arrin të bëjë analizë të qeverisjes së asaj kohe, duke përmendur të dyja anët e medaljes. “Mbreti Zog, nisi të bëjë disa punë të mira. Shtroi disa rrugë në Shqipëri. Madje edhe rrugën Elbasan-Tiranë, ai e ndërtoi. Mbaj mend se ka pasur një inxhinier të quajtur Kasinjo. Ky italian ishte internuar në Shqipëri. Nuk e di se pse e kishin sjellë këtu te ne, por na bëri shumë punë. Madje edhe çezma e Kasinës, që i themi ne sot, prandaj e ka marrë atë emër, prej italianit. Kishim një shok që punonte me këtë inxhinierin, dhe e thërrisnim inxhinier Kasinjo. Ai e ndihmoi shumë Mbretin Zog, për hapjen e rrugëve, se Shqipëria para kësaj kohe ka qenë mizerje fare. Nuk kishte kurrfarë gjëje. Varfëri e madhe. Ujë nuk kishte, rrugë jo, bukë për të ngrënë jo. Prisnim që të vinte misri nga jashtë, që të hanim bukë. Shqipëria prodhonte, por ishte shumë pak dhe shumë i keq si misër, por e keqja çfarë nuk të bënte. Nuk mund të them se vendi ndryshoi shumë, edhe pas çlirimit. Panorama mbeti e njëjtë”, vijon 100-vjeçari.
Lindja e Partisë së Ballit Kombëtar përball asaj komuniste, sipas Sulës, është një histori e pakëndshme. Këtë periudhë, ai e quan, si periudhën e vëllavrasjes për pushtet. Sipas tij, Balli Kombëtar, pati shkaktuar shumë plaçkitje në vend. Ata nuk e donin shqiptarin, por vetëm pushtetin. Kujton edhe Luftën e Dytë Botërore, duke e përshkruar si një kohë të frikshme për të gjithë fshatin. Personalisht nuk ka qenë partizan, sepse fisi kishte zgjedhur që në luftë do të shkonte kushëriri i tij. “Atë kohë jetonim me zemër të ngrirë se nga momenti në moment mund të na digjnin shtëpinë dhe neve. Ushtarët italianë kanë qenë më të butë si njerëz. Nuk krahasohen me ato që ka bërë gjermani. Italianët na i çnderonin femrat, ndërsa gjermani ka qenë shumë i ndershëm.
Nuk prekte femra me dorë, si puna e italianit. Kanë qenë shumë qejflinj italianët. Ndërsa gjermani, kur kaloi në fshatin tonë, tani vonë në Luftën e Dytë Botërore, nuk bëri asgjë, vetëm se na vodhi të gjithë rakinë në fshat. Ama kemi dëgjuar se ka bërë kërdinë në fshatrat e tjerë”, citon 100-vjeçari. Thotë se, ashtu si koha e Zogut, edhe komunizmi kishte të mirat dhe të këqijat. Sipas tij, e mira ishte se partia të mësonte se si ta doje tjetrin, ndërsa sot jeta është bërë e frikshme. Njerëzit nuk kanë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Janë bërë shumë të këqij. Ka filluar sërish vëllavrasja dhe ato vrasje që bëhen në veri të Shqipërisë për hakmarrje, është një gjë shumë e keqe. Për hakmarrjet, kujton se Enveri të fuste 7 pashë nën dhe, nëse ndodhte kështu siç po bëjnë sot. Thotë se në komunizëm ka qenë varfëri, megjithëse njerëzit ishin më të lumtur se sot.
Sulejmani, burri më i vjetër se shteti shqiptar, ka një inteligjencë të falur nga natyra. Në kohën e komunizmit, ai ka qenë kryetar kooperative dhe gjithë këtë periudhë ka mbajtur poste të mira administrative. Takimin me Enver Hoxhën, e përshkruan me mjaft zell. I kujtohet shumë mirë, kur kreu i shtetit të asaj kohe e ka pyetur se si ishte partia. Ky i është përgjigjur me gjithë zemër, se është shumë mirë. Nuk ka asnjë klasë shkollë, por pavarësisht kësaj ai di të shkruajë dhe lexojë. Thotë se ABC-në e ka vjedhur nga të tjerët, sepse në kohën e tij, nuk ka pasur shkolla në fshat. Etja e madhe për dije dhe vullneti i fortë, bëri që ai të mësojë në të gjitha rrugët shkrim dhe lexim. Shekullorit Sulejman Sula, i urojmë edhe shumë vite jetë të lumtura, sepse shprehja “U Bëfsh 100 vjeç!”, nuk ka më vlerë për atë!
Pavarësia 1912 - Për shpalljen e Pavarësisë, flet vetëm për perceptimet që i kanë përcjellë prindërit, sepse ai ishte vetëm një muajsh, kur Shqipëria shpalli mëvetësinë nga pushtimi osman.
Detaje - Për Mbretin Zog
Ndërsa për Ahmet Zogun, ka një kujtesë të fortë. Arrin të bëjë analizë të qeverisjes së asaj kohe, duke përmendur të dyja anët e medaljes. “Mbreti Zog, nisi të bëjë disa punë të mira. Shtroi disa rrugë në Shqipëri. Madje edhe rrugën Elbasan-Tiranë, ai e ndërtoi. Mbaj mend se ka pasur një inxhinier të quajtur Kasinjo. Ky italian ishte internuar në Shqipëri. Nuk e di se pse e kishin sjellë këtu te ne, por na bëri shumë punë”
Historia e luftës
“Atë kohë jetonim me zemër të ngrirë se nga momenti në moment mund të na digjnin shtëpinë dhe neve. Ushtarët italianë kanë qenë më të butë si njerëz. Nuk krahasohen me ato që ka bërë gjermani. Italianët na i çnderonin femrat, ndërsa gjermani ka qenë shumë i ndershëm. Nuk prekte femra me dorë, si puna e italianit. Kanë qenë shumë qejflinj italianët”.
Për komunizmin
Edhe komunizmi kishte të mirat dhe të këqijat. Sipas tij, e mira ishte se partia të mësonte se si ta doje tjetrin, ndërsa sot jeta është bërë e frikshme. Njerëzit nuk kanë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Janë bërë shumë të këqij. Ka filluar sërish vëllavrasja dhe ato vrasje që bëhen në veri të Shqipërisë për hakmarrje, është një gjë shumë e keqe. Për hakmarrjet, kujton se Enveri të fuste 7 pashë nën dhe, nëse ndodhte kështu siç po bëjnë sot.
Burimi Informativ; Shqip

Similar topics
» E duan BE edhe pse nostalgjik për komunizmin
» 1912 Pavarësia!
» Tuna me “zogun e saj” mbush diskotekat
» Pavarësia, festë në Selanik
» Nora Istrefi, me “zogun” e lagur në skenë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi