Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
E duan BE edhe pse nostalgjik për komunizmin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
E duan BE edhe pse nostalgjik për komunizmin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E duan BE edhe pse nostalgjik për komunizmin

Shko poshtë

E duan BE edhe pse nostalgjik për komunizmin Empty E duan BE edhe pse nostalgjik për komunizmin

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 25 Mar 2012 - 10:04

Kristi Pinderi
Fondi Europian për Ballkanin publikoi këtë javë rezultatet e një sondazhi të zhvilluar me të gjitha vendet e ish Federatës Jugosllave dhe me pjesëmarrës nga Shqipëria. Rezultatet, të cilat u paraqitën në Berlin nga Fondacioni Borch ishin surprizuese.

Mes vendeve të Ballkanit ka interes të respektohet fqinjësia e mirë, por banorët e vendeve fqinje ushqejnë shumë pak besim te tjëri tjetri. Për shembull, të pyetur se me cilët popuj të Ballkanit ata do të ndiheshin më mirë në një bashkëjetësë, shumica e serbëve preferonin maqedonasit dhe malazezët, shumica e kroatëve preferonin boshnjakët, shqiptarët dhe maqedonasit, shumica e shqiptarëve preferonin gjithashtu boshnjakët dhe maqedonasit, shumica e serbëve kishin më shumë besim te maqedonasit, po ashtu shumica e maqedonasve u besonin më shumë serbëve apo malazezëve, e kështu me rradhë.

Arsyeja e këtij sondazhi gjithpërfshirës në Ballkan kishte të bënte me faktin se viti 2011 shënoi përvjetorin e njëzetë të shpërbërjes së Federatës Jugosllave-dy dekada luftrash dhe konfliktesh që lanë një vragë të thellë në Ballkan dhe popujt e tij. “Analiza e ngjarjeve, udhëheqjes apo proceseve transformuese shpesh kanë lënë mënjanë dimensionin human të dizentegrimit rajonal. Madje, brezi i fundit jugosllav i 1971-it ishtë në vitet e tij të formimit kur filluan konfliktet, ndersa njëzet vitet e para të jetës së tyre si të rritur u ndërprenë në mes nga luftrat. Ata që lindën më 1991 janë shumë të rinj për t’i kujtuar konfliktet, luftën dhe rënien e sistemit të vjetër. Të izoluar nga njëri tjetri, ata po i afrohen tani moshës kur marrin në dorë të ardhmen e vendit të tyre”, thuhej në njoftimin për shtyp të Fondit Europian për Ballkanin.
Ky sondazh, i porositur pikërisht nga Fondi Europian për Ballkanin (FEB) shqyrtoi perceptimet e këtyre dy brezave, duke sqaruar që në fillim se për të patur një panoramë të qartë dhe të saktë, ata kanë marrë parasysh atë që e quajnë “Jugosferë” por duke njohur në të njëjta terma studimi edhe atë që e quajnë “Sferën shqiptare”, ndonëse Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Jugosllavisë, por nga ana tjetër është pjesë e rëndësishme e të gjithë rajonit.



Na duhen akoma dhe shumë vite të tjera…

Në vitet e para 90, Ralf Dahrendorf, argumentoi se duhen të paktën 6 muaj për të ndryshuar një sistem politik, duhen edhe 6 vite të tjera për të ndryshuar sistemin ekonomik, por duhen të paktën 60 vite për të ndryshuar mënyrën si mendon shoqëria… Ndaj, është e logjikshme, të mos presësh shumë mendime ndryshuese, në nivelin maksimal nga ato që mendojnë ballkanasit, akoma, në vitin 2012…

Ndaj duhet mirëkuptuar edhe fakti se një pjesë e madhe e të pyeturve, si ata në ish Jugosllavi, si shqiptarët, sidomos ata të brezit të parë, janë pozitivë kur mendojnë të kaluarën nën komunizëm. Interesant është fakti se edhe 38 perqind e kroatëve, të cilët për pak muaj do të jenë zyrtarisht pjesë e BE, ndihen pozitiv ndaj komunizmit.

Po aq interesant në këtë sondazh mbi të cilin pritet të botohen shumë artikuj studimorë, duket edhe rezultati sipas të cilit të rinjtë janë ata që në rajon duan të udhëtojnë më shumë në vendet fqinje, sidomos të rinjtë e Kroacisë dhe Shqipërisë, të cilët mendojnë se ka më shumë arsye për ta konsideruar të gjithë rajonin si një hapësirë e përbashkët kulturore, kurse prindërit e tyre, nuk duan t’ia dinë më për këtë: ata duan të eksplorojnë vendet e zhvilluara të BE.

Ajo që është domethënëse është se, në aspektin kulturor, rajoni përfundimisht nuk ndihet unik, me përjashtim të Kroacisë, ku një pjesë e mirë e të dy brezave ndjejnë se ndajnë të njëjtën kulturë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose të paktën janë ambivalent rreth kësaj.

Rezultati që mund të shokojë BE, por jo dhe aq shumë Ballkanin është fakti se, “pavarësisht mosbesimit, me përjashtim të Kroacisë (33%-brezi 1971; 27%-brezi 1991) dhe Kosovës (29%-brezi 1971; 22%-brezi 1991) dhe brezat më të moshuar të kroatëve në Bosnjë Herzegovinë (44%), shumica e të dy brezave besojnë ende që jeta do të kishte qenë më e mirë nëse Ish Jugosllavia do të mbijetonte me të njëjtin sistem politik dhe të njëjtat marrëdhënie midis republikave (vendeve aktualisht të pavarura) siç ishin në periudhën e Titos.



Të dhënat kryesore të sondazhit



Shumica e njerëzve nga të dy brezat mendojnë se kontaktet dhe marrëdhëniet me vendet e Ballkanit perëndimor janë të rëndësishme.
Në aspektin kulturor, rajoni nuk ndihet si unik, por me përjashtim të Kroacisë (23% – brezi 1971; 33% – brezi 1991), një pjesë e mirë e të dy brezave ndjejnë se ndajnë të njëjtën kulturë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose të paktën janë ambivalent rreth kësaj.
Besimi te kombet e tjera është i ulët, sidomos midis kombeve që kanë qenë përfshirë në luftë në territorin e ish Jugosllavisë gjatë viteve ‘90.
Pavarësisht mosbesimit, me përjashtim të Kroacisë (33%-brezi 1971; 27%-brezi 1991) dhe Kosovës (29%-brezi 1971; 22%-brezi 1991) dhe brezat më të moshuar të kroatëve në Bosnjë Herzegovinë (44%), shumica e të dy brezave besojnë ende që jeta do të kishte qenë më e mirë nëse Ish Jugosllavia do të mbijetonte me të njëjtin sistem politik dhe të njëjtat marrëdhënie midis republikave (vendeve aktualisht të pavarura) sic ishin në periudhën e Titos.
Pavarësisht ndjenjave pozitive për jetën në ish Jugosllavi, me përjashtim të brezit të moshuar të serbëve në Bosnje (47%) dhe Serbi (49%), shumica e të dy brezave mendojnë se shpërbërja e ish Jugosllavisë ishte e pashmngshme.
A është brezi I ri një mbështetës i natyrshëm i integrimit në BE?

• Shumica e njerëzve nga të dy brezat me përjashtim të Kroacisë (33%-brezi 1971; 44%-brezi 1991) dhe Serbisë (47%-brezi 1971, 48%-brezi 1991), e mbështesin anëtarësinë e vendit të tyre në BE. Mesatarisht, brezi I ri është vetëm pak më shumë mbështetës I anëtarësisë në BE, por përsa I takon brezave, diferencat janë të dallueshme vetëm në Kroaci dhe midis serbëve në Bosnje Hercegovinë.

• Më shumë njerëz nga brezi 1971 në Kroaci, Maqedoni, Serbi dhe midis bosnjakëve dhe serbëve nga Bosnja besojnë se mundësitë e punësimit, siguria ekonomike dhe standartet e jetesës ishin më mirë gjatë kohës së prindërve të tyre (komunizëm) sesa ajo që ata presin të përmirësohet duke iu bashkuar BE-së.

• Vetëm në Kroaci, shumica e të dy brezave (67%-brezi 1971; 75%-brezi 1991) ka udhëtuar në vendet e BE-së; Brezat më të rinj në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni kanë udhëtuar në vendet e BE-së më pak se brezat e vjetër.

• Sipas vendeve, njerëzit e të dy brezave nuk ndajnë të njëtin optimizëm rreth të ardhmes në BE, por në vende në të cilat më shumë njerëz besojnë se BE-ja do të shpërndahet (Kroaci, Serbi, Maqedoni, serbët në Bosnje)brezat e rinj janë dicka më shumë optimist rreth të ardhmes së BE-së.

Serbi, përpjekja e mundimshme për të harruar…

Reportazh nga Kristi Pinderi

Në numrin e fundit të revistës “New Review”, në bordin e një avioni të kompanisë flamurmbajtëse Jat Airlines, të binte në sy përshkrimi plot respekt që redaksia i bënte familjes së Aleksandër Karadjordje, pasardhësi i dinastisë së krijuar në fillim të shekullit të 19-të nga Djordje Petrovic dhe të mbyllur si kudo në Ballkan, aty nga viti 1942, nga Mbreti Peter II Karadjordjevic. Aleksandri u lind më 17 korrik të vitit 1945 në suitën me numër 212 të hotel Claridge në Londër. Që ky pasardhës i familjes mbretërore të lindej në një territor jugosllav, mbreti Xhorxh VI i Mbretërisë së Bashkuar e shpalli suitën e hotelit si territor të mbretit sllav, në përpjekjen ndoshta të fundit për të respektuar fundin e një epoke që do të pasohej nga komunistët dhe Tito. Në numrin falas të revistës që shpërndahet në fluturimet ndërkombëtare të kësaj kompanie ajrore, ai quhej: Lartësia e Tij Mbretërore Princi Trashëgimtar. Dhe njoftohej si “ekskluzive” intervista me këtë princ, përfitues i pothuajse të gjithë pasurisë që familja e vet zotëronte para Luftës së Dytë Botërore, përfshirë pallatin mbretëror në Beograd ku jeton aktualisht me gruan dhe tre djemtë e tij, por edhe… e pabesueshme: përfitues i një rroge të majme që Republika e Serbisë ia jep cdo muaj!



Shumë banka, pak dinarë…

Pas kësaj përshtypjeje të parë nga ajri, Serbia e sotme ofron të tjera befasi nga brenda. Pikërisht na Beograd, aty ku pulson sot dilema e madhe serbe mes të shkuarës federale dhe nacionaliste, e të ardhmes së ndrojtur që sheh nga Perëndimi, BE dhe ish-armiqtë e Natos. Surprizat e tjera mund të jenë ekskluzivisht domethënëse për një shqiptar që viziton për herë të parë Beogradin! Shoferi i taksisë që të ngjitet fill pasi ke kaluar kontrollin e pasaportave në aeroportin qëndror të Beogradit, është një mesoburrë që flet fare pak anglisht por që shfaq një sjellje të paparashikuar mikpritjeje. “A ka lek në Tiranë?”, pyet teksa rrugës për në qendër të Beogradit shfaqen gati çdo dhjetë metra reklamat e mëdha të bankave greke. “Këtu ka shumë banka, por nuk ka dinarë”, thotë duke vënë buzën në gaz, e duke shkelur me këmbë gazin e makinës së shtrenjtë që nuk ka sipër shenjën e taksisë. “Me siguri nuk paguan taksa”, mendoj duke e krahasuar me raste të shumta të tilla në Tiranë, ndërkohë që më duket e cuditshme lulëzimi i tregut bankar në një vend që sipas shoferit, nuk ka dinarë…

Me entuziasmin e pashpjegueshëm vazhdon të flasë vetëm ai! Shpjegon me anglishten modeste cdo ndërtesë që shikojmë rrugës dhe entuziasmohet më shumë kur na shpjegon se ndërtesa-kullë që shikojmë në sfond është selia e komunistëve, e cila pasi u bombardua nga NATO në vitin 1999, doli edhe më e bukur në versionin e rikonstruktuar, aq sa aktivistët e asaj partie shpreheshin me shaka se “tani mund të ndërtojmë edhe një tjetër si kjo dhe t’i bëjmë si Kullat Binjake”. Pak më vonë, më i ngrysur në fytyrë më tregon se ndërtesa e madhe e shkatërruar, së cilës i kalojmë pranë, është ish-Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, i bombarduar edhe ai nga avionët e NATO-s, por i lënë ende i shkatërruar.
Excelsior

Në hyrje të hotelit Excelsior, një ish-krenari e viteve ’80-të, dhjetë metra larg selisë mbresëlënëse të Presidentit Tadic, je bindur se do të jetë shumë interesante të zbulosh një qytet të tillë, por mbi të gjitha të njohësh banorët e tij, që e papritur apo jo, nuk duken aspak të ndryshëm se shqiptarët… Pak orë më vonë, në pamundësi për të shëtitur nën një shi të rrëmbyeshëm që sipas parashikimeve të motit do të duhet të vazhdonte për disa ditë, një zhurmë mbytëse muzike të fton të zbresësh shkallët e hotelit në katin e parë të tij. Pasi kalon derën që nuk mundet të eliminojë gjithë zhurmën gjendesh mes muzikës së fortë vendase në një lokal fare të vogël striptizmi, rreth banakut të të cilit gjenden pak meshkuj (asnjëri nën moshën 40 vjeçare) dhe dy balerina që në atë moment janë gjysëm nudo. Ai vend nuk është për të rinjtë! E nesërmja është fundjava e pub-eve dhe club-eve. Munda të vizitoj tre prej tyre dhe në secilën nuk mund të dallosh asnjë ndryshim mes rinisë vendase që i frekuentonte dhe asaj që jeton në cdo vend tjetër të Europës apo edhe Ballkanit. Ajo që realisht duhet zbuluar, është ajo që 20 vjeçarët ‘fshehin’ me muzikë perëndimore, alkool të fortë dhe droga të lehta…

Kafe Plato

82% e studentëve të Beogradit, nuk do ta ndanin asnjëherë dhomën e tyre me një shqiptar. 76 % e tyre nuk do ta ndanin dhomën me një rom, dhe 40% nuk do ta ndanin atë me një qytetar europian, ndonëse 90 % do të dëshironin ta shikonin vendin e tyre në BE dhe NATO. Shifrat m’i thotë Andrej Nosov, i cili drejton “Youth Initiative for Human Rights”, një organizatë aktiviste që kërkon nga Serbia që të pranojë se është fajtore për shkatërrimin e Ballkanit, gjatë viteve ’90-të. “Tani jemi ulur në Plato, kafja më liberale që mund të gjesh në Beograd”, thotë Andrej, “por nëse shkon tavolinë më tavolinë dhe u thua njerëzve se je shqiptar, 90% e tyre do të të urrejnë”. Ngjan gati me një ekstremist kur thotë të tilla gjëra, por edhe tejet i lodhur. “Kemi patur shumë punë këtë javë, pasi ndaluam një manifestim nazist ne qendër të Beogradit”. “Si e ndaluat”, e pyes. “Duke shkruar e-maile në adresat e atyre që do të merrnin pjesë në manifestim dhe duke shprehur kërcënime të tipit: mos shkoni sepse policia do t’ju rrahë. Dhe sot ishim të kënaqur që në manifestim ishin vetëm 5 veta dhe ata të trembur sa më s’bëhet”. ”Youth Initiative for Human Rights” është ndoshta organizata më aktive në Serbi e cila jo vetëm pohon se Serbia është fajtore për shkatërrimin e Ballkanit, por kërkon që politika dhe mbi të gjitha shoqëria serbe të marrë përgjegjësinë e asaj që ndodhi në këtë një dekadë e gjysëm, të kërkojë të falur dhe të rehabilitojë viktimat, të cilat nuk janë vetëm në Kosovë, Bosnjë, Kroaci, por edhe brenda vetë Serbisë. “Shoqëria jonë është e pamoralshme”, shprehet Andrej, “ne nuk kemi një sistem të mirëfilltë vlerash dhe ajo që është më e dëmshme për ne është fakti se kjo mungesë vlerash vihet re që në sistemin arsimor, ku të rinjtë rriten në një klimë që favorizon nacionalizmin”. Sipas tij, të njëjtët të rinj rrethohen jashtë shkollës nga shembuj dembelizmi në masë. “Më besoni apo jo, por këtu njerëzit nuk janë mësuar të punojnë. Mendojnë se është normale të shkosh në punë në orën 10 e të largohesh, pasi ke bërë tre pushime, në orën 14.00 apo 14.30. Pretendojnë të paguhen jo sepse në fund të muajit mund të shikojnë me krenari se kanë punuar, por të paguhen thjesht sepse ekzistojnë”.
Shqiptarët në Beograd

“Janë më shumë se 10.000 mijë shqiptarë në qytet”, thoshte dikur gazetari i njohur shqiptar i VOA-s në Beograd, Musliu. Në fakt, shqiptarët janë rrudhur dhe rrudhur pa fund. Por, ata i kanë lënë me “bëmat” dhe historitë e tyre imazhin “Qytetit të Bardhë”. Mes tyre shquhet edhe sot “Pallati i shqiptarëve”. Kjo ndërtesë është si një monument, në fillim të hyrjes për në Rrugën e “Princit Mihailo”. Eshtë ngritur në vitin 1938, në vendin e kafes me të njëtin emër, ku pranë saj shiteshin gazetat dhe mblidheshin shqiptarët e qytetit, por më shumë ushtarët invalidë serbë të luftës. Ndërtesa me dymbëdhjetë kate , me një pamje monumentale dhe me një arkitekturë të zhvilluar. Me novacione konstruksioni, për kohën prezanton, një konstruksion të jashtëzakonshëm për të gjithë Ballkanin dhe deri në ndërtimin e “Beogradjanka” ka qenë ndërtesa më e lartë e qytetit të Beogradit. Dhe në bllokun e ndërtesave pas saj vinë menjëherë Qendra Kulturore e Beogradit, në të cilin aplikohen disa nga format më të njohura të artit. E përmendur ka mbetur dhe Skadarlija. Kjo e fundit për nder të mijëra ushtarëve serbo-malazëse, që kanë vdekur për të marrë Shkodrën. Nga ana e toponimeve të rrugëve, në Beograd ka disa rrugë që kanë emra shqiptare dhe ato i kanë rezistuar edhe furtunave mes të dy vendeve. Eshtë Ulica Kastriotova; është Konda; është Esat Pasha ( Madje ky është varrosur tek varrezat e serbëve në Paris); Skënderbej; Albanija; Ramiz Sadiku; Draç (Durrës). Kjo është pjesa emocionale e respektit ndaj shqiptarve.

Shqiptarët e parë në Beograd, që njihen nga rregjistrimi i popullsisë, janë nga viti 1921 dhe ishin rreth 250 syresh. Bënin punë të ndryshme, por nuk duhet harruar se në Beograd kishte mes tyre edhe intelektualë dhe argjëndarë. Katër prej tyre janë ende në Beograd. Dhe janë fare pranë qendrës së qytetit, në rrugën pas Skupshtinës(Parlamentit) të Serbisë. Mbiemrat e tyre Çivjaku, Meda, Shkreli janë shumë të njohur në qytet. Në vitet e luftës kanë pasur disa probleme, por që i kanë kaluar. Një prej tyre që e ka dyqanin afër qendrës, madje nuk ka as tabelë që mund të identifikohet. Kjo shifër e shqiptarëve është rritur sidomos deri në vitet ’70. Megjithëse ndaj shqiptarëve ka pasur shumë probleme, mundësitë për të jetuar në Beograd ishin më të mira, se në Kosovë. Në vitin 1970 kanë qenë të rregjistruar rreth 10.000 shqiptarë. Kjo shifër me kalimin e viteve është reduktuar dhe në vitin 1991 kanë qenë vetëm rreth 5000 shqiptarë në qytet.



Në kërkim të së vërtetës

Një banor i Kallugjerski Llaz-it, Sadik Lajqi, i ka treguar “Youth Initiative for Human Rights” se në agim të datës 20 prill të vitit 1999 disa ushtarë me kamion ”Tam“ kanë ngarkuar në kamion trupat e disa civilëve të vrarë me datën 18 prill. “Një grua nga një shtëpi afër, e cila kishte shikuar fshehurazi nga dritarja thotë se ka dëgjuar rënkime që vinin nga kamioni. Një nga ata të gjashtët ka qenë ende i gjallë. Mundimet e tij i ka shkurtuar një e shtënë nga pushka ushtarake“, tha Lajqi. Sipas gazetës malazeze “Monitor”, kufomat janë bartur nëpër rrugën malore të malit Hajle dhe janë transferuar në fshatin Novosellë në Kosovë ku me ekskavator janë varrosur në një varrezë të përbashkët në varrezat e fshatit. Në Kallugjerski Llaz nga marsi deri në maj të vitit 1999 janë vrarë 20 qytetarë civilë të nacionalitetit shqiptar. Disa ishin vrarë derisa po kalonin kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ndër ta ka pasur gra, fëmijë dhe pleq. Kjo është vetëm një ndër qindra arsye pse aktivistët në Serbi kërkojnë drejtësi. “Ka ardhur koha që Serbia të marrë përgjegjësinë morale për atë që ka ndodhur. Asnjë komb nuk mund t’i shpëtojë cdo përgjegjësie historike, madje nga kjo përgjegjësi nuk shpëtojnë dot as të rinjtë, faji i vetëm i të cilëve ka qenë se janë lindur në këtë vend”, thotë Andrej Nosov. Një ndër projektet më të rëndësishme që ai drejton është edhe grumbullimi i fakteve, dëshmive dhe dosjeve të krimeve gjatë luftërave në Ballkan dhe inkurajimi i viktimave për të dëshmuar të vërtetën.
Larg së vërtetës…

Janë rreth 10 mijë të rinj të cilët janë përfshirë në projektet e mësipërme, në Serbi, Mal të Zi, Kosovë e Bosnjë. Por janë mijëra të tjerë të cilët jetojnë sot në Serbi duke bërë një përpjekje tejet të mundimshme për të harruar, për të neglizhuar dhe injoruar jo vetëm të kaluarën, por edhe situatën aktuale të turbullt që ofron politika e Beogradit. Prej dy muajsh vendi është pa qeveri, pasi i ashtuquajturi bllok demokratik, i përbërë nga Partia Demokratike e presidentit Tadiç, Partia Demokratike e Serbisë e kryeministrit Koshtunica dhe partia G-17 e Mladen Xhinkiçit nuk po bien dot dakort për emrat që do të duhet të hyjnë në qeveri. Absurdi i fundit, ishte deklarata e tyre për të formuar një qeveri me 40 portofole ministrore. “Nëse tenton të kundërshtosh absurde të tilla, do të të akuzojnë menjëherë se je kundër stabilitetit politik”, thotë për MAPO një tjetër aktivist. Kjo klimë është edhe më e padurueshme për liberalët, të cilët morën në zgjedhjet e fundit 15 vende në Parlament. Aktivistë të kësaj partie si dhe persona të tjerë të NGO-ve të ndryshme që punojnë për të drejtat e njeriut kanë qenë muajin e fundit objekt i të paktën 80 incidenteve, përfshirë këtu bastisje të shtëpive dhe incidente serioze fizike. Ato janë denoncuar të gjitha në Polici, por deri tani asnjë masë nuk është marrë ndaj fajtorëve. Në kampin tjetër grupimi më ekstremist i radikalëve, ka nisur të artikulojë politikisht formulën e një lufte të dytë në Kosovë nëse kjo e fundit fiton pavarësinë. Aktivistët e YIHR, shprehen se “këto artikulime janë artikulime të vetë Koshtunicës, por të shqiptuara nga goja e radikalëve”. Përballë një situate të tillë të rinjtë preferojnë të largohen! Ndonëse ata udhëtojnë fare pak ose aspak jashtë vendit të tyre, të paktën 75 përqind e studentëve të Beogradit do të dëshironin të largoheshin përgjithmonë nga Serbia. “Të rinjtë këtu janë mësuar nga sistemi ynë arsimor se detyra e vetme që kanë në jetë është të përfundojnë një shkollë, e pastaj të presin derisa shteti t’u gjejë një vend pune”, thotë Andrej, sipas të cilit problemet janë edhe më të mëdha në aspektin e mentalitetit. Kujton një bisedë të bërë me një prej inxhinierëve më të njohur të Beogradit. Ky i fundit ishte i bindur se “Shqipëria është një shtet i krijuar nga amerikanët për të penguar që Serbia të ketë dalje në det”. Por përkundër apatisë që e ve re kollaj te të rinjtë dhe dëshirës që ata kanë për t’iu shmangur gjithçkaje që ka të bëjë me politikën dhe historinë, një shembull i kundërt vjen nga “Anti Trafficking Center”. Jelena, aktiviste e të drejtave të njeriut tregon përpjekjet disa vjeçare të qendrës për të përmirësuar jetesën e femrave, të njerëzve më të diskriminuar të popullsisë por edhe të komunitetit homoseksual dhe transseksual. “Ne kemi krijuar me shumë mund vende vetëm për ta, në mënyrë që të ndihen të sigurt dhe të jenë vetvetja, larg rrezikut që u kanoset në rrugët e Beogradit”, thotë Jelena.



Unë jam nga Tirana!

Rrugëve të qytetit ndjen ajrin e freskët dhe në kalanë prej ku shikon të bashkohet Sava me Danubin ndjen mbi të gjitha një qetësi shpirtërore të jashtëzakonshme, rrethuar nga njerëz të të gjitha moshave, ku spikasin fëmijët të cilët vrapojnë apo luajnë me kafshët shtëpiake. Gjatë ditëve që qëndrova në Beograd nuk hasa në asnjë lloj veprimi ksenofob. Njerëzit m’u dukën të gjithë miqësorë, qyteti është tejet i bukur dhe miqësor me të huajt. Madje madje në disa raste të dukej se ishte gati e këndshme t’u thoje të rinjve serbë “Unë jam nga Tirana”. Do të dëgjoje reagime pozitive dhe përnjëherë pyetje të tipit: Po ne, mund të vijmë në Tiranë? Një gjë është e sigurt: ndoshta ky nuk është momenti i ballafaqimit me të kaluarën që ende rrjedh gjak. Eshtë momenti i të rinjve që duan të jetojnë si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë në cdo vend tjetër. Herën tjetër kur të shkoj në Beograd do të them më shpesh: Unë jam nga Tirana! Në bordin e avionit të JAT-it, në kthim drejt Tiranës kërkoj një birrë. Stjuardesa serbe më thotë se kushton 1 euro. I jap një kartmonedhë 50 euro dhe më përgjigjet si në faj se nuk ka të holla për të më kthyer, ndaj edhe nuk e marr birrën “Jelen Pivo”. Pasi shërben deri në rreshtin e fundit të stolave, rikthehet te unë dhe ma jep birrën falas, duke buzëqeshur: “Take it, no problem”… Shekulli
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi